Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24430 articles
Browse latest View live

Geraldina, mbretëresha që solli të bukurën te shqiptarët

$
0
0
Geraldina, mbretëresha që solli të bukurën te shqiptarët


Emri:  geraldina dhe zogu.jpg

Shikime: 1095

Madhësia:  81.8 KB

Bashkëbisedim me princin Leka II, mbi rikujtesën e aktit të shënjuar të një populli gjatë Luftës së Dytë Botërore, atë të mbrojtjes së qindra jetëve të një populli tjetër në rrezik shfarosjeje

Geraldine Apponyi ishte një shqiptare e zgjedhur të ishte një grua jo e zakonshme në vendin e shqiponjave. Martesa e mbretit Zog me të do të shkonte përtej një ceremoniali pompoz të një klani bejlerësh nga Veriu me konteshën me nënë amerikane, bijë e një familjeje aristokrate hungareze jo më nën pasuritë që mund të mbante kur perandoria habsburgase njihte ekspansionin e madh. Ndër librat e shumtë për të analizohet se te martesa e mbretit Ahmet Zogu me të renë hungareze, me titull Konteshë, shtrihet “martesa” e Shqipërisë me Europën, pakti ynë i parë euroatlantik. Me shumë gjasë, mendohet se Zogu tregoi një triumf ekzigjence estetike të shqiptarit, një estetikë në bukurinë fizike që i kërkohej Shqipërisë më tutje se kaq dhe padyshim estetikës në moralin e saj. Pas vdekjes së tij, në një spital të Francës, nën lëngatën e një sëmundjeje të pashërueshme, por dhe të Shqipërisë së humbur tashmë për të, mbretëresha me lehtësi mund ta shmangte gabimin e vajzërisë dhe të jetonte si e veja e një mbreti. Përkundrazi zgjodhi t’i qëndronte deri në fund fatit të saj, Shqipërisë, deri kur u kthye për të vdekur, në atdheun e saj të dytë, Shqipërinë, e cila më shumë sesa gëzim i kish falur brenga. Përzgjedhja e materialeve për jetën e saj, dorëshkrimeve apo gjithfarë, intervista dhe dëgjesa mbi çdo gjë që ajo ka lënë pas, pa dyshim të rrëmben nga romantizmi dhe dëlirësia e shpirtit të saj. Shqipëria ishte një shtet në zhvillim, një shtet i çuditshëm mes së resë dhe së vjetrës, më pohon historiani prof. Bernd Fisher në një email të pak viteve më parë. Ai shkruan më tej se për konteshën e re kontrastet mbresëlënëse, rrjedhojë e këtij shteti, u ofronin syve të një të huaji një pamje të pazakontë e të çuditshme.

Këto përshtypje dhënë prof. Fisherit nga mbretëresha Geraldinë aty nga fillimvitet ’80, demonstrojnë dhe ekzigjencat e një konteshe të re në krah të mbretit të vendit, që pritej të bëhej dhe atdheu i saj i dytë. Patjetër që gruaja krah tij do të kish një mundësi të jashtëzakonshme të japë ndihmesën e saj në këto detyra. Ajo do të ish frymëzuesja dhe nxitësja e tij. Roli që do të kish mbretëresha shqiptare, shpjegon më tej ai, padyshim, në sytë e konteshës së re, nuk do të ish ai i një gruaje të luksit, por i një qenieje njerëzore me vullnetin për të bërë sakrifica dhe dëshirën për të punuar. Të jesh mbretëreshë e Shqipërisë, në atë kohë, ishte një detyrë, e cila mund të kryhej vetëm nga një grua që do të kish të njëjtën forcë dhe vetëbesim për të përmbushur një mision. Kontesha e re, Geraldine Apponyi, e dinte se do të përballej me shumë vështirësi. Nuk do të ish e lehtë të luftoje kundër paragjykimeve të një populli që është edukuar me respektin ndaj zakoneve. Padyshim nuk do të ish e lehtë t’i mësosh një populli të cilit i është dashur të luftojë për ekzistencën e vet në të gjitha kuptimet e fjalës, dëshirën për një formë të re jete. Në vorbullën e luftës së Hitlerit, ky vend i vogël, por i trazuar, kishte mbetur në hije madje dhe ishte anashkaluar paturpësisht.

Megjithëse ishte një vajzë e ndrojtur dhe e brishtë, kontesha Geraldine Apponyi, kur ende punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit si bibliotekare, ishte vetëm një vajzë e re interesante, por dallohej për kureshtjen dhe vullnetin e fortë ndaj dhe qëndrimi me dinjitet të gjërave që s’i pëlqenin ishte i vendosur. Për vendosjen e regjimit nazist në disa vende të Europës, megjithëse shumë e re, arrinte të kuptonte se ai ish një regjim autoritar dhe represiv derisa kundërshtoi një ditë të përshëndeste Heil Hitler, teksa hynte në një dyqan veshjesh. Mbretëresha Geraldinë është në një mënyrë, një figurë tragjike, që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke u endur nga një vend në tjetrin. Por, ajo kurrë nuk u pendua për fatin që pati. Ajo e konsideroi jetën e saj si një përrallë të bukur, duke e menduar veten gjithmonë si një princeshë që u martua me një mbret të bukur në një tokë të largët tepër ekzotike. Për prof. Bernd Fisher, duket se është një mëkat i madh që ajo nuk jetoi dot më gjatë. Sipas tij, ajo do të ishte bërë një ambasadore e mrekullueshme për Shqipërinë.



Ekziston një pikëpamje e tillë që në Shqipëri nuk ka pasur hebrenj të pasur, prandaj shqiptarët nuk i shihnin me zili, madje, duke i gjetur në ditë të hallit, fitonin mëshirën dhe solidaritetin e tyre. Cili është mendimi juaj?

Hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përkasin shtresave të ndryshme shoqërore. Një pjesë e madhe e tyre kanë qenë intelektualë dhe u përkrahën nga qeveria e mbretit Zog, duke u punësuar në mjaft sektorë të rëndësishëm, si në financa, mjekësi e në shumë profesione që kishte nevojë ekonomia, pra ata u trajtuan sipas aftësive të tyre e jo sipas pasurisë. E rëndësishme është që qytetarët shqiptarë i mirëpritën dhe i trajtuan si të barabartë në të gjitha aspektet.

Në Shqipëri erdhën vërtet shumë hebrenj, por këta qenë të parëndësishëm, s’përfaqësonin gjë, nuk ishin si Shpilman (kujtoni filmin “Pianisti“) apo si Norbert Jokli, për të mos bërë shumë krahasime. Kjo logjikë është përdorur për të gjetur një shpjegim pse afro 3000 hebrenj të ardhur në këtë vend nuk provokuan sjellje mospranuese ndaj tyre në popullsinë vendase. Në fakt, nga dëshmitë dhe kujtimet që ruhen në familjen tuaj, si i komentoni këto pikëpamje që ka një grup i caktuar kërkuesish në Shqipëri?

Sigurisht një pjesë e hebrenjve kaluan nga vendi ynë transit për t’u akomoduar në vende të tjera perëndimore dhe një pjesë jo e vogël qëndruan. Pikërisht kjo pjesë u trajtua me shumë kujdes nga qeveria, duke u grupuar dhe sistemuar në mënyrë të planifikuar në rajone e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pavarësisht se ndoshta nga kjo masë nuk kishte personalitete aq të shquara sa emrat që ju përmendët, kjo nuk do të thotë se midis tyre nuk kishte intelektualë të shquar dhe veçanërisht këta në mjedisin shqiptar të kohës. Këtu mund të përmend, p.sh. 15 anëtarë të familjes Vaisman të ish-presidentit të Izraelit apo edhe mjekun e nënës mbretëreshë Geraldinë, z. Overnofski. Mjafton të përmendim faktin se pranë oborrit mbretëror ishin punësuar 7-8 specialistë hebrenj, gjë që dëshmon se hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përkisnin të gjitha niveleve shoqërore dhe intelektuale. Për sa u përket hebrenjve që kanë kaluar transit nëpërmjet vendit tonë ende dhe sot nuk ka lista të detajuara për numrin dhe nivelin e tyre shoqëror.

Mbretëresha Geraldinë, në një intervistë dhënë vetëm pak kohë para vdekjes për një dokumentar kinematografik, ka pohuar se gjatë periudhës mbretërore shteti shqiptar i ka lëshuar një pasaportë nderi shkencëtarit hebre, Albert Ainshtain, për t’i lehtësuar rrugën drejt botës së lirë. A mund të na i konfirmoni këtë të dhënë? Ç’dini më shumë për këtë fakt nga kujtimet tuaja apo dëshmitë që mund të ruani?

Rreth viteve 1931, fizikani i shquar, Albert Ainshtain ka kaluar transit nga Shqipëria dhe është takuar drejtpërsëdrejti me mbretin Zog në vilën e Durrësit, duke u pajisur me dokumentet përkatëse. Ndërsa takimi me mbretëreshën Geraldinë është realizuar pas Luftës II Botërore. Për rastësi, në vilën Parmoor House afër Londrës, ku ka qëndruar familja mbretërore përpara tyre, ka banuar për një farë kohe dhe shkencëtari i madh, fizikani Albert Ainshtain.

Ndër shumë intervista është pohuar se mbretëresha Geraldinë, një mbretëreshë që jetoi më pak se një vit në vendin ku krijoi familjen, e la Shqipërinë vetëm një ditë pasi kishte lindur princin trashëgimtar. Shqiptarët, historianë e johistorianë, politikanë e jopolitikanë, janë gati të kacafyten po të hapet diskutimi për meritat / tradhtinë e ish-mbretit Zog, por ndërkaq ekziston një konsensus i heshtur i të njëjtëve për të mos thënë asnjë fjalë të keqe për mbretëreshën Geraldinë. Në fakt, edhe mbretëresha kurrë nuk e përgojoi atdheun e kurorës, edhe në ditët më të zeza. Paraprakisht dua t’ju kujtoj se përgojimit, ironisë dhe përqeshjes nuk i kanë shpëtuar as “motrat princesha”, të cilat patën marrë role të ngjashme mbrojtëse si muzat në Greqinë antike. Si e shpjegoni këtë “pakt“ të shqiptarëve me mbretëreshën Geraldinë për të mos e përgojuar njëri-tjetrin? Çfarë ka të dukshme dhe të padukshme nëna mbretëreshë kur vjen puna te dashuria që kanë shqiptarët për të?

Sigurisht që kjo pyetje është shumë intriguese dhe nuk mund t’i jepet një përgjigje e përcaktuar mirë, aq më tepër nga unë, si nip i saj, pasi dihet se si mund të flasë një nip, veçanërisht për gjyshen e tij. Por me bindje mund të them se tipari më dallues i saj, ka qenë humanizmi dhe dashuria njerëzore, që duke u bashkuar edhe me bukurinë, plotësuan një figurë tepër të dashur për popullin shqiptar, që siç dihet edhe ajo e deshi dhe e respektoi gjithë jetën deri sa mbylli sytë përgjithmonë.

Si mund ta përshkruanit portretin e mbretëreshës Geraldinë prej njohjes suaj të drejtpërdrejtë dhe prej asaj përmes burimeve bibliografike?

Natyrisht përshkrimi im është një përshkrim që bëhet për një gjyshe në një moshë të thyer, larg perceptimit të bashkëkohësve të saj ku ajo përshkruhet si ‘trëndafili i bardhë i Europës’. Gjithsesi, një fëmijë sheh te gjyshja e tij njeriun më të dashur, më të urtë, që tregon përrallat më të bukura, që e mbron nga fajet apo prapësitë e moshës, por edhe që e qorton megjithëse e ka zërin më të butë se nëna e tij etj., si këto. Megjithatë gjyshen e kujtoj shumë skrupuloze për sa i përket edukimit tim në tërësi dhe veçanërisht atij etik në gjithë gjerësinë e tij, si në veshje, si duhej të qëndroja në tavolinë gjatë ngrënies, si duhej të komunikoja me të rriturit etj. Te gjyshja shihja dhe më janë ngulitur në mendje, sjellja e saj me njerëzit që e rrethonin dhe i shërbenin. Ato ishin një marrëdhënie tepër njerëzore dhe vlerësuese për çdo njeri, të pasur apo të varfër, pa dallim. Në fjalorin e saj mbaj mend vetëm fjalë të bukura dhe kurrë ndonjëherë, qoftë edhe një fjalë të vetme vulgare kundrejt askujt brenda e jashtë familjes.

Mendoni se ka diçka logjike që lidh martesën e ish-mbretit Zog, që ishte i besimit mysliman me mbretëreshën Geraldinë, që ishte e besimit të krishterë, nga njëra anë, dhe tolerancës së shfaqur nga shteti i kryesuar prej tij, ndaj hebrenjve në rrezik?

Padyshim që kjo martesë përmbledh anën logjike dhe atë shpirtërore. Mendoj se në këtë lidhje ka mbizotëruar dashuria, e cila nuk u venit kurrë edhe pas vdekjes së mbretit Zog. Në aspektin logjik mendoj se çdo mbret ka mundësinë e përzgjedhjes së bashkëshortes së tij, duke e parë martesën edhe në aspektin politik të marrëdhënieve shtetërore me aleatët më të sigurt nga ana gjeopolitike dhe besoj se për kohën Austro-Hungaria ishte përzgjedhja më e mirë sesa me fqinjët rreth nesh. Për sa i përket çështjes fetare në pikëpamjet e familjes nbretërore, përkatësitë fetare përbëjnë pasuri dhe nuk janë parë kurrë si ndasi. Familja ime është shembulli i bashkëjetesës së të gjitha feve. Babai pati në krah një mbretëreshë të fesë anglikane, unë kam në krah Elian, që i përket fesë ortodokse, ndaj për mua është më se e natyrshme që hebrenjtë si përkatësi fetare, kanë qenë të mirëpritur, në Shqipërinë mbretërore.

Mbretëresha Geraldinë kishte një atdhe të lindjes (Hungarinë) dhe një atdhe të jetës (Shqipërinë). Por ajo jetoi pa asnjërin atdhe të saj gjatë gjithë jetës. Mund të thuhet se jeta e saj qe një eksodus biblik. Ndonëse mund të duket figurative, a nuk ju ngjan se roli i saj i njohur për të zbutur politikën mbretërore ndaj një populli në eksod, siç ishin hebrenjtë, u shpërblye shumë keq? A kanë detyrime brezat e sotëm për të ndrequr diçka?

Është i vërtetë pohimi i mësipërm, por njeriu nuk e parapërcakton fatin e jetës së tij. E rëndësishme është që sido që të jetë fati i jetës, së pari njeriu duhet të mbetet gjithnjë njeri me të gjitha virtytet që i ka falur natyra apo Zoti. Dhe ajo ashtu mbeti në të gjitha pozicionet që i caktoi fati, të lumtura dhe të trishtueshme. Dashuria njerëzore e shoqëroi deri në fund të jetës, si ndaj vendit të saj të lindjes, si dhe ndaj shqiptarëve, hebrenjve dhe të gjithë njerëzimit. Për mbretëreshën Geraldinë janë botuar disa libra nga autorë të huaj ku kanë dalë në pah jo aftësitë e saj politike apo diplomatike sesa dashuria dhe vlerat njerëzore. Për sa i përket pyetjes a kanë detyrim brezat e sotëm për të ndrequr diçka, mendoj se populli shqiptar e ndien dhe e vlerëson mirësinë dhe dashurinë e saj ndaj tij. Sigurisht që shqisat dhe mençuria popullore shpesh qëndrojnë më lart se politikat e ditës, e them këtë se nuk do të ishte e tepërt që varrimi i mbretëreshës Geraldinë të bëhej më ceremonial, shtetëror, ku të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e forcave politike, pasi në fund të fundit ajo nuk përfaqësonte vetëm një kah të politikës, sesa të gjithë popullin shqiptar. Megjithatë vlerësojmë vënien e emrit të mbretëreshës Geraldinë maternitetit të Tiranës, që edhe në kuptimin figurativ ka një domethënie: lindjen e brezave të rinj, të cilët padyshim do ta çojnë edhe më lart Shqipërinë.

Mërgimi i mbretit Zog dhe i mbretëreshës Geraldinë, me një rikthim pas 60 vjetësh ekzil, me të vërtetë ka një ngjyresë biblike. Por nëse do të ngulmonim ta trajtonim pikërisht si të tillë, ka rrezik që shembulli të kthehet në kundërproduktiv. Një studiues i huaj e ka quajtur si një lloj besnikërie ndaj popullit shqiptar, e ngjashme me atë të Penelopës mitologjike. Si e gjykoni ju?

Mendoj se ka një të vërtetë në krahasimin e mësipërm. Këtu kam parasysh si dashurinë edhe respektin ndaj popullit shqiptar, por mbi të gjitha dashurinë dhe amanetin ndaj të shoqit, mbretit Zog. Siç e përmenda më lart, ajo jetonte me të edhe pas vdekjes së tij dhe ardhja e saj ishte për mbretëreshën, rikthimi i mbretit Zog në vendin e tij. Padyshim që kjo dashuri për Shqipërinë ishte transmetuar gjatë gjithë jetës edhe te fëmija i saj, mbreti Leka si edhe te mua, kështu që mendoj se ky ishte edhe shpërblimi më i madh që iu bë i mundur para se të mbyllte sytë përgjithmonë.

Nga sa keni konstatuar gjatë kontakteve në Shqipëri, por dhe jashtë, a mendoni se ka njohje të mjaftueshme në shkallë ndërkombëtare realiteti shqiptar i viteve 1930 për marrjen në mbrojtje të hebrenjve?

Padyshim që njohje ka, por jo e mjaftueshme. Të mos harrojmë se përreth gjysmëshekulli regjimi komunist jo vetëm që nuk mund të evidentonte asnjë vlerë të monarkisë dhe mbretit Zog, por e nxiu gjithë realitetin e asaj periudhe. Sidoqoftë, kohët e fundit janë shtuar botimet lidhur me këtë aspekt, por ende të pandërkombëtarizuara në shkallën e duhur. Më e rëndësishmja është që populli izraelit përgjithësisht e njeh dhe e vlerëson atë realitet, por kjo nuk do të thotë që ne kërkojmë ndonjë shpërblim. Ne kërkojmë që të njihen vlerat e kombit shqiptar në të gjithë botën, vlera që ky popull i ka shfaqur gjatë gjithë ekzistencës së tij. Historia e popullit tonë ka qenë jo ajo e përfitimit nga të tjerët sesa ajo e luftës për të ruajtur trojet dhe vlerat kombëtare. Nuk është e tepërt që në këtë rast të përmendim periudhën e Skënderbeut, ku Shqipëria u bë mburojë e Europës, edhe pse një shtet i përmasave të vogla.

Megjithëse një vend aleat i Italisë fashiste, gjatë periudhës monarkike, sidomos pas shpalljes së doktrinës hitleriane “Final Solution“, Shqipëria u hapi kufijtë qindra hebrenjve të vendeve të Europës Qendrore. Mendoni se ky fakt duhet të jetë një pikënisje për të reflektuar jo vetëm për të shkuarën tonë, për të shkuarën e kontinentit, por edhe për zhvillime të sotme, sidomos për tolerancën ndëretnike e ndërfetare dhe respektimin e dinjitetit të njeriut?

E vërteta e pamohueshme është se mbreti Zog nuk pranoi regjimin fashist në Shqipëri, duke mos njohur kurrë ligjërisht pushtimin e saj. Në ultimatumin e fundit, disa orë para pushtimit, Musolini i premtonte mbretit Zog një sërë privilegjesh materiale dhe honorifike, por ai i refuzoi me neveri. Ajo që është madhështore për një komb të vogël si Shqipëria, mbetet fakti që populli nuk dorëzoi asnjë hebre as gjatë marshimit nazist në vendin tonë. Në ndërgjegjen tonë kolektive, në plan të parë u vunë të drejtat e njeriut. Është për të ardhur keq që pikërisht ky komb që ka dhënë shembullin e tolerancës, gjatë dekadave të fundit të vuajë ende gjenocidin dhe diskriminimin etnik e fetar nga fqinjët tanë.



Gazeta “Shqip”
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Luftonte në Siri, Idajet Balliu, djaloshi nga Librazhdi vritet në Aleppo

$
0
0
Emri:  ebu-derda.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  84.8 KB

Aleppo- “Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”. Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan sot vrasjen në Siri të Idajet Balliut.
Djaloshi 24 vjeçar nga Librazhdi u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo, (alias.Haleb) të Sirisë gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh. Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami. Mësohet se ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njohet nga tani Hilafeti Islam.
Miqtë e tij që njoftuan vdekjen në rrjetet sociale duke publikuar dhe një foto pas vdekjes.
Gazetari Fatos Mahmutaj na ndihmoi me informacionin por dhe duke i vënë në dispozicion redaksisë Ora News një seri fotosh nga jeta e Idajetit gjatë luftimeve në Siri.
Kush është Idajet Balliu
I riu, lindi më 10 maj 1990 në Librazhd. Prej disa vitesh familja e tij banon në periferi të kryeqytetit. Në Tiranë Balliu kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa ashtu siç bën të ditur në profilin e tij në Facebook studimet e larta i kreu në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite. Gjatë luftës ai është njohur me emrin Ebu Derda esh Shami, dhe ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njihet tani Hilafeti Islam.
Synimi ynë është jeta e përhershme

Ndërsa vetë i ndjeri, vetëm pak ditë më parë kishte publikuar në profilin e vet në rrjetin social Facebook një shprehje të dijetarit islam Ahmed Jasin: “Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme”.

ORA NEWS
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Plazhistet dhe turistet: Nuk ka banja publike në plazh!

$
0
0
Vlorë, bregdeti pa tualete publike, qytetarët: Të detyruar të shkojmë në lokale



Vlorë- Mungesa e tualeteve publike detyrojnë qytetarët, vizitorët dhe turistët të shkojnë nepër bare dhe lokale për të kryer nevojat e tyre personale. Ne qytetin e Vlorës ka vetëm një banjo publike dhe ajo ndodhet tek Sheshi i Flamurit tek lulishtja e madhe dhe në të shumtat e rasteve rezulton të jetë e mbyllur.
Disa kohë më parë bashkia tenderoi dhe vuri në përdorim disa tualete portabël të lëvizshme e i shpërndau thuajse në pikat kryesore të qytetit nëpër lulishte si dhe nepër plazhe por tanimë për mungesë higjene ato u hoqën.
Te pyetur për këtë problem qytetarët kujtojnë kohën kur Vlora ishte më e vogël dhe kishte në çdo cep publik.
Vlen të theksojmë se e tërë vija bregdetare dhe plazhet publike nuk kanë asnjë tualet të vetëm publikë, ndërsa lokalet mbeten alternativë, ku për të përdorur tualetin je i detyruar të blesh dicka.

ORA NEWS

Qeveria e Rilindjes: Nuk ka rritje rrogash as në 2015, rrisim vetëm pensionet 2%

$
0
0
Buxheti/ Rrogat në vendnumëro, ja sa do të rriten pensionet më 2015

Sipas tavaneve të shpenzimeve buxhetore të miratuara për vitin që vjen, pagat jo vetëm që nuk do të rriten më tej, por as nuk do të indeksohen me inflacionin. Pensionet do të rriten me 2 për qind, fondi shtesë, 12 mln USD

Pagat e administratës gjatë tri viteve do të mbetën në vendnumëro, ndërsa pensionet do të indeksohen me inflacionin. Sipas tavaneve të shpenzimeve buxhetore të miratuara për vitin që vjen, pagat jo vetëm që nuk do të rriten më tej, por as nuk do të indeksohen me inflacionin. Rritje në nivelin 2 për qind me masën e inflacionit do të përfitojnë vetëm pensionet.

Pagat

Shpenzimet për pagat e personelit publik gjatë vitit që vjen janë parashikuar në nivelin e 63. 4 miliardë lekëve, nga 61.7 miliardë lekë që ishte fondi i këtij viti. Rritja me gati rreth 1.7 miliard lekë mësohet të jetë për shkak të efekteve që dha rritja e rrogave për Policinë e Shtetit. Në shpenzimet buxhetore, zëri për politika të reja pagash paraqitet në nivel zero që nga viti që vjen deri më 2017. Ekspertët në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se, për shkak të politikës agresive të rritjes së pagave që ka aplikuar qeveria e kaluar, edhe në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar është rënë dakord që të mos ketë rritje në periudhën afatmesme, madje as indeksim. Shpenzimet e personelit dhe pagat e tyre shpeshherë janë ndikuar politikisht. Institucionet e buxhetore fryhen me punonjës shtesë në prag zgjedhjesh dhe shpenzimet për paga shtohen. Të gjithë ministrat e financave kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të patur një personel shtetëror me më pak njerëz dhe eficent. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, me të ardhur në krye të institucionit kërkoi shkurtim të personelit të administratës publike dhe institucioneve të pavarura në më shumë se 30 për qind. Kërkesa e ministrit jo vetëm nuk gjeti vend, por numri i punonjësve vijon të jetë i njëjtë, madje me një rritje të lehtë. Përpjekje të ngjashme por jo të suksesshme pati ndërmarrë edhe ministri demokrat, Ridvan Bode.

Pensionet

Fondi për rritjen e pensioneve në buxhetin e vitit që vjen është parashikuar në nivelin e 1.2 miliard lekëve ose 12 milionë dollarëve. Kjo shumë është e vlefshme për një rritje jo më shumë se 2 për qind, aq sa rritet edhe inflacioni. Reforma e pensioneve që është miratuar tashmë në Kuvend, ka si parakusht strikt mosrritjen e pensioneve siç është aplikuar deri më tani. Do të aplikohet vetëm indeksimi i përvitshëm me inflacionin. Me aplikimin e skemës së re të pensioneve nuk do të ketë rritje të përvitshme të tyre, siç jemi mësuar të ndodhë deri më tani. Pensionet do të indeksohen çdo vit vetëm me inflacionin. Kështu, nëse inflacioni gjatë vitit 2014 është 2 për qind, në këtë masë do të jetë rritja e pensioneve për vitin që vjen. Vitet e fundit, pensionet në shkallë vendi janë rritur me ritme dyshifrore sidomos për fshatin, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Por ka vijuar me rimet 5-7 për qind edhe në vitet e fundit. Megjithatë duket se tashmë kjo rritje nuk do të aplikohet më, për shkak se krijon një deficit shtesë në arkën e pensioneve. Shpeshherë, rritja e pensioneve dhe aplikimi i shtesave për kategori të veçanta janë përdorur nga politika për qëllime elektorale. Përdorimi në këtë mënyrë ka krijuar shpenzime të larta në buxhet për pensionet, të cilat aktualisht arrijnë më shumë se 1 miliard dollarë ose një e treta e buxhetit të shtetit. Për shkak të kësaj situate, të gjithë ata që dalin në pension këto vite dhe nuk preken nga reforma, nuk do të përfitojnë rritjet e përvitshme siç është aplikuar deri më tani. Pensionet do të rriten aq sa do të rritet edhe niveli i përgjithshëm i çmimeve gjatë një viti (inflacioni).

MAPO

Rama prezanton 2 projekte për Jugun, miqtë virtualë: Z. Kryeministër, po Veriu?

$
0
0
TIRANE-Kryeministri Edi Rama garantoi sot se pas “LungoMares”, projekti për Vijën Bregdetare të Vlorës, projekte të tjera madhore do të celen për zona të tjera në jug. Në rrjetin social, Twitter dhe Facebook, kryeministri bën me dije se “Pas projektit të Vijes Bregdetare të VL së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë.
Rreth 3 orë nga ky publikim, Rama shton se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur’.
Rama shton me tej se "Projekti RAB nje baze per programin e ti te zhvillimit ekonomik te Himares se Rilindur nga ndarja e re territorial".

E meqënëse këto janë bërë të ditur në rrjete sociale ku kryeministri është tepër aktiv me postime, miqtë virtualë i kujtojnë kryeministrit se Shqipëria nuk është vetëm Jug.
“Kur do merresh me Veriun more Edi”, shkruan një prejt tyre. Dikush i kujton Rrugën e Arbrit dhe shumë të tjerë Shkodrën, Velipojën.
Plot shqetësim kanë qenë dhe komente mbi rrugën në hyrje të Pogradecit, aks që prej 2 vitesh ka vështirësuar turizmin tepër në këtë qytet.
Por ka dhe shumë nga miqtë virtualë që e inkurajojnë kryeministrit në projektet që ka publikuar, por nuk mungojnë dhe fjalë fyese dhe plot ofendime.

Rreth mbremjes, ora 23:00, po ne Facebook e Twitter, kryeministri Rama respektoi miqte virtuale dhe u percolli nje pergjigje.
"Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo,psh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh e do ta cojmë deri ne Plave-Guci".

Emri:  92227.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  85.7 KB

Balkanweb
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ditari sekret personal i Hysni Kapos

$
0
0
Ditari sekret i Hysni Kapos: Mehmeti i kërkoi dorëheqjen Enverit në vitin 1966

Emri:  enver_hoxha_hysni_kapo_1975-300x233.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  28.3 KB
Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Ditari i Hysni Kapos: Kishte konflikte me gjeneralët

“Fërkimet në udhëheqjen e Ushtrisë pas heqjes së gradave dhe revolta e fshehtë e gjeneralëve pa yje mbi supe”

Ditari i Kapos me të pathënat e krerëve të regjimit

Emri:  Dosja-sekrete-me-ditarin-e-Hysni-Kapos.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  18.0 KB
Dosja sekrete me ditarin e Hysni Kapos

Ajo që s’u konsumua kurrë për opinionin publik, rezulton e koleksionuar në dorëshkrime të tipit “Sekret”. Hysni Kapo, krahu i djathtë i Enver Hoxhës, ka qenë nga të rrallët liderë komunistë që mbante ditar të rregullt. Në qindra faqe të tij është dokumentuar përditshmëria me kreun e regjimit dhe të pathënat e “lojës” në zyrat e larta të shtetit. Përtej këtyre dy kolonave kryesore, numri dy i Partisë ka pasqyruar aty përjetimet, konsideratat, vërejtjet dhe prognozën e zhvillimeve të pritshme në vend, por jo vetëm. Është një rrjedhë kjo që deri në fillimin e viteve ’60 vjen në formën e shënimeve, mbresave dhe kujtimeve sporadike të pasistemuara kronologjikisht. Duke filluar nga viti 1966 e deri në gusht të vitit ’79 (pak javë para se të ndërronte jetë në Paris), ditari i Kapos nuk ka asnjë ditë shkëputje. Madje shumë nga ngjarjet përshkruhen aty me orë e minuta. Njëherazi me kronikën e rëndomtë të punës në zyrë dhe takimet periodike me kolegë dhe partiakë lokalë, një ritual i përditshëm ky (me përjashtim të rasteve kur ka qenë në spital dhe me pushime në Vlorë e Pogradec), në ditar janë memorizuar një sërë ndodhish të panjohura nga publiku, por edhe pjesa dërrmuese e lidershipit politik. Ka ndër to, që veç tij dhe Hoxhës, nuk i ka ditur tjetërkush, madje as Mehemt Shehu, i njohur ndryshe si njeriu më i afërt i kreut të regjimit. Gazeta “Panorama”, duke filluar nga ky numër, do të zbardhë një pjesë të tyre, duke hedhur dritë mbi të pathënat e kupolës komuniste, me të cilat kanë qenë të lidhura ngjarjet e bujshme dhe traumat e shoqërisë për gati gjysmëshekulli.

Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku janë konfliktuar me Enverin më herët nga sa është memorizuar zyrtarisht nga propaganda komuniste. Ata kanë ikur në atë botë pa e ditur si ka nisur odiseja e goditjes ndaj tyre. As kur kanë ndier zemërimin e Njëshit s’u ka shkuar mëndja te kryqëzimi tragjik, por kanë zgjedhur të zbresin disa shkallë në hierarkinë politike me vullnetin e tyre. Dy ngjarje të panjohura nga viti i largët 1966 zbulohen për herë të parë nga shënimet në ditarin e Hysni Kapos: Dorëheqja e Beqir Ballukut si ministër i Mbrojtjes dhe kërkesa enigmatike e Mehmet Shehut për të zëvendësuar postin e Kryeministrit me atë të sekretarit të KQ për çështjet organizative. Ish-numri dy i lidershipit komunist dhe krahu i djathtë i Hoxhës është mjaftuar me regjistrimin telegrafik të ngjarjeve të pazakonta me të cilat është njohur gjatë komunikimit konfidencial me eprorin e tij. Të tjera detaje për dorëheqjet e panjohura dhe rrethanat që kanë kushtëzuar vendimin e dy funksionarëve të rëndësishëm për t’u vetëviktimizuar gjenden në dosjen e Kapos në formën e refleksioneve dhe sistemimin e të dhënave nga burime të besueshme mbi figurën e Ballukut dhe Shehut. Në aq sa ka lënë të shkruar ish-sekretari i KQ që drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe organet e diktaturës, bëhet e ditur se ministri i Mbrojtjes e shikonte këtë zgjidhje si rrugën e vetme për të shmangur konfliktin e hershëm me gjeneralët karizmatikë Dume e Çako, të cilët nuk i bindeshin. Sakaq, tërheqja e papritur e Shehut nga posti i Kryeministrit, në shpjegimet e Kapos, që u referohet bisedave me Hoxhën, lidhet me rivalitetin me Ballukun dhe qejfmbetjet për mënyrën e vlerësimit të besueshmërisë dhe kontributit të tij nga udhëheqja e lartë e Partisë, që nënkuptonte Byronë Politike dhe Sekretariatin e KQ. Bisedat konfidenciale të Kapos me Hoxhën zbulojnë kështu pjesën e panjohur të intrigave në majën e piramidës të regjimit komunist. Në numrin e sotëm zbardhim vetëm një fragment nga odiseja e përplasjeve misterioze që i përket vitit të largët 1966. Ditari i Kapos në vijim sjell të tjera episode nga përplasjet dramtike në radhët e liderëve politik që drejtuan vendin me dorë të hekurt për gjysëm shekulli.

Ditari i vitit 1966

1 janar 1966
Viti i ri filloi mirë, kohë e bukur. Mbaroi një periudhë pesëvjeçare e ndërtimit socialist (1960-1965). Kjo ka qenë një periudhë sa e vështirë, aq edhe e lavdishme. Partisë iu desh të përballonte me sukses bllokadën imperialiste, atë që thurën armiqtë tanë rreth kufijve dhe veçanërisht bllokadën që organizoi banda e Hrushovit dhe pasuesit e tij revizionistë. Ja pse ditën e Vitit të Ri popullit tonë i qesh fytyra.

2 janar 1966
Ora 13:00 u takuam me shokun Enver dhe shoqen Nexhmije. Biseduam mjaft çështje të punës së Partisë, të luftës kundër burokratizmit, biseduam për përpjekjen e revizionistëve sovjetikë bashkë me imperialistët amerikanë për të gjetur rrugët e zgjidhjes së krizës në Vietnam. Revizionistët sovjetikë po bëjnë gjithçka u vjen për duarsh për të nxjerrë imperializmin amerikan nga situata e vështirë në Vietnam.

3 janar 1966
Dita e parë e punës në zyrë për vitin e ri 1966. Shumë punë, shumë probleme të vështira na dalin përpara. Ditën e parë të vitit të ri e fillova me Iliazin, drejtorin e ri të Drejtorisë së Bujqësisë. Ai filloi punën e re më 3 janar. U ktheva në shtëpi në orën 23:30

4 janar 1966
Do raportoj te shoku Enver. Sa besim dhe nder më ka bërë Partia ime e dashur që unë të punoj në aparatin e KQ pranë shokut Enver! Shoku Enver ka qenë për mua mësuesi im, si shok, si prind i mirë. Ai sot erdhi në zyrën time kur ishim bashkë me Hakiun (Toskën) dhe biseduam si duhen vënë në lëvizje organizatat e partisë në dikasteret qendrore. Në orën 13:00 u bë mbledhja e Sekretariatit të KQ. Të gjithë sekretarët u ndanë për të shkuar në rrethe. Unë u caktova të shkoj në Vlorë, Fier dhe Berat. Në orën 17:00 prita një nga udhëheqësit e Partisë Revolucionare afgane, kongolezin Numengi Feliks.

5 janar 1966
Në orën 9:00 mbledhja e organizatës bazë të Partisë.

13 janar 1966
Nata e mbrëmshme ka qenë plot furtunë, shira të furishëm dhe erë e fortë. Punova deri në orën 2 pas mes nate. Në orën 17:30 u nisa për në Lushnjë për të ndihmuar organet e Partisë aty lidhur me punën dhe luftën kundër shfaqjeve të burokratizmit.

14 janar 1966
Afër drekës shkova në Shtëpinë e Partisë. U takova me shokun Enver. Shoku Enver u interesua mbi problemet që kishin dalë në bazë. I raportova mendimet e mia mbi sa kisha parë e dëgjuar.

17 janar 1966
Mbas shumë ditësh punë në rrethe, sot, ditë e hënë, fillova punë në zyrë. Në orën 13:00 shoku Enver thirri sekretarët e KQ në zyrën e tij. Shtroi si çështje kryesore punën që do bëjmë për Kongresin e Partisë. Në orën 20:00 shkova në shtëpi i lodhur.

18 janar 1966
Gazeta “Zëri i Popullit” njoftonte mbi letrën e 11 agronomëve të Durrësit, të cilët iu përgjigjën me patriotizëm thirrjes së Partisë që të largohen nga zyrat në qytet dhe të shkojnë me punë në fshat. Shoku Enver, sa erdhi në zyrë më telefonoi dhe më pyeti nëse e kisha lexuar gazetën “Zëri”. Ishte i gëzuar nga ky akt, por i pëlqente që këtë iniciativë ta kishin marrë punonjësit e aparateve të Tiranës, pse këtu në Tiranë ka aparate të fryra, ka burokratizëm, këtu duhet shkurtuar me sëpatë të madhe.

27 janar 1966
Në zyrë pata punë të zakonshme. Dëgjova delegacionin që u kthye nga Konferenca e tri kontinenteve, që u mbajt në Havanë. Foto Çami raportoi shumë çështje interesante. Revizionistët në Konferencë ishin demaskuar keq. Si kurdoherë, edhe këtu delegacioni ynë demaskoi politikën tradhtare të revizionistëve sovjetikë. Mora masat që më porositi shoku Enver për ardhjen e shokëve indonezianë nga Pekini në Shqipëri.

1 shkurt 1966
Me Beharin biseduam çështje të organizimit në Ministrinë e Jashtme. Pasdite, ora 17:00, u mblodhëm në zyrën e shokut Enver dhe diskutuam gjatë për problemet e luftës kundër burokratizmit. Në shtëpi punova deri vonë.

4 shkurt 1966
Ora 9:00 filloi mbledhja e Byrosë Politike. Mbaroi në orën 15:00.

7 shkurt 1966
Shoku Enver erdhi në zyrë dhe më thirri e biseduam për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gabimet që janë bërë dhe qëndrimet burokratike që janë konstatuar në organet shtetërore dhe se si kjo çështje nga Mehmet Shehu është kuptuar gabim. Shoku Enver foli për përshtypjen që i kishte bërë propozimi i Mehmet Shehut për të ikur nga Kryeministria për të ardhur në aparatin e KQ dhe të merrej me çështje organizative, propozim që tregon se nuk i ka kuptuar thellë gabimet. Shoku Enver ishte mjaft i shqetësuar. “Unë, – tha, – ta them ty se nuk kam kujt t’ia them. Dhe kur ta them ty, sikur ia them vetvetes, ta dish mendimin tim”. Ora 10:00 na thirri në mbledhje mua, Beqir Ballukun, Ramizin dhe Rita Markon dhe na foli për letrën që duhet bërë për luftën kundër burokratizimit. Pasdite u mora me punë në zyrë.

23 shkurt 1966
Ora 9:00 filloi mbledhja e Byrosë Politike për shqyrtimin e riorganizimit të punës në aparatin e KQ. Shoku Enver bëri një analizë mbi karakterin e Ushtrisë Popullore dhe konceptit borgjez, mbi ushtrinë borgjeze-ushtrinë e gjeneralëve, marshallëve, kolonelëve dhe kastave e puçeve.

28 shkurt 1966
Shoku Enver, në orën 20:30 më mori në telefon dhe më njoftoi se do të vijë pas darke. Erdhi. Ishte shumë i shqetësuar. Më hapi bisedën që kishte pasur në darkë me Beqir Ballukun. Më foli për atë që i kishte shtruar Beqiri. U trondita! Si është e mundur që Beqir Balluku të vijë me konkluzione kaq të gabuara, që përbëjnë një faj të rëndë? Bisedova gjatë me shokun Enver për këtë çështje, analizuam shkaqet që e shtynë Beqir Ballukun të arrijë në ato konkluzione sa t’i kërkojë shokut Enver të shkarkohet nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Ramë dakord me shokun Enver që çështja të shtrohej në kohën e duhur në Byronë Politike. Varet shumë nga Beqir Balluku, a do të thellohet, a do ta kuptojë gabimin. Në orën 23:00 u ndamë. E përcolla deri në shtëpi. Nuk fjeta gjithë natën.

1 mars 1966
Shoku Enver më thirri dhe më njoftoi se Beqir Balluku kishte kërkuar të takohej me të. E kishte pritur e dëgjuar. Dukej se Beqiri nuk ishte thelluar. Shoku Enver e kishte ndihmuar të reflektonte, të analizonte gabimet e tij. Kishte premtuar se do të thellohej. Të shohim!

2 mars 1966
Takim me Kadri Hazbiun. E dëgjova për procesin e Halim Xhelos. I dhashë udhëzimet përkatëse. Duket se edhe Kadriu nuk ka mendime të drejta për fërkimet në udhëheqjen e Ushtrisë, i shikon çështjet të njëanshme dhe me pasion. Nuk desha të futesha në këtë çështje pse mendova që mbi këtë do të diskutohej në kohën e duhur në Byronë Politike. I raportova shokut Enver mbi bisedimet me Kadrinë.

3 mars 1966
Me Sadik Bekteshin diskutuam instruksionin mbi punën e organeve politike dhe të Partisë në Ushtri, strukturën e re të Drejtorisë Politike dhe masat që janë marrë për mbledhjen me oficerët e ushtrisë në aparatin e KQ ditën e shtunë ku shoku Enver do të shtrojë reformat që duhen marrë në ushtri. Punova me Mihal Bishën dhe Gafur Çuçin për çështjen e shkurtimit të pagave të funksionarëve të lartë të Partisë dhe të shtetit. Takova Beqir Ballukun. Fola me të. Më pas u takova me shokun Enver dhe e informova për bisedën me Beqirin. Ishte dakord me këshillat që i kisha dhënë.

4 mars 1966
Në mbledhjen e KQ. Pasdite prita vizita në shtëpi me rastin e ditëlindjes.

5 mars 1966
Ora 9:00, në sallën e madhe në KQ filloi mbledhja me 350 oficerë të Ushtrisë. Ajo u organizua me iniciativën e shokut Enver për të punuar vendimin e KQ për heqjen e gradave dhe vendosjen e komisarëve politikë në Ushtri. Pasi foli shoku Enver, e mori fjalën Ndreko Rinua. Diskutoi shumë mirë. Pastaj folën edhe 11 oficerë të tjerë, midis tyre Fahri Bubsi, Qamil Poda, Haki Gjondeda etj. Shoku Enver mori përsëri fjalën dhe shtroi çështje të rëndësishme politike, ideologjike e ushtarake.

10 mars 1966 (Në Vlorë)
Para se të nisesha në Tiranë, m’u desh të bisedoja me Byronë e Partisë së rrethit, të shtroj mendimet e mia mbi gjithçka pashë gjatë tri ditëve të qëndrimit në Vlorë… Në qytet, ndryshe nga në fshat, ka mjaft të merakosur që nuk kuptojnë akoma rëndësinë e thirrjes së Partisë për të shkuar në prodhim dhe në fshat. Duhet punuar me ta që ta kuptojnë këtë moment historik dhe të shkojnë atje ku ka nevojë atdheu, ekonomia, Partia. Të shumtë janë në Vlorë nga ata që zënë për palltoje këdo që vete nga Tirana në Vlorë, u shtrojnë kërkesa dhe ankesa. Këta tipa janë të pakënaqur. Shokët e Vlorës, të nisur nga qëllimi i mirë për të ndihmuar fshatin, për luftën kundër burokratizmit, më shumë u tërhoqën nga entuziazmi, i mori vala, sesa të punonin dhe të mendonin thellë për masat e marra. Ata dërguan në fshat dhe në prodhim kuadro, njerëz që nuk duheshin dërguar, boshatisën aparatin e Partisë dhe të pushtetit, lejuan të krijohej përshtypja në masa se duhej boshatisur aparati, zyrat, se kush punon në zyra është i keq, burokrat, aq sa punonjësit e administratës u vunë në një pozitë që ta quanin për turp se punojnë në zyrat e shtetit. Ky gabim i rëndë po i kushton shtetit, pse shumë punë çalojnë.

AFRIM IMAJ

Panorama
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Geraldina, mbretëresha që solli të bukurën te shqiptarët

$
0
0
Geraldina, mbretëresha që solli të bukurën te shqiptarët


Emri:  geraldina dhe zogu.jpg

Shikime: 1107

Madhësia:  81.8 KB

Bashkëbisedim me princin Leka II, mbi rikujtesën e aktit të shënjuar të një populli gjatë Luftës së Dytë Botërore, atë të mbrojtjes së qindra jetëve të një populli tjetër në rrezik shfarosjeje

Geraldine Apponyi ishte një shqiptare e zgjedhur të ishte një grua jo e zakonshme në vendin e shqiponjave. Martesa e mbretit Zog me të do të shkonte përtej një ceremoniali pompoz të një klani bejlerësh nga Veriu me konteshën me nënë amerikane, bijë e një familjeje aristokrate hungareze jo më nën pasuritë që mund të mbante kur perandoria habsburgase njihte ekspansionin e madh. Ndër librat e shumtë për të analizohet se te martesa e mbretit Ahmet Zogu me të renë hungareze, me titull Konteshë, shtrihet “martesa” e Shqipërisë me Europën, pakti ynë i parë euroatlantik. Me shumë gjasë, mendohet se Zogu tregoi një triumf ekzigjence estetike të shqiptarit, një estetikë në bukurinë fizike që i kërkohej Shqipërisë më tutje se kaq dhe padyshim estetikës në moralin e saj. Pas vdekjes së tij, në një spital të Francës, nën lëngatën e një sëmundjeje të pashërueshme, por dhe të Shqipërisë së humbur tashmë për të, mbretëresha me lehtësi mund ta shmangte gabimin e vajzërisë dhe të jetonte si e veja e një mbreti. Përkundrazi zgjodhi t’i qëndronte deri në fund fatit të saj, Shqipërisë, deri kur u kthye për të vdekur, në atdheun e saj të dytë, Shqipërinë, e cila më shumë sesa gëzim i kish falur brenga. Përzgjedhja e materialeve për jetën e saj, dorëshkrimeve apo gjithfarë, intervista dhe dëgjesa mbi çdo gjë që ajo ka lënë pas, pa dyshim të rrëmben nga romantizmi dhe dëlirësia e shpirtit të saj. Shqipëria ishte një shtet në zhvillim, një shtet i çuditshëm mes së resë dhe së vjetrës, më pohon historiani prof. Bernd Fisher në një email të pak viteve më parë. Ai shkruan më tej se për konteshën e re kontrastet mbresëlënëse, rrjedhojë e këtij shteti, u ofronin syve të një të huaji një pamje të pazakontë e të çuditshme.

Këto përshtypje dhënë prof. Fisherit nga mbretëresha Geraldinë aty nga fillimvitet ’80, demonstrojnë dhe ekzigjencat e një konteshe të re në krah të mbretit të vendit, që pritej të bëhej dhe atdheu i saj i dytë. Patjetër që gruaja krah tij do të kish një mundësi të jashtëzakonshme të japë ndihmesën e saj në këto detyra. Ajo do të ish frymëzuesja dhe nxitësja e tij. Roli që do të kish mbretëresha shqiptare, shpjegon më tej ai, padyshim, në sytë e konteshës së re, nuk do të ish ai i një gruaje të luksit, por i një qenieje njerëzore me vullnetin për të bërë sakrifica dhe dëshirën për të punuar. Të jesh mbretëreshë e Shqipërisë, në atë kohë, ishte një detyrë, e cila mund të kryhej vetëm nga një grua që do të kish të njëjtën forcë dhe vetëbesim për të përmbushur një mision. Kontesha e re, Geraldine Apponyi, e dinte se do të përballej me shumë vështirësi. Nuk do të ish e lehtë të luftoje kundër paragjykimeve të një populli që është edukuar me respektin ndaj zakoneve. Padyshim nuk do të ish e lehtë t’i mësosh një populli të cilit i është dashur të luftojë për ekzistencën e vet në të gjitha kuptimet e fjalës, dëshirën për një formë të re jete. Në vorbullën e luftës së Hitlerit, ky vend i vogël, por i trazuar, kishte mbetur në hije madje dhe ishte anashkaluar paturpësisht.

Megjithëse ishte një vajzë e ndrojtur dhe e brishtë, kontesha Geraldine Apponyi, kur ende punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit si bibliotekare, ishte vetëm një vajzë e re interesante, por dallohej për kureshtjen dhe vullnetin e fortë ndaj dhe qëndrimi me dinjitet të gjërave që s’i pëlqenin ishte i vendosur. Për vendosjen e regjimit nazist në disa vende të Europës, megjithëse shumë e re, arrinte të kuptonte se ai ish një regjim autoritar dhe represiv derisa kundërshtoi një ditë të përshëndeste Heil Hitler, teksa hynte në një dyqan veshjesh. Mbretëresha Geraldinë është në një mënyrë, një figurë tragjike, që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke u endur nga një vend në tjetrin. Por, ajo kurrë nuk u pendua për fatin që pati. Ajo e konsideroi jetën e saj si një përrallë të bukur, duke e menduar veten gjithmonë si një princeshë që u martua me një mbret të bukur në një tokë të largët tepër ekzotike. Për prof. Bernd Fisher, duket se është një mëkat i madh që ajo nuk jetoi dot më gjatë. Sipas tij, ajo do të ishte bërë një ambasadore e mrekullueshme për Shqipërinë.



Ekziston një pikëpamje e tillë që në Shqipëri nuk ka pasur hebrenj të pasur, prandaj shqiptarët nuk i shihnin me zili, madje, duke i gjetur në ditë të hallit, fitonin mëshirën dhe solidaritetin e tyre. Cili është mendimi juaj?

Hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përkasin shtresave të ndryshme shoqërore. Një pjesë e madhe e tyre kanë qenë intelektualë dhe u përkrahën nga qeveria e mbretit Zog, duke u punësuar në mjaft sektorë të rëndësishëm, si në financa, mjekësi e në shumë profesione që kishte nevojë ekonomia, pra ata u trajtuan sipas aftësive të tyre e jo sipas pasurisë. E rëndësishme është që qytetarët shqiptarë i mirëpritën dhe i trajtuan si të barabartë në të gjitha aspektet.

Në Shqipëri erdhën vërtet shumë hebrenj, por këta qenë të parëndësishëm, s’përfaqësonin gjë, nuk ishin si Shpilman (kujtoni filmin “Pianisti“) apo si Norbert Jokli, për të mos bërë shumë krahasime. Kjo logjikë është përdorur për të gjetur një shpjegim pse afro 3000 hebrenj të ardhur në këtë vend nuk provokuan sjellje mospranuese ndaj tyre në popullsinë vendase. Në fakt, nga dëshmitë dhe kujtimet që ruhen në familjen tuaj, si i komentoni këto pikëpamje që ka një grup i caktuar kërkuesish në Shqipëri?

Sigurisht një pjesë e hebrenjve kaluan nga vendi ynë transit për t’u akomoduar në vende të tjera perëndimore dhe një pjesë jo e vogël qëndruan. Pikërisht kjo pjesë u trajtua me shumë kujdes nga qeveria, duke u grupuar dhe sistemuar në mënyrë të planifikuar në rajone e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pavarësisht se ndoshta nga kjo masë nuk kishte personalitete aq të shquara sa emrat që ju përmendët, kjo nuk do të thotë se midis tyre nuk kishte intelektualë të shquar dhe veçanërisht këta në mjedisin shqiptar të kohës. Këtu mund të përmend, p.sh. 15 anëtarë të familjes Vaisman të ish-presidentit të Izraelit apo edhe mjekun e nënës mbretëreshë Geraldinë, z. Overnofski. Mjafton të përmendim faktin se pranë oborrit mbretëror ishin punësuar 7-8 specialistë hebrenj, gjë që dëshmon se hebrenjtë e ardhur në Shqipëri u përkisnin të gjitha niveleve shoqërore dhe intelektuale. Për sa u përket hebrenjve që kanë kaluar transit nëpërmjet vendit tonë ende dhe sot nuk ka lista të detajuara për numrin dhe nivelin e tyre shoqëror.

Mbretëresha Geraldinë, në një intervistë dhënë vetëm pak kohë para vdekjes për një dokumentar kinematografik, ka pohuar se gjatë periudhës mbretërore shteti shqiptar i ka lëshuar një pasaportë nderi shkencëtarit hebre, Albert Ainshtain, për t’i lehtësuar rrugën drejt botës së lirë. A mund të na i konfirmoni këtë të dhënë? Ç’dini më shumë për këtë fakt nga kujtimet tuaja apo dëshmitë që mund të ruani?

Rreth viteve 1931, fizikani i shquar, Albert Ainshtain ka kaluar transit nga Shqipëria dhe është takuar drejtpërsëdrejti me mbretin Zog në vilën e Durrësit, duke u pajisur me dokumentet përkatëse. Ndërsa takimi me mbretëreshën Geraldinë është realizuar pas Luftës II Botërore. Për rastësi, në vilën Parmoor House afër Londrës, ku ka qëndruar familja mbretërore përpara tyre, ka banuar për një farë kohe dhe shkencëtari i madh, fizikani Albert Ainshtain.

Ndër shumë intervista është pohuar se mbretëresha Geraldinë, një mbretëreshë që jetoi më pak se një vit në vendin ku krijoi familjen, e la Shqipërinë vetëm një ditë pasi kishte lindur princin trashëgimtar. Shqiptarët, historianë e johistorianë, politikanë e jopolitikanë, janë gati të kacafyten po të hapet diskutimi për meritat / tradhtinë e ish-mbretit Zog, por ndërkaq ekziston një konsensus i heshtur i të njëjtëve për të mos thënë asnjë fjalë të keqe për mbretëreshën Geraldinë. Në fakt, edhe mbretëresha kurrë nuk e përgojoi atdheun e kurorës, edhe në ditët më të zeza. Paraprakisht dua t’ju kujtoj se përgojimit, ironisë dhe përqeshjes nuk i kanë shpëtuar as “motrat princesha”, të cilat patën marrë role të ngjashme mbrojtëse si muzat në Greqinë antike. Si e shpjegoni këtë “pakt“ të shqiptarëve me mbretëreshën Geraldinë për të mos e përgojuar njëri-tjetrin? Çfarë ka të dukshme dhe të padukshme nëna mbretëreshë kur vjen puna te dashuria që kanë shqiptarët për të?

Sigurisht që kjo pyetje është shumë intriguese dhe nuk mund t’i jepet një përgjigje e përcaktuar mirë, aq më tepër nga unë, si nip i saj, pasi dihet se si mund të flasë një nip, veçanërisht për gjyshen e tij. Por me bindje mund të them se tipari më dallues i saj, ka qenë humanizmi dhe dashuria njerëzore, që duke u bashkuar edhe me bukurinë, plotësuan një figurë tepër të dashur për popullin shqiptar, që siç dihet edhe ajo e deshi dhe e respektoi gjithë jetën deri sa mbylli sytë përgjithmonë.

Si mund ta përshkruanit portretin e mbretëreshës Geraldinë prej njohjes suaj të drejtpërdrejtë dhe prej asaj përmes burimeve bibliografike?

Natyrisht përshkrimi im është një përshkrim që bëhet për një gjyshe në një moshë të thyer, larg perceptimit të bashkëkohësve të saj ku ajo përshkruhet si ‘trëndafili i bardhë i Europës’. Gjithsesi, një fëmijë sheh te gjyshja e tij njeriun më të dashur, më të urtë, që tregon përrallat më të bukura, që e mbron nga fajet apo prapësitë e moshës, por edhe që e qorton megjithëse e ka zërin më të butë se nëna e tij etj., si këto. Megjithatë gjyshen e kujtoj shumë skrupuloze për sa i përket edukimit tim në tërësi dhe veçanërisht atij etik në gjithë gjerësinë e tij, si në veshje, si duhej të qëndroja në tavolinë gjatë ngrënies, si duhej të komunikoja me të rriturit etj. Te gjyshja shihja dhe më janë ngulitur në mendje, sjellja e saj me njerëzit që e rrethonin dhe i shërbenin. Ato ishin një marrëdhënie tepër njerëzore dhe vlerësuese për çdo njeri, të pasur apo të varfër, pa dallim. Në fjalorin e saj mbaj mend vetëm fjalë të bukura dhe kurrë ndonjëherë, qoftë edhe një fjalë të vetme vulgare kundrejt askujt brenda e jashtë familjes.

Mendoni se ka diçka logjike që lidh martesën e ish-mbretit Zog, që ishte i besimit mysliman me mbretëreshën Geraldinë, që ishte e besimit të krishterë, nga njëra anë, dhe tolerancës së shfaqur nga shteti i kryesuar prej tij, ndaj hebrenjve në rrezik?

Padyshim që kjo martesë përmbledh anën logjike dhe atë shpirtërore. Mendoj se në këtë lidhje ka mbizotëruar dashuria, e cila nuk u venit kurrë edhe pas vdekjes së mbretit Zog. Në aspektin logjik mendoj se çdo mbret ka mundësinë e përzgjedhjes së bashkëshortes së tij, duke e parë martesën edhe në aspektin politik të marrëdhënieve shtetërore me aleatët më të sigurt nga ana gjeopolitike dhe besoj se për kohën Austro-Hungaria ishte përzgjedhja më e mirë sesa me fqinjët rreth nesh. Për sa i përket çështjes fetare në pikëpamjet e familjes nbretërore, përkatësitë fetare përbëjnë pasuri dhe nuk janë parë kurrë si ndasi. Familja ime është shembulli i bashkëjetesës së të gjitha feve. Babai pati në krah një mbretëreshë të fesë anglikane, unë kam në krah Elian, që i përket fesë ortodokse, ndaj për mua është më se e natyrshme që hebrenjtë si përkatësi fetare, kanë qenë të mirëpritur, në Shqipërinë mbretërore.

Mbretëresha Geraldinë kishte një atdhe të lindjes (Hungarinë) dhe një atdhe të jetës (Shqipërinë). Por ajo jetoi pa asnjërin atdhe të saj gjatë gjithë jetës. Mund të thuhet se jeta e saj qe një eksodus biblik. Ndonëse mund të duket figurative, a nuk ju ngjan se roli i saj i njohur për të zbutur politikën mbretërore ndaj një populli në eksod, siç ishin hebrenjtë, u shpërblye shumë keq? A kanë detyrime brezat e sotëm për të ndrequr diçka?

Është i vërtetë pohimi i mësipërm, por njeriu nuk e parapërcakton fatin e jetës së tij. E rëndësishme është që sido që të jetë fati i jetës, së pari njeriu duhet të mbetet gjithnjë njeri me të gjitha virtytet që i ka falur natyra apo Zoti. Dhe ajo ashtu mbeti në të gjitha pozicionet që i caktoi fati, të lumtura dhe të trishtueshme. Dashuria njerëzore e shoqëroi deri në fund të jetës, si ndaj vendit të saj të lindjes, si dhe ndaj shqiptarëve, hebrenjve dhe të gjithë njerëzimit. Për mbretëreshën Geraldinë janë botuar disa libra nga autorë të huaj ku kanë dalë në pah jo aftësitë e saj politike apo diplomatike sesa dashuria dhe vlerat njerëzore. Për sa i përket pyetjes a kanë detyrim brezat e sotëm për të ndrequr diçka, mendoj se populli shqiptar e ndien dhe e vlerëson mirësinë dhe dashurinë e saj ndaj tij. Sigurisht që shqisat dhe mençuria popullore shpesh qëndrojnë më lart se politikat e ditës, e them këtë se nuk do të ishte e tepërt që varrimi i mbretëreshës Geraldinë të bëhej më ceremonial, shtetëror, ku të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e forcave politike, pasi në fund të fundit ajo nuk përfaqësonte vetëm një kah të politikës, sesa të gjithë popullin shqiptar. Megjithatë vlerësojmë vënien e emrit të mbretëreshës Geraldinë maternitetit të Tiranës, që edhe në kuptimin figurativ ka një domethënie: lindjen e brezave të rinj, të cilët padyshim do ta çojnë edhe më lart Shqipërinë.

Mërgimi i mbretit Zog dhe i mbretëreshës Geraldinë, me një rikthim pas 60 vjetësh ekzil, me të vërtetë ka një ngjyresë biblike. Por nëse do të ngulmonim ta trajtonim pikërisht si të tillë, ka rrezik që shembulli të kthehet në kundërproduktiv. Një studiues i huaj e ka quajtur si një lloj besnikërie ndaj popullit shqiptar, e ngjashme me atë të Penelopës mitologjike. Si e gjykoni ju?

Mendoj se ka një të vërtetë në krahasimin e mësipërm. Këtu kam parasysh si dashurinë edhe respektin ndaj popullit shqiptar, por mbi të gjitha dashurinë dhe amanetin ndaj të shoqit, mbretit Zog. Siç e përmenda më lart, ajo jetonte me të edhe pas vdekjes së tij dhe ardhja e saj ishte për mbretëreshën, rikthimi i mbretit Zog në vendin e tij. Padyshim që kjo dashuri për Shqipërinë ishte transmetuar gjatë gjithë jetës edhe te fëmija i saj, mbreti Leka si edhe te mua, kështu që mendoj se ky ishte edhe shpërblimi më i madh që iu bë i mundur para se të mbyllte sytë përgjithmonë.

Nga sa keni konstatuar gjatë kontakteve në Shqipëri, por dhe jashtë, a mendoni se ka njohje të mjaftueshme në shkallë ndërkombëtare realiteti shqiptar i viteve 1930 për marrjen në mbrojtje të hebrenjve?

Padyshim që njohje ka, por jo e mjaftueshme. Të mos harrojmë se përreth gjysmëshekulli regjimi komunist jo vetëm që nuk mund të evidentonte asnjë vlerë të monarkisë dhe mbretit Zog, por e nxiu gjithë realitetin e asaj periudhe. Sidoqoftë, kohët e fundit janë shtuar botimet lidhur me këtë aspekt, por ende të pandërkombëtarizuara në shkallën e duhur. Më e rëndësishmja është që populli izraelit përgjithësisht e njeh dhe e vlerëson atë realitet, por kjo nuk do të thotë që ne kërkojmë ndonjë shpërblim. Ne kërkojmë që të njihen vlerat e kombit shqiptar në të gjithë botën, vlera që ky popull i ka shfaqur gjatë gjithë ekzistencës së tij. Historia e popullit tonë ka qenë jo ajo e përfitimit nga të tjerët sesa ajo e luftës për të ruajtur trojet dhe vlerat kombëtare. Nuk është e tepërt që në këtë rast të përmendim periudhën e Skënderbeut, ku Shqipëria u bë mburojë e Europës, edhe pse një shtet i përmasave të vogla.

Megjithëse një vend aleat i Italisë fashiste, gjatë periudhës monarkike, sidomos pas shpalljes së doktrinës hitleriane “Final Solution“, Shqipëria u hapi kufijtë qindra hebrenjve të vendeve të Europës Qendrore. Mendoni se ky fakt duhet të jetë një pikënisje për të reflektuar jo vetëm për të shkuarën tonë, për të shkuarën e kontinentit, por edhe për zhvillime të sotme, sidomos për tolerancën ndëretnike e ndërfetare dhe respektimin e dinjitetit të njeriut?

E vërteta e pamohueshme është se mbreti Zog nuk pranoi regjimin fashist në Shqipëri, duke mos njohur kurrë ligjërisht pushtimin e saj. Në ultimatumin e fundit, disa orë para pushtimit, Musolini i premtonte mbretit Zog një sërë privilegjesh materiale dhe honorifike, por ai i refuzoi me neveri. Ajo që është madhështore për një komb të vogël si Shqipëria, mbetet fakti që populli nuk dorëzoi asnjë hebre as gjatë marshimit nazist në vendin tonë. Në ndërgjegjen tonë kolektive, në plan të parë u vunë të drejtat e njeriut. Është për të ardhur keq që pikërisht ky komb që ka dhënë shembullin e tolerancës, gjatë dekadave të fundit të vuajë ende gjenocidin dhe diskriminimin etnik e fetar nga fqinjët tanë.



Gazeta “Shqip”
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Luftonte në Siri, Idajet Balliu, djaloshi nga Librazhdi vritet në Aleppo

$
0
0
Emri:  ebu-derda.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  84.8 KB

Aleppo- “Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”. Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan sot vrasjen në Siri të Idajet Balliut.
Djaloshi 24 vjeçar nga Librazhdi u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo, (alias.Haleb) të Sirisë gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh. Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami. Mësohet se ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njohet nga tani Hilafeti Islam.
Miqtë e tij që njoftuan vdekjen në rrjetet sociale duke publikuar dhe një foto pas vdekjes.
Gazetari Fatos Mahmutaj na ndihmoi me informacionin por dhe duke i vënë në dispozicion redaksisë Ora News një seri fotosh nga jeta e Idajetit gjatë luftimeve në Siri.
Kush është Idajet Balliu
I riu, lindi më 10 maj 1990 në Librazhd. Prej disa vitesh familja e tij banon në periferi të kryeqytetit. Në Tiranë Balliu kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa ashtu siç bën të ditur në profilin e tij në Facebook studimet e larta i kreu në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite. Gjatë luftës ai është njohur me emrin Ebu Derda esh Shami, dhe ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njihet tani Hilafeti Islam.
Synimi ynë është jeta e përhershme

Ndërsa vetë i ndjeri, vetëm pak ditë më parë kishte publikuar në profilin e vet në rrjetin social Facebook një shprehje të dijetarit islam Ahmed Jasin: “Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme”.

ORA NEWS
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Plazhistet dhe turistet: Nuk ka banja publike në plazh!

$
0
0
Vlorë, bregdeti pa tualete publike, qytetarët: Të detyruar të shkojmë në lokale



Vlorë- Mungesa e tualeteve publike detyrojnë qytetarët, vizitorët dhe turistët të shkojnë nepër bare dhe lokale për të kryer nevojat e tyre personale. Ne qytetin e Vlorës ka vetëm një banjo publike dhe ajo ndodhet tek Sheshi i Flamurit tek lulishtja e madhe dhe në të shumtat e rasteve rezulton të jetë e mbyllur.
Disa kohë më parë bashkia tenderoi dhe vuri në përdorim disa tualete portabël të lëvizshme e i shpërndau thuajse në pikat kryesore të qytetit nëpër lulishte si dhe nepër plazhe por tanimë për mungesë higjene ato u hoqën.
Te pyetur për këtë problem qytetarët kujtojnë kohën kur Vlora ishte më e vogël dhe kishte në çdo cep publik.
Vlen të theksojmë se e tërë vija bregdetare dhe plazhet publike nuk kanë asnjë tualet të vetëm publikë, ndërsa lokalet mbeten alternativë, ku për të përdorur tualetin je i detyruar të blesh dicka.

ORA NEWS

Qeveria e Rilindjes: Nuk ka rritje rrogash as në 2015, rrisim vetëm pensionet 2%

$
0
0
Buxheti/ Rrogat në vendnumëro, ja sa do të rriten pensionet më 2015

Sipas tavaneve të shpenzimeve buxhetore të miratuara për vitin që vjen, pagat jo vetëm që nuk do të rriten më tej, por as nuk do të indeksohen me inflacionin. Pensionet do të rriten me 2 për qind, fondi shtesë, 12 mln USD

Pagat e administratës gjatë tri viteve do të mbetën në vendnumëro, ndërsa pensionet do të indeksohen me inflacionin. Sipas tavaneve të shpenzimeve buxhetore të miratuara për vitin që vjen, pagat jo vetëm që nuk do të rriten më tej, por as nuk do të indeksohen me inflacionin. Rritje në nivelin 2 për qind me masën e inflacionit do të përfitojnë vetëm pensionet.

Pagat

Shpenzimet për pagat e personelit publik gjatë vitit që vjen janë parashikuar në nivelin e 63. 4 miliardë lekëve, nga 61.7 miliardë lekë që ishte fondi i këtij viti. Rritja me gati rreth 1.7 miliard lekë mësohet të jetë për shkak të efekteve që dha rritja e rrogave për Policinë e Shtetit. Në shpenzimet buxhetore, zëri për politika të reja pagash paraqitet në nivel zero që nga viti që vjen deri më 2017. Ekspertët në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se, për shkak të politikës agresive të rritjes së pagave që ka aplikuar qeveria e kaluar, edhe në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar është rënë dakord që të mos ketë rritje në periudhën afatmesme, madje as indeksim. Shpenzimet e personelit dhe pagat e tyre shpeshherë janë ndikuar politikisht. Institucionet e buxhetore fryhen me punonjës shtesë në prag zgjedhjesh dhe shpenzimet për paga shtohen. Të gjithë ministrat e financave kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të patur një personel shtetëror me më pak njerëz dhe eficent. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, me të ardhur në krye të institucionit kërkoi shkurtim të personelit të administratës publike dhe institucioneve të pavarura në më shumë se 30 për qind. Kërkesa e ministrit jo vetëm nuk gjeti vend, por numri i punonjësve vijon të jetë i njëjtë, madje me një rritje të lehtë. Përpjekje të ngjashme por jo të suksesshme pati ndërmarrë edhe ministri demokrat, Ridvan Bode.

Pensionet

Fondi për rritjen e pensioneve në buxhetin e vitit që vjen është parashikuar në nivelin e 1.2 miliard lekëve ose 12 milionë dollarëve. Kjo shumë është e vlefshme për një rritje jo më shumë se 2 për qind, aq sa rritet edhe inflacioni. Reforma e pensioneve që është miratuar tashmë në Kuvend, ka si parakusht strikt mosrritjen e pensioneve siç është aplikuar deri më tani. Do të aplikohet vetëm indeksimi i përvitshëm me inflacionin. Me aplikimin e skemës së re të pensioneve nuk do të ketë rritje të përvitshme të tyre, siç jemi mësuar të ndodhë deri më tani. Pensionet do të indeksohen çdo vit vetëm me inflacionin. Kështu, nëse inflacioni gjatë vitit 2014 është 2 për qind, në këtë masë do të jetë rritja e pensioneve për vitin që vjen. Vitet e fundit, pensionet në shkallë vendi janë rritur me ritme dyshifrore sidomos për fshatin, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Por ka vijuar me rimet 5-7 për qind edhe në vitet e fundit. Megjithatë duket se tashmë kjo rritje nuk do të aplikohet më, për shkak se krijon një deficit shtesë në arkën e pensioneve. Shpeshherë, rritja e pensioneve dhe aplikimi i shtesave për kategori të veçanta janë përdorur nga politika për qëllime elektorale. Përdorimi në këtë mënyrë ka krijuar shpenzime të larta në buxhet për pensionet, të cilat aktualisht arrijnë më shumë se 1 miliard dollarë ose një e treta e buxhetit të shtetit. Për shkak të kësaj situate, të gjithë ata që dalin në pension këto vite dhe nuk preken nga reforma, nuk do të përfitojnë rritjet e përvitshme siç është aplikuar deri më tani. Pensionet do të rriten aq sa do të rritet edhe niveli i përgjithshëm i çmimeve gjatë një viti (inflacioni).

MAPO

Rama prezanton 2 projekte për Jugun, miqtë virtualë: Z. Kryeministër, po Veriu?

$
0
0
TIRANE-Kryeministri Edi Rama garantoi sot se pas “LungoMares”, projekti për Vijën Bregdetare të Vlorës, projekte të tjera madhore do të celen për zona të tjera në jug. Në rrjetin social, Twitter dhe Facebook, kryeministri bën me dije se “Pas projektit të Vijes Bregdetare të VL së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë.
Rreth 3 orë nga ky publikim, Rama shton se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur’.
Rama shton me tej se "Projekti RAB nje baze per programin e ti te zhvillimit ekonomik te Himares se Rilindur nga ndarja e re territorial".

E meqënëse këto janë bërë të ditur në rrjete sociale ku kryeministri është tepër aktiv me postime, miqtë virtualë i kujtojnë kryeministrit se Shqipëria nuk është vetëm Jug.
“Kur do merresh me Veriun more Edi”, shkruan një prejt tyre. Dikush i kujton Rrugën e Arbrit dhe shumë të tjerë Shkodrën, Velipojën.
Plot shqetësim kanë qenë dhe komente mbi rrugën në hyrje të Pogradecit, aks që prej 2 vitesh ka vështirësuar turizmin tepër në këtë qytet.
Por ka dhe shumë nga miqtë virtualë që e inkurajojnë kryeministrit në projektet që ka publikuar, por nuk mungojnë dhe fjalë fyese dhe plot ofendime.

Rreth mbremjes, ora 23:00, po ne Facebook e Twitter, kryeministri Rama respektoi miqte virtuale dhe u percolli nje pergjigje.
"Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo,psh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh e do ta cojmë deri ne Plave-Guci".

Emri:  92227.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  85.7 KB

Balkanweb
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza

$
0
0
Ministria: Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza

Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar pjesërisht 150 xhami në Gaza, tha ministria.
Në sulmet e vazhdueshme kundër Rripit të Gazës, Izraeli ka shkatërruar plotësisht 60 xhami në territorin palestinez, tha Ministria Palestineze për Çështjet Fetare.
Në një deklaratë të premten, Ministria tha se 20 xhami janë rrafshuar me tokë në qytetin e Gazës, 11 në veri të Rripit të Gazës, 17 në jug të qytetit Khan Younis, 10 në qendër të Rripit të Gazës dhe dy në qytetin jugor Rafah.
Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar pjesërisht 150 xhami, tha ministria.
Izraeli ka ka bombarduar vazhdueshëm Rripin e Gazës për gati një muaj, që nga data 7 korrik 2014, duke vrarë të paktën 1894 palestinezë dhe plagosur 9817 të tjerë. Mijëra shtëpi janë shkatërruar nga ofensiva izraelite.
Të paktën 64 ushtarë izraelitë janë vrarë në beteja me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës dhe tre civilë, sipas shifrave të Izraelit.
Izraeli rifilloi sulmet ajrore të tij në Rripin e Gazës të premten, pas kalimit të një armëpushimi tre-ditor me fraksionet palestineze pas dështimit të bisedimeve të tyre indirekte në Kajro.
Në Rripin e Gazës, e cila është shtëpia ku jetojnë 1.8 milionë palestinezë, të cilët janë nën një bllokadë rrënuese izraelite që nga viti 2006, që ka përkeqësuar jetesën e palestinezëve në enklavën bregdetare.

Burimi: AA
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ==

ISIS, islami dhe shoqëria kosovare sot

$
0
0
ISIS, islami dhe shoqëria kosovare sot

Jakup Çunaku

Në kohën e fundit në shoqërinë kosovare e më gjerë është debatuar shumë dhe po vazhdohet të debatohet rreth aktiviteteve të organizatës ISIS (ang. Islamic State of Iraq and Al Sham) që vepron në Siri dhe Irak. Bile, gati që ishte temë e pashmangshme gjatë tërë festes së Bajramit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk kam hasë në asnjë individ të vetëm, mysliman apo jomysliman, besimtar apo jobesimtar, që është pajtuar me aktet e tyre. Pajtohemi plotësisht se veprimet e të gjithë atyre që vrasin dhe shkelin normat njerëzore janë të papranueshme për shoqëritë në mbarë botën. Ato vepra janë edhe më të shëmtuara dhe më të papranueshme për vetë myslimanët në përgjithësi dhe myslimanët në Kosovë në veçanti, kur ato vepra kryhen në emër të fesë dhe të drejtës fetare. Kjo për faktin se nuk mund të bashkohet dhuna dhe islami në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë.

Këtë e them me shumë bindje duke u mbështetur fuqishëm në burimet kyçe të fesë islame, Kuranin dhe traditën profetike të Muhamedit a.s., të cilat burime shumë teologë islamë në këto ditë i kanë shpalosur për masën e gjerë nëpërmjet mediave të shkruara dhe në ato elektronike.

II

Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), apo i njohur me emrin e ri Shteti Islamik (ang. Islamic State - IS), është organizatë e armatosur dhe që u themelua nga jordanezi Ebu Musab El-Zarkavi pas intervenimit amerikan në Irak dhe ndjek mentalitetin të grupit të Al-Kaidës. Ky grup në fillim të operacionalizimit zhvillonte aktivitetet të armatosura guerile nën moton “rezistencë ndaj pushtimit”.

Nën frymën e zhvillimeve të fundit në shumë shtete të botës arabe për përhapjen e demokracisë, të njohur si “Pranvera Arabe”, situata politike shumë shpejt u përshkallëzua edhe në Siri. Populli sirian, nga vullneti i mirë që kishte për ndërtimin e një shteti demokratik, paqedashës, prosperues dhe të qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, i vërshoi rrugët e qyteteve dhe fshatrave me demonstrata paqësore.

Pas një kohë relativisht të shkurtë demonstratat kaluan në një konflikt të armatosur ndërmjet protestuesve paqësor dhe forcave të regjimit sirian. Vrasjet e shumta në radhët e popullit civil të paarmatosur sirian, shtynë popullin paqedashës sirian të formojmë nga vullnetarët sirian forcat çlirimtare me emrin “Ushtria e Lirë Siriane”.

Mirëpo, pas një periudhe relativisht të shkurtër, grupacioni në fjalë, ISIS, u shfaq në skenë me pretendimin se do të ndihmojë popullin sirian kundër regjimit të Beshar al-Asadit. Ky grup përbehej nga shumë luftëtarë të kombësive të ndryshme, arabe dhe joarabe. Qëllimi i ISIS-it i proklamuar tek njerëzit e atij regjioni dhe tek luftëtarët vullnetarë sirianë ishte krijimi i "Shtetit Islam” apo “Hilafeti Islam", shtet ky që do vepronte me ligjin e Allahut. Por, çka ndodhi në praktikë?

Grupi ISIS që u shfaq diku në vitin 2013 në Siri, doli të jetë shumë larg prej qëllimeve të revolucionit sirian apo çlirimtarëve sirianë. Bash përkundrazi, ISIS jo vetëm që nuk e ndihmoi kauzën e popullit sirian për çlirim, por ata e përçanë frontin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të opozitës siriane, e cila që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Siri u njoh nga bashkësia ndërkombëtare si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.

Me daljen në skenë të ISIS-it dhe Xhebhetu-al-Nusra (organizatë tjetër e involvuar në luftën civile në Siri) nuk vonoi shumë dhe gjërat ndryshuan shumë për të keqen e popullit sirian. Krahu çlirimtar sirian dhe opozita legjitime filluan me ndasitë dhe divergjencat dhe sot skena siriane është më e komplikuar dhe më shumë e ndarë sesa kurrë ndonjëherë më parë.

Çlirimtarët sirianë sot ndihen të ndarë në grupacione, të lodhur, të pesimizuar nga fakti se fronti i tyre tani më është shumë i gjerë. Deri dje çlirimtarët sirian luftonin kundër forcave të regjimit të Bashar al-Asadit, kurse tani ata luftojnë edhe kundër grupit të armatosur ISIS dhe grupit al-Nusra. Ky front i gjerë është i papërballueshëm për popullin sirian, i cili çdo ditë e më shumë ndihet i lodhur, i rraskapitur dhe i pafuqishëm në realizimin e synimeve të revolucionit. Fatkeqësisht, në ditët e sotme konflikti në Siri ka mbetur nën hijen e zhvillimeve të organizatës ISIS. Tani e tërë vëmendja e mediave është e përqendruar rreth aktiviteteve të “Shtetit Islam” dhe shumë pak flitet dhe raportohet për atë se çfarë po ndodhë tani në Siri dhe për vuajtjet e popullit civil të Sirisë.

III

Ajo që është e rëndësishme të dihet në këto momente është se a vërtetët islami si fe qiellore thërret dhe praktikon dhunën? A lejon feja islame vrasjet e tilla? Çfarë realisht është raporti ndërmjet fesë islame dhe organizatës ISIS apo të ashtuquajturit “Shtetit Islam”?

ISIS - edhe pse si organizatë e vetëdeklaruar se është ndërtuar mbi bazën fetare islame - në fakt ata me veprimet e saja demonstrojnë qartë se janë shumë larg nga islami burimor i mbështetur në Kuran dhe traditën profetike dhe në ndërgjegjen e pastër njerëzore. Ajo që ne shohim nëpërmjet mediave lokale dhe ndërkombëtare për dhe rreth aktiviteteve të ISIS-it, si vrasjet, shkatërrimet, skena të dhunshme dhe brutale, prerje kokave te njerëzve, e shumë të tjera, nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë paqedashëse islamin dhe myslimanët e denjë. Bile, krejt këto akte dhune dhe krime, nuk i shkojnë përshtati askujt më shumë sesa atyre që nuk ia donë të mirën islamit dhe njerëzimit.

Aktivitetet e ISIS në Siri dhe në kohën e fundit edhe në një pjesë të Irakut, si dhuna ndaj popullsisë civile, vrasjet në grupe, shkatërrimin e objekteve të kultit të pjesëtarëve të besimeve tjera, e shume të tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet që dalin nga Kurani dhe tradita e profetit Muhamed a.s. si në synime, metodologji, komunikim, trajtimin e problemeve të luftës, robërit e luftës, qasjen ndaj objekteve fetare (çfarëdo qofshin ato), etj.

Unë nuk po mund të kuptoj mentalitetin e vrasjes se fëmijëve, grave, pleqve, njerëzve të paarmatosur! Kush vallë janë ata njerëz që i japin vetvetes të drejtën për veprime të tilla? Nga dhe ku gjejnë mbështetje fetare islame për të vepruar ashtu?! Edhe në rast se dikush beson në diç tjetër përveç Allahut, nuk lejohet në asnjë rast vrasja e tij ashtu siç ne po e shohim në televizionet tona? Në anën tjetër, si është e mundur që disa analistë, gazetarë, individë dhe fytyra publike, tërë këto akte dhune t’ia ngarkojnë me kaq lehtësi fesë islame dhe myslimaneve në Kosovë!? Bile, i japin vetës të drejtë që të etiketojnë islamin dhe myslimanët me ekstremizëm, radikalizëm, e zeza e vendit tonë, etj. Këta njerëz, a lexojnë për islamin apo flasim me hamendje?

Të lexohet për islamin, për Kuranin, Muhamedin a.s. apo edhe Hilafetin islam, në asnjë moment nuk mund hasësh në një mentalitet që shtynë në dhunë, vrasje, tortura etj. Por, bash përkundrazi, islami në tërësi thërret në paqe, mirëkuptim, falje, vendosmëri dhe bashkëpunim. Këtë nuk e them unë nga dëshira ime, por këtë e kanë thënë shumë dijetarë e mendimtarë përgjatë 14 shekujve dhe këtë e kanë dëshmuar shumë jomyslimanë e historianë objektivë perëndimorë dhe joperëndimorë, si Tomas Arnold, Gustav Lë Bon dhe shumë të tjerë. Edhe presidenti amerikan Barak Obama, bartës i çmimit Nobel për Paqe, në fjalim e tij të mbajtur në Universitetin e Kajros në vitin 2009, ndër tjera kishte thënë: “...Islami ka një traditë krenarie të tolerancës. Ne e shohim atë në historinë e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë Inkuizicionit. Unë pashë atë drejtpërsëdrejti si një fëmijë në Indonezi, ku të krishterë të devotshëm luteshin lirisht në një vend mysliman... Dhe, gjatë gjithë historisë, islami ka treguar përmes fjalëve dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare dhe të barazisë racore”.

Islami aq larg e trajton çështjen e njerëzimit sa që nuk lejon në asnjë rrethanë të ketë dallime ndërmjet njerëzimit. Feja islame ndërton konceptin e qartë se njerëzimi përbëhet nga një tërësi shoqërore, ngase të gjithë njerëzit i përkasin së njëjtës gjini. Edhe pse mund të kenë dallime, por në esencë ata janë të njëjtë, sepse që të gjithë janë nga një babe dhe një nëne (Ademi dhe Hava): “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra” (Kuran, 4:1).

Në shumë porosi kuranore dhe profetike shpjegohet shumë qartë se në islam nuk ka përparësi përkatësia racore, sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Zoti i tyre. Andaj kërkohet nga njerëzit që të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe se nga ata kërkohet të njihen, takohen, dhe të bashkëpunojnë mes tyre për qëllim të shfrytëzimit të begative të kësaj botë përmes shkëmbimit të mallrave dhe mirësive që ata disponojnë. Bile, dallimet ndërmjet njerëzve qoftë nga gjuha, raca, besimi, vendi, e koha është vullnet i Zotit dhe po të donte Zoti, të gjithë njerëzimi do të ishim të një race, feje apo me një gjuhë.

Kjo është e lidhur me një urtësi, pasi ndër emrat dhe Cilësitë e Zotit, sipas islamit, është dhe “I Gjithëurti”. Ai nuk krijon asgjë kot dhe nuk vendos ligje absurde. Këtë që ë thamë më lartë gjënë mbështetje të plotë në Kuran: ”O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise ne mënyrë që të njiheni ndërmjet jush” (Huxhurat, 13). Apo, ”ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë” (Rrum, 22). Apo, “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata” (Hud: 118-119).

Nëse diversiteti fetar ndodh me vullnetin dhe dëshirën e Zotit, kush është ai që mund të dalë kundër këtij vullneti?! Kush është ai që guxon t`i fshijë fetë e tjera nga faqja e dheut, për të triumfuar vetëm feja e tij? Nëse do të ekzistonte një njeri i tillë, nuk do të kishte përfundim tjetër përveç dështimit dhe demoralizimit.

Nga mund të marrin të drejtën që të luftojnë njerëz civil që i përkasin një etnie apo besimi tjetër? Secili individ në botë është i lirë të besoj në çka të dojë. Nuk tolerohet në asnjë rrethanë që dikujt të i imponohet besimi, e edhe me pak me dhunë. Zoti në Kuran ka thënë: “Nuk ka dhunë në fe...” (Bekare, 256) apo ”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në Tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99).

Në anën tjetër, sipas islamit bashkëpunimi ndërmjet bashkësive njerëzore paraqet rregull të përgjithshëm, ku Kurani i inkurajon njerëzit në punë të mbara e të mira dhe i ndalon ata në punët e liga e të dëmshme. Bile aq larg shkon Muhamedi a.s. dhe me shumë bindje të thellë deklaron se Zoti i Madhërishëm e përkrah fuqishëm personin që ndihmon vëllain e tij kushdo qoftë ai, duke thënë “Allahu është në mbrojtjen e njeriut përderisa ai është në mbrojtjen e vëllait të tij” (Transmeton Muslimi). Këtu nocionin “vëlla“ nuk ka për qëllim personin që i takon të njëjtës fe apo komb, por nënkupton vëllazërinë njerëzore në përgjithësi. E pra, si mund dikush të shtijë dorë në një vëlla të tij i cili është i paarmatosur dhe i pafajshëm!

Nëse njeriu kultivon ndjenjën e vëllazërisë njerëzore, e cila i mundëson bashkëpunim të ndërsjellë në çdo formë dhe në çdo rast, atëherë konfliktet do të zhdukeshin. Njëkohësisht do të zhdukej edhe maksima “lufta për të mbijetuar”, tanimë e njohur në botë, e cila krijoi konceptin se kombet mbijetojnë vetëm në sajë të asaj duke sulmuar kombet tjera. Lufta në fenë Islame nuk konceptohet dhe trajtohet ashtu siç përflitet sot në shumë media, shkrime e debate.

Kur një individ lexon apo dëgjon lajmet sot, sikur i krijohet një opinion se islami vërtetë është i dhunshëm dhe vrastar. Bile, krijohet mendimi se aty ku ka lufta doemos duhet të jenë myslimanet! Në parim islami luftën e konsideron të paligjshme, përpos në situata kur ajo konsiderohet e pashmangshme me qëllim për të ndaluar apo parandaluar padrejtësinë. Duke u nisur nga ky konstatim, lufta është e lejuar vetëm atëherë kur të jenë shterur të gjitha mjetet për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Kurse, në qoftë se nuk mund të shmanget lufta, atëherë edhe gjatë luftës duhet të respektohen rregullat dhe vlerat morale të luftës duke mos mbytur qytetarët e pafajshëm, pleq, gra, fëmijë, ata të cilët nuk janë të armatosur dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën.

Islami vë sanksione deri aty që nuk lejon edhe shkatërrimin e objekteve, shtëpive, ndërtesave, objektet e kultit, derisa edhe drunjtë e pemët nuk guxohen të dëmtohen. Mbi të gjitha, mëshira duhet të gjejë zbatim edhe gjatë kulmit të betejës. Në asnjë rrethanë pas betejës nuk duhet thënë mjerë për robërit e luftës, por duhet të kihet mëshirë për ata, duke urdhëruar të kurohen plagët e luftës dhe të shërohen të sëmurit. Trupi i njeriut është i shenjtë dhe nuk lejohet të përdhoset si i gjallë ashtu dhe i vdekur. Profeti a.s thotë. “Thyerja e një kocke të një të vdekuri është njëlloj si thyerja e kockës të një të gjalli” (Transmeton Ahmedi),

Këto janë mësimet kuranore dhe kësisoj veproi Muhamedi a.s. në të gjitha luftërat që ishte pjesëmarrës. Faktet e historisë nuk kanë regjistruar as edhe një rast të vetëm që Muhamedi a.s. kishte masakruar robërit e luftës apo keqtrajtuar ata. Atëherë, ku mund t’ia atribuojmë veprimet e irrituara të dikujt në këtë rruzull tokësor, se ky është përkrahës i denjë i Muhamedit a.s. apo ky është përfaqësues i islamit?

Kurse, në anën tjetër, islami në çdo rrethanë apelon për tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Versete të shumta kuranore dhe porosi profetike thërrasin në paqe, bashkëpunim, dashuri dhe tolerancë. Me një fjalë, ato porosi japin të kuptojmë se Islami angazhohet në pafundësi të ndërtojë raporte ndërmjet shoqërive mbi të njëjtën bazë që ndërton raportet ndërmjet individëve, e ky raport është paqja. Paqja në islam është synimi i vetëm, i pari dhe i fundit. Paqja në islam është alfa dhe omega! Mbi këtë bazë ndërtohet kultura islame, e cila kultivon tolerancën e jo fanatizmin, njohjen e jo refuzimin, dashurinë e jo urrejtjen, dialogun e jo përplasjen, butësinë e jo dhunën, mëshirën e jo ashpërsinë, kultivon paqen e jo luftën.

IV

Në vend të përfundimit mund të konkludojë se, është gabim i madh ndërlidhja e ndonjë organizate terroriste me Islamin e pastër e burimor. Ata të cilët vrasin dhe shkatërrojnë në emër të Islamit, sjelljet e tyre nuk janë në përputhje fare me parimet e Islamit. Kurse, për disa që flasin apo komentojnë dhe bëjnë analiza rreth këtyre ngjarjeve, do të ishte mirë që, para se të marrin guximin e të flasim për islamin dhe myslimanët, të lexojmë për islamin dhe për historikun e tij në kohë. Dhe, këtë lexim le ta bëjnë duke qenë të zhveshur nga çdo botëkuptim eventual i krijuar me herët në mendjet e tyre.

Kësisoj do të mund të kuptojnë realisht se islami është fe hyjnore dhe paqedashëse. Ndërsa, në anën tjetër, nga të gjithë pjesëtarët e islamit, kudo që janë, duhet të kihet në konsideratë se, duhet të jenë përfaqësues të denjë të Islamit, jo vetëm me fjalët e tyre, por me sjelljet e veprimet e tyre tek masa e gjerë. Madje, një praktikë e tillë nga mbarë myslimanët, është më se e kërkuar në këtë kohë që po jetojmë duke u nisur nga thënia e urtë se “Vepra e një personi në mesin e njëmijë njerëzve ka më tepër ndikim se, fjalët e njëmijë njerëzve drejtuar një personi”.

Lus Zotin që gjithmonë të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzimit!

Telegrafi/com

QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

$
0
0
Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluzive

Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluziveSARANDË-Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec.

Gazetari i emisionit "Ajsberg' në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec.

Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane. Pritet në minutat në vijim arrestimi i sekretarit të Kokëdhimës, Agron Cane.



Tash duhet te presim pak per tu konfirmu lajmi por nji gja dihet Qeveria Rilindjes po len lesht ne jug duke hap vende pune, duke ba projekte nga ma madheshtoret.
Kuptohet falenderimi ktu i takon deputetit Koqo Kokdhima pa kontributin e te cilit asnje nga kto projekte nuk do te baheshin realitet.
Sigurisht ai nuk do te kishte arrit ktu pa ndihmen e nje stafi te kualifikum pjese e te cilit ashte edhe ky zoteria ma siper.

Ky me siguri do te kete lexu naten perpara ate prrallen me Qerosin qi shkon si puntor te Hoxha edhe ky i fundit e çon me marr kazmen e lopaten.
Ai mbasi shkon te gruaja e Hoxhes i thote me ka kerku hoxha me ju q* te dyjave (ty edhe vajzen) : jo i thote ajo s'ka mundsi !!!!

Ky i therret hoxhes me za te nalte atje ne fund te ares : Hoxhe a njenen a te dyja ???

Hoxha : te dyyyyja te dyyyyja.

Tash edhe ky sekretari do te kete marre ne tel Kokdhimen (qi me sa flitet si len gja mangut ktij te fundit) edhe do ta kete pyt

:Shef a njenen a te dyja ???

Hajde Rilindje hajde.....

Irfan Salihu : Kush jane ekstremistet e vertete?

$
0
0
Irfan Salihu : Kush jane ekstremistet e vertete?

Ne kohen e sotme shumica e mediave merret me kapjen e 40 muslimaneve ne kosove te cilesuar si ekstremiste. Ne fakt kush jane ekstremistet e vertete qe po terrorizojne , mashtrojne , vjedhin e degjenerojne popullin shqiptar?

Per me teper shikoni videon me poshte...



Misteri i kulturës kelte

$
0
0
Misteri i kulturës kelte


Të rënë nën goditjet e Perandorisë Romake, pasi sunduan shumë vende të Europës për më tepër se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, të cilët jetuan mes shekujve VIII dhe të dytë pas erës sonë, kanë lënë shumë dëshmi të civilizimit të tyre të lulëzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura të cilat ende në ditët tona janë të rrethuara nga një atmosferë e mistershme.
Gjurma e fundit që ka arritur deri në ditët tona nga qytetërimi i lashtë kelt është një varr i cili daton rreth 2.600 vjet më parë, i zbuluar dy vite të shkuara në afërsi të kalasë prehistorike të Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë, një nga vendbanimet më të rëndësishme dhe më të lashta kelte.

Emri:  Varri-kelt.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  34.2 KB
Varri kelt i zbuluar në Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë


Në brendësi të tij është gjetur një thesar i vërtetë: bizhuteri të shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e një gruaje dhe një fëmije (ndoshta djali i saj), gjë që të bën të kuptosh se personi i varrosur në këtë vend i përkiste aristokracisë së Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda një dhome të madhe nëntokësore me përmasa 4 x 5 metra dhe i ruajtur në gjendje të shkëlqyer.

Dyshemeje prej druri, e cila është gjithashtu e ruajtur mjaft mirë, është çelësi për të zbuluar edhe kronologjinë e varrit, kohën kur është varrosur gruaja, që sipas të gjitha gjasave i përket një familjeje aristokrate. Nga studimi rezulton se pema është 2620-vjeçare, prandaj, duke supozuar se pema u pre posaçërisht për të ndërtuar varrin në fjalë, atëherë i bie që gruaja të ketë vdekur në vitin 609 para erës sonë. Kjo e bën atë varrin mbretëror të një femre kelte më të vjetër në botë. Nga më shumë se 50 varre keltë që janë gjetur në qytetin e fortifikuar të Heuneburg, shumë prej tyre ende nuk janë gërmuar për të zbuluar se ç’fshehin brenda tyre, ndërsa shumë të tjerë presin të identifikohen.

Në mesin e atyre të hapur qëndron “Grupi Hohmichele”, një nekropol i përbërë nga të paktën 36 kodrina varrimi, që e merr emrin nga varri më i madh, Hohmichele.

* * *

Një nga gjërat më interesante dhe njëkohësisht misterioze që trashëgohet nga qytetërimi kelt është edhe kryqi i tyre. Po cili është në të vërtetë kuptimi i tij? Kryqi si objekt, që prej antikitetit të largët ka marrë kuptime të ndryshme simbolike në kultura të ndryshme si p,sh pikat kardinale, apo katër elementet e universit (uji, toka, ajri, zjarri), 4 stinët etj.

Emri:  Forma-e-kryqit-kelt.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  45.6 KB
Një kryq kelt


Sipas studimeve, ekziston mundësia që kryqi kelt, i përbërë nga dy krahë të gdhendur në një rreth, të simbolizojë universin, qendra e të cilit korrespondon në pikën e kryqëzimit të krahëve. Më vonë ai u përshtat nga Krishterimi në Irlandë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kryqi kelt u bë simbol i disa lëvizjeve shoqërore të krahut të djathtë, që i referohen qytetërimit të kelt, pikërisht popullit të formuar midis lumenjve të Rinit dhe Danubi rreth mijëvjeçarit të dytë para erës sonë dhe u përhapën në të gjithë Europën mes shekujve të shtatë dhe të katërt pas erës sonë. Këto lëvizje e konsiderojnë kulturën kelte, të bazuar mbi aristokracinë dhe luftën, si atë më origjinale dhe më autentike të gjithë Europës, e cila është e pastër dhe e “pakontaminuar” nga migrimet e njëpasnjëshme dhe dyndjet e popujve të tjerë.


* * *
Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

INTERVISTË / Alma Lama: ‘Mosmarrëveshja’ e Kadaresë duhet lexuar nga çdo shqiptar

$
0
0
Alma Lama: ‘Mosmarrëveshja’ e Kadaresë duhet lexuar nga çdo shqiptar


Alma Lama, deputete e LDK në Kuvendin e Kosovës, kohëve të fundit betejën e ka patur me ata që nuk lexojnë ose që lexojnë vetëm libra të fesë. Ka marrë kërcënime duke qenë se është pozicionuar qartë për vlerat perëndimore në Kosovë dhe kundër infiltrimit të çdo neo-otomanizmi apo arabizmi.


Emri:  alma-lama.jpg

Shikime: 1325

Madhësia:  28.0 KB

Më poshtë janë edhe tekstet e saj, ato që ndoshta e kanë frymëzuar për të mbajtur qëndrime të tilla…

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj….Alma_Lama

Titullohet “La pettite Paroisse” i Alfonse Daudet, i botuar më 1895, në Paris, dhuratë nga një mik italian. Nuk e kam lexuar ende, por sapo të perfeksionoj frëngjishten do ta lexoj.

-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Nëse është fjala për letërsi, marr autorët e njohur dhe në përgjithësi kryeveprat e letërsisë botërore, të cilat edhe pse i kam lexuar pjesën më të madhe në vitet e studimeve, dëshiroj t’i kem në bibliotekën time. Por edhe për titujt e rinj, në përgjithësi parapëlqej të informohem për autorin dhe për librin përpara se ta blej. Libra të tjerë i zgjedh sipas titujve, dmth marr ata libra të cilët i kam ndeshur në literaturë dhe e di se janë të rëndësishëm në fushën që i përkasin.

-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Jo, nuk i kam lexuar, pasi kam shumë dhe është një ndjenjë e mirë kur afrohem pranë saj për përzgjedhur librin që më duhet të lexoj ta zëmë gjatë javës. Pra nuk kam nevojë të dal nga shtëpia për të kërkuar apo blerë libra. Unë blej libra në çdo panair që hapet në Prishtinë dhe Tiranë dhe gjithmonë kam libra rezervë për të lexuar. E kam kthyer në një traditë këtë, dhe pasja e shumë librave më krijon edhe një ndjenjë sigurie.

-Libri i parë që keni lexuar…

Nuk më kujtohet titulli, kam qenë në klasë të parë dhe atë ditë që kam mbaruar shkronjën e fundit në abetare babi më ka sjellë një grumbull me libra, kuptohet përralla. Nuk mbaj mend cilin e kam lexuar të parin.

-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

Kam qenë në klasë të katërt më duket, dhe pata kursyer për të blerë një libër të një autoreje angleze. Më duket quhej “Qilimi fluturues” dhe kishte kapak si të gjelbër. Është e njëjta autore që ka shkruar “Pesë fëmijët dhe xhuxhi i rërës”, por emri i saj s’më bie ndërmend. Fatkeqësisht më ka humbur ai libër, por kur isha fëmijë e kam lexuar dy apo tri herë.

-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?

Unë kam dëshirë që librat që më pëlqejnë, t’ua rekomandoj edhe të tjerëve. I ndaja me shoqërinë, zakonisht me shoqen e ngushtë.

-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

Po, kam pasur kartën e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, dhe kam marrë shumë libra aty, pjesën më të madhe të literaturës. Më herët, në shkollë tetëvjeçare, librat kryesisht m’i sillte babai nga biblioteka e shkollës ku punonte si mësues. Por kam pasur fat sepse kam pasur një bibliotekë shumë të pasur edhe në shtëpi, dhe lexoja shumë nga titujt e saj. Librat e letërsisë shqipe në përgjithësi i kam lexuar gjatë shkollës 8-vjeçare.

-Sa shpesh shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

Dikur shkoja shumë shpesh, dy-tri herë në javë, edhe për të lexuar aty. Por tani këtu në Prishtinë nuk shkoj. Librat që më interesojnë i blej vetë, ndërsa të tjerë i gjej në mënyrë elektronike dhe i lexoj në anglisht. Kohët kanë ndryshuar tani, biblioteka jote mund të jetë e padukshme, në kompjuterin apo iPadin tënd.

-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse?

Marr libra nga të tjerët dhe në përgjithësi i kthej. Ka edhe libra që nuk i kam kthyer, por pa qëllim. Nuk mund ta përmend titullin sepse po ta lexojë, do të ma kërkojë t’ia kthej J por njërit pasi kaloi shumë kohë, nuk ia ktheva librin. Në fakt e dija që e kishte blerë atë libër shumë të vlefshëm, vetëm për dekor zyre.

-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Po kam humbur disa, një e përmenda më sipër, por edhe të tjerë. Nuk e di kujt ia kam dhënë librin me vargje të Pablo Nerudës, por ato poezi ende i dashuroj.

-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?

Kur isha fëmijë lexoja libra për të rritur, i merrja si fshehurazi. Por unë i përkas brezit që nuk kishte nevojë të lexonte libra të ndaluar nga regjimi, pasi ato nuk ekzistonin më. Pra kur unë fillova të rritem, ndodhën ndryshimet e mëdha demokratike në Shqipëri, dhe u përmbys bota totalitare që ndalonte edhe librat. Në fillim të viteve ’90 vrullshëm depërtuan të gjithë titujt e ndaluar të letërsisë, psikologjisë, filozofisë dhe secili që kishte dëshirë të lexonte, mund të gjente tituj dikur të ndaluar. Unë, për shkak të moshës isha më me fat se ata që u ishte dashur të lexonin libra ilegalisht, e madje të rrezikonin edhe sigurinë e tyre.

-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Ky është riti që më pëlqen më së shumti në raport me miqtë e mi. Më kanë dhuruar plot libra, por edhe unë e kam si dhuratën e preferuar për t’ua bërë të tjerëve. Ta zëmë “Vargjet Satanike” (në italisht ) të Salman Rruzhdie i kam dhuratë, apo “Gomorra” e Roberto Savianos, që m’i kanë sjellë dy miq gazetarë nga Italia. Nëse janë nga ndonjë vend i huaj, zakonisht iu blej libra me qëllimin për t’i rrëfyer më shumë se kush jemi ne shqiptarët. Kam edhe shumë libra që m’i kanë dhuruar vetë autorët. Por vetë blej titujt që më interesojnë.

-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?

Zakonisht lexoj shtrirë në krevat, nën dritën e abazhurit. Preferoj gjysmerrësirën dhe qetësinë. Por lexoj edhe në ambiente të tjera, varësisht ku jam dhe kur kam kohë. Kur udhëtoj me avion e shfrytëzoj 100% të kohës për të lexuar. Në çdo udhëtim marr libra me vete, po kështu gjatë pushimeve verore e kam kohën që lexoj më së shumti, krahasuar me pjesën tjetër të vitit.

-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

Lexoj në anglisht dhe në italisht.

-Çfarë po lexoni këto ditë?

Këto ditë po lexoj një libër që më duhet për doktoraturën. Është në anglisht dhe titullohet “International governance of war-torn territories” (Qeverisja ndërkombëtare në territoret e dala nga lufta), i Richard Caplan.

-Mbani shënime kur lexoni?

Mbaj shënime, kur më duhen, edhe nënvizoj tekstet që më pëlqejnë, por jo gjithmonë. Do të doja të jem më e organizuar në këtë aspekt pasi është vështirë të mbash mend. Por janë disa libra aq të vlefshëm, aq të mirë, sa kur i përfundoj më vjen keq pse përfundojnë dhe këtu s’po flas për letërsi, që do të ishte normale kjo ndjenjë, por për libra politikë apo diplomatikë, apo historikë. Këtyre iu kthehem shpesh për të rilexuar pasazhe.

-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues?

Nuk mund ta bëj dallimin se cila më tërheq më shumë, proza apo poezia. Të dyja janë të fuqishme. Vargjet e Dantes janë po kaq të madhërishme sa proza e Hygoit apo Floberit; Dramat e Shekspirit të lënë pa frymë, ashtu sikurse letërsia magjike e Markezit. Vargjet e Sharl Bodler apo Artur Rembo apo Pol Elyar më krijojnë ato ndjesi, që për nga intensiteti mund të jenë të ngjashme me ato që të krijon Xhojs, apo Kamy. E lista mund të vazhdojë pa fund. Vargjet e Nerudës i mbaja mend deri vonë, e po kështu të Tomas Eliot, por si mund ta harroj fjalinë e parë të Markezit në “Dashuri në kohërat e kolerës”: Ishte e pashmangshme: era e bajameve të hidhura i kujtonte gjithmonë fatin e dashurive të ndaluara…

Në përgjithësi lexoj librat përfaqësues, edhe kur autori është i madh.

-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

Do ia filloja me Kadarenë. Libri i tij “Mosmarrëveshja” duhet të lexohet nga çdo shqiptar, por edhe prozat e tij të mrekullueshme, “Kosova, një histori e shkurtër” e Malcolm, “Abraham Linkoln” e Karl Sendberg, “Ferma e Kafshëve” e Orwell, “Hamleti”, “Të mjerët”, “Lufta dhe Paqja”, “Krim e Ndëshkim”, “Komedia Hyjnore”, “Iliada”, “Fausti”, “Shoqëria anarkike”, “Përplasja e qytetërimeve” etj, etj.

-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Nuk mendoj se mund të gjendet një i tillë. Mbase këtë titull do ta meritonte ndonjë kryevepër e letërsisë botërore, si p.sh ‘Komedia Hyjnore’, apo tragjeditë e Shekspirit.

-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin?

Danten, “Hamletin” e Shekspirit dhe “Diplomacia” e Henri Kisinger.

-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, -George Orwell, Ferma e Kafshëve

-Na thoni një varg të preferuar poezie…

“Kosova është gjaku im që nuk falet” -Ali Podrimja

-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Tani që më pyesni më bien ndërmend shumë personazhe, por po veçoj zonjën Bovari, për të cilën Floberi i akuzuar në gjyq deklaroi: “Zonja Bovari jam unë”.

-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Autografi më i çmuar është ai i shkrimtarit Ismail Kadare, në librin e tij “Mbi krimin në Ballkan”, të cilin ma ka dhuruar së bashku me një dedikim. Të çuditshëm nuk më kujtohet të kem ndonjë…si interesant do të veçoja edhe autografin e ish-presidentit të Katalonjas, Jordi Pujol, një personazh i politikës dhe historisë së këtij vendi.

* * *

MAPO
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

ANALIZA / Preç Zogaj: Demokracia në një sprovë jetike

$
0
0
Demokracia në një sprovë jetike

Preç Zogaj


Paketa e ligjeve që u miratuan me goditje të përqendruar në seancën e fundit të sesionit parlamentar të datës 31 korrik po përplaset këto ditë me skalionin e parë të institucioneve të pavarura – me atë të Presidentit të Republikës – në një betejë që ka trokitur si një sprovë jetike për forcën dhe qëndrueshmërinë e demokracisë në vend. “Ligji jam unë” apo Kushtetuta? Shpikjet allashqiptare apo standardet euroamerikane? Oligarkia Rama-Meta apo demokracia? Këto janë diadat, kjo është përplasja. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është pozicionuar qartë duke kthyer dje për rishqyrtim në Kuvend tri prej ligjeve në fjalë, që bashkë më një tjetër të kthyer pak ditë më parë, bëhen katër. Relacionet që shoqërojnë dekretet për kthimin e këtyre ligjeve janë publikuar. Kushdo mund t’i lexojë dhe të krijojë vetë një mendim për argumentet e natyrës kushtetuese, ligjore dhe deri logjike mbi të cilat i ka mbështetur Presidenti vendimet e tij. Çarjet logjike janë me shumicë në ligjet e hartuara me nxitimin dhe frymëzimin partizan të qeverisë. Ato nuk i bëjnë përshtypje dhe “nuk e ndalin” zotin Rama. Por shkeljet kushtetuese flagrante, që synojnë në thelbin e tyre të krijojnë një si “shtet të qeverisë” brenda shtetit ligjor që kemi, nuk mund të kalojnë pa u thyer shteti ligjor dhe pa u bërë Shqipëria antidemokratike. I vetëdijshëm ndoshta për ketë, Kryeministri ka reaguar dje me fraza retorike, pa i përmendur fare argumentet e Presidentit, vetëm kundër kthimit të ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, duke heshtur për tri ligjet e tjera. Por jemi vetëm në fillimin e përplasjes. Sipas së përditshmes “Panorama”, Presidenti po përgatit dekretet për kthimin në Kuvend edhe të dy akteve të tjera të seancës së 31 korrikut: Ndarjen e re territoriale dhe marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë çeke “ÇEZ”, që konsiston në rimarrjen dhe rishtetëzimin nga Shqipëria të 76 për qind të aksioneve të kësaj kompanie kundrejt shumës 95 milionë euro që do t’u paguhet çekëve nga taksapaguesit shqiptarë.

Pa përjashtuar të rejat që mund të sjellë Presidenti në relacionin e tij për kthimin e ndarjes territoriale, ka ndërkaq argumente që janë në dritë të diellit dhe nuk do të mund t’i anashkalonte as vetë Kryeministri Edi Rama po të mbante postin e Presidentit të Republikës. Argumenti numër një është ai që lidhet me zbatimin e nenit 108 të Kushtetutës, nen i cili sanksionin të drejtën e qytetarëve për të dhënë mendimin e tyre për çdo ndryshim të kufijve aktualë të bashkive e komunave ku jetojnë. Me këtë nen Kushtetuta e ka vendosur ndarjen territoriale në një rang me vetë zgjedhjet përsa i përket protagonizmit qytetar. Ashtu si zgjedhjet nuk mund të bëhen pa votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve, edhe kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa marrë mendimin e tyre. Nuk ka një çështje tjetër në Kushtetutë që të jetë ekskluzivitet i qytetarëve, i shprehur me dispozitë të veçantë. Kjo jo rastësisht. Njihet oreksi gjenuin që ka pushteti qendror për të kafshuar vendorin. Sidomos në vendet me demokraci të reja ku qendrori ka vështirësi të pranojë autonominë vendore. Ndaj në nenin 108 Kushtetuta ka veshur me pushtet qytetarin duke e bërë gardianin e vetëqeverisjes vendore. Si është zbatuar ky nen dhe nene të tjera të Kushtetutës që atakohen nga ndarja e re? A janë pyetur dhe në ç’mënyrë janë pyetur qytetarët? Nëse janë pyetur në një formë të caktuar disa syresh, siç pretendon qeveria, pse nuk janë pyetur të tjerët, pse janë injoruar shumica dërmuese e tyre? Kush mund t’i dalë zot këtij diskriminimi masiv dhe të pastër që i ka trajtuar qytetarët shqiptarë ca si të nënës dhe shumicën si të njerkës? Në fund të fundit, çfarë letrash e provash ka qeveria për të treguar se ka marrë mendimin e qytetarëve për hartën e saj? Kryetari i shtetit ka kërkuar patjetër informacion për këtë element të drejtpërdrejtë të kushtetutshmërisë së hartës. Nëse nuk ka marrë informacion, aq më keq për qeverinë. Nëse ka marrë, por informacioni nuk e ka bindur se qytetarët janë pyetur, kthimi i aktit për rishqyrtim në Kuvend, shoqëruar me transparencën dhe sugjerimet përkatëse, është një akt i domosdoshëm.

Presidenti i Republikës nuk mund të bëjë asnjë koncesion në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve të Kuvendit. Edhe po të jenë votuar nga 140 deputetë. Ca më pak mund ta bëjë ketë për ndarjen territoriale dhe ligjet e tjera në shqyrtim që janë votuar nga një shumicë e sforcuar dhe e sajuar që nuk ka dalë nga vota e lirë politike e shqiptarëve (shumica Rama-Meta nuk kanë fituar 84 deputetë), por nga spostimet, kombinacionet dhe pazaret e ulëta pas zgjedhjeve. Deputetët me përvojë të shumicës e dinë shumë mirë se çfarë ligjesh janë këto që kthehen. Asnjërit prej tyre nuk i ka hije të impenjohet në lojëra fjalësh për të vulgalizuar një çështje kaq serioze. Këtu nuk është fjala për të kthyer ligje dhe akte që pasqyrojë programin, shqetësimet, synimet dhe zgjidhjet e qeverisë brenda kornizës së Kushtetutës. Ka gjithnjë debate dhe përplasje mes palëve politike për taksat, për borxhin, për rendin, për investimet, për dëmshpërblimet, për pensionet, për legalizimet, për shëndetësinë, për arsimin e tjerë, e tjerë. Shumica i vulos me votë zgjidhjet e saj. Opozita regjistron kundërshtimin. Presidenti i Republikës as është inkurajuar, as ka kthyer me sa kujtoj unë ligje dhe akte të kësaj natyre, edhe pse politikisht mund të mos ketë qenë në një mendje me shumicën që i ka votuar. Janë kthyer e po kthehen ligje dhe akte që çekulibrojnë ekuilibrat e pushteteve dhe prekin shtyllat e sistemit demokratik të sanksionuar në ligjin themeltar të shtetit; ligje dhe akte që nuk u janë shtruar asnjëherë për votim zgjedhësve shqiptarë në formën që u ka dhënë shumica qeveritare; ligje dhe akte që atakojnë standardet perëndimore të pranuara edhe nga Shqipëria.

SHBA, BE, OSBE kërkuan njëzëri shtyrjen e ndryshimeve në ligjin e KLD-së dhe marrjen paraprake të opinionit të Komisionit të Venecias, që është komisioni i standardeve europiane për legjislacionin demokratik. Fjala “shtyrje” ishte një eufemizëm për t’i dhënë kohë Edi Ramës të numërojë disa herë deri në njëqind, siç e kishte zakon Cezari, për të mos bërë një veprim të nxituar. Pra “shtyrja” kishte kuptimin e konsultimit me ata që dinë me shumë dhe anulimit paskëtaj të këtij ligji antidemokratik, e gjithë kjo në ruajtje të nderit të qeverisë shqiptare që e kishte draftuar. Nëse Rama dhe Meta e bënë veshin të shurdhër ndaj alarmit dhe sugjerimeve miqësore të partnerëve tanë perëndimorë, kjo nuk do të thotë se u shurdhuan të gjitha institucionet në këtë vend. Presidenti ka gjetur shkelje të Kushtetutës në ligjin në fjalë. Zakonisht çdo ligj antidemokratik është njëherësh edhe antikushtetues, duke qenë se Kushtetutën, për fat, e kemi demokratike në shtyllat e saj kryesore. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për ndryshimin në ligjin për Policinë e Shtetit, që ka parashikuar të ngrejë një institucion hetimi që dublon Prokurorinë, edhe për marrëvëshjen me ÇEZ, ku qeveria jonë nuk ia ka lënë drejtësisë ndërkombëtare ta zgjidhë lëmshin e borxheve të ndërsjella, por ka futur dorën në xhepin e çdo shqiptari dhe këtë e quan kompromis!

Edhe pse Presidenti nuk ka të drejtën e vetos, mosfirmosja dhe kthimi për rishqyrtim i ligjeve të lartpërmendura është një akt më vlerë dhe rëndësi të madhe për zhvillimet demokratike në vend. Kthimi është një thirrje e re drejtuar arsyes dhe bonsensit, një mundësi e re për konsultime të reja, reflektime dhe korrigjime që shkojnë në linjën e përputhjes në frymë dhe në germë të këtyre ligjeve me Kushtetutën e vendit. Qëndrimet konstante paragjykuese të Ramës dhe përfaqësuesve të tjerë të shumicës ndaj institucionit të Presidentit nuk lënë shpresë se ata do të ndalen qoftë edhe një çast te argumentet e zotit Nishani, por do të vijojnë avazin “ai të bëjë të veten, ne bëjmë tonën”. Shembullin e dha dje vetë zoti Kryeministër në reagimin e tij. Dekretet e Presidentit mund të rrëzohen. Por kjo nuk do të thotë ende se “ligjet” në fjalë fituan. Ata do përballen me pengesën e radhës, me Gjykatën Kushtetuese, ku sipas bindjes sime, do të thyejnë hundët, siç ka ndodhur me aktin normativ për nëpunësin civil, me vendimin për prishjen e ndërtimeve me leje dhe me plot akte të tjera antikushtetuese të qeverisë. Realisht rruga është gjithnjë në ngjitje për ligjet antidemokratike të Ramës.

Po si është e mundur që ai ngulmon në rrugën e paligjshmërisë? A mos vallë Rilindja e tij është në armiqësi organike me sistemin demokratik? A mos vallë premtimet e tij shëlbyese për “t’i dhënë fund rrënimit” duhet të shkelin mbi ligjet në fuqi për t’u bërë realitet dhe rrugë tjetër nuk ka? A mos vallë nuk mund të bëhet Shqipëria sipas kuptimit që ka shumica Rama-Meta pa u rënë ndesh Kushtetutës dhe demokracisë? Përgjigjja e menjëhershme, e prerë, thjesht si një e bëjnë dy është: Zgjidhjet antidemokratike janë gjithnjë e keqja më e madhe, asnjëherë e keqja më e vogël dhe kurrën e kurrës e mira e publikut. Megjithatë, ia vlen të vizitohen arsyet e Ramës dhe skuadrës së tij kur i propozojnë vendit pa u skuqur fare, në emër të rilindjes, akte dhe zgjidhje që sfidojnë rendin kushtetues. Për arsye se mjaft gjëra nuk kanë shkuar mirë ose kanë shkuar keq në vendin tonë përgjatë viteve, Kryeministri Edi Rama ka qenë i mirëpritur nga një pjesë e madhe e publikut të jepte disa “zgjidhje me shpatë”, që do të frenonin, kufizonin e çrrënjosnin dora-dorës informalitetin dhe kriminalitetin, që janë dy nga sëmundjet endemike më të tmerrshme të demokracisë sonë. Rilindja si propozim dhe slogan politik ka marrë jetë në këtë kantier mendor të luftës dhe zhbërjes. Rreziku që përmbante kjo qasje e duhishme ka qenë, sipas mendimit liberal, një lloj puritanizmi me nuanca jakobine jashtë kohës, por që Rama do të mund ta evitonte duke qëndruar brenda Kushtetutës me nismat e tij. Liberalët duhet të nënqeshin sot me frikën e tyre diskrete. Me të ardhur në pushtet, nismat dhe reformat e mëdha të Ramës katandisen në akte të hakmarrjes meskine ndaj kundërshtarëve politikë. Informaliteti dhe kriminaliteti që kishte premtuar të nxirrte në gjyqin e historisë kanë marrë në qeverisjen e tij një status që nuk e kanë gëzuar kurrë më parë, diplomat false kanë timonin në një numër shumë të madh postesh në gjithë piramidën e Ekzekutivit. Hipokrizia e rrëzoi Rilindjen përpara se ta rrëzonte dështimi. Sot, gjithkush që ka një minimum njohurish për shoqërinë e hapur, e kupton se shumica Rama- Meta përpiqen t’i çojnë përpara nismat e tyre duke shkelur Kushtetutën jo se kanë hallin të shpëtojnë drejtësinë apo pushtetin vendor, por thjesht sepse duan t’i kapin ato, t’i kenë në duart e tyre. A do t’ia arrijnë? Unë them jo. Demokracia ka krijuar mjetet e veta të vetëmbrojtjes që nuk mund të thyhen derisa të ekzistojë hapja. Presidenti, Gjykata Kushtetuese, referendumet popullore janë një trinitet i qëndrueshmërisë së demokracisë përballë arbitraritet dhe antiligjit të çdo natyre. Nuk shtrohet çështja për të ruajtur status quo-në e gjërave që shkojnë keq. Askush në Shqipëri, as opozita, nuk është kundër reformës administrative territoriale, kundër reformës në Drejtësi e tjerë, e tjerë. Por çdo reformë duhet të respektojë kuadrin kushtetues. Zgjidhjet me shpatë duhet të jenë ligjore dhe demokratike. Antidemokracia, edhe kur niset nga arsyet shtetërore, e bën gjendjen shumë më keq se sa është. Qeveria duhet t’i përshtatet demokracisë, dhe jo demokracia qeverisë. Këto janë vetëm disa nga aksiomat e ligjvënies në shoqërinë e lirë. Që nuk mund të shkelen.


** * **

Panorama

E verteta mbi Bankat Qendroe dhe Ciklet e Biznesit

$
0
0
E verteta mbi Bankat Qendroe dhe Ciklet e Biznesit - The Truth About Central Banking and Business Cycles

E verteta mbi Monopolet dhe ligjet anti-Trust

$
0
0
E verteta mbi Monopolet dhe ligjet anti-trust - The Truth About Monopolies and Anti-Trust Laws


Viewing all 24430 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>