Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24435 articles
Browse latest View live

Ekonomia sipas shkolles Austriake te mendimit

$
0
0
What Austrian Economics IS and What Austrian Economics Is NOT with Steve Horwitz



Pyetje?????????

$
0
0
Isha kureshtare te dija nese ne Shqiperi ka shtepi botuese qe botojne graphic novels dhe libra te ilustruar(comix).
...Kuptohet,jo vetem rrefime per femije dhe adoleshente :)

Rama prezanton 2 projekte për Jugun, miqtë virtualë: Z. Kryeministër, po Veriu?

$
0
0
TIRANE-Kryeministri Edi Rama garantoi sot se pas “LungoMares”, projekti për Vijën Bregdetare të Vlorës, projekte të tjera madhore do të celen për zona të tjera në jug. Në rrjetin social, Twitter dhe Facebook, kryeministri bën me dije se “Pas projektit të Vijes Bregdetare të VL së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë.
Rreth 3 orë nga ky publikim, Rama shton se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur’.
Rama shton me tej se "Projekti RAB nje baze per programin e ti te zhvillimit ekonomik te Himares se Rilindur nga ndarja e re territorial".

E meqënëse këto janë bërë të ditur në rrjete sociale ku kryeministri është tepër aktiv me postime, miqtë virtualë i kujtojnë kryeministrit se Shqipëria nuk është vetëm Jug.
“Kur do merresh me Veriun more Edi”, shkruan një prejt tyre. Dikush i kujton Rrugën e Arbrit dhe shumë të tjerë Shkodrën, Velipojën.
Plot shqetësim kanë qenë dhe komente mbi rrugën në hyrje të Pogradecit, aks që prej 2 vitesh ka vështirësuar turizmin tepër në këtë qytet.
Por ka dhe shumë nga miqtë virtualë që e inkurajojnë kryeministrit në projektet që ka publikuar, por nuk mungojnë dhe fjalë fyese dhe plot ofendime.

Rreth mbremjes, ora 23:00, po ne Facebook e Twitter, kryeministri Rama respektoi miqte virtuale dhe u percolli nje pergjigje.
"Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo,psh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh e do ta cojmë deri ne Plave-Guci".

Emri:  92227.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  85.7 KB

Balkanweb
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza

$
0
0
Ministria: Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza

Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar pjesërisht 150 xhami në Gaza, tha ministria.
Në sulmet e vazhdueshme kundër Rripit të Gazës, Izraeli ka shkatërruar plotësisht 60 xhami në territorin palestinez, tha Ministria Palestineze për Çështjet Fetare.
Në një deklaratë të premten, Ministria tha se 20 xhami janë rrafshuar me tokë në qytetin e Gazës, 11 në veri të Rripit të Gazës, 17 në jug të qytetit Khan Younis, 10 në qendër të Rripit të Gazës dhe dy në qytetin jugor Rafah.
Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar pjesërisht 150 xhami, tha ministria.
Izraeli ka ka bombarduar vazhdueshëm Rripin e Gazës për gati një muaj, që nga data 7 korrik 2014, duke vrarë të paktën 1894 palestinezë dhe plagosur 9817 të tjerë. Mijëra shtëpi janë shkatërruar nga ofensiva izraelite.
Të paktën 64 ushtarë izraelitë janë vrarë në beteja me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës dhe tre civilë, sipas shifrave të Izraelit.
Izraeli rifilloi sulmet ajrore të tij në Rripin e Gazës të premten, pas kalimit të një armëpushimi tre-ditor me fraksionet palestineze pas dështimit të bisedimeve të tyre indirekte në Kajro.
Në Rripin e Gazës, e cila është shtëpia ku jetojnë 1.8 milionë palestinezë, të cilët janë nën një bllokadë rrënuese izraelite që nga viti 2006, që ka përkeqësuar jetesën e palestinezëve në enklavën bregdetare.

Burimi: AA
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ==

ISIS, islami dhe shoqëria kosovare sot

$
0
0
ISIS, islami dhe shoqëria kosovare sot

Jakup Çunaku

Në kohën e fundit në shoqërinë kosovare e më gjerë është debatuar shumë dhe po vazhdohet të debatohet rreth aktiviteteve të organizatës ISIS (ang. Islamic State of Iraq and Al Sham) që vepron në Siri dhe Irak. Bile, gati që ishte temë e pashmangshme gjatë tërë festes së Bajramit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk kam hasë në asnjë individ të vetëm, mysliman apo jomysliman, besimtar apo jobesimtar, që është pajtuar me aktet e tyre. Pajtohemi plotësisht se veprimet e të gjithë atyre që vrasin dhe shkelin normat njerëzore janë të papranueshme për shoqëritë në mbarë botën. Ato vepra janë edhe më të shëmtuara dhe më të papranueshme për vetë myslimanët në përgjithësi dhe myslimanët në Kosovë në veçanti, kur ato vepra kryhen në emër të fesë dhe të drejtës fetare. Kjo për faktin se nuk mund të bashkohet dhuna dhe islami në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë.

Këtë e them me shumë bindje duke u mbështetur fuqishëm në burimet kyçe të fesë islame, Kuranin dhe traditën profetike të Muhamedit a.s., të cilat burime shumë teologë islamë në këto ditë i kanë shpalosur për masën e gjerë nëpërmjet mediave të shkruara dhe në ato elektronike.

II

Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), apo i njohur me emrin e ri Shteti Islamik (ang. Islamic State - IS), është organizatë e armatosur dhe që u themelua nga jordanezi Ebu Musab El-Zarkavi pas intervenimit amerikan në Irak dhe ndjek mentalitetin të grupit të Al-Kaidës. Ky grup në fillim të operacionalizimit zhvillonte aktivitetet të armatosura guerile nën moton “rezistencë ndaj pushtimit”.

Nën frymën e zhvillimeve të fundit në shumë shtete të botës arabe për përhapjen e demokracisë, të njohur si “Pranvera Arabe”, situata politike shumë shpejt u përshkallëzua edhe në Siri. Populli sirian, nga vullneti i mirë që kishte për ndërtimin e një shteti demokratik, paqedashës, prosperues dhe të qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, i vërshoi rrugët e qyteteve dhe fshatrave me demonstrata paqësore.

Pas një kohë relativisht të shkurtë demonstratat kaluan në një konflikt të armatosur ndërmjet protestuesve paqësor dhe forcave të regjimit sirian. Vrasjet e shumta në radhët e popullit civil të paarmatosur sirian, shtynë popullin paqedashës sirian të formojmë nga vullnetarët sirian forcat çlirimtare me emrin “Ushtria e Lirë Siriane”.

Mirëpo, pas një periudhe relativisht të shkurtër, grupacioni në fjalë, ISIS, u shfaq në skenë me pretendimin se do të ndihmojë popullin sirian kundër regjimit të Beshar al-Asadit. Ky grup përbehej nga shumë luftëtarë të kombësive të ndryshme, arabe dhe joarabe. Qëllimi i ISIS-it i proklamuar tek njerëzit e atij regjioni dhe tek luftëtarët vullnetarë sirianë ishte krijimi i "Shtetit Islam” apo “Hilafeti Islam", shtet ky që do vepronte me ligjin e Allahut. Por, çka ndodhi në praktikë?

Grupi ISIS që u shfaq diku në vitin 2013 në Siri, doli të jetë shumë larg prej qëllimeve të revolucionit sirian apo çlirimtarëve sirianë. Bash përkundrazi, ISIS jo vetëm që nuk e ndihmoi kauzën e popullit sirian për çlirim, por ata e përçanë frontin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të opozitës siriane, e cila që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Siri u njoh nga bashkësia ndërkombëtare si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.

Me daljen në skenë të ISIS-it dhe Xhebhetu-al-Nusra (organizatë tjetër e involvuar në luftën civile në Siri) nuk vonoi shumë dhe gjërat ndryshuan shumë për të keqen e popullit sirian. Krahu çlirimtar sirian dhe opozita legjitime filluan me ndasitë dhe divergjencat dhe sot skena siriane është më e komplikuar dhe më shumë e ndarë sesa kurrë ndonjëherë më parë.

Çlirimtarët sirianë sot ndihen të ndarë në grupacione, të lodhur, të pesimizuar nga fakti se fronti i tyre tani më është shumë i gjerë. Deri dje çlirimtarët sirian luftonin kundër forcave të regjimit të Bashar al-Asadit, kurse tani ata luftojnë edhe kundër grupit të armatosur ISIS dhe grupit al-Nusra. Ky front i gjerë është i papërballueshëm për popullin sirian, i cili çdo ditë e më shumë ndihet i lodhur, i rraskapitur dhe i pafuqishëm në realizimin e synimeve të revolucionit. Fatkeqësisht, në ditët e sotme konflikti në Siri ka mbetur nën hijen e zhvillimeve të organizatës ISIS. Tani e tërë vëmendja e mediave është e përqendruar rreth aktiviteteve të “Shtetit Islam” dhe shumë pak flitet dhe raportohet për atë se çfarë po ndodhë tani në Siri dhe për vuajtjet e popullit civil të Sirisë.

III

Ajo që është e rëndësishme të dihet në këto momente është se a vërtetët islami si fe qiellore thërret dhe praktikon dhunën? A lejon feja islame vrasjet e tilla? Çfarë realisht është raporti ndërmjet fesë islame dhe organizatës ISIS apo të ashtuquajturit “Shtetit Islam”?

ISIS - edhe pse si organizatë e vetëdeklaruar se është ndërtuar mbi bazën fetare islame - në fakt ata me veprimet e saja demonstrojnë qartë se janë shumë larg nga islami burimor i mbështetur në Kuran dhe traditën profetike dhe në ndërgjegjen e pastër njerëzore. Ajo që ne shohim nëpërmjet mediave lokale dhe ndërkombëtare për dhe rreth aktiviteteve të ISIS-it, si vrasjet, shkatërrimet, skena të dhunshme dhe brutale, prerje kokave te njerëzve, e shumë të tjera, nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë paqedashëse islamin dhe myslimanët e denjë. Bile, krejt këto akte dhune dhe krime, nuk i shkojnë përshtati askujt më shumë sesa atyre që nuk ia donë të mirën islamit dhe njerëzimit.

Aktivitetet e ISIS në Siri dhe në kohën e fundit edhe në një pjesë të Irakut, si dhuna ndaj popullsisë civile, vrasjet në grupe, shkatërrimin e objekteve të kultit të pjesëtarëve të besimeve tjera, e shume të tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet që dalin nga Kurani dhe tradita e profetit Muhamed a.s. si në synime, metodologji, komunikim, trajtimin e problemeve të luftës, robërit e luftës, qasjen ndaj objekteve fetare (çfarëdo qofshin ato), etj.

Unë nuk po mund të kuptoj mentalitetin e vrasjes se fëmijëve, grave, pleqve, njerëzve të paarmatosur! Kush vallë janë ata njerëz që i japin vetvetes të drejtën për veprime të tilla? Nga dhe ku gjejnë mbështetje fetare islame për të vepruar ashtu?! Edhe në rast se dikush beson në diç tjetër përveç Allahut, nuk lejohet në asnjë rast vrasja e tij ashtu siç ne po e shohim në televizionet tona? Në anën tjetër, si është e mundur që disa analistë, gazetarë, individë dhe fytyra publike, tërë këto akte dhune t’ia ngarkojnë me kaq lehtësi fesë islame dhe myslimaneve në Kosovë!? Bile, i japin vetës të drejtë që të etiketojnë islamin dhe myslimanët me ekstremizëm, radikalizëm, e zeza e vendit tonë, etj. Këta njerëz, a lexojnë për islamin apo flasim me hamendje?

Të lexohet për islamin, për Kuranin, Muhamedin a.s. apo edhe Hilafetin islam, në asnjë moment nuk mund hasësh në një mentalitet që shtynë në dhunë, vrasje, tortura etj. Por, bash përkundrazi, islami në tërësi thërret në paqe, mirëkuptim, falje, vendosmëri dhe bashkëpunim. Këtë nuk e them unë nga dëshira ime, por këtë e kanë thënë shumë dijetarë e mendimtarë përgjatë 14 shekujve dhe këtë e kanë dëshmuar shumë jomyslimanë e historianë objektivë perëndimorë dhe joperëndimorë, si Tomas Arnold, Gustav Lë Bon dhe shumë të tjerë. Edhe presidenti amerikan Barak Obama, bartës i çmimit Nobel për Paqe, në fjalim e tij të mbajtur në Universitetin e Kajros në vitin 2009, ndër tjera kishte thënë: “...Islami ka një traditë krenarie të tolerancës. Ne e shohim atë në historinë e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë Inkuizicionit. Unë pashë atë drejtpërsëdrejti si një fëmijë në Indonezi, ku të krishterë të devotshëm luteshin lirisht në një vend mysliman... Dhe, gjatë gjithë historisë, islami ka treguar përmes fjalëve dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare dhe të barazisë racore”.

Islami aq larg e trajton çështjen e njerëzimit sa që nuk lejon në asnjë rrethanë të ketë dallime ndërmjet njerëzimit. Feja islame ndërton konceptin e qartë se njerëzimi përbëhet nga një tërësi shoqërore, ngase të gjithë njerëzit i përkasin së njëjtës gjini. Edhe pse mund të kenë dallime, por në esencë ata janë të njëjtë, sepse që të gjithë janë nga një babe dhe një nëne (Ademi dhe Hava): “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra” (Kuran, 4:1).

Në shumë porosi kuranore dhe profetike shpjegohet shumë qartë se në islam nuk ka përparësi përkatësia racore, sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Zoti i tyre. Andaj kërkohet nga njerëzit që të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe se nga ata kërkohet të njihen, takohen, dhe të bashkëpunojnë mes tyre për qëllim të shfrytëzimit të begative të kësaj botë përmes shkëmbimit të mallrave dhe mirësive që ata disponojnë. Bile, dallimet ndërmjet njerëzve qoftë nga gjuha, raca, besimi, vendi, e koha është vullnet i Zotit dhe po të donte Zoti, të gjithë njerëzimi do të ishim të një race, feje apo me një gjuhë.

Kjo është e lidhur me një urtësi, pasi ndër emrat dhe Cilësitë e Zotit, sipas islamit, është dhe “I Gjithëurti”. Ai nuk krijon asgjë kot dhe nuk vendos ligje absurde. Këtë që ë thamë më lartë gjënë mbështetje të plotë në Kuran: ”O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise ne mënyrë që të njiheni ndërmjet jush” (Huxhurat, 13). Apo, ”ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë” (Rrum, 22). Apo, “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata” (Hud: 118-119).

Nëse diversiteti fetar ndodh me vullnetin dhe dëshirën e Zotit, kush është ai që mund të dalë kundër këtij vullneti?! Kush është ai që guxon t`i fshijë fetë e tjera nga faqja e dheut, për të triumfuar vetëm feja e tij? Nëse do të ekzistonte një njeri i tillë, nuk do të kishte përfundim tjetër përveç dështimit dhe demoralizimit.

Nga mund të marrin të drejtën që të luftojnë njerëz civil që i përkasin një etnie apo besimi tjetër? Secili individ në botë është i lirë të besoj në çka të dojë. Nuk tolerohet në asnjë rrethanë që dikujt të i imponohet besimi, e edhe me pak me dhunë. Zoti në Kuran ka thënë: “Nuk ka dhunë në fe...” (Bekare, 256) apo ”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në Tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99).

Në anën tjetër, sipas islamit bashkëpunimi ndërmjet bashkësive njerëzore paraqet rregull të përgjithshëm, ku Kurani i inkurajon njerëzit në punë të mbara e të mira dhe i ndalon ata në punët e liga e të dëmshme. Bile aq larg shkon Muhamedi a.s. dhe me shumë bindje të thellë deklaron se Zoti i Madhërishëm e përkrah fuqishëm personin që ndihmon vëllain e tij kushdo qoftë ai, duke thënë “Allahu është në mbrojtjen e njeriut përderisa ai është në mbrojtjen e vëllait të tij” (Transmeton Muslimi). Këtu nocionin “vëlla“ nuk ka për qëllim personin që i takon të njëjtës fe apo komb, por nënkupton vëllazërinë njerëzore në përgjithësi. E pra, si mund dikush të shtijë dorë në një vëlla të tij i cili është i paarmatosur dhe i pafajshëm!

Nëse njeriu kultivon ndjenjën e vëllazërisë njerëzore, e cila i mundëson bashkëpunim të ndërsjellë në çdo formë dhe në çdo rast, atëherë konfliktet do të zhdukeshin. Njëkohësisht do të zhdukej edhe maksima “lufta për të mbijetuar”, tanimë e njohur në botë, e cila krijoi konceptin se kombet mbijetojnë vetëm në sajë të asaj duke sulmuar kombet tjera. Lufta në fenë Islame nuk konceptohet dhe trajtohet ashtu siç përflitet sot në shumë media, shkrime e debate.

Kur një individ lexon apo dëgjon lajmet sot, sikur i krijohet një opinion se islami vërtetë është i dhunshëm dhe vrastar. Bile, krijohet mendimi se aty ku ka lufta doemos duhet të jenë myslimanet! Në parim islami luftën e konsideron të paligjshme, përpos në situata kur ajo konsiderohet e pashmangshme me qëllim për të ndaluar apo parandaluar padrejtësinë. Duke u nisur nga ky konstatim, lufta është e lejuar vetëm atëherë kur të jenë shterur të gjitha mjetet për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Kurse, në qoftë se nuk mund të shmanget lufta, atëherë edhe gjatë luftës duhet të respektohen rregullat dhe vlerat morale të luftës duke mos mbytur qytetarët e pafajshëm, pleq, gra, fëmijë, ata të cilët nuk janë të armatosur dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën.

Islami vë sanksione deri aty që nuk lejon edhe shkatërrimin e objekteve, shtëpive, ndërtesave, objektet e kultit, derisa edhe drunjtë e pemët nuk guxohen të dëmtohen. Mbi të gjitha, mëshira duhet të gjejë zbatim edhe gjatë kulmit të betejës. Në asnjë rrethanë pas betejës nuk duhet thënë mjerë për robërit e luftës, por duhet të kihet mëshirë për ata, duke urdhëruar të kurohen plagët e luftës dhe të shërohen të sëmurit. Trupi i njeriut është i shenjtë dhe nuk lejohet të përdhoset si i gjallë ashtu dhe i vdekur. Profeti a.s thotë. “Thyerja e një kocke të një të vdekuri është njëlloj si thyerja e kockës të një të gjalli” (Transmeton Ahmedi),

Këto janë mësimet kuranore dhe kësisoj veproi Muhamedi a.s. në të gjitha luftërat që ishte pjesëmarrës. Faktet e historisë nuk kanë regjistruar as edhe një rast të vetëm që Muhamedi a.s. kishte masakruar robërit e luftës apo keqtrajtuar ata. Atëherë, ku mund t’ia atribuojmë veprimet e irrituara të dikujt në këtë rruzull tokësor, se ky është përkrahës i denjë i Muhamedit a.s. apo ky është përfaqësues i islamit?

Kurse, në anën tjetër, islami në çdo rrethanë apelon për tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Versete të shumta kuranore dhe porosi profetike thërrasin në paqe, bashkëpunim, dashuri dhe tolerancë. Me një fjalë, ato porosi japin të kuptojmë se Islami angazhohet në pafundësi të ndërtojë raporte ndërmjet shoqërive mbi të njëjtën bazë që ndërton raportet ndërmjet individëve, e ky raport është paqja. Paqja në islam është synimi i vetëm, i pari dhe i fundit. Paqja në islam është alfa dhe omega! Mbi këtë bazë ndërtohet kultura islame, e cila kultivon tolerancën e jo fanatizmin, njohjen e jo refuzimin, dashurinë e jo urrejtjen, dialogun e jo përplasjen, butësinë e jo dhunën, mëshirën e jo ashpërsinë, kultivon paqen e jo luftën.

IV

Në vend të përfundimit mund të konkludojë se, është gabim i madh ndërlidhja e ndonjë organizate terroriste me Islamin e pastër e burimor. Ata të cilët vrasin dhe shkatërrojnë në emër të Islamit, sjelljet e tyre nuk janë në përputhje fare me parimet e Islamit. Kurse, për disa që flasin apo komentojnë dhe bëjnë analiza rreth këtyre ngjarjeve, do të ishte mirë që, para se të marrin guximin e të flasim për islamin dhe myslimanët, të lexojmë për islamin dhe për historikun e tij në kohë. Dhe, këtë lexim le ta bëjnë duke qenë të zhveshur nga çdo botëkuptim eventual i krijuar me herët në mendjet e tyre.

Kësisoj do të mund të kuptojnë realisht se islami është fe hyjnore dhe paqedashëse. Ndërsa, në anën tjetër, nga të gjithë pjesëtarët e islamit, kudo që janë, duhet të kihet në konsideratë se, duhet të jenë përfaqësues të denjë të Islamit, jo vetëm me fjalët e tyre, por me sjelljet e veprimet e tyre tek masa e gjerë. Madje, një praktikë e tillë nga mbarë myslimanët, është më se e kërkuar në këtë kohë që po jetojmë duke u nisur nga thënia e urtë se “Vepra e një personi në mesin e njëmijë njerëzve ka më tepër ndikim se, fjalët e njëmijë njerëzve drejtuar një personi”.

Lus Zotin që gjithmonë të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzimit!

Telegrafi/com

QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

$
0
0
Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluzive

Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluziveSARANDË-Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec.

Gazetari i emisionit "Ajsberg' në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec.

Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane. Pritet në minutat në vijim arrestimi i sekretarit të Kokëdhimës, Agron Cane.



Tash duhet te presim pak per tu konfirmu lajmi por nji gja dihet Qeveria Rilindjes po len lesht ne jug duke hap vende pune, duke ba projekte nga ma madheshtoret.
Kuptohet falenderimi ktu i takon deputetit Koqo Kokdhima pa kontributin e te cilit asnje nga kto projekte nuk do te baheshin realitet.
Sigurisht ai nuk do te kishte arrit ktu pa ndihmen e nje stafi te kualifikum pjese e te cilit ashte edhe ky zoteria ma siper.

Ky me siguri do te kete lexu naten perpara ate prrallen me Qerosin qi shkon si puntor te Hoxha edhe ky i fundit e çon me marr kazmen e lopaten.
Ai mbasi shkon te gruaja e Hoxhes i thote me ka kerku hoxha me ju q* te dyjave (ty edhe vajzen) : jo i thote ajo s'ka mundsi !!!!

Ky i therret hoxhes me za te nalte atje ne fund te ares : Hoxhe a njenen a te dyja ???

Hoxha : te dyyyyja te dyyyyja.

Tash edhe ky sekretari do te kete marre ne tel Kokdhimen (qi me sa flitet si len gja mangut ktij te fundit) edhe do ta kete pyt

:Shef a njenen a te dyja ???

Hajde Rilindje hajde.....

Misteri i kulturës kelte

$
0
0
Misteri i kulturës kelte


Të rënë nën goditjet e Perandorisë Romake, pasi sunduan shumë vende të Europës për më tepër se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, të cilët jetuan mes shekujve VIII dhe të dytë pas erës sonë, kanë lënë shumë dëshmi të civilizimit të tyre të lulëzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura të cilat ende në ditët tona janë të rrethuara nga një atmosferë e mistershme.
Gjurma e fundit që ka arritur deri në ditët tona nga qytetërimi i lashtë kelt është një varr i cili daton rreth 2.600 vjet më parë, i zbuluar dy vite të shkuara në afërsi të kalasë prehistorike të Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë, një nga vendbanimet më të rëndësishme dhe më të lashta kelte.

Emri:  Varri-kelt.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  34.2 KB
Varri kelt i zbuluar në Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë


Në brendësi të tij është gjetur një thesar i vërtetë: bizhuteri të shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e një gruaje dhe një fëmije (ndoshta djali i saj), gjë që të bën të kuptosh se personi i varrosur në këtë vend i përkiste aristokracisë së Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda një dhome të madhe nëntokësore me përmasa 4 x 5 metra dhe i ruajtur në gjendje të shkëlqyer.

Dyshemeje prej druri, e cila është gjithashtu e ruajtur mjaft mirë, është çelësi për të zbuluar edhe kronologjinë e varrit, kohën kur është varrosur gruaja, që sipas të gjitha gjasave i përket një familjeje aristokrate. Nga studimi rezulton se pema është 2620-vjeçare, prandaj, duke supozuar se pema u pre posaçërisht për të ndërtuar varrin në fjalë, atëherë i bie që gruaja të ketë vdekur në vitin 609 para erës sonë. Kjo e bën atë varrin mbretëror të një femre kelte më të vjetër në botë. Nga më shumë se 50 varre keltë që janë gjetur në qytetin e fortifikuar të Heuneburg, shumë prej tyre ende nuk janë gërmuar për të zbuluar se ç’fshehin brenda tyre, ndërsa shumë të tjerë presin të identifikohen.

Në mesin e atyre të hapur qëndron “Grupi Hohmichele”, një nekropol i përbërë nga të paktën 36 kodrina varrimi, që e merr emrin nga varri më i madh, Hohmichele.

* * *

Një nga gjërat më interesante dhe njëkohësisht misterioze që trashëgohet nga qytetërimi kelt është edhe kryqi i tyre. Po cili është në të vërtetë kuptimi i tij? Kryqi si objekt, që prej antikitetit të largët ka marrë kuptime të ndryshme simbolike në kultura të ndryshme si p,sh pikat kardinale, apo katër elementet e universit (uji, toka, ajri, zjarri), 4 stinët etj.

Emri:  Forma-e-kryqit-kelt.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  45.6 KB
Një kryq kelt


Sipas studimeve, ekziston mundësia që kryqi kelt, i përbërë nga dy krahë të gdhendur në një rreth, të simbolizojë universin, qendra e të cilit korrespondon në pikën e kryqëzimit të krahëve. Më vonë ai u përshtat nga Krishterimi në Irlandë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kryqi kelt u bë simbol i disa lëvizjeve shoqërore të krahut të djathtë, që i referohen qytetërimit të kelt, pikërisht popullit të formuar midis lumenjve të Rinit dhe Danubi rreth mijëvjeçarit të dytë para erës sonë dhe u përhapën në të gjithë Europën mes shekujve të shtatë dhe të katërt pas erës sonë. Këto lëvizje e konsiderojnë kulturën kelte, të bazuar mbi aristokracinë dhe luftën, si atë më origjinale dhe më autentike të gjithë Europës, e cila është e pastër dhe e “pakontaminuar” nga migrimet e njëpasnjëshme dhe dyndjet e popujve të tjerë.


* * *
Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

INTERVISTË / Alma Lama: ‘Mosmarrëveshja’ e Kadaresë duhet lexuar nga çdo shqiptar

$
0
0
Alma Lama: ‘Mosmarrëveshja’ e Kadaresë duhet lexuar nga çdo shqiptar


Alma Lama, deputete e LDK në Kuvendin e Kosovës, kohëve të fundit betejën e ka patur me ata që nuk lexojnë ose që lexojnë vetëm libra të fesë. Ka marrë kërcënime duke qenë se është pozicionuar qartë për vlerat perëndimore në Kosovë dhe kundër infiltrimit të çdo neo-otomanizmi apo arabizmi.


Emri:  alma-lama.jpg

Shikime: 1447

Madhësia:  28.0 KB

Më poshtë janë edhe tekstet e saj, ato që ndoshta e kanë frymëzuar për të mbajtur qëndrime të tilla…

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj….Alma_Lama

Titullohet “La pettite Paroisse” i Alfonse Daudet, i botuar më 1895, në Paris, dhuratë nga një mik italian. Nuk e kam lexuar ende, por sapo të perfeksionoj frëngjishten do ta lexoj.

-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Nëse është fjala për letërsi, marr autorët e njohur dhe në përgjithësi kryeveprat e letërsisë botërore, të cilat edhe pse i kam lexuar pjesën më të madhe në vitet e studimeve, dëshiroj t’i kem në bibliotekën time. Por edhe për titujt e rinj, në përgjithësi parapëlqej të informohem për autorin dhe për librin përpara se ta blej. Libra të tjerë i zgjedh sipas titujve, dmth marr ata libra të cilët i kam ndeshur në literaturë dhe e di se janë të rëndësishëm në fushën që i përkasin.

-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Jo, nuk i kam lexuar, pasi kam shumë dhe është një ndjenjë e mirë kur afrohem pranë saj për përzgjedhur librin që më duhet të lexoj ta zëmë gjatë javës. Pra nuk kam nevojë të dal nga shtëpia për të kërkuar apo blerë libra. Unë blej libra në çdo panair që hapet në Prishtinë dhe Tiranë dhe gjithmonë kam libra rezervë për të lexuar. E kam kthyer në një traditë këtë, dhe pasja e shumë librave më krijon edhe një ndjenjë sigurie.

-Libri i parë që keni lexuar…

Nuk më kujtohet titulli, kam qenë në klasë të parë dhe atë ditë që kam mbaruar shkronjën e fundit në abetare babi më ka sjellë një grumbull me libra, kuptohet përralla. Nuk mbaj mend cilin e kam lexuar të parin.

-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

Kam qenë në klasë të katërt më duket, dhe pata kursyer për të blerë një libër të një autoreje angleze. Më duket quhej “Qilimi fluturues” dhe kishte kapak si të gjelbër. Është e njëjta autore që ka shkruar “Pesë fëmijët dhe xhuxhi i rërës”, por emri i saj s’më bie ndërmend. Fatkeqësisht më ka humbur ai libër, por kur isha fëmijë e kam lexuar dy apo tri herë.

-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?

Unë kam dëshirë që librat që më pëlqejnë, t’ua rekomandoj edhe të tjerëve. I ndaja me shoqërinë, zakonisht me shoqen e ngushtë.

-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

Po, kam pasur kartën e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, dhe kam marrë shumë libra aty, pjesën më të madhe të literaturës. Më herët, në shkollë tetëvjeçare, librat kryesisht m’i sillte babai nga biblioteka e shkollës ku punonte si mësues. Por kam pasur fat sepse kam pasur një bibliotekë shumë të pasur edhe në shtëpi, dhe lexoja shumë nga titujt e saj. Librat e letërsisë shqipe në përgjithësi i kam lexuar gjatë shkollës 8-vjeçare.

-Sa shpesh shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

Dikur shkoja shumë shpesh, dy-tri herë në javë, edhe për të lexuar aty. Por tani këtu në Prishtinë nuk shkoj. Librat që më interesojnë i blej vetë, ndërsa të tjerë i gjej në mënyrë elektronike dhe i lexoj në anglisht. Kohët kanë ndryshuar tani, biblioteka jote mund të jetë e padukshme, në kompjuterin apo iPadin tënd.

-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse?

Marr libra nga të tjerët dhe në përgjithësi i kthej. Ka edhe libra që nuk i kam kthyer, por pa qëllim. Nuk mund ta përmend titullin sepse po ta lexojë, do të ma kërkojë t’ia kthej J por njërit pasi kaloi shumë kohë, nuk ia ktheva librin. Në fakt e dija që e kishte blerë atë libër shumë të vlefshëm, vetëm për dekor zyre.

-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Po kam humbur disa, një e përmenda më sipër, por edhe të tjerë. Nuk e di kujt ia kam dhënë librin me vargje të Pablo Nerudës, por ato poezi ende i dashuroj.

-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?

Kur isha fëmijë lexoja libra për të rritur, i merrja si fshehurazi. Por unë i përkas brezit që nuk kishte nevojë të lexonte libra të ndaluar nga regjimi, pasi ato nuk ekzistonin më. Pra kur unë fillova të rritem, ndodhën ndryshimet e mëdha demokratike në Shqipëri, dhe u përmbys bota totalitare që ndalonte edhe librat. Në fillim të viteve ’90 vrullshëm depërtuan të gjithë titujt e ndaluar të letërsisë, psikologjisë, filozofisë dhe secili që kishte dëshirë të lexonte, mund të gjente tituj dikur të ndaluar. Unë, për shkak të moshës isha më me fat se ata që u ishte dashur të lexonin libra ilegalisht, e madje të rrezikonin edhe sigurinë e tyre.

-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Ky është riti që më pëlqen më së shumti në raport me miqtë e mi. Më kanë dhuruar plot libra, por edhe unë e kam si dhuratën e preferuar për t’ua bërë të tjerëve. Ta zëmë “Vargjet Satanike” (në italisht ) të Salman Rruzhdie i kam dhuratë, apo “Gomorra” e Roberto Savianos, që m’i kanë sjellë dy miq gazetarë nga Italia. Nëse janë nga ndonjë vend i huaj, zakonisht iu blej libra me qëllimin për t’i rrëfyer më shumë se kush jemi ne shqiptarët. Kam edhe shumë libra që m’i kanë dhuruar vetë autorët. Por vetë blej titujt që më interesojnë.

-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?

Zakonisht lexoj shtrirë në krevat, nën dritën e abazhurit. Preferoj gjysmerrësirën dhe qetësinë. Por lexoj edhe në ambiente të tjera, varësisht ku jam dhe kur kam kohë. Kur udhëtoj me avion e shfrytëzoj 100% të kohës për të lexuar. Në çdo udhëtim marr libra me vete, po kështu gjatë pushimeve verore e kam kohën që lexoj më së shumti, krahasuar me pjesën tjetër të vitit.

-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

Lexoj në anglisht dhe në italisht.

-Çfarë po lexoni këto ditë?

Këto ditë po lexoj një libër që më duhet për doktoraturën. Është në anglisht dhe titullohet “International governance of war-torn territories” (Qeverisja ndërkombëtare në territoret e dala nga lufta), i Richard Caplan.

-Mbani shënime kur lexoni?

Mbaj shënime, kur më duhen, edhe nënvizoj tekstet që më pëlqejnë, por jo gjithmonë. Do të doja të jem më e organizuar në këtë aspekt pasi është vështirë të mbash mend. Por janë disa libra aq të vlefshëm, aq të mirë, sa kur i përfundoj më vjen keq pse përfundojnë dhe këtu s’po flas për letërsi, që do të ishte normale kjo ndjenjë, por për libra politikë apo diplomatikë, apo historikë. Këtyre iu kthehem shpesh për të rilexuar pasazhe.

-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues?

Nuk mund ta bëj dallimin se cila më tërheq më shumë, proza apo poezia. Të dyja janë të fuqishme. Vargjet e Dantes janë po kaq të madhërishme sa proza e Hygoit apo Floberit; Dramat e Shekspirit të lënë pa frymë, ashtu sikurse letërsia magjike e Markezit. Vargjet e Sharl Bodler apo Artur Rembo apo Pol Elyar më krijojnë ato ndjesi, që për nga intensiteti mund të jenë të ngjashme me ato që të krijon Xhojs, apo Kamy. E lista mund të vazhdojë pa fund. Vargjet e Nerudës i mbaja mend deri vonë, e po kështu të Tomas Eliot, por si mund ta harroj fjalinë e parë të Markezit në “Dashuri në kohërat e kolerës”: Ishte e pashmangshme: era e bajameve të hidhura i kujtonte gjithmonë fatin e dashurive të ndaluara…

Në përgjithësi lexoj librat përfaqësues, edhe kur autori është i madh.

-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

Do ia filloja me Kadarenë. Libri i tij “Mosmarrëveshja” duhet të lexohet nga çdo shqiptar, por edhe prozat e tij të mrekullueshme, “Kosova, një histori e shkurtër” e Malcolm, “Abraham Linkoln” e Karl Sendberg, “Ferma e Kafshëve” e Orwell, “Hamleti”, “Të mjerët”, “Lufta dhe Paqja”, “Krim e Ndëshkim”, “Komedia Hyjnore”, “Iliada”, “Fausti”, “Shoqëria anarkike”, “Përplasja e qytetërimeve” etj, etj.

-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Nuk mendoj se mund të gjendet një i tillë. Mbase këtë titull do ta meritonte ndonjë kryevepër e letërsisë botërore, si p.sh ‘Komedia Hyjnore’, apo tragjeditë e Shekspirit.

-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin?

Danten, “Hamletin” e Shekspirit dhe “Diplomacia” e Henri Kisinger.

-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, -George Orwell, Ferma e Kafshëve

-Na thoni një varg të preferuar poezie…

“Kosova është gjaku im që nuk falet” -Ali Podrimja

-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Tani që më pyesni më bien ndërmend shumë personazhe, por po veçoj zonjën Bovari, për të cilën Floberi i akuzuar në gjyq deklaroi: “Zonja Bovari jam unë”.

-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Autografi më i çmuar është ai i shkrimtarit Ismail Kadare, në librin e tij “Mbi krimin në Ballkan”, të cilin ma ka dhuruar së bashku me një dedikim. Të çuditshëm nuk më kujtohet të kem ndonjë…si interesant do të veçoja edhe autografin e ish-presidentit të Katalonjas, Jordi Pujol, një personazh i politikës dhe historisë së këtij vendi.

* * *

MAPO
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

ANALIZA / Preç Zogaj: Demokracia në një sprovë jetike

$
0
0
Demokracia në një sprovë jetike

Preç Zogaj


Paketa e ligjeve që u miratuan me goditje të përqendruar në seancën e fundit të sesionit parlamentar të datës 31 korrik po përplaset këto ditë me skalionin e parë të institucioneve të pavarura – me atë të Presidentit të Republikës – në një betejë që ka trokitur si një sprovë jetike për forcën dhe qëndrueshmërinë e demokracisë në vend. “Ligji jam unë” apo Kushtetuta? Shpikjet allashqiptare apo standardet euroamerikane? Oligarkia Rama-Meta apo demokracia? Këto janë diadat, kjo është përplasja. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është pozicionuar qartë duke kthyer dje për rishqyrtim në Kuvend tri prej ligjeve në fjalë, që bashkë më një tjetër të kthyer pak ditë më parë, bëhen katër. Relacionet që shoqërojnë dekretet për kthimin e këtyre ligjeve janë publikuar. Kushdo mund t’i lexojë dhe të krijojë vetë një mendim për argumentet e natyrës kushtetuese, ligjore dhe deri logjike mbi të cilat i ka mbështetur Presidenti vendimet e tij. Çarjet logjike janë me shumicë në ligjet e hartuara me nxitimin dhe frymëzimin partizan të qeverisë. Ato nuk i bëjnë përshtypje dhe “nuk e ndalin” zotin Rama. Por shkeljet kushtetuese flagrante, që synojnë në thelbin e tyre të krijojnë një si “shtet të qeverisë” brenda shtetit ligjor që kemi, nuk mund të kalojnë pa u thyer shteti ligjor dhe pa u bërë Shqipëria antidemokratike. I vetëdijshëm ndoshta për ketë, Kryeministri ka reaguar dje me fraza retorike, pa i përmendur fare argumentet e Presidentit, vetëm kundër kthimit të ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, duke heshtur për tri ligjet e tjera. Por jemi vetëm në fillimin e përplasjes. Sipas së përditshmes “Panorama”, Presidenti po përgatit dekretet për kthimin në Kuvend edhe të dy akteve të tjera të seancës së 31 korrikut: Ndarjen e re territoriale dhe marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë çeke “ÇEZ”, që konsiston në rimarrjen dhe rishtetëzimin nga Shqipëria të 76 për qind të aksioneve të kësaj kompanie kundrejt shumës 95 milionë euro që do t’u paguhet çekëve nga taksapaguesit shqiptarë.

Pa përjashtuar të rejat që mund të sjellë Presidenti në relacionin e tij për kthimin e ndarjes territoriale, ka ndërkaq argumente që janë në dritë të diellit dhe nuk do të mund t’i anashkalonte as vetë Kryeministri Edi Rama po të mbante postin e Presidentit të Republikës. Argumenti numër një është ai që lidhet me zbatimin e nenit 108 të Kushtetutës, nen i cili sanksionin të drejtën e qytetarëve për të dhënë mendimin e tyre për çdo ndryshim të kufijve aktualë të bashkive e komunave ku jetojnë. Me këtë nen Kushtetuta e ka vendosur ndarjen territoriale në një rang me vetë zgjedhjet përsa i përket protagonizmit qytetar. Ashtu si zgjedhjet nuk mund të bëhen pa votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve, edhe kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa marrë mendimin e tyre. Nuk ka një çështje tjetër në Kushtetutë që të jetë ekskluzivitet i qytetarëve, i shprehur me dispozitë të veçantë. Kjo jo rastësisht. Njihet oreksi gjenuin që ka pushteti qendror për të kafshuar vendorin. Sidomos në vendet me demokraci të reja ku qendrori ka vështirësi të pranojë autonominë vendore. Ndaj në nenin 108 Kushtetuta ka veshur me pushtet qytetarin duke e bërë gardianin e vetëqeverisjes vendore. Si është zbatuar ky nen dhe nene të tjera të Kushtetutës që atakohen nga ndarja e re? A janë pyetur dhe në ç’mënyrë janë pyetur qytetarët? Nëse janë pyetur në një formë të caktuar disa syresh, siç pretendon qeveria, pse nuk janë pyetur të tjerët, pse janë injoruar shumica dërmuese e tyre? Kush mund t’i dalë zot këtij diskriminimi masiv dhe të pastër që i ka trajtuar qytetarët shqiptarë ca si të nënës dhe shumicën si të njerkës? Në fund të fundit, çfarë letrash e provash ka qeveria për të treguar se ka marrë mendimin e qytetarëve për hartën e saj? Kryetari i shtetit ka kërkuar patjetër informacion për këtë element të drejtpërdrejtë të kushtetutshmërisë së hartës. Nëse nuk ka marrë informacion, aq më keq për qeverinë. Nëse ka marrë, por informacioni nuk e ka bindur se qytetarët janë pyetur, kthimi i aktit për rishqyrtim në Kuvend, shoqëruar me transparencën dhe sugjerimet përkatëse, është një akt i domosdoshëm.

Presidenti i Republikës nuk mund të bëjë asnjë koncesion në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve të Kuvendit. Edhe po të jenë votuar nga 140 deputetë. Ca më pak mund ta bëjë ketë për ndarjen territoriale dhe ligjet e tjera në shqyrtim që janë votuar nga një shumicë e sforcuar dhe e sajuar që nuk ka dalë nga vota e lirë politike e shqiptarëve (shumica Rama-Meta nuk kanë fituar 84 deputetë), por nga spostimet, kombinacionet dhe pazaret e ulëta pas zgjedhjeve. Deputetët me përvojë të shumicës e dinë shumë mirë se çfarë ligjesh janë këto që kthehen. Asnjërit prej tyre nuk i ka hije të impenjohet në lojëra fjalësh për të vulgalizuar një çështje kaq serioze. Këtu nuk është fjala për të kthyer ligje dhe akte që pasqyrojë programin, shqetësimet, synimet dhe zgjidhjet e qeverisë brenda kornizës së Kushtetutës. Ka gjithnjë debate dhe përplasje mes palëve politike për taksat, për borxhin, për rendin, për investimet, për dëmshpërblimet, për pensionet, për legalizimet, për shëndetësinë, për arsimin e tjerë, e tjerë. Shumica i vulos me votë zgjidhjet e saj. Opozita regjistron kundërshtimin. Presidenti i Republikës as është inkurajuar, as ka kthyer me sa kujtoj unë ligje dhe akte të kësaj natyre, edhe pse politikisht mund të mos ketë qenë në një mendje me shumicën që i ka votuar. Janë kthyer e po kthehen ligje dhe akte që çekulibrojnë ekuilibrat e pushteteve dhe prekin shtyllat e sistemit demokratik të sanksionuar në ligjin themeltar të shtetit; ligje dhe akte që nuk u janë shtruar asnjëherë për votim zgjedhësve shqiptarë në formën që u ka dhënë shumica qeveritare; ligje dhe akte që atakojnë standardet perëndimore të pranuara edhe nga Shqipëria.

SHBA, BE, OSBE kërkuan njëzëri shtyrjen e ndryshimeve në ligjin e KLD-së dhe marrjen paraprake të opinionit të Komisionit të Venecias, që është komisioni i standardeve europiane për legjislacionin demokratik. Fjala “shtyrje” ishte një eufemizëm për t’i dhënë kohë Edi Ramës të numërojë disa herë deri në njëqind, siç e kishte zakon Cezari, për të mos bërë një veprim të nxituar. Pra “shtyrja” kishte kuptimin e konsultimit me ata që dinë me shumë dhe anulimit paskëtaj të këtij ligji antidemokratik, e gjithë kjo në ruajtje të nderit të qeverisë shqiptare që e kishte draftuar. Nëse Rama dhe Meta e bënë veshin të shurdhër ndaj alarmit dhe sugjerimeve miqësore të partnerëve tanë perëndimorë, kjo nuk do të thotë se u shurdhuan të gjitha institucionet në këtë vend. Presidenti ka gjetur shkelje të Kushtetutës në ligjin në fjalë. Zakonisht çdo ligj antidemokratik është njëherësh edhe antikushtetues, duke qenë se Kushtetutën, për fat, e kemi demokratike në shtyllat e saj kryesore. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për ndryshimin në ligjin për Policinë e Shtetit, që ka parashikuar të ngrejë një institucion hetimi që dublon Prokurorinë, edhe për marrëvëshjen me ÇEZ, ku qeveria jonë nuk ia ka lënë drejtësisë ndërkombëtare ta zgjidhë lëmshin e borxheve të ndërsjella, por ka futur dorën në xhepin e çdo shqiptari dhe këtë e quan kompromis!

Edhe pse Presidenti nuk ka të drejtën e vetos, mosfirmosja dhe kthimi për rishqyrtim i ligjeve të lartpërmendura është një akt më vlerë dhe rëndësi të madhe për zhvillimet demokratike në vend. Kthimi është një thirrje e re drejtuar arsyes dhe bonsensit, një mundësi e re për konsultime të reja, reflektime dhe korrigjime që shkojnë në linjën e përputhjes në frymë dhe në germë të këtyre ligjeve me Kushtetutën e vendit. Qëndrimet konstante paragjykuese të Ramës dhe përfaqësuesve të tjerë të shumicës ndaj institucionit të Presidentit nuk lënë shpresë se ata do të ndalen qoftë edhe një çast te argumentet e zotit Nishani, por do të vijojnë avazin “ai të bëjë të veten, ne bëjmë tonën”. Shembullin e dha dje vetë zoti Kryeministër në reagimin e tij. Dekretet e Presidentit mund të rrëzohen. Por kjo nuk do të thotë ende se “ligjet” në fjalë fituan. Ata do përballen me pengesën e radhës, me Gjykatën Kushtetuese, ku sipas bindjes sime, do të thyejnë hundët, siç ka ndodhur me aktin normativ për nëpunësin civil, me vendimin për prishjen e ndërtimeve me leje dhe me plot akte të tjera antikushtetuese të qeverisë. Realisht rruga është gjithnjë në ngjitje për ligjet antidemokratike të Ramës.

Po si është e mundur që ai ngulmon në rrugën e paligjshmërisë? A mos vallë Rilindja e tij është në armiqësi organike me sistemin demokratik? A mos vallë premtimet e tij shëlbyese për “t’i dhënë fund rrënimit” duhet të shkelin mbi ligjet në fuqi për t’u bërë realitet dhe rrugë tjetër nuk ka? A mos vallë nuk mund të bëhet Shqipëria sipas kuptimit që ka shumica Rama-Meta pa u rënë ndesh Kushtetutës dhe demokracisë? Përgjigjja e menjëhershme, e prerë, thjesht si një e bëjnë dy është: Zgjidhjet antidemokratike janë gjithnjë e keqja më e madhe, asnjëherë e keqja më e vogël dhe kurrën e kurrës e mira e publikut. Megjithatë, ia vlen të vizitohen arsyet e Ramës dhe skuadrës së tij kur i propozojnë vendit pa u skuqur fare, në emër të rilindjes, akte dhe zgjidhje që sfidojnë rendin kushtetues. Për arsye se mjaft gjëra nuk kanë shkuar mirë ose kanë shkuar keq në vendin tonë përgjatë viteve, Kryeministri Edi Rama ka qenë i mirëpritur nga një pjesë e madhe e publikut të jepte disa “zgjidhje me shpatë”, që do të frenonin, kufizonin e çrrënjosnin dora-dorës informalitetin dhe kriminalitetin, që janë dy nga sëmundjet endemike më të tmerrshme të demokracisë sonë. Rilindja si propozim dhe slogan politik ka marrë jetë në këtë kantier mendor të luftës dhe zhbërjes. Rreziku që përmbante kjo qasje e duhishme ka qenë, sipas mendimit liberal, një lloj puritanizmi me nuanca jakobine jashtë kohës, por që Rama do të mund ta evitonte duke qëndruar brenda Kushtetutës me nismat e tij. Liberalët duhet të nënqeshin sot me frikën e tyre diskrete. Me të ardhur në pushtet, nismat dhe reformat e mëdha të Ramës katandisen në akte të hakmarrjes meskine ndaj kundërshtarëve politikë. Informaliteti dhe kriminaliteti që kishte premtuar të nxirrte në gjyqin e historisë kanë marrë në qeverisjen e tij një status që nuk e kanë gëzuar kurrë më parë, diplomat false kanë timonin në një numër shumë të madh postesh në gjithë piramidën e Ekzekutivit. Hipokrizia e rrëzoi Rilindjen përpara se ta rrëzonte dështimi. Sot, gjithkush që ka një minimum njohurish për shoqërinë e hapur, e kupton se shumica Rama- Meta përpiqen t’i çojnë përpara nismat e tyre duke shkelur Kushtetutën jo se kanë hallin të shpëtojnë drejtësinë apo pushtetin vendor, por thjesht sepse duan t’i kapin ato, t’i kenë në duart e tyre. A do t’ia arrijnë? Unë them jo. Demokracia ka krijuar mjetet e veta të vetëmbrojtjes që nuk mund të thyhen derisa të ekzistojë hapja. Presidenti, Gjykata Kushtetuese, referendumet popullore janë një trinitet i qëndrueshmërisë së demokracisë përballë arbitraritet dhe antiligjit të çdo natyre. Nuk shtrohet çështja për të ruajtur status quo-në e gjërave që shkojnë keq. Askush në Shqipëri, as opozita, nuk është kundër reformës administrative territoriale, kundër reformës në Drejtësi e tjerë, e tjerë. Por çdo reformë duhet të respektojë kuadrin kushtetues. Zgjidhjet me shpatë duhet të jenë ligjore dhe demokratike. Antidemokracia, edhe kur niset nga arsyet shtetërore, e bën gjendjen shumë më keq se sa është. Qeveria duhet t’i përshtatet demokracisë, dhe jo demokracia qeverisë. Këto janë vetëm disa nga aksiomat e ligjvënies në shoqërinë e lirë. Që nuk mund të shkelen.


** * **

Panorama

Ylli i Televizionit Britanik i bën thirrje firmave të bojkotojnë Izraelin

$
0
0
Ylli i Televizionit Britanik i bën thirrje firmave të bojkotojnë Izraelin

Russel Brand kërkoi nga firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, gjigandët e sigurisë G4S, Fondi i Pensioneve ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar, që të ndërprejnë lidhjet e tyre me Izraelin.
Aktori i Televizionit Britanik, komedian dhe prezantues, Russell Brand i ka kërkuar bankave, fondeve të pensionit dhe bizneseve të ndryshme për ndërprerjen e lidhjeve, të investimeve dhe marrëveshje me Izraelin, në thirrjen e fundit kërkon bojkot kundër shtetit Zoinist.
Duke akuzuar Izraelin për shtypjen e banorëve në Gaza, Russell Brand theksoi se banka Barclays menaxhon "portofolet e një kompanie izraelite të mbrojtjes të quajtur Elbit, e cila e bën raketa që sulmojnë Gazën."
Duke folur në programin e tij The Trews, Brand ka thënë: "Mesazhi që ata na japin është e kundërta e realitetit, ata janë duke vepruar sikur ata të ishin pjesë e komunitetit tonë, por në qoftë se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin e asaj që ata bëjnë , atëherë ne kemi fuqinë për të ndikuar tek ata. "
Ai më pas u bëri thirrje shikuesëve të tij për të nënshkruar një peticion, të bëjnë një fushatë në website, e cila deri më tani është nënshkruar nga 1.7 milion njerëz, që të nxisin që firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, Gjigandi i SigurimeveG4S, Fondet e Pensioneve ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar të prejnë lidhjet e tyre me Izraelin.
Që nga data 7 korrik 2014, pothuajse 2.000 palestinezë - kryesisht civilë - janë vrarë dhe gati 10.000 të tjerë janë plagosur nga sulmet shkatërruese izraelite në enklavën e sulmuar bregdetare, Gaza.
Gjatë të njëjtës periudhë, mijëra shtëpi në Gaza janë shkatërruar nga bombardimet e rrepta izraelite.

Burim: World Bulletin / News Desk
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ====

Heroi që nuk deshëm ta “identifikojmë” - Fatos Baxhaku

$
0
0
Emri:  Pandi Toçe.jpg

Shikime: 418

Madhësia:  17.6 KB

15 Gusht 2014 - 14:12 Gazeta Shqip

Kjo që do të lexoni më poshtë, është një histori e pazakontë, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin tonë. Është e pazakontë për nga akti i protagonistit, por edhe për kombinimin e çuditshëm mes heroizmit, thjeshtësisë, përulësisë, nga njëra anë, dhe indiferencës, shpërfilljes dhe harresës nga ana tjetër. Heroi – në të gjitha kuptimet – i kësaj historie quhej Pandi Toçe, 55-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve.

Ai, sigurisht që nuk kishte se si ta dinte që ajo paradite e nxehtë gushti do të mblidhte orët e tij të fundit. Që prej disa kohësh Pandi Toçe e kishte bërë zakon që të bënte një xhiro të shpejtë andej nga kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Muajt e fundit kishin qenë shumë të vështira për të. Për shumë vjet kishte punuar në një punë me të cilën ndihej mirë, në Teatrin Kombëtar, por sikurse është zakoni te ne “novus rex, novus lex”, ndryshimet e reja në Teatër e nxorën të papunë. Shëtitja nga Liqeni sikur e largonte nga ajo ideja fikse se duhej patjetër të niste një punë tjetër. Atë paradite ndihej disi më mirë. I kishin thënë të paraqitej në zyrat e një spektakli shumë të njohur televiziv. Dukej se kohët e këqija po kalonin më në fund.

Ne, sigurisht që nuk mund ta dimë, por Pandi, me siguri këto gjëra kishte në kokë ditën që hyri poshtë gjelbërimit të thellë të kodrave. Befas, duhet të jetë rrëqethur nga klithma e një fëmije. Ishte një 12-vjeçar. Fëmija, në kërkim të topit, kishte hyrë pa u menduar në bregun e përbaltur të liqenit e tash po thëthihej nga kurthi vdekjeprurës. Dëshmitarët kanë parë se si Pandi, pa hezituar as edhe një sekondë të vetme, është hedhur drejt fëmijës. Për disa minuta të dy po thitheshin nga balta ngjitëse. Atëherë Pandi ka bërë aktin e fundit. Është shtrirë duke u bërë si bazament për këmbët e fëmijës dhe e ka shtyrë atë sa ka mundur drejt bregut të sigurt. Në ato momente tragjike është ndodhur aty edhe një kalimtar tjetër, i cili e ka bërë kanotierën e vet si litar. Fëmija i llahtarisur ka arritur më në fund të dalë në breg. Por Pandi kishte nisur të shkonte poshtë. “A shpëtoi fëmija?”, ka pyetur herën e fundit që arriti të nxjerrë kokën mbi ujë dhe më pas është zhdukur në llumin e kafenjtë. E gjitha kjo histori tronditi një lagje të tërë afër 30 mijë banorëshe, tronditi miqtë e Pandit, dëshmitarët e rastit … Fëmija i shpëtuar ende është i tronditur. “Ai xhaxhi më shpëtoi mua dhe la fëmijët e tij!”, kështu përsërit ende pa reshtur. “Njeriu i kanotierës” është edhe ai i shokuar teksa ndan dhembjen me familjarët e Pandit. Ndjenja e përgjithshme rreth e rrotull familjes në mort është e ndarë mes dëshpërimit të thellë për humbjen e të dashurit të tyre, por edhe një krenari e thellë për aktin që kreu Pandi.

E gjitha kjo histori ngjethëse heroizmi kaloi krejt në heshtje. Vetëm diku në një televizion u shkrua – vini re, nuk u tha – si pa dashje një herë të vetme, që “në Liqenin Artificial të Tiranës u gjet trupi i pajetë i një burri të paidentifikuar rreth të ‘50-ave”. Kaq, vetëm kaq. Kaq vlente për shumë prej nesh akti heroik i një njeriu të thjeshtë. Pas kësaj fjalie “të paidentifikuar” për “burrin e paidentifikuar” ngjarja ishte e rëndësishme dhe ngjethëse vetëm për njerëzit e thjeshtë, të cilët gojë më gojë, me sms, me celular, me “Facebook” e kishin krijuar tashmë me këtë rast një media më vete, një media popullore që nuk i harron njerëzit e vet të mirë, që janë gati të japin jetën për të shpëtuar atë të një fëmije të panjohur. Shtypi gjëmon përditë me emra “heronjsh” modernë: Rama, Berisha, Basha, Fullani, Arvizu, Meta, e më pas lloj-lloj vipash e vipeshash që janë shumë të shqetësuar, sepse ende s’e kanë ndarë mendjen nëse do t’i kalojnë pushimet në Ibiza apo në Xhamajka. Sigurisht që në këtë shtyp për Pandin nuk ka vend. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i heshtur, i qetë, një familjar i ndershëm në kërkim të punës. Ai nuk ishte VIP, ai nuk i prishte punë askujt. E pra VIP bëhesh vetëm kur prish punë, përndryshe ç’u pa?! Në media nuk kishte vend në të gjallë të tij, por nuk kishte edhe kur dha jetën në mënyrën më heroike të mundshme.

Çfarë ka ngjarë me ne? Me ne që jemi rritur me lloj-lloj heronjsh, ca të vërtetë, ca të sajuar, ca të gjallë e ca të vdekur, ca të vrarë, ca të dashur e plot të tjerë të përfolur? Mos vallë me ne eksperimenti me kultin e heronjve përgjatë komunizmit e teproi aq shumë saqë na e zvordhi edhe vetë fjalën “hero”? Mos vallë bashkëjetesa e gjatë me heronj të sajuar na ka mbushur mendjen se ata, heronjtë e vërtetë, nuk ekzistojnë? Apo e kemi pranuar si krejt normale që të jetojmë në një botë ku zbrazëtia dhe jo vlerat, tangërllëku dhe jo modestia, hajdutllëku dhe jo ndershmëria, arroganca dhe jo maturia, makutëria dhe jo të qenët i përkorë, dhuna dhe jo qetësia, na qenkan vlerat e vërteta? Përgjigjja është: që të tria bashkë.

Pikërisht ne që respektonim, vetëm se ashtu na thoshin, Heroin e Punës Socialiste që u dogj vetë në pyll, por ama shpëtoi teserën e PPSH-së duke e gëlltitur atë, pikërisht neve nuk na bëka përshtypje heroizmi i Pandit të thjeshtë, “njeriut të vogël”, me zemër të stërmadhe. Pikërisht ne marrim guximin, që jo vetëm ta shpërfillim, ta injorojmë, ta harrojmë, por edhe në rastin e vetëm, që e përmendim, ta cilësojmë “të paidentifikuar”, njësoj sikur emrat në këtë dynja të jenë një gjë e kotë.

Mbase behari është një fazë e vështirë për lajme. E vërtetë. Shumë zyra, shumë prej nesh, shumë politikanë, shumë showman e showgirl janë duke u nxirosur të qetë nën rrezet këndellëse të diellit. Por asnjë justifikim nuk mund t’ua largojë njerëzve të Pandit atë shijen e hidhur që u është krijuar nga shpërfillja e paedukatë për njeriun e tyre të dashur. Të gjithë, absolutisht të gjithë, qofshin këta edhe më të famshmit, e kanë provuar, të paktën një herë në jetë, atë ndjesinë e kotësisë që ndien kur nuk ta vë veshin apo nuk të hedh sytë njeri. Në rastin e Pandit, “heroit të paidentifikuar”, kështu duhet ta ndiejmë veten nga pak të gjithë.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Njeriu i së ardhmes - nga Laurant Bica

$
0
0
Emri:  Prof_Nuri_Abdiu.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  50.1 KB
- Kujtesë Profesor Nuri Abdiut -

1. Nur = Dritë ndaj dhe Nuri = I ndritur


Si tani e mbaj mend atë moment,kur u ndamë nga njëri tjetri.Kjo ndodhi katër pesë ditë përpara se profesor Nuri Abdiu të ndahej nga jeta në moshën 85 vjeçare më 27 Prill 2014 në orën 3 të mëngjezit.”Kemi nevojë të shihemi përsëri.”Këto ishin fjalët e fundit që i thamë njëri tjetrit.Pashë për herë të fundit atë,mikun tim të mirë,që po largohej ashtu qetë qetë drejt shtëpisë së vet…N’atë çast as mund ta mendoja se ajo ishte hera e fundit që po shihesha me atë njeri fisnik

Profesor Nuri Abdiu i takon asaj plejade intelektualësh që vunë gurë themeli në arsimin kombëtar dhe luftuan pandërprerë për ta përsosur atë – mbi 50 vjet pedagog janë një jetë e tërë në shërbim të çështjes së madhe,arsimit kombëtar.Kontributi i profesorit të nderuar është shumë i madh e shumëdimensional.Gjatë tërë jetës ai pati një nord,binomin punë dhe atdhetarizëm.Këto qenë dy busulla për të,që s’e lanë të gabonte kurrë.

Ai lindi më 1 shkurt të vitit 1930 në një familje fisnike e të shquar në krahinën e Dibrës në fshatin Sohodoll,fshat i madh i përmëndur veçanërisht për traditat e tij,rrëzë malit të Korabit.Prindërit e tij,i ati Hazizi dhe nëna Gjylja rridhnin nga familje të dëgjuara të zonës,sidomos ishin arsimdashës.Këtë bënë për djalin e tyre më të madh, Nuriun.Sikundër I shkolluan deri në fund dhe tre vëllezërit e tre motrat e tjerë që do ta pasonin atë.Jo vetëm për arsimimin e tyre por gjatë gjithë jetës Nuriu do të bëhej mbështetje e tyre.Ai do ta meritonte emrin vëlla i madh i tyre deri në fund të jetës së vet.

Prindërit i vunë një emër të traditës,pa e ditur se ai do të bëhej,siç u bë Dritë,njeri i ndriçuar për vehten e vet,për të afërmit,për të tjerët,për të ardhmen,për brezin e ri.Tërë jetën ai rrezatoi mirësi e dituri,duke u bërë një figurë e nderuar në fushën akademike dhe shkencore,një emër i shquar në arsimin publik e jo publik në vendin tonë.Prindërit,duke i vënë emrin Nuri,një fjalë me origjinë arabe(që ka kaluar në gjuhën turke e nëpërmjet saj në gjuhën tonë dhe vazhdon dhe sot të përdoret) që dmth dritë,donin të shprehnin dëshirën që biri i tyre të bëhej i tillë.Dhe ai u bë i dobishëm jo vetëm për familjen por për Dibrën,Shkodrën,për krejt Shqipërinë e më tej, duke rrezatuar gjithandej.

Fjala NURI po të shohësh fjalorët,do të thotë ndriçim,rrezatim,shkëlqim,dritë

hyjnore,nur.Në trajta të ndryshme të saj,e kombinuar dhe me ndonjë fjalë tjetër,ajo ka kuptimin njeri shumë i dashur,person i respektuar,me pamje që të ngjall respekt,i famshëm,i bekuar,i shenjtë.Në trajtën e saj Nurejn,nënkupton Hënën bashkë me Diellin,pra njeriun që është zotërues i këtyre dritave,që është me nur, me dritë.Profesor Nuriu,që kur filloi shkollën fillore e pastaj nga klasa e pestë,pra shkolla unike,e deri sa mbaroi të lartën jashtë shtetit,bëri jetë konviktori.Për një kohë në Peshkopi qe dhe nëndrejtor konvikti.Ai e meritoi plotësisht këtë emër të familjes së tij fisnike e atdhetare.Nuriu jo vetëm në vitet e shkollimit por tërë jetën rrezatoi dritë,dritën e arsimit e të kulturës.Ai u bë “ambasador” i Dibrës në Shkodër,i Shkodrës në Tiranë,i Tiranës në trojet etnike,në Kosovë,Maqedoni etj. dhe kudo ai si një pedagog i shkëlqyer përhapi dritën e arsimit shqip.Ai u bë edukator i brezit të ri;u bë pedagog i studentëve një jetë të tërë në të katër anët e Shqipërisë.

Dikur për Hasan Tahsinin,rilindas me të cilin u muar edhe prof.Nuri Abdiu,nxënësit e tij në Universitetin e Stambollit apo në shkollat e tjera të larta,ku Tahsini dha mësim, thoshin me krenari:”Kam qënë nxënës i Hoxha Tahsinit”.Këdo që kam takuar gjatë jetës time,që ka mbaruar Institutin Pedagogjik të Shkodrës,sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”,sa herë ka rënë fjala për prof.dr. Nuri Abdiun me kënaqësi e me krenari të ligjshme kanë thënë:” Kam qënë student i profesor Nuriut”.Ai jo vetëm i donte,i mësonte por kur duhej në raste të veçanta dinte dhe t’i mbronte ata.Prandaj ata përgjëroheshin për mësuesin e tyre të nderuar.Për Nuriun, jo vetëm miqtë e dashamirët por sidomos masa e kuadrove që ai ka nxjerrë nga duart e tij e kanë konsideruar si Mësuesi i mijra mësuesve si Pedagogu ipedagogëve .Mbi tre dekada në krye të Institutit të Shkodrës,më i rëndësishmi midis institutevet pedagogjike si Normales së Elbasanit,Pedagogjikes së Korçës,Pedagogjikes së Tiranës etj. nga duart e tij ka dalë një armatë e tërë pedagogësh që e kujton me respekt,krenari e nostalgji,Mësuesin e vet,Profesor Nuriun.



2.Shkencëtari

Në 83 vjetorin e lindjes së Prof.Dr.Nuri Abdiut u tha me të drejtë në kremtimin që u bë në kuadrin e 7 Marsit se “Profesori i papërsëritshëm i psikologjisë Nuri Abdiu me punën e kontributin e tij është e do të jetë një institucion shkencor e pikë reference për të gjithë studiuesit në fushën e psikologjisë brenda e jashtë vendit”.Profesor Nuri Abdiu duhet vlerësuar si një nga misionarët e parë që i takoi detyra që ta fillonin çdo gjë nga e para,si hartimin e programeve e leksioneve,të teksteve të psikologjisë e pedagogjisë për shkollat e mesme e të larta si dhe për kualifikimin e mësuesve dhe specializimet pasuniversitare në Universitetin e Shkodrës e Universitetin e Tiranës.Në këtë mision fisnik Prof.Nuriu e plejada e tij u bënë të parët që ngritën nga e para katedrën e pedagogji-psikologjisë dhe të Institutit Pedagogjik në Shkodër si dhe zhvillimit të procesit të arsimimit,specializimit e kualifikimit pasuniversitar të qindra e qindra specialistëve në fushat e psikologjisë.

Penës së Nuri Abdiut si shkencëtar i takojnë një mori veprash,një pjesë të madhe të të cilave e kemi sot në dorë të botuar e të ribotuar.Ndër to mund të permëndim “Historinë e psikologjisë shqiptare”,(2002,2010),”Bibliografinë e punimeve shqiptare të fushës së psikologjisë” (1986,2011). Po ta kish vazhduar”Historinë e psikologjisë shqiptare” më tej,duhet të hynin patjetër emra që vijnë deri në ditët tona si akademikët Bedri Dedja në Shqipëri,Pajazit Nushi në Kosovë dhe padyshim ai vetë,Prof.Dr.Nuri Abdiu.Me krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave të Edukimit (A.Sh.Sh.E.)në vitin 2011,Profesor Nuriu u bë antar i saj.Jemi të bindur se vazhduesit e punës së tij në të ardhmen do ta bëjnë këtë gjë.Në projekt Nuriu,miku im, pati dhe veprën “Punime për psikologjinë në përgjithësi në vite”,dosjen e së cilës e kish bërë gati me kohë dhe për botimin kish biseduar diku.Këtë ma tha në takimin tonë të fundit .Është e domosdoshme botimi in memoriam i kësaj vepre që ne mendojmë se do të jetë mjaft voluminoze.Lista e punimeve shkencore, studimeve, kumtimeve dhe artikujve shkencorë i kalon të 170 zërat.Të paktën gjysma e tyre duhet të jetë e kësaj fushe.Për më tepër profesor Nuri Abdiu është me veprën e tij ai që u ka hapur horizont për dekada të tëra apo ka shërbyer si themel për kërkime në fushën e psikologjisë për studjuesit e rinj të këtij drejtimi.

Ai ka bërë një punë pionieri,ka hapur rrugën veçanërisht në fushën e psikologjisë shqiptare,të historisë së saj,indirekt ka kontribuar dhe për historinë e filozofisë shqiptare. Gjithashtu ka dhënë ndihmesën e vet për studimin e veprave të rilindasit Hasan Tahsini.Me punimin e tij “Psikologjia e Hasan Tahsinit” ai jep një model,si të veprohet për të nxjerrë e vlerësuar veprat e tjera të Tahsinit.Ndërsa bibliografia për psikologjinë është një pikëmbështetje për kërkime të reja në fushën e psikologjisë.Me veprën e vet “Historia e Psikologjisë Shqiptare”,ai e ka ngritur vehten në një pjedestal,duke u rradhitur krahas homologëve të vet të fushës së psikologjisë nacionale edhe në hapësirat e Ballkanit,të vëndeve mesdhetare,të Lindjes së Mesme,të Europës e më gjërë.Pra emri i tij qëndron krahas parsonaliteteve,që kanë shkruar historinë e mendimit psikologjik të vëndeve përkatëse.

Prof.Dr.Nuri Abdiu me veprën e vet “Bibliografia e punimeve shqiptare në fushën e psikologjisë” me ribotimin e saj të dytë,i shtoi dhe 15 vjet,pra e shtriu deri në vitin 2000.Kjo është një lloj ftese për studjuesit e rinj,për t’i shpurë përgjithësimet e autorit për historinë e psikologjisë shqiptare,për t’i shtrirë ato nga 1939,deri ku ai i çoi vetë,deri më 2014,dmth edhe për 75 vjet të tjera.Pra ajo është një çelës për përgjithësime të reja,për ta sjellë deri në ditët tona.

Është detyrë e Lidhjes së Intelektualëve Dibranë,që profesor Nuri Abdiu e kryesoi sa qe gjallë me nder e dinjitet,t’i botojë veprat e tij të plota në katër-pesë vëllime si botimet psikologjike në përgjithësi,bibliografia,historia e psikologjisë shqiptare dhe në fund “Psikologjia”e Hasan Tahsinit.Mund të botohen edhe në dy vëllime në format të madh;dy tre të parat për psikologjinë në përgjithësi në një vëllim dhe ato për psikologjinë shqiptare në vëllimin e dytë.Gjithësesi është një punë që duhet bërë sa më parë e me përgjegjësi…Veprat e Prof.Dr.Nuri Abdiut kanë rëndësi e janë një pikënisje për psikologët e ardhshëm.Profesori është autor edhe i disa monografive me përmasa më të vogla,të botuara në revista e përmbledhje shkencore.

Zëri i shkencëtarit N.Abdiu apo kumtesat e tij janë dëgjuar në forume shkencore kombëtare e ndërkombëtare si në Kongresin e VI Europian të Psikologjisë(Romë 1999) apo janë lexuar në kongrese të tjerë të rradhës për psikologjinë si në Stokholm të Suedisë apo matanë oqeanit deri në Montreal të Kanadasë etj.;ku ai ka paraqitur e mbrojtur denjësisht me arritjet e tij,vëndin tonë,Shqipërinë e shqiptarët.Standartet e tij shkencore e kanë çuar në nivele të tilla si Nënkryetar i Shoqatës mbarëshqiptare të Psikologëve,konsulent botues në revistën shkencore “European Psychologist” që del në Hamburg të Gjermanisë etj.

Ai është bashkëautor i shtatë teksteve të psikologjisë,midis të cilëve dhe i manualit “Psikologjia e Personalitetit” për kursin pasuniversitar të Psikologjisë dhe të Pedagogjisë të Universitetit të Tiranës(1988).

Sa qe gjallë ai qëndroi në majat e psikologjisë dhe sytë i mbajti nga e ardhmja.Mbas vizitës që bëri në Moskë, pas vitit 2000 në Universitetin Pedagogjik, ku kish kryer studimet që më 1958, ai bleu një enciklopedi voluminoze në dy vëllime për psikologjinë me arritjet më të fundit në Rusi e në botë, botim i akademikëve rusë.Dikush pa takt i bëri pyetjen se ç’i duhej ajo tani në moshë të shkuar.Përgjigja e tij ishte kuptimplote:

”Dua të jem në korent me ecurinë,me të rejat më të fundit të shkencës sime që i kushtova jetën.Edhe po vdiqa,deri sa të kem frymë,për aq sa të rroj,të mësoj sa të mësoj!”

Kur flasim për personalitetin e Nuri Abdiut si shkencëtar,nuk duhet harruar edhe ndihmesa e tij në lëmin e pedagogjisë dhe lidhjeve të saj me fushën e psikologjisë.Prej penës së tij kanë dalë dhe artikuj shkencorë që mbulojnë këtë fushë.Ai sikurse kolegët e vet të nderuar,Bedri Dedja e Hamit Beqja,mbaruan të njëjtën shkollë në Moskë dhe të njëjtën degë për Psikologji-Pedagogji dhe kanë kontribute të vyera në të dyja fushat.



3.Atdhetari vizionar

Prof.dr Nuri Abdiu ,po ta shprehim me një fjalë,është “një mal pune” të bërë në mbi 5-6 dekada.Në sajë të saj,ai që më 1973 ka marrë titullin shkencor “Docent”,më 1991 gradën “Doktor i Shkencave”dhe më 1999 titullin shkencor “Profesor”. Gjithashtu në linjën zyrtare puna e tij si personalitet jo vetëm shkencor por dhe në pikpamje profesionale si dhe si veprimtar shoqëror është çmuar. Është dekoruar me “Medaljen e Punës” më 1968,me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë më 1980, me titujt e lartë “Mësues i Merituar”më 1987 dhe “Mësues i Popullit”më 1989.

Nga këto lartësi të mbritura ai është përpjekur vazhdimisht t’I shërbejë atdheut.Latinët e vjetër thoshin se “E ke bërë detyrën ndaj atdheut po të kesh rritur e edukuar një qytetar romak”.Prof.Nuriu me të shoqen zonjën Fitnete,kanë rritur e shkolluar dy vajzat e tyre Ermirën e Arditën, që u bënë siç thotë populli “goca të hajrit”,jo vetëm për vehte por dhe për prindërit e tyre.Sot ato kanë familjet e tyre por prindërit i kanë parë në dritë të syrit.Ermira,vajza më e madhe,mbaroi për fizikë bërthamore dhe sot është me detyrë në Kenia për llogari të PNUD-it (organizatës së OKB për zhvillimin).Ajo nuk harron të ftojë çdo verë prindërit e saj të kalojnë pushimet në Nairobi të Kenias.Ndërsa Ardita u bë juriste dhe sot punon në Gjykatën e Strasburgut.Ajo i mundësoi të jatit,Nuriut,të vizitonte ish shkollën,ku kreu studimet e larta në Moskë,në ish Bashkimin Sovjetik.Pas vitit 2000 Nuriu me zonjën e vet shkoi në Universitetin Pedagogjik,u takua me akademikë e profesorë të shkollës së vet.Të gjithëve u bëri përshtypje rusishtja perfekte e profesorit.Ai la përshtypjet më të mira aty dhe u kthye me mbresa të thella e të pashlyera prej andej.

Me këtë rast po përmëndim se profesor Nuriu ka punuar si Referent Konsullor në Ministrinë e jashtme të Shqipërisë në fillim të viteve ’50 dhe më pas në kurset e gjuhëve të huaja pranë Ministrisë së jashtme të ish Bashkimit Sovjetik. Mund të zgjidhte të ishte diplomat i shkëlqyer por pas mbarimit të studimeve në Moskë, por karriera e tij vazhdoi në fushën e psikologji-pedagogjisë, për të cilën kreu shkollën e lartë. Profesor Nuriu përgatiti dy fëmijët e tij si dy kuadro të lartë, tepër të kualifikuar, që i shërbejnë atdheut, me të cilët do të krenohej çdo familje. Ato u bënë pasardhëse të denja të babait intelektual.

Nuri Abdiu nga viti 1996-2005 dha mësim për rreth një dekadë në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Aty ka patur detyrën si kryetar i komisionit për pranimin e pedagogëve të psikologjisë në Degën e Psikologjisë të këtij Universiteti. Ai ka formuar studentë nga trevat etnike shqipfolëse jashtë Shqipërisë,të cilët e kujtojnë vazhdimisht profesorin e tyre elokuent dhe të mençur. Pushimet ndër vite ai i kalonte familisht në Strugë,ku bëri shumë miq e shokë dhe ku rrezatoi si atdhetar.

Profesor Nuriu ka qënë dhe shumë i lidhur me vendlindjen e tij ,Dibrën. Dihet, Dibra e dibranët kanë luftuar për çdo krahinë të Shqipërisë, sikurse kanë punuar kudo në çdo cep të atdheut si muratorë tepër të aftë.Ustallarët dibranë janë me famë. Profesor Nuriut i takon merita e krijimit të Shoqatës të Intelektualëve Dibranë,kryetar i së cilës u zgjodh njëzëri dhe në krye të saj shpaloi vlerat e asaj krahine.

Profesori mishëroi në vetvehte njeriun e virtytshëm dhe sistematik, një model për të afërmit, për shokët , për miqtë e tij të shumtë. Jetëshkrimi i tij është ai njeriut që njohu vetëm ngjitje me gjithë sfidat e shumta në jetë. Në Shkodër e donin dhe e respektonin dhe të ashtuquajturit të “deklasuar”.”Ti, Nuri Abdiu s’je si të tjerët.Lum, nana që të ka ba.”i thoshin.”Ti je fisnik!”
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Si e parashikoni fundin e Edi Rames?

$
0
0
Si e parashikoni fundin e Edi Rames?

Ndihme ne Skype

$
0
0
Pershendetje te gjitheve. Kam nje pc te vjeter dhe nuk punon mire ne windows 7 per te hapur skype. Kam patur xp me pare dhe version 5 te skype se versionin e fundit nuk e mbeshtet me xp2. A ka ndonje mundesi per te loguar ne windows xp2 me version te 5 ne skype se nuk po mundem te futem ne kete version?

Pagesa 600 euro për Mjekër - Hoxhë Ahmed Kalaja

$
0
0
Pytje nga Zagrebi rreth ceshtjes se mjekrres sqaron hoxha i nderuar nga Tiran, Ahmed Kalaja


Hoxhë Ekrem Avdiu: Flet për hoxhallarët që kanë qenë në UCK

$
0
0
Hoxha i nderuar nga Mitrovica Ekrem Avdiu flet per hoxhallaret te cilet kan qene ne luften e KOSOVES...

Nuk ka vend varrimi për muslimanët në Finlandë

$
0
0
Nuk ka vend varrimi për muslimanët në Finlandë

Muslimanët në Finlandë po përballen me një problem, hall, në lidhje me varrimin e të vdekurve të tyre, pas një kërkimi të pafrytshëm gjashtë-vjeçar për tokën që do të mund të përdoret si një varrezë në rajonin Uusimaa.
Që nga viti 2008, muslimanët që jetojnë në rajon kanë qenë në kërkim për një vend të përshtatshëm për një varrezë, që ka bërë të bëjë me një pjesë të vogël të 'seksionit mysliman' në varrezat e Kishës Luterane, raportoi faqja worldbulletin.
"Ju me siguri do të mendoni se ne do të gjejmë një zonë në Uusimaa që mund të ricaktohet për përdorim të varrezave," tha zëvendës Kryetarja e Këshillit Islamik Finlandez, Pia Jardi, të marten për Yle Finish.
Sipas On Islam, gjatë gjashtë viteve të fundit, muslimanët finlandezë kanë paraqitur kërkesat në 16 qytete dhe qyteza të ndryshme në rajonin Uusimaa në jug të Finlandës, por asnjëra prej këtyre nuk kanë patur përgjigje të suksesshme.
"Ndoshta kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik. Nëse ju e hapni ndonjë forum do të vëreni se ata janë ekstremistë anti-muslimanë, ” tha Pia Jardi , duke vënë në dukje se ata kanë thënë se ka një mungesë të tokës të përshtatshme.
"Unë di raste kur të vdekurit janë varrosur jashtë vendit edhe pse familjet nuk mund ta përballojnë atë, sepse nuk kishte vend varrimi të përshtatshëm në qytetin e tyre. Dëshira e fundit e njerëzve është që të kenë një varrimin islam, "shtoi ajo.
Ka rreht 40.000 deri në 45.000 muslimanë në mesin e 5,2 milion banorëve të Finlandës, duke përfshirë tatarët autokton të Balltikut,shtoi ajo.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

================================================== ====

Punimet e famshme te gurta ne ishullin e kretes nga vellezerit shqiptare shehu

$
0
0
Emri:  GURI33.jpg

Shikime: 1730

Madhësia:  74.8 KB
Tradita shqiptare e punimit te gurit prej vitesh ka befasuar publikun e Greqise ne ishullin ekzotik te Kretes. Vellezerit Alfred dhe Kujdesi nga Caja e Kukesit kane shpalosur talentin dhe mjeshtrine e trasheguar brezash nga eterit e tyre. Nje kulture artizanale e ndodhur mes tri metropoleve te Prizrenit, Shkodres dhe Ohrit sa vjen e po shtrihet ne vilat, rezidencat dhe ndertimet turistike edhe ne ishujt e tjere te Mesdheut. Ju ftoj te shikoni vete e te vleresoni kete tradite guri mes kombtares dhe universales qe po jetesohet dita dites me dashurine dhe perkushtimin e vellezerve Shehu.

http://stoneworkshehu.blogspot.com
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dhijata dhe vargjet e arta !!

$
0
0
U bë kohë që nuk kemi diskutuar rreth vargjeve të dhijatës. Zgjodha ca të tilla me shumë kujdes të cilat me sa mbaj mënd nuk i kemi diskutuar më parë. Po i sjell pa shkëputje për të mos i lën shkas ndonjë X-i të përdorë preteksin e (" Ke shkëputur vargjet dhe për rjedhojë humbet kuptimi i plotë ") :p Janë 18-et vargje që nuk duhen humbur asnjëri .. sidomos 2 vargjet e fundit LOL


Numrat Kapitulli 31

1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;

2 pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd".

3 Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.

4 Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit".

5 Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.

6 Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.

7 Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.

8 Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.

9 Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;

10 pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre,

11 dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë:

12 pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

13 Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t`i takuar jashtë kampit.

14 Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, me krerët e mijësheve dhe të qindësheve, që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte.

15 Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?

16 Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.

17 Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,

18 por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

Ismail Kadare merr çmimin "Asturias" në Spanjë

$
0
0
Fjala e plotë e Kadaresë: Jo referenca të Enver Hoxhës si Don Kishot

(Fjalimi i plotë i Kadaresë në shenjë të marrjes së çmimit ‘Asturias’ Don Kishoti, ky shqiptar)

Lartësia Juaj,

Është një kënaqësi e veçantë të jem i pranishëm në këtë sallë dhe të marr fjalën këtu. Kënaqësia është e dyfishtë ngaqë e gjithë kjo ndodh për shkak të letërsisë, universit që unë i përkas.

Ka patur dhe vazhdon të ketë dy mendime krejtësisht të kundërta për letërsinë. Njëri, i vjetër, pakëz naiv, që besonte se letërsia, ashtu si gjithë artet, mund të bënte mrekullira për botën; mendimi tjetër, modern, rrjedhimisht aspak naiv, se letërsia dhe arti nuk i shërbejnë askujt, veç vetvetes. Në të dy këto mendime, e vërteta dhe jo e vërteta janë të përziera. Megjithatë, si njeri i artit unë kam prirjen të besoj te mrekullia.

Ka një model për këtë paradigmë: miti i Orfeut. Është quajtur me të drejtë miti më i misterioz i njerëzimit. Thelbi i tij ka të bëjë me mundësitë e artit. Orfeu arriti që me artin e tij të bëjë gjëra të pabesueshme dhe, ndonëse nuk arriti dot të kapërcente murin e vdekjes, më pranë se kushdo iu afrua së pamundurës.

E përmenda mitin e famshëm për të ardhur te një mrekulli shumë herë më e rëndomtë në dukje, por e së njëjtës natyrë. Njëzet vite më parë, në vendin tim komunist në qoftë se dikush do t’i thoshte dikujt se ka gjasë që një ditë, një shkrimtar shqiptar do të marrë një çmim në Spanjë, për më tepër të dorëzuar nga princi trashëgimtar, ky dikush do të shpallej aty për aty i çmendur, do të prangosej e do të çohej në çmendinë. Dhe kjo do të ishte e keqja më e vogël. Sipas një versioni të dytë, ky dikush do të përfundonte në hetuesi dhe pastaj në torturë si një komplotist i rrezikshëm.

Ndoshta mund t’ju duket pak i dramatizuar ky parashikim, por unë do t’jua shpjegoj. Shqipëria, vendi im, dhe Spanja juaj, përveç një miqësie të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë patur kurrë asnjë lidhje. Ndërprerja e plotë u bë në shekullin e kaluar, kur vendi im komunist, i shquar për prerje marrëdhëniesh, (ky ka qenë, si të thuash, specialiteti i tij), preu çdo lidhje me Spanjën.

Por si çdo gjë në botë, ashtu edhe mrekullia e letërsisë e ka një traditë. Në kohën e ngrirë për të cilën fola më lart, atëherë kur midis vendit tim dhe Spanjës nuk shkonte as vinte askush, një kalorës i vetmuar, duke shpërfillur ligjet e botës e kapërcente sa herë të donte kufirin e pakapërcyeshëm. Besoj se e merrni me mend se për kë e kam fjalën: Don Kishotin.
Ishte i vetmi që regjimi komunist, – ai që gjënë më të lehtë në botë kishte ndalimin, – nuk e ndaloi dot. Don Kishoti, qoftë si libër, qoftë si personazh i jetës, ishte aq i njohur në Shqipëri, sikur ta kishte pjellë ajo vetë.

Dikush mund të gjente një shpjegim për këtë paradoks: Don Kishoti ishte i marrë, dhe jo më pak i marrë ishte shteti shqiptar, ndaj ishte e logjikshme që dy të çmendurit të merreshin vesh. Duke kërkuar ndjesë për krahasimin e lajthitjes së fisme të Kishotit me lajthitjen e keqe të shtetit tim, më lejoni t’ju them se nuk ka qenë kështu dhe se krahasimi lidhet me tjetër gjë.

E bëra këtë hyrje të gjatë për të ardhur te tema kryesore e fjalimit tim të shkurtër: pavarësia e letërsisë. Don Kishoti e kapërcente kufirin shqiptar sepse ishte, veç të tjerash, i pavarur. Kur një shkrimtar shqiptar, për veprën e shkruar kryesisht në një truall dhe kohë komuniste, vjen të marrë çmim nga një mbretëri Perëndimore, kjo ndodh se letërsia për nga natyra është e pavarur.

Tema është e vjetër. Ka qenë dhe mbetet, ndoshta, shqetësimi numër një i këtij arti. Në ndryshim nga pavarësia e shteteve, pavarësia e letërsisë është globale. Ndaj dhe mbrojtja e saj e tillë është, globale. Kjo nuk e bën më të lehtë. Përkundrazi.

Pavarësia e letërsisë dhe arteve është një proces në zhvillim. Mendja jonë është vështirë të kapi përmasat e vërteta të saj. Të mësuar me pavarësinë që lidhet kryesisht me shtetet, kombet, e gjer me individin njerëzor, nuk e kemi lehtë të shkojmë më larg. Të shkosh më larg do të thotë të kuptosh se mosvarja e artit nuk është një çështje luksi, një dëshirë për ta përkryer artin. Ajo është një kushtëzim objektiv pra, e detyrueshme. Përndryshe ky univers paralel nuk do të qëndronte në këmbë. Ai prej kohësh do të binte.

Përftimi, siç thashë, është i vjetër. Prej kohësh është e njohur shprehja „republika e letrave” . Tundimi për ta parë letërsinë si botë shpirtërore, natyrisht, por me atribute lëndore gjithashtu: hapësirë, kohë, lëvizje, është i njohur , por kjo nuk mjafton. Ne e pranojmë si botë paralele referenciale, por, kur vjen puna te vizioni i plotë i saj, mendja jonë e ngushtë, konformiste e ka të vështirë ta pranojë paralelizmin, pra pavarësinë e vërtetë.

Themi e pavarur dhe aty për aty instinkti ynë i vjetër na çon tek e kundërta. Ne nuk i shmangemi dot mendimit se arti, ndonëse mund të mos varet nga shtetet, doktrinat, moda, varet megjithatë nga diçka. Dhe mendja na shkon te bota jonë reale, thënë ndryshe, vetë jeta jonë. Mendimi se letërsia varet nga jeta është gati i zyrtarizuar planetarisht. Unë do të bëja pyetjen që në vetvete ngjan heretike: a është e vërtetë kjo? Përgjigja tani për tani s’mund të jetë veç e dyzuar: nuk përjashtohet që arti të ketë lidhje me jetën, por vetëm pjesërisht.

Më lejoni në pjesën përmbyllëse të fjalës sime ta shpjegoj fare shkurt këtë gjysmë herezi.
Në qoftë se e pranojmë botën e letërsisë dhe arteve si botë paralele, referenciale, kemi pranuar se ajo është një botë rivale. Si rrjedhojë e kësaj, meqenëse rivaliteti çon zakonisht në konflikt, duam apo s’duam do të pranojmë se midis këtyre dy botëve, jetës dhe artit, do të ketë konflikt.

Dhe konflikt ka. Herë të shpallur, herë të pashpallur. Në këtë përballje bota reale ka armët e saj kundër artit: censurën, doktrinat, burgjet. Arti gjithashtu ka mjetet e tij, fortesat, veglat, së fundi, armët e tij , shumica të fshehta. Bota reale qëllon të jetë e pamëshirshme, mizore. Arti gjithashtu nuk është një engjëll dhe mund të jetë i pamëshirshëm, mizor. Një poet romantik gjerman i përfytyronte tercinat e Dante Aligherit herë si heshta kërcënuese e herë si vegla torture për ndërgjegjet e rënduara nga krimi.

Por, lufta midis dy botëve është më e ndërlikuar se ç’duket. I njëjti poet gjerman ka ngulur këmbë se disa e kanë bezdisur me armiqësinë e tyre e të tjerët me dashurinë e tyre. Sado paradoksale të duket, të shumtë janë ata që padashur e luftojnë artin, pikërisht atëherë kur kujtojnë se e duan.

Siç shihet, pavarësia e letërsisë dhe artit bëhet përherë e më e vështirë. Megjithatë ne shkrimtarët jemi të bindur se arti nuk do të ngrejë kurrë flamurin e kapitullimit. Meqenëse përmenda këtë fjalë të trishtueshme, besoj se duhet t’i kthehem prapë vizionit të dy botëve që rrijë ballë për ballë në pritje të fitores: botës reale dhe asaj të artit.

Ka shumë dallime midis tyre, por ka një dallim kolosal që qëndron mbi gjithë të tjerat. Dallimi është ky: ndërsa në konfliktin e saj me artin bota reale qëllon që acarohet aq fort saqë turret ta shkatërrojë artin, në asnjë rast, e përsëris, në asnjë rast letërsia dhe arti nuk e sulmojnë jetën reale, për ta dëmtuar, por përkundrazi, luftojnë që ta bëjnë më të bukur, më të jetueshme. Ky është dallimi absolut midis tyre. Dhe në këtë rast një dallim i tillë nuk është gjë tjetër veçse konfirmimi më sublim i pavarësisë së vërtetë të artit.

Ju faleminderit.

MAPO
Viewing all 24435 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>