Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24325 articles
Browse latest View live

Bar Refaeli, “lavazhierja” seksi

$
0
0
Bar Refaeli, “lavazhierja” seksi


Emri:  bar rafaeli.jpg

Shikime: 713

Madhësia:  38.7 KB

E kishim parë thuajse në të gjitha mënyrat e mundshme duke shfaqur hiret e saj, qoftë në foto topless, qoftë me bikini, por kurrë më parë si një “lavazhiere”.

Bar Refaeli, modelja e famshme izraelite ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me bluze blu të errët dhe të mbathura të gjelbra, teksa mban në duar copën me të cilën i është futur një pune të re: asaj të larjes së makinës së saj Lexus.

Siç shprehet edhe vet modelja, kjo makinë i është dhënë asaj së bashku me një ofertë për një punë part-time, së cilës nuk e dimë a do t’i shkojë dot deri në fund, apo mund të lodhet shumë shpejt.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Një shpjegim këtu ju lutem !

$
0
0
9:23. O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.

UCK, Surroi Goxhaj e gjarperinj te tjtj.

$
0
0
http://gazetadita.al/kembet-e-gjarpr...veton-surroit/



Këmbët e gjarprit të Veton Surroit



9


Nga Dilaver Goxhaj
Postuar më: 14 Gusht, 2014 tek Lajme Flash


Adem Jashari

Rreth librit të fundit i Veton Surroit, “Këmbët e gjarprit”, i botuar në pragun e zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014, në Kosovë, ka tërhequr së shumti vëmendjen e mediave kosovare, si dhe ka pas reagime nga më të ndryshmet, deri edhe një ceremoni televizive të djegies së disa kopjeve të atij libri, duke i krijuar mundësinë autorit të thoshte se këta njerëz nesër me siguri do të veshin këmishat e zeza. Të gjitha këto ngjarje, por edhe shkrimet kundër librit, i kanë bërë librit një publicitet shumë të madh, duke tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik, ndaj dhe ka patur një seri botimesh brenda një muaji. Kështu ndodhi edhe me mua, prandaj iu luta një mikut tim në Prishtinë të mund të ma siguronte një kopje të tij.

Dilaver Goxhaj
Dilaver Goxhaj

Qysh sa libri të bie në dorë, të tërheq vëmendjen nëntitulli që autori i ka vënë librit: “Shënime heretike”! Dhe, kur vetëm pasi ke përfunduar pjesën e IV të tij, e kupton se pse autori i ka vendosur këtë nëntitull librit, i cili mund të quhet një roman politik dokumentar. Them dokumentar, pasi personazhet e tij janë realë si dhe mbështetet në ngjarje reale, sikundër është Konferenca e Rambujesë, ku edhe autori ka qenë pjesë e atij samiti. Autori e quan vepër heretike, për faktin se është i bindur, ose ka dëshirë të thirret i tillë prej lexuesit, ngaqë me vetëdije del në kundërshtim me historinë e vërtetë e të trajtuar për UÇK-në deri sot, veçanërisht kundër disa drejtuesve të saj. Si i tillë, autori i shkel, si pikëpamjet gojore, (që ai i quan folklorike) dhe ato çfarë janë shkruar deri tash për UÇK-në, por duke dalë në kundërshtim edhe me normat panegjerike të vendosura deri tani mbi historinë e UÇK-së, e cila është një çështje mjaft e ndjeshme për shumicën absolute të opinionit popullor shqiptar brenda e jashtë Kosove. Si i tillë, Veton Surroi del jashtë kësaj praktike për këtë histori të deritashme, të cilën e quan një dogmë. Për këtë qëllim ai e vetëquan veprën e tij herezi, ngaqë është pozicionuar me vetëdije kundër kësaj historie të njohur e të saktë për UÇK-në.

Por, e meta kryesore e autorit në këtë libër heretik historik dokumentar dhe politik qëndron në faktin se ai edhe pse mundohet të bëjë histori, në fakt bën politikë dhe jo histori, duke shfrytëzuar me mjeshtëri artistike shumë fakte që i ka përjetuar vetë ose ka qenë protagonist i tyre; dhe, së dyti, ai i përzien qëllimisht dy periudhat historike, krejt të ndryshme me njëra-tjetrën: Periudhën e Luftës Çlirimtare në Kosovë, (që shumë autorë kosovarë kanë dëshirë ta quajnë “Lufta e UÇK-së” dhe jo Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar në Kosovë), duke e mpleksur atë edhe me periudhën e pasluftës, për të cilën mendoj se bën një analizë politiko-ekonomike të përafërt me realitetin, prandaj dhe në këtë të dytën dakordohet edhe Albin Kurti. Vetoni, qëllimisht e bën këtë mpleksie periudhash, me qëllim që të sfumojë sa të jetë e mundur periudhën e asaj lufte çlirimtare.

Unë nuk kam ndërmend të merrem me të dy periudhat që mpleks autori në këtë libër, as me protagonistët realë historikë që ai i vë në spikamë dhe që jetojnë ende dhe që janë tepër aktivë në politikë, pasi ajo është e drejtë e vetë atyre si dhe e biografëve dhe e kalemxhinjve të tyre të mirëpaguar; por do të merrem me atë pjesë, në të cilën Veton Surroi trajton UÇK-në, ku edhe unë kam qenë për një periudhë goxha të mirë pjesëtar i formacioneve të saj në terrenin e Kosovës. Si i tillë e kam të drejtë dhe detyrë të replikoj, pasi kam qenë edhe kuadër i lartë ushtarak i asaj Ushtrie Çlirimtare.

Qysh në fillim dua të them se autori ka gjetur një stil dhe gjuhë të tillë në trajtimin e librit, që është për ta patur lakmi. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore pse libri “Këmbët e gjarprit” ka pasur disa botime. Dhe ai nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë lloj trajtese artistike, me qëllimin e vetëm që të bëhet i besueshëm për gjithçka ai shkruan dhe të mbahet mend gjatë në kujtesën e lexuesve dhe, pa dyshim, për të nxjerrë sa më shumë përfitim material dhe moral për veten e vet. Dhe këtyre qëllimeve mendoj se ia ka arritur jo pak.

Përsa i përket UÇK-së ai mundohet ta eliminojë krejtësisht ekzistencën e saj, jo vetëm si emër, por ta bëjë mundësisht të urrejtshme për brezat e lindur pas asaj lufte, si dhe ta shumëzojë me zero gjithë aktivitetin luftarak të saj, duke mos shprehur as edhe një fjalë të vetme për mijëra dëshmorë të saj, që dhanë jetën për lirinë e popullit ku vetë autori është pjesë e tij. Dhe këtë e ka bërë në mënyrë graduale e mjeshtërore. Kija inatin, por jepi hakun. Mirëpo, me këtë mohim të kontributit madhor të UÇK-së, Surroi e vendos veten përkrah Rugovës, edhe pse gjatë gjithë kohës së tij si publicist ai e ka anatemuar Rugovën. Por, mesa duket, duke shkruar me urrejtje patologjike për Hashim Thaçin dhe vëllezërit siamezë të tij, ndërgjegja e Vetonit është bërë gjithnjë e më shumë negativiste dhe, për inerci, UÇK-në e personalizon tek Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Azem Syla. Si rrjedhojë, urrejtja ndaj këtyre personave e bën të pakujdesshëm dhe negativist, duke e çuar në mohimin total ekzistencën dhe kontributin madhor të UÇK-së.

Shtrohet pyetja: Për herë të parë del Veton Surroi me këtë tezë të mohimit të UÇK-së, ndaj dhe pati aq reagime të ashpra nga intelelektualë dhe disa ish luftëtarë të UÇK-së? Faktet tregojnë se jo. Veton Surroi këto mohime të vlerave të UÇK-së i ka bërë publike edhe në letrën e hapur dërguar simbolit të rezistencës, Adem Demaçit, në fillim të vjeshtës së parë të vitit 2002, botuar në gazetën e tij “Koha ditore”. Por çuditërisht, përveç drejtuesit të Radio Kosova e Lirë, të gjithë të tjerët në Kosovë heshtën atëherë, duke u justifikuar si puna e priftit: larg b….. sime. Unë ndoshta nuk do të them më shumë se sa ka trajtuar për luftën e popullit shqiptar në Kosovë dhe për UÇK-në baca Adem, në përgjigjen që i dha atëherë Veton Surroit, por është rasti ta citoj bacën, kur i thotë: “Një ego e tillë si ti ka kapacitet të mjaftueshëm që të bëjë njëqind maskarallëqe, që t’i bëjë njëqind sherre Kosovës, vetëm e vetëm që të nxjerrë fitime për veten e vet dhe, i cili, me çdo kusht po mundohet të zbukurojë imazhin e vet të rremë para qytetarëve të Kosovës dhe të botës”. Dhe, çuditërisht, me librin “Këmbët e gjarprit” u vërtetua përcaktimi i zotit Demaçi!

Duke qenë se Vetoni ka shkruar për UÇK-në qysh në vitin 2002, nuk ka të drejtë që të kritikojë në këtë libër Jakup Krasniqin e t’i thotë se ngutet të shkruajë pas shtatë vjetësh për historinë, (f.23), ngaqë botoi “Kthesa e madhe” në vitin 2006, duke e këshilluar që të priste të paktën 20 vjet. Kjo jo vetëm që tregon një lajthitje të tij, por bie në grackën e asaj që ai akuzon Hashim Thaçin: “Do të thotë, do ta posedojë historinë. Do të thotë, do ta konsiderojë historinë pronë,” (f.25). Me këtë, Vetoni kërkon të na thotë se, vetëm Vetoni ka të drejtë të shkruajë historinë e periudhës së asaj lufte, ngaqë ka qenë i përkëdhelur nga diplomatët perëndimorë si dhe firmëtari i parë entuziast në Rambuje për eliminimin e UÇK-së, për të cilën edhe mburret në letrën dërguar Adem Demaçit. Prandaj dhe na thotë: “Ai që shkruan më shpejt, e posaçërisht ai që shkruan nga pozitat e së vërtetës zyrtare, do që ta ketë historinë për vete. Do të thotë, do që të posedojë historinë. Do të thotë, ta konsiderojë historinë pronë.” (f.25)

Por, të befason fakti se si nuk pati në vjeshtën e vitit 2002 dhe as sot asnjë lloj reagimi nga protagonistët e UÇK-së, që Vetoni i ka vënë në piskamë! Këtu qëndron edhe enigma e “suksesit” të Vetonit, tek ai mosreagim, të cilët e lanë Demaçin të vetëm në përballjen me Surroin, pavarësisht se Demaçi në replika të tilla është sa për njëqind sosh. Vetoni, duke marrë zemër nga ai mosreagimi i atëherë i ish drejtuesve të lartë politikë e ushtarakë të UÇK-së, e thellon urrejtjen kundër Adem Demaçit, duke e barazuar me veten e tij: “Demaçi nuk ishte UÇK-ja; ishte si gjithë ne të tjerët”, f.47), si dhe na hedh tullumbacen tjetër, duke e krahasuar UÇK-në me katalizatorin në reaksionet kimike: “UÇK-ja ka qenë ajo përbërje “substancash” që ka ndryshuar shpejtësinë e reaksionit kimik, pra ka ndikuar në shpejtësinë e çlirimit, ndonëse nuk ka sjellë ndonjë energji a marrë pjesë në të”, f. 89). Ne, dëshmitarët okularë, midis tyre dhe unë, si një prej drejtuesve dhe luftëtarëve aktivë në terren, në luftë me ushtrinë dhe policinë serbe, si oficeri kryesor në mbajtjen e bashkëveprimit midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s, e hedh poshtë me fakte këtë minimizim të kontributit të UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

Së pari dua t’i them Veton Surroit se është vetë presidenti i SHBA-aq, Bill Klinton, i cili më 23 Maj 1999 i tha kombit amerikan: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shtohet dita ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe..”, ndërsa Komandanti i NATO-s, Uesli Klark pohon, duke thënë: “UÇK-ja, shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku kishim mundësi t’i sulmonim ato”( “Të bësh luftë moderne”, Prishtinë, 2003, f. 372). Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së SHBA, z. Cohen, po në 16 Prill 1999 thoshte: “Millosheviçi mund të mendojë se e ka eleminuar UÇK-në, por gabon”, (Eilen Yan: “High Risk of Casualties”, Newsday, 16 Prill 1999). Po të mos qe UÇK-ja me luftën e saj “NATO-ja, sipas të gjitha gjasave, nuk do të kishte mundur të mbijetonte në formën ekzistuese”, shton po në atë vazhdim Uesli Klark, (po aty, f.18). Vetëm këto citime besoj se e rrëzojnë konstatimin e shtrembër qëllimor të Vetonit për UÇK-në, duke e krahasuar me katalizatorin që ndihmon, por që nuk merr pjesë në reaksion. Dhe, shpërblimi i pasluftës për UÇK-në është kjo që gëzohesh ty, zoti Veton, dhe ata që e tradhëtuan atë pas lufte: Në arrest!

Por që ta bëni edhe më të bindshëm etiketimin tuaj për UÇK-në si katalizator për çlirimin e Kosovës më pas shpreheni: “Çlirimin e Kosovës e kanë bërë forcat e NATO-s. Ushtria serbe është tërhequr nga Kosova në sajë të bombardimit të NATO-s dhe hyrjes së këmbsorisë së KFOR-it, e jo për shkak të veprimeve të UÇK-së”, (f.79). Më çudit fakti se në këtë pikë puqeni me Kadarenë, i cili, në kohën që Rugova i dha titullin “Honoris cauzus” në Prishtinë, e drodhi, shprehu të njëjtin mendim si dhe ju tashti: “Kosovën nuk e çliroi UÇK-ja, por Evropa Perëndimore”.

Që ta kuptosh edhe më mirë që jini gabuar rëndë në këtë konstatim, zoti Veton, po të jap një pjesë të përgjigjes që i kam dhënë atëherë Kadaresë, për këtë lloj deklarate të ngjashme me tuajën, në librin tim “UÇK-ja dhe Kadare-ja”, pasi jam i bindur se nuk e ke lexuar, ngaqë ju lexoni vetëm Vetonin dhe asnjë autor tjetër: “Zoti Kadare, të thuash: Kosovën e çliroi Europa Perëndimore dhe askush tjetër, është ekstremizëm i mbështetur në parimet e servilizmit pacifist. Të thuash: Kosovën e çliroi UÇK – ja dhe askush tjetër, është ekstremizëm i mbështetur në mosmirënjohjen njerëzore dhe kapadaillëk. Çdo ekstrem, është i papranueshëm dhe i dëmshëm. Prandaj, le të kemi kurajon e të themi të vërtetën: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis UÇK-së dhe NATO-s, të paraprirë nga SHBA-të.

Ju, zoti Kadare, e dini më së miri se NATO-ja veproi vetëm përmes ajrit, me aviacionin e saj luftarak. Mirëpo nuk besoj ta dini se aviacioni luftarak i frontit, (ai që godet forcat dhe mjetet luftarake të kundërshtarit në fushën e luftimit, betejës), nuk mund të realizojë në kohë asnjë lloj goditje të saktë kundër objektivave tokësorë taktikë të armikut, pa iu dhënë shenjë tregimi nga toka ose nga aviacioni – helikopter i tij, që qëndron në afërsi të vijës së frontit, por që rrezikon të asgjësohet nga momenti në moment. “Zotërimi i ajrit është i parëndësishëm, në rast se forcat ajrore nuk kanë një shenjëtregim të saktë”, thuhet pothuajse në të gjitha doktrinat ushtarake të sotme. Dhe ky është një parim ushtarak, zoti Kadare,cqë juve iu falet të mos e dini. Këtu, mendoj unë, është një nga burimet e pozicionimit tuaj mohues ndaj UÇK-së, duke i hequr asaj të drejtën e të qenit çlirimtare.

Detyrën e shenjëtregimit për aviacionin e NATO-s, e kryenim ne, UÇK-ja, zoti Kadare, duke iu dhënë atyre koordinatat për objektivat ushtarakë tokësorë serbë të lëvizshëm e të palëvizshëm, me saktësi të lartë dhe, madje, jo një herë, por disa herë gjatë gjithë ditës e gjithë natës, pa pushim, në çdo dy-tre orë, falë ndërlidhjes moderne me të cilën na kish pajisur Gjermania. Për këtë veprimtari të dendur, kemi edhe dokumente, pavarësisht se ato, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së nuk i ka dorëzuar në asnjë arkivë të Kosovës apo të Shqipërisë dhe, në kundërshtim me rregullat e ruajtjes së dokumenteve luftarake, janë marrë disa herë nga ushtarët e KFOR-it, gjoja për verifikim, sa që tani, vetëm një zot e di se ç’është bërë e ç’po bëhet me to. Do të ishte mirë për historinë e popullit tonë, që ato dokumente të shumëfishoheshin duke i botuar, për qëllime të tilla përdorimi, ndërsa origjinalet të dorëzoheshin në Arkivin e Kosovës qysh në korrik të vitit 1999, porsa mbërritëm në Prishtinë dhe të mos mbaheshin dosido nëpër sirtarë, aq sa sot janë dhënë edhe shenja se po vihet dorë në to…

Ndoshta u zgjata pak, zoti Kadare, por ua përmenda këto mori faktesh dhe argumente për t’u treguar juve dhe gjithë atyre që nuk e njohin UÇK-në dhe luftën e saj, jo vetëm se çfarë lufte të suksesshme bëri UÇK-ja, por edhe për t’u thënë se ajo gjysma e popullit shqiptar të Kosovës, gati një milionë që nuk e la Kosovën nga që pati besim te UÇK–ja dhe e ndau fatin me të, nuk u zhgënjye nga ushtria e vet, pasi ajo e mbrojti popullin e saj denjësisht dhe e justifikoi besimin dhe ndihmën e popullit edhe pse ishte shumë herë më inferiore në numër dhe armatim ndaj kundërshtarit me të cilin luftoi. Gjithashtu po u dëshmoj për të bindur juve dhe të tjerët se UÇK–ja ishte njëri prej faktorëve kryesorë që ia bëri Serbisë të pamundur qëndrimin në Kosovë.

Por, shumë më mirë e më saktë se unë, vetë ju, zoti Kadare, i nxirrni në pah vlerat e UÇK-së, sidomos tek libri “Shqiptarët në kërkim të një fati të ri”, f. 32: “Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për të zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t’i bërë të qartë botës se ç’po ndodhte në Kosovë. Ishte ajo që duke shërbyer si pararojë e NATO-s, arriti të tërhiqte makinën e rëndë ushtarake të saj në vendin e harruar që quhej Kosov녔. “Për çlirimin e Kosovës, vazhdoni në f. 54, midis popullit shqiptar dhe Aleancës Atlantike u sajua ai bashkim i çuditshëm, ku shpenzimin më të vjetër të luftës, gjakun, e vuri populli i paktë shqiptar, kurse armët, NATO-ja e fuqishme.”,(shih “UÇK dhe Kadare”, Prishtinë, 2004, f.144-145). Mirëpo, të befason fakti që këtij mohimi të kontributit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës, që po e thekson Veton Surroi tash në librin e tij “Këmbët e gjarprit”, i ka paraprirë me kohë zoti Xhavit Haliti, duke e përsëritur tre herë rresht, brenda 14 vjetëve: fillimisht në Korrikun e viti 1998, kur është takuar në Tiranë me Vetonin dhe Blerim Shalën; për herë të dytë në Tetorin e vitit 1999, kur dha intervistën e parë tek “Zëri” i Blerim Shalës si dhe në Korrikun e vitit 2013, duke thënë: “Ne nuk mund ta fitojmë luftën. Orientimi ynë është që përmes rezistencës të krijojmë rrethana që pakti i NATO-s të vijë në Kosov녔. Prandaj, edhe unë, si kushdo që i ka ndjekur këto zhvillime, i bëj pyetje vetes: pse nuk pati reagime si në rastin kundër Surroit, kur Xhavit Haliti e ka thënë këtë mohim të UÇK-së tre herë rresht e me zë edhe më të lartë se Veton Surroi? Prandaj, ata ish luftëtarë të UÇK-së, që u indinjuan nga libri i Vetonit dhe dogjën demonstrativisht disa kopje të tij, nuk duhet të kenë dy lloj kandarësh (peshoresh) për të njëjtën dukuri (fenomen). Po ashtu, pse nuk reaguan as këta të indinjuarit e fundit as edhe ata që mundohet t’i fyej Veton Surroi, kur Jakup Krasniqi, në vitin 2006 shkruajti në librin “Kthesa e madhe”: “Lufta Guerile e tipit “sulm e tërheqje nga vendi i ngjarjes”, u tregua e dëmshme, sepse armiku po hakmerrej mbi popullsinë civile… Veprimi kësisoj ishte i detyrueshëm sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të përballej tash e tutje jo vetëm me luftën, por edhe me ruajtjen dhe evakuimin e UÇK-së.” Si do të çlirohej Kosova, duke u mbrojtur për vete apo duke e sulmuar ushtrinë serbe?

Që Veton Surroi fillimisht ka pas besim tek UÇK-ja, këtë e thekson disa herë në libër, por, mesa duket, me t’u takuar në Tiranë me Xhavit Halitin, në Korrikun e vitit 1998, i iku ai besim, prandaj dhe nuk ka pranuar që të bashkohej me Demaçin, edhe pse ky e ftoi tërë sinqeritet kur pranoi detyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së një muaj më pas. Por ajo çka është fare e papranueshme, çka thotë Vetoni, është ajo kur thotë: UÇK-ja nuk ishte as ushtri, as çlirimtare, as tërësishtë kosovare, por thjeshtë një instrument për të marrë pushtetin e Rugovës, (f.84). Gjithë ky farë intelektuali që ka në dispozicion jo vetëm gazeta, shtypshkronjë por edhe stacione televizivë, thua të mos e dijë që pushteti merret: ose me votë, ose me puç ushtarak, ose me luftë, sikundër është lufta çlirimtare! Duke qenë vetëm instrument, as ushtri, as e gjitha prej kosovarësh, si mundej ta merrte pushtetin? Apo druan të thotë se UÇK-ja na paska qenë një turmë banditësh, edhe pse e pranon që është libër heretik?!

Këtë etiketim Vetoni nuk guxon ta thotë troç, por e lë të kuptohet, duke u shprehur: “Por ja që jam i gatshëm të marr përsipër edhe konseguencat e herezisë dhe të them se nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, (f.76). Nëse do të ishte kështu, si mund të shpjegohet, zoti Veton, që në Kosovë Serbia pati sjellë 95.000 forca ushtarako-policore, baraz me sasinë e forcave që sollën si Italia fashiste ashtu edhe Gjermania naziste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që sipërfaqja e Kosovës është 2,33 herë më e vogël se ajo e Shqipërisë dhe terreni i Kosovës është gati i rrafshtë në raport me terrenin malor e tepër malor të Shqipërisë? Përse i solli Serbia gati 100 mijë ushtarë, zoti Veton, për paradë ushtarake apo për të luftuar kundër UÇK-së? Dhe mos harro që këto forca i pat sjellë shumë më herët se të flitej për Konferencën e Rambujesë. Nëse në Kosovë nuk do të kish Ushtri Çlirimtare, pse atëherë u ftua kjo UÇK-ja mosekzistuese nga ndërkombëtarët në Rambuje? Nëse nuk do të ekzistonte UÇK-ja, si u ndodhi që kryetari i delegacionit në Rambuje u zgjodh drejtori politik i asaj ushtrie mosekzistuese? Nëse nuk do të ekzistonte UÇK-ja, pse zonja Ollbrajt propozoi që mandatori i Qeverisë së Përkohëshme e Kosovës të delte nga kjo ushtria mosekzistuese? Nëse nuk do të kish UÇK, pse Rugova pranoi që Qeverinë e Përkoheshme ta udhëhiqte kryeministri i dalë nga ushtria mosekzistuese? A e kupton zoti Veton se ke vrarë veten me këto shprehje të bukura por gjithë helm e nonsens?

Dhe kjo pyetje e ka përgjigjen: Vetoni ka gjasa të ketë mbritur në këtë përfundim qysh në Korrikun e vitit 1998, sepse është një djalë i rritur me pekule, nëpër kryeqytetet e Evropës, ku e dërgonte babanë e tij Titua si ambasador të Jugosllavisë, gjë që njeh vetëm frikën. Duke qenë i rritur me pekule, Vetoni nuk e njeh as vuajtjen dhe as urinë dhe, duke mos njohur vuajtjet e sacrificat, Vetoni nuk di se vuajtjet dhe uria shkaktojnë urrejtje, ecila, sikundër thotë Balzaku: “Urrejtja është ilaç për fuqi, të bën të rrosh, të ngjall ndjenjën e hakmarrjes”.

E veçanta qëndron se, Veton Surroi është një ndër titistët më të thekur, ndaj dhe e heq veten qytetar të botës (kozmopolit), ndaj e kritikon mënyrën e fitores së lirisë nëpërmjet luftës guerile, ngaqë lufta e armatosur i duket jashtë mode. Dhe për këtë unë i jap të drejtë Vetonit dhe e kuptoj pse i bën sulm të pakuptimtë LPK-së ilegale. Kjo, për të vetmen arsye se Vetoni ka mendësi krejt të ndryshme për lëvizjet ilegale në Kosovë, në raport me ne që guxuam e rrëmbyem armët si dhe nga populli që na mbështeti; sepse formimi i Vetonit është bërë jo vetëm në shkollat serbe dhe në mes të serbëve, por edhe në shkolla europiane, i financuar nga shteti serb si biri i një ambasadori të Jugosllavisë. Dhe për këtë nuk ka pse t’i vemë faj. Madje edhe pse ti Veton e mohon kategorikisht kontributin e UÇK-së, duke e ulur në rolin e katalizatorit, përsëri vlen të vlerësohesh si njeri mirënjohës ndaj Serbisë, sepse ai shtet të mësoi e të edukoi me shpenzimet si bir ambasadori; ai shtet të mundësoi të mësoje disa gjuhë të huaja të të gjithë shteteve ku shkonte yt atë si ambasador; ai shtet të formoi me shpezat falas të tij si intelektual; ai shtet të mundësoi të hyje në politikë dhe të pasuroi me shuma përrallore; ai shtet të mundësoi të çelje gazetën e “pavarur” “Koha ditore” si dhe të ngrije shtypshkronjë dhe, mbi të gjitha, duke të krijuar të tilla mundësi, ai shtet të formoi si kozmopolit duke të zhveshur nga ndjenjat kombëtare. Ndaj dhe nuk të akuzoj se pse je kaq mirënjohës ndaj atij shteti, pasi mirënjohja është virtyt, gjë që të stigmatizuarit e tu janë tepër imunë ndaj atij virtyti, ndaj dhe çdo ditë e më shumë ata shpërblehen me indiferentizmin e popullit shqiptar në Kosovë si dhe me urrejtjen e tij, sikundër po shihet në pjesëmarrjen e ulët në votime dhe në ngjarjet e ditëve të fundit. Duke qenë mirënjohës, kjo të vendos ty si një intelektual mbi ata. Diplomatët ndërkombëtarë, duke parë tek ty se, kishin të bënin me një kozmopolit dhe njeri mirënjohës ndaj atyre që i mundësojnë ecjen përpara, të pëlqyen duke të patur krah të djathtë në negociatat për eliminimin e UÇK-së, ndaj edhe të vunë në kryesinë e delegacionit kosovar në Rambuje. Dhe, mirënjohja që tregove ndaj tyre, bëri që ata të të shpërblenin, me mundësinë qe ata kishin, duke të bërë faktor politik menjëherë pas luftës në Kosovë, pasi asgjë nuk realizohet në Kosovë (por edhe në Shqipëri) pa një ndihmë të të huajve, sado i zoti të jesh: “Kandili, qoftë edhe prej floriri, nuk ndriçon po nuk pati vaj”, thotë Mari Kyri.

Të gjitha këto kanë ndikuar që në formimin tuaj si intelektual, zoti Veton, të kini njohuri të cunguara për lëvizjet ilegale dhe luftrat çlirimtare, prandaj e quani LPK-në “organizatë e heshtjes”. Dhe kjo ndodh ngaqë nuk e dini se çdo lëvizje guerile i ka fillesat e saj tek klandestiniteti (konspiracioni) i thellë. Në të kundërt, çdo lëvizje çlirimtare do të eliminohej qysh në embrion. Ngaqë kini këto lloj bindje për lëvizjet ilegale, prandaj dhe e urreni edhe Adem Demaçin; madje tërboheni kur dëgjoni apo lexoni se populli atij i thërret: “simboli i rezistencës”, ndërkohë që ndaj jush, masa e gjerë popullore nuk shprehu ndonjë lloj afeksioni e që u vërtetua në fushatën tuaj elektorale. Kjo u ka bërë e u bën xheloz, e cila është pasion i mendjes së verbuar dhe i shpirtit të vockël, e cila i ngjan një tufani shkatërrues, duke i bërë shërbimet më të forta egërsisë me rezultate negative.

Vetoni dhe soji i tij mendojnë kështu, pasi i ka trembur jo vetëm politika pacifiste absolute, por dhe i ka mashtruar teknologjia moderne ushtarake, e cila sot është shumë e përparuar. Mirëpo, po të kemi parasysh terrenin, që ishte i yni, llojin e luftës që bënim ne, si dhe gatishmërinë tonë për të pranuar edhe koston më të lartë të humbjeve, vetëflijimin tonë, nuk do të mjaftonte teknika dhe armatimi i Serbisë për ta mposhtur luftën tonë. Vetoni nuk e di se faktori kryesor në luftrat çlirimtare është njeriu, është morali tij dhe jo arma. Jo më kot Napoleon Bonaparti pat thënë: “Në luftë, gjendja morale përbën tre të katërtat e betejës. Pjesa që mbetet varet nga fuqitë fizike”.

Mendoj se hë për hë nuk është e nevojshme të zgjatem më tej në këtë drejtim, pasi edhe këto çka thashë nuk kanë për ta detyruar Veton Surroin të ndryshoi mendim, pasi i tillë është brumosur. Ndaj dhe jo më kot Adem Demaçi i tha para 12 vjetësh: “Ti, duke u nisur nga egoja yt, nuk je i gatshëm të paguash kurrfarë çmimi për lirinë e popullit tënd. Ti nuk je në gjendje të japësh as gishtin për lirinë e popullit tënd”.







Si ju ben te ndiheni ky lajm?















I kenaqur




47%




asnje ndjesi




29%




i trishtuar




18%




i shqetesuar




6%




i indinjuar





0%











9 Komente

Lini nje koment »









Cobani nga Kurveleshi





I nderuar Shpetim Golemi! Ketej nga malet e Kurveleshit po te drejtohem me pseudonimin e luftes. Lufta dhe sakrificat e nje populli nuk shkojne dem, sado te lehin zagaret e tipit … Shurroi. UCK dhe lufta e popullit kosavar jane pjese e pandashme dhe e ndritur e historise se kombit shqiptar per liri e pavaresi. UCK-ja ka zene vendin e merituar ne Panteonin e lavdise kombetare dhe Shurroi do harrohet si shurra ne zall.


Përgjigjjuni












Mal Osdrimi





Veton Rexhai Surroi. Rexhai spiun i UDB, beseprere. Vetoni, ne rini snob dhe konfuz, tash grindavec dhe hakmarres.


Përgjigjjuni












albion xhane





Gjithsesi, mua me shqeteson fakti qe ka shume shqiptare me fuqi mediatike apo politike qe ngrihen dhe sulmojne gjerat me te shtrenjta te popullit dhe kombit tone. ta bejne vetem per urrejtje politike per udheheqes te caktuar si Surroi kunder Thacit apo jane ne sherbim te interesave antishqiptare. Eshte shume e demshme per ne qe ti kthehemi dhe ti rikthehemi gjerave qe nuk duhen diskutuar fare. Kjo coroditje na pengon qe te zgjidhim problemet e perditshme dhe ne duhet te zgjidhim problemet e perditshme sepse jemi vendi ne fund te Europes.


Përgjigjjuni












AP





NATO u fut me dyfek në Kosovë për interesa gjeostrategjike. Para kësaj amerikanët e quanin UÇK- në organizatë terroriste.Qe fat i madh për ne që, në këtë moment historik , u puqën interesat tona me ato amerikane! Koburja kosovare në këtë luftë qe simbolike, kokderrin Milosheviç nuk kishte shtet në Evropë ta mundte. Këtë mund ta bënte , siç edhe e bëri , vetëm NATO.
Unë nuk di ç’ka shkruar Surroi!


Përgjigjjuni












andi





Veton Suroi nje kelysh UDB je i ndyre per Popullin e vet, nje kriminel qe UCK eshte dasht ti jepte Plumbin kokes qe ne fillim bashke me Serbin me kriminel. Megjithate qe ka pare me shume nga te gjithe Udbashat e kelyshet e Udbes nuk munde te fitoje simpati e poena ne popull as me para e propagande.


Përgjigjjuni












Deli





Vetem me kesi Shpetima, Thaca,Demaca, Qosja, Kamisha, Tigra, Sandokana etj arritem te katandisim Kosoven ne kete pike. Si nuk ka turp ky gomor te tallet me ne dhe boten.
Kosoven dihet kush e shliroi dhe dihet perse, sikurse dihet pse nuk lejon te zhbehet e tere kjo.
Ik ore i mjere lere Surroi atje ku eshte, me te gjitha te metat qe ai ka eshte dhe do mbetet mbi ju te gjithe.


Përgjigjjuni












gimi





Ky Deli duket qe na qenka nje deli djae titisti dhe antishqiptari se ndryshe nuk do te ishte kunder UCK, ose do te jete ndonje shqipfoles, me kombesi tjeter, dhe natyrisht qe i dhembin syte kur lexon shkrime te tilla ne mbrojtje te dinjitetit tone kombetar. Mesa duket ky Deli, por edhe ai tjetri, “AP”, duhet te marrin pagese nga Prishtina, por qe paret vine nga Beogradi. Shqiperia prandaj e ka pesuar tere jeten se me shume u ka besuar pakicave kombetare se sa shqiptareve. I drejtohem autorit te ketij shkrimi, duke i thene: TE LUMTE DORA DHE MENDJA DHE PERULEMI PARA VEPRES SUAJ DHE SHOKEVE TE TU QE GUXUAT E SHKUAT NE LUFTE DHE MOS I DEGJONI KETA “TRIMA” ANTISHQIPTARE.


Përgjigjjuni












Pëllumb zaimi





I kini dhënë një përgjigje te mirë këtij falsifikatori të realitetit Dilo? Libri i tij i zi e ka marë përgjigjen edhe në Kosovë? Mua me duket se “këmbët e gjarprit ” janë vetë këmbët e vetonit i cili duket qartë se noton në ujrat e një plani udba-sh apo të pushtetit okult sërb për të fshirë nga historia luftën clirimtare te popullit shqiptar të Kosovës? Ku e ka hallin vetoni qe do ta fshijë rezistencën e armatosur? Mendoj se qellimi i gjarprit veton është të thotë se “meqënëse nuk pati rezistencë dhe luftë nuk ka ekzistuar as urrejtja shqiptare për pushtuesin sërb,se nuk ka pasur fare pushtues (!?) dhe për rrjedhojë, Kosova nuk duhet të jetë shtet më vehte por një krahinë nën Sërbi”!??? Ky mendoj se është qëllimi i vërtetë dhe që i dekonspiron këmbët e gjarprit si këmbët e vetonit ??? E kaluara e vetonit dhe e tashmja e tij vërtetojnë se pas publicistit dhe politikanit surroi kemi një njeri jo dosido por një njeri të përgatitur e te instruktuar për planet e fshehta serbe te cilat sic e kemi pare janë dukur here pas here në tryezat e bisedimeve dhe në tentativat diplomatike te serbise për te mos lejuar shkeputjen e Kosoves nga serbia!? Kësaj tentative e ketij plani i sherben edhe vetoni ? Do te dalin herë pas here edhe vetonë te tjerë? Ka shumë fuksa të “lënë në gjumë”nga serbia? Vetoni duhet te jetë nga ata qe quhen “potencialë” dhe qe pushteti okult serb i shfrytezon për te dhenë “goditje te medha”? Si kjo e tanishmja qe synon te fshije fare luftën popullore dhe njeherazi kundërshtarët e saj! Si mund të ketë pasur kundërshtarê kur “nuk ka pasur luftë”???? Ja këtë “plan të zi” kërkon të artikulojë vetoni ? Dilo? I keni bërë nje sherbim te lavderueshëm jo vetëm luftes clirimtare te popullit te Kosovës por ne radhe te pare kini demaskuar një plan ogurzi qe kelyshet e beogradit do te perpiqen t’i gjejnë kurdoherë terren te pershatshem per ta implementuar??? Kini rritur vigjilencën e shqiptareve te Kosovës pêr ti parê kembët e gjarprit si kembêt e vetonit? Vetonit tê ushqyer me frymën dhe parate e beogradit??? Nuk u ndala te argumentet e tua rreth peshês se U ÇK në luftë. Për nje ushtarak ato kuptohen lehtë. Ju i kishit thenë si duhet? U ndala te”kembet e veton gjarpërit” sepse kuptova qe ju po flisnit per një ceshtje rreth se cilës nuk lejohet “renia ne gjumë”? Ky mendoj se ishte thelbi i mesazhit tuaj!? Unë e kuptova ose them se e kam kuptuar? Përqafime Dilo! Të fala nga ” Mali i Gjeshnikoshit” i cili ka rritur vetëm trima e patriotë si ju!


Përgjigjjuni











Furtuna





Mendoj se pëllumbi e ka kapur drejt thelbin e këtij libri të Surroit sjellë népérmjet kritikës shumëplanéshe te autorit Dilaver Goxhaj? Përshëndetje!

Kujtimet e Haxhi Kroit

Bashkia Tiranë: "Edi Rama u ka shpallur luftë edhe semaforëve"

$
0
0
Edhe një herë sot Bashkia e Tiranës ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka bllokuar në mënyrë të jashtë ligjshme punimet për nyjen e re të semaforike.

Nënkyertari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se kryeministri ka shkuar deri në atë pikë se i ka hapur luftë semaforëve të kryeqytetit.

Duke garantuar se bashkia e Tiranës do të vijojë të bëjë punën e saj në këtë segment, kërkoi nga kryeprokurori të hetojë shkeljen e të drejtave të njeriut, atë të rrëmbimit të 5 punonjësve të Bashkisë.

Deklarata e plote

“Sot, Policia e Shtetit përsëri ka bllokuar në mënyrë të jashtëligjshme punimet në nyjen e re semaforike. Sikur të mos mjaftonte rrëmbimi i punonjësve të Bashkisë së Tiranës dje, Policia përsëri ka thyer ligjin, ajo polici e cila duhet të jetë garant për zbatimin e ligjit dhe ka çnderuar edhe misionin e saj.

Ne, tashmë e dimë se këtu kemi të bëjmë me një urdhër politik, urdhër që vjen drejtpërdrejt nga kryeministri Rama, për të bllokuar këtë projekt të Bashkisë së Tiranës, ashtu siç janë bllokuar me kohë edhe projekte të tjera. Marrëzia ka mbërritur tashmë deri në nivelin kur kryeministri u ka hapur luftë edhe semaforëve të qytetit. Qytetarët e Tiranës duhet të kuptojnë se çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, Bashkia e Tiranës përballet me bllokimin, me bllokimin e axhendës politike të kryeministrit.

Qytetarët me të drejtë duan rritjen e cilësisë së jetës por kryeministri Rama ka një axhendë tjetër politike për qytetin. Qytetarët me të drejtë kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës në Tiranë. Bllokimi i projektit të tramit, bllokimi i projektit të bulevardit, bllokimi i projektit të terminalit multimodal, bllokimi i buxhetit nuk mundëson hapjen e vendeve të reja të punës.

Këto janë projekte që mund të kontribuojnë për qytetin e Tiranës, me mijëra e mijëra vende të reja por interesat politike, axhenda politike e kryeministrit, mendësia e tij për qytetin e Tiranës i ka bllokuar të gjitha këto. Qytetarët duhet ta dinë shkakun e vërtetë të këtij bllokimi.

Koha Jonë

Shqiptari më i kërkuar në Europë, Dritan Rrexhepi, kapet në Ekuador me 278 kg kokainë

$
0
0
Dritan Rexhepi, i dënuar për vrasje, trafik droge dhe vjedhje me dhunë është arrestuar në qershor në Quito të Ekuadorit, si pjesë e një grupi që do të trafikonte 278 kilogramë kokainë. Shqipëria, Italia, Belgjika e Spanja, në garë për ekstradimin e tij

Emri:  RedNotice-Dritan-Rexhepi_sqligallerysliderImage.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  33.5 KB

Shqipëria e kërkonte për vrasjen e një polici. Italia e Belgjika për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe arratisjet e bujshme nga burgu. Por 34-vjeçari Dritan Rexhepi ndodhet në një burg në Ekuador, i arrestuar si pjesë e një grupi që do të trafikonte 278 kilogramë kokainë. Konfirmimi erdhi dje përmes Interpolit, pas zbulimit të identitetit të vërtetë të 34-vjeçarit të arrestuar që prej qershorit në Quito të Ekuadorit. Dritan Rexhepi ishte subjekt i disa kartelave të kuqe, shenjë kjo e faktit që shqiptari kërkohej njëkohësisht nga drejtësitë e disa shteteve. Ai ka rënë në pranga në qershor, pas një operacioni antidrogë të organizuar nga policia ekuadoriane në qytetin e Quitos. Rexhepi së bashku me disa persona të tjerë u arrestuan së bashku me 278 kilogramë kokainë. Por i kërkuari ka një skedë të pasur kriminale në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE-së. Rexhepi është arratisur nga dhomat e paraburgimit në Durrës, në vitin 2006, pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të një punonjësi policie dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë vepër, ai është dënuar me 25 vjet burg. Në vitin 2008, ai është arrestuar në Holandë dhe disa shtete u vunë në garë për ekstradimin e tij. Megjithatë, ai ka vazhduar serialin e arratisjeve nga burgu, fillimisht në Itali, e më pas në Belgjikë, vende këto që e kërkonin për trafik droge dhe vjedhje me dhunë. Me kërkesë të Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës, Rexhepi është subjekt i tre Kartelave të Kuqe të INTERPOL, duke u kthyer kështu në një ndër të kërkuarit më të mëdhenj të Policisë Ndërkombëtare. Që prej qershorit, kur u arrestua në Quito e deri dje, nuk kishte asnjë informacion që e lidhte Dritan Rexhepin me të prangosurin e policisë ekuadoriane. Por bashkëpunimi mes policive të tre vendeve ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe heqjen nga lista e personave në kërkim.

“Arrestimi dhe identifikimi i një nga personat më të rrezikshëm dhe të kërkuar është një kredit për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira. Kjo demonstron efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nënvizon vlerën e shërbimeve dhe mjeteve globale të policisë dhe të INTERPOL-it,” -tha drejtori Ekzekutiv i shërbimeve të Policisë në INTERPOL, Jean-Michel Louboutin. Ai ka vlerësuar edhe rolin e policisë shqiptare në këtë arrestim.

“Autoritetet në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador dhe Itali janë për t’u lavdëruar për rolin e tyre në bashkëpunim me zbatimin e ligjit në mbarë botën për të sjellë para drejtësisë një individ të kërkuar nivel ndërkombëtar për vepra penale shumë të rënda”, -tha më tej zyrtari i Interpol.
Kartela e Kuqe përfaqëson një nga mjetet më të fuqishme të INTERPOL në gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Duke përmbajtur të dhëna identifikuese dhe informacione gjyqësore për një person të kërkuar, Kartela e Kuqe, i komunikon autoriteteve policore në mbarë globin që një person është i kërkuar në një nga vendet anëtare dhe kërkon që personi të mbahet në arrest provizor me qëllim ekstradimi. Operacioni i INTERPOL Infra-Red në vitin 2012 ka patur objektiv të saj 500 persona të kërkuar nga 59 vende anëtare për vepra të ndryshme penale si vrasje, rrëmbim, vjedhje me dhunë, dhe trafik droge. Që nga vitin 2009 operacionet e Interpol-it Infra Red kanë përfshirë rreth 1.500 raste, duke arritur që të kryhen më shumë se 500 arrestime dhe lokalizime pozitive.

MAPO
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Për një mendje të mençur!!

$
0
0
PËR NJË MENDJE TË MENÇUR!!


1. Kush flet me ty për jetën e vet personale, dhe të shoqëron në çdo gjë, dije se ai të beson fort dhe këtë person mos e humb!

2. Njeriu më i keq dhe më i ligë, është ai, që i shpalos fshehtësitë e tua me gjuhën e vet, kur paraqitet ndonjë krizë në marrëdhëniet mes jush!

3. Vetëm se të folurit me atë që e donë, në vetvete është qetësim shpirtëror!

4. Në restorant apo kafiteri, nuk ka tavolinë vetëm se me një karrige, ngase jeta nuk jetohet pa shoqëri!

5. Ndjena më e keqe është që të lavdërojnë të gjithë, kurse ti të biesh poshtë në sytë e vetvetes!

6. E trishtueshme është të zbulosh se ti je një kopje si e një origjinali që ti e urren!

7. Gjithnjë rrethoje veten me shpresë që jeta yte të vazhdon me fuqi dhe qëndrueshmëri!

8. Kur një person që e donë të paraqitet me ftohtësi, dhe nuk të përfill, dhe fillon të flet fjalë që të shkaktojnë dhembje, ji i sigurt se ai të ka dashuruar aq shumë, deri në gradën e vuajtjes dhe dhembjes!

9. Mos e detyro askënd që të kujdeset dhe të pyet për ty, ai që të donë me të vërtetë, do t’i mungosh aq shumë saqë do të fillon të hulumton pas teje, sikurse të kishte pas humbur nga ai diçka shumë e çmueshme!

10. Çdokujt që i thuhet burrë s’do të thotë se është burrë, fjala zog përdoret edhe për shqiponjën, po njëkohësisht edhe për pëllumbin!

11. Gruaja është si flaka, nëse di të sillesh mirë me të, ta ndriçon jetën, kurse nëse sillesh keq me të, të djeg!

12. Gruaja që thotë se të gjithë burrat janë tradhtar, nuk do të thotë se ajo i ka provuar të gjithë dhe ka jetuar me secilin nga ta, po ai që e tradhtoi për të ishte “i gjithë burrërimi”!

Dhe për fund..

Dynjaja i shëmbëllen dy kllapave, kllapa e parë është lindja, kurse e dyta vdekja. Ti vepro diçka të dobishme dhe të frytshme mes tyre!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
burimi radioislam : radio-pendimi.com

Ekspozitë Islame në Universitetin e Kembrixhit

$
0
0
Ekspozitë Islame në Universitetin e Kembrixhit

Ekspozita ”Mesazhi Islam”, e cila është duke u shfaqur për të 49-tën herë, u hap në Universitetin e Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar.
Fillimi i ekspozitës përkon me Programin Vjetor Ndërfetar të Kembrixhit.
Programi shtatë-ditor është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Çështjet Fetare të Omanit.
Një numër i profesorëve të Kembrixhit, zyrtarëve dhe pjesëmarrësve të ndryshëm morën pjesë në ceremonin e hapje së Programit Ndërfetar.

Burimi: The Times of Oman
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ====

"Windows ish shutting down...." zgjate shume ne kohe

$
0
0
E kam formatuar PC dhe eshte gjithshka ne rregull. Kur e fik PC, vonon shume komanda "Windows ish shutting down...." dhe nuk fiket.
Lutem me ndihmoni. PC eshte Optiplex GX 620 me sistem operime XP-3.

Qeveria e Rilindjes nuk heq TVSH-ne mbi ushqimet

$
0
0



TIRANE- Ndërtesat, tokat, qiradhënia, shërbi mi postar, shërbimi shëndetësor dhe barnat, shërbimi arsimor, sigurimet dhe risigurimet, shërbimet financiare, lojërat e fatit janë disa prej shërbimeve, të cilat përjashtohen nga vjelja e Tatimit të Vlerës së Shtuar sipas ligjit të ri të TVSH-së. Këshilli i Ministrave ka publikuar në Fletoren Zyrtare ligjin e ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë që janë shtuar aktivitetet që përjashtohen, bien në sy edhe të rinj që janë përfshirë për herë të parë në listë. Një prej tyre janë mediat elektronike, të cilat do të përfshihen mes subjekteve tatimpaguese sipas parimit të kreditimit të tatimit.

PËRJASHTIMET NGA TVSH-ja

Ligji i ri parashikon përjashtim nga TVSH-ja të veprimtarive në interes të përgjithshëm (si shërbimi postar publik, shërbimi shëndetësor dhe barnat, shërbimi arsimor, furnizime nga OJF për qëllime kulturore, sportive, fetare, për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, etj.). Përjashtim nga TVSH-ja ka edhe për mallrat dhe shërbimet e tjera, si sigurimet dhe risigurimet, shërbimet financiare, pullat postare e të ngjashme, lojërat e fatit, ndërtesa, toka, qiradhënia, etj. Furnizime me TVSH zero për eksporte mallrash dhe shërbimet ndërkombëtare e të ngjashme me eksportet, furnizimet për organizatat ndërkombëtare, diplomatët, NATO-n, etj. Për të siguruar një taksim të drejtë të TVSH-së, ndryshe nga sa aplikohet aktualisht, është parashikuar të përjashtohen nga TVSH-ja në shitje mallrat që janë përdorur për një veprimtari të përjashtuar dhe për këtë qëllim nuk e kanë kredituar TVSH-në që kanë paguar më parë; ato mallra për të cilat TVSH-ja nuk është e lejuar të kreditohet për shkak të kufizimeve ligjore. RISITË Sipas Ministrisë së Financave, ligji i ri përkufizon dhe trajton në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSHja, duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë. Vlera e tatueshme përcaktohet sipas vlerës së tregut si për mallrat edhe për shërbimet, ndërsa aktualisht çdo mall duhet të shitet sikur qëllimi të ishte fitimi. Po ashtu "shmang keqkuptimet dhe paqartësitë lidhur me furnizimin e një aseti mjaft të rëndësishëm, siç është pasuria e patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi". Gjithashtu, trajton jo si objekt i aplikimit të TVSHsë mallrat e dhuruara deri në një vlerë maksimale, e cila do të përcaktohet me një akt nënligjor edhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit, ndryshe nga sa trajtohet aktualisht, ku çdo mall i dhuruar, pavarësisht vlerës së tij, tatohet me TVSH.

Gazeta Shqiptare/


p.s

Po për ushqimet o të mënçur kur do ta hiqni TVSH-ën ?!

Të na rruash o qeveri për heqjen e TVLeshit për ato gjëra që nuk na intereson !!

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Policinë, KLD dhe Gjykatën Administrative

$
0
0
Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Policinë, KLD dhe Gjykatën Administrative/Nishani rrëzon 3 ligje të mazhorancës



Presidenti Bujar Nishani i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin për Policinë e Shtetit, atë për funksionimin dhe organizimin e KLD-së si dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””. Të 3 ligjet u miratuan nga Kuvendi në seancën e 31 Korrikut, ndërsa pritet që në ditët në vijim Kreu i Shtetit të rikthejë për shqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Reformën Territoriale.

Ligji për Policinë

Në arsyetimin e Presidentit Nishani për kthimin në Kuvend të ligjit për Policinë e Shtetit thuhet se “konstatoj se tek Ligji i ri, në nenin 2 “Misioni i Policisë së Shtetit” kemi një shtesë të misionit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit, e konkretisht atë të ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë. Ky ndryshim që ka të bëjë në thelb me objektin e këtij ligji dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit mbetet deklarativ pasi vetë neni 22 i tij referon këtë rregullim në një ligj tjetër. Kështu në pikën 3 të këtij neni thuhet shprehimisht se: Statusi, organizimi dhe funksionimi i kësaj strukture përcaktohen me ligj të veçantë. Pra natyrshëm lind pyetja : a është objekti i këtij ligji, i sjellë për shpallje pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, dhe çfarë kërkohet të rregullohet apo normohet në veprimtarinë e Policisë së Shtetit?”

Në vijim të argumenteve kundër miratimit të ligjit, Nishani gjithashtu konstaton se ligji i ri kërkon të kalojë në mënyrë të pakuptimtë, në përgjegjësinë e Policisë së Shtetit ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, sa kohë që këtë mision e ka Garda e Republikës, një institucion i konsoliduar në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë dhe histori mbi 80 vjeçare.

“Në vazhdim të logjikës se çdo ligj duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme, të sakta dhe të kuptueshme për cilindo që ai i drejtohet, dhe për sa kohë nuk arrijnë këto qëllime besoj se ndajmë të njëjtin mendim, të nderuar deputetë, se ato dëmtojnë rendin ligjor dhe autoritetin e shtetit”, thekson Kreu i Shtetit.

Sipas tij, një tjetër argument ka të bëjë me enin 4 “Statusi i Policisë së Shtetit” është parashikuar vartësia e Policisë nga Ministri për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, në ndryshim nga ligji në fuqi, i cili parashikon Policinë si pjesë të strukturës së Ministrisë së Brendshme. Ky ndryshim është konstatuar jo vetëm nga ana ime por dhe nga organet e tjera kushtetuese dhe ligjzbatuese me të cilat ndaj të njëjtin shqetësim për shkak se kjo bie ndesh me parimin e paanësisë politike në të cilën bazohet e gjithë veprimtaria e Policisë së Shtetit, dhe të sanksionuar po në këtë ligj në nenin 5/dh. Kjo lloj varësie mbetet tërësisht e paqartësuar për qëllimin që kërkohet të arrihet, sa kohe qe funksioni i Ministrit është një funksion politik dhe rrezikon politizimin e Policisë së Shtetit .

“Së katërti, për sa i përket krijimit të “Byroja Kombëtare e Hetimit” (Nenin 27) e cila paraqitet në ligj dhe relacionin shpjegues si strukturë e veçantë e Policisë së Shtetit, që do të kryejë veprimtari gjurmuese dhe hetimore dhe se organizimi e funksionimi i saj do të bëhet me urdhër të Ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, gjykoj se kemi të bëjmë me një strukturë e cila krijon paralelizma në kompetenca dhe kontradiksion me objektin e veprimtarisë së organit të Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore për të cilat ka tashmë një kuadër ligjor që mirëpërcakton detyrat, funksionimin dhe mënyrën e organizimit të veprimtarinë së tyre dhe që nuk lejon kurrsesi ndryshe. Konkretisht, ligjvënësi ka rregulluar dhe sanksionuar veprimtarinë, misionin dhe mënyrën e organizimit të Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore me anë të Kushtetutës (Neni 148), Ligjit nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale”, i ndryshuar (nenet 24, 25, 30, 31, 32, 33) dhe Ligjit nr.8677, dt. 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore” (nenet 2, 3 , 4, 5). Në këtë logjikë, mendoj se në hartimin e ligjit dhe krijimin e këtyre strukturave të veçanta si dhe përdorimin e termave ligjorë, duhet mbajtur në konsideratë i gjithë sistemi ligjor bashkëkohor penal. Pa zgjidhur statusin juridik të strukturave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji me cilësinë e subjektit procedural penal, nuk mund të krijohen struktura të tjera me të njëjtin objekt veprimtarie.

Së fundmi, konstatoj se ka kundërshti midis dispozitave të ligjit të miratuar me dispozitat e disa ligjeve të tjera ekzistuese, si për shembull pika 1/a e nenit 131 “Masa të veçanta”, bie ndesh me rregullimin ligjor të parashikuar nga nenet 6, 7 dhe 8 të ligjit 9157, datë 04.12.2003 “Për përgjimin e telekomunikimeve” i ndryshuar. Raste të kësaj natyre konstatohen edhe në dispozita të tjera të ligjit për të cilat ndajmë të njëjtin qëndrim, siç e kam përmendur edhe më sipër, me organet kushtetuese dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

Mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj.

Për sa më sipër, ndryshimet ligjore që sjell ky ligj shkelin parimin kushtetues të shtetit të së drejtës”, thekson Presidenti Nishani.

Ligji për KLD

Në argumentet për kthimin e ligjit për funksionimin dhe organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Nishani thekson se neni 7 i ligjit nr. 101/2014, duke parashikuar se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi një Zëvendëskryetar”, bie ndesh me nenin 147 pika 3 të Kushtetutës.

“Ky ndryshim përbën shkelje të parashikimeve kushtetuese në dy plane:

- Kufizon kompetencën e Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të propozuar si Zëvendëskryetar cilindo nga anëtarët e këtij Këshilli, dhe
- Heq të drejtën që i ka dhënë kushtetuta anëtarëve nga radhët e gjyqësorit për t’u propozuar në postin e Zëvendëskryetarit të KLD-së.

Kushtetutëbërësit e kanë lënë në vlerësimin e Presidentit të Republikës dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, i cili mund të jetë si nga radhët e gjyqtarëve të zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore ashtu edhe nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi. Ndërsa me ndryshimet që sjell neni 7 i ligjit nr. 101/2014, de facto kjo kompetencë i kalon Kuvendit i cili me tre emërimet e tij në KLD e vendos Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin e Republikës para faktit të kryer. Në gjykimin tim, këto ndryshime cenojnë parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe rrezikojnë të dëmtojnë balancën duke ndërhyrë haptazi në pavarësisë e gjyqësorit e cila është një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës”, theksohet në sqarimin e Kreut të Shtetit drejtuar Kuvendit.

Neni 147, pika 3 e Kushtetutës nuk përmban elementët e një norme referuese, por është një normë që kërkon zbatim të drejtpërdrejtë, pra me anë të kësaj dispozite kushtetutëbërësi e ka marrë vetë përsipër të rregullojë zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të KLD-së. Ligjvënësi mund të bëjë shtesa dhe ndryshime në ligje, por pa cenuar rregullimet tepër specifike kushtetuese për natyrën e funksionimit dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nisur nga përmbajtja e nenit 7 të ligjit nr. 101/2014, ndaj bindjen se miratimi i kësaj dispozite duhej të ishte paraprirë minimalisht nga vullneti i ligjvënësit për të ndryshuar pikën 3 të nenit 147 të Kushtetutës.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të drejtësisë zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare për shkak të cilësisë së tyre si gjyqtarë, duke përfaqësuar të gjithë trupën e gjyqtarëve që i ka zgjedhur.

Edhe në rast se njëri nga gjyqtarët zgjidhet nga KLD si Zëvendëskryetar, ai vazhdon të jetë përfaqësues i pushtetit gjyqësor me ndryshimin e vetëm se ai nuk mund të ushtrojë funksionin e gjyqtarit për kohëzgjatjen e mandatit. Ai e rifillon ushtrimin e dhënies së drejtësisë në gjykatë pasi ka dhënë dorëheqjen ose ka përfunduar mandatin si zëvendëskryetar.

Gjyqtari i zgjedhur si Zëvendëskryetar përveç se e ruan këtë cilësi gjatë gjithë mandatit, është një garanci më shumë për pavarësinë e sistemit gjyqësor si dhe për balancën ndërmjet pushteteve.

Përderisa, gjyqtari nuk e humbet këtë cilësi përveç rasteve të parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta, atëherë nuk mund të pretendohet se me zgjedhjen e tij si Zëvendëskryetar nuk përfaqëson trupën gjyqësore nga e cila është zgjedhur.

Për sa më sipër, ndryshimet ligjore tejkalojnë parashikimet kushtetuese duke cenuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si dhe parimin e hierarkisë së normave. Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese “atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji. Prandaj nuk mund të pranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla …”.

Ligji për Gjykatën Administrative

Në lidhje me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””, Nishani i konsideron ndryshimet e miratuara si plotësisht të nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen dhe efikasitetin në punën e gjyqtarëve pranë gjykatave administrative të Shkallës së parë dhe Gjykatës së Apelit Administrativ duke marrë në konsideratë mbingarkesën që kanë këto gjykata.

“Por, në analizë të përputhshmërisë së ndryshimeve ligjore me Kushtetutën dhe jurisprudencën kushtetuese konstatova se procedura e emërimit, lirimit dhe shkarkimit nga detyra të ndihmësve ligjore (neni 6/1 sipas ndryshimeve) është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe më konkretisht të pavarësisë së gjyqësorit e cila është një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.

Kompetenca ekskluzive që i jep ligji 100/2014 kancelarit të gjykatës për të propozuar emërimin, lirimin apo shkarkimin e ndihmësve ligjor, i vendos këta të fundit de facto nën varësinë e tij. Kryetari i gjykatës, i cili de jure emëron, liron apo shkarkon ndihmësit ligjorë nuk bën gjë tjetër veçse formalizon një vendim të marrë nga kancelari i gjykatës, dhe nuk ka diskrecion për mospranimin e kandidaturës apo refuzimin e shkarkimit ashtu siç nuk ka diskrecion apo të drejtë përzgjedhjeje as vetë gjyqtari pranë të cilit do të punojë ndihmësi.

Lidhur me pozicionin e ndihmësit ligjor duhet t’i referohemi nenit 6 pika 2 të ligjit nr. 49/2012, i cili parashikon se: “ndihmësi ligjor ndihmon dhe këshillon gjyqtarin lidhur me përgatitjen e çështjes për gjykim dhe shqyrtimin gjyqësor, si dhe përgatit projekt-akte procedural të nevojshme për gjykimin. Me kërkesë të gjyqtarit, ndihmësi ligjor bën kërkime ligjore dhe përgatit opinione me shkrim për problematika ligjore të karakterit procedural dhe material që lidhen me çështjet në gjykim”. Nga kjo dispozitë del qartë roli i rëndësishëm që luan ndihmësi ligjor gjatë gjykimit dhe shqyrtimit të çështjeve. Për këtë arsye, për vetë natyrën delikate që ka shqyrtimi i çështjeve në gjykata, marrëdhënia e punës gjyqtar-ndihmës ligjor bazohet në mirëbesimin e gjyqtarit”, thuhet në sqarimin e Presidentit.

Bazuar në ndryshimet ligjore, lidhur me emërimin e ndihmësve, kancelari i gjykatës do të përzgjedhë dhe propozojë për emërim ndihmësin ligjor nga lista e kandidatëve fitues të shpallur pas testimit nga një komision ad hoc i cili do të organizohet dhe funksionojë bazuar në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë.

Pra, kryetari i gjykatës duhet të emërojë si ndihmës ligjorë patjetër njërën nga kandidaturat e propozuara nga kancelari i gjykatës i cili bazuar në neni 37 pika 2 të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohet se emërimi dhe shkarkimi i tij bëhen nga Ministri i Drejtësisë, është dukshëm në raport të drejtpërdrejtë varësie dhe kontrolli nga Ministri i Drejtësisë.

Raportet e caktuara që krijohen gjatë ushtrimit të veprimtarive shtetërore midis organeve dhe institucioneve qendrore kushtetuese që përfaqësojnë një nga tre pushtetet duhet që në çdo rast të mos cenojnë pavarësinë kushtetuese të secilit prej tyre. Pavarësia në vetvete ka si elementë të qenësishëm të saj pavarësinë organizative, pavarësinë funksionale dhe pavarësinë financiare (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 19, datë 03.05.2007).

Në gjykimin tim, ndryshimet qe sjell ligji 100/2014, rrezikojnë seriozisht këto pavarësi kushtetuese, si dhe dhënia e kompetencave kaq të zgjeruara për kancelarët e gjykatave lidhur me emërimin e ndihmësve ligjore krijon rrezikun e ndikimit të papërshtatshëm në funksionin ekskluziv të gjyqësorit, dhënien e drejtësisë, si dhe i vendos strukturat brenda gjykatave në kushte të papërshtatshme për krijimin e marrëdhënieve të besimit, të cilat janë të nevojshme për ushtrimin normal të funksionit të gjykatave.

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 20, datë 09.07.2009, duke shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën shprehjen e nenit 38/a të ligjit nr. 9877 datë 18.2.2008 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ku parashikohej se kancelari i gjykatës: “a) emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës” ka shprehur qartazi se roli dhe funksionimi i administratës gjyqësore nuk mund të ndahet nga funksioni i dhënies së drejtësisë dhe përbën një element të rëndësishëm të pavarësisë organizative të pushtetit gjyqësor. Në zbatim të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, vlerësoj se me ndryshimet që sjell ky ligj, kancelarit i jepet një kompetencë edhe më e madhe nga ajo që i është hequr me vendim kushtetues.

Për sa më sipër, ndryshimet ligjore që sjell ky ligj, janë në kundërshtim me nenet 7 dhe 145 të Kushtetutës, me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe shkelin parimin kushtetues të shtetit të së dre

Pronarët e një hoteli vrasin kamerierin për 500 mijë lekë

$
0
0
Trupi i pajetë i 28-vjeçarit nga Elbasani, Denis Vyshka, u gjet rreth 50 metra larg bregut nga pushues të huaj dhe vendas
Autorët
Për këtë krim, policia arrestoi pronarët Altin Imeraj dhe Ervis Zylaj dhe kuzhinierin e lokalit të tyre, Miklovan Zymeraj
Pastruesja
Dorina Sako ka treguar në polici se e kanë dhunuar që të mos tregonte për kamerierin, por ajo u arratis natën nga hoteli

Drimadhas

Trupi i pajetë gjendet në shkurre, dëshmia e pastrueses së dhunuar

Pushuesit në plazhin e Drimadhës në Dhërmi janë tmerruar dje, kur para syve u ka dalë trupi i pajetë i një të riu, që më vonë rezultoi se ishte kamerieri i një hoteli, i cili ishte vrarë nga pronarët e tij, pasi i mungonin 500 mijë lekë nga xhiroja ditore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka arrestuar dy pronarët e hotelit dhe një shokun e tyre. Ata dyshohen edhe për keqtrajtimin e pastrueses së hotelit, e cila ka mundur të arratiset fshehurazi, teksa ata po zhduknin gjurmët e vrasjes.

Kamerieri i vrarë

Policia tha se mëngjesin e djeshëm është njoftuar nga disa pushues të huaj dhe vendas, të cilët kanë telefonuar në sallën operative, duke treguar se trupi i pajetë i një të riu është gjetur rreth 50 metra larg bregut të detit. Ata kanë shpjeguar për policinë se po shkonin për në plazh në jug të Drimadhës, kur kanë vënë re viktimën, që ishte hedhur pranë disa shkurreve. Menjëherë pas këtij njoftimi, forcat e policisë janë nisur për në vendin e ngjarjes, duke menduar se kishin të bënin me mbytjen e tij. Por, kur kanë vënë re se viktima kishte shenja të shumta dhune fizike, si në kokë, trup dhe këmbë, menjëherë është njoftuar mjeku ligjor dhe është ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen e tij.

Hetimet e policisë

Fillimisht u bë këqyrja e vendngjarjes, si dhe u morën në pyetje banorë të zonës dhe pushues, të cilët kishin gjetur trupin pa jetë. Nga verifikimet e para, si dhe nga konfirmimet që banorët e zonës dhanë, u vërtetua se i riu i vrarë është 28-vjeçari Denis Vyshka nga Elbasani, i cili prej dhjetë ditësh kishte nisur punë si kamerier në një nga hotelet e plazhit të Drimadhës. Menjëherë, policia nisi verifikimet për të zbuluar se ku kishte punuar dhe u vërtetua se ai ishte kamerier në hotelin “Shija e detit” në plazhin e Drimadhës.

Gruaja e dhunuar

Por, nga ana tjetër, në Spitalin e Vlorës kishte mbërritur një grua e dhunuar, pikërisht 44-vjeçarja Dorina Sako, e cila ka pretenduar para mjekëve dhe policisë se ishte rrahur nga pronarët e hotelit po në plazhin e Drimadhës, ku ka punuar si pastruese. Ajo ka sqaruar se ajo ishte goditur me mjete të forta nga Altin Imeraj dhe Ervis Zylfaj, të cilët janë pronarët e të njëjtit lokal, ku kishte punuar edhe viktima nga Elbasani. Në këto kushte, grupi hetimor ka ngritur dyshimet mbi këta dy persona edhe për vrasjen e të riut, kështu që kanë vendosur shoqërimin e tyre për në Policinë e Vlorës.

Dëshmia e pastrueses

Grupi hetimor është ndarë në dy pjesë, ku njëra palë ka marrë në pyetje pastruesen, ndërsa pala tjetër ka nisur hetimet në plazhin e Drimadhës, duke bërë shoqërimin e dy pronarëve të lokalit dhe të një shokut të tyre. Gjatë marrjes në pyetje, mësohet se pastruesja ka deklaruar se edhe ajo është dhunuar fizikisht nga pronarët e lokalit, me qëllim që të mos tregonte për dhunën e ushtruar ndaj kamerierit 28-vjeçar. “Unë kam qenë e pranishme kur pronarët e lokalit u zunë me kamerierin. Aty më erdhi keq për djalin e ri dhe kam ndërhyrë, por rashë pre e dhunës. Pasi më kanë goditur, dy pronarët e lokalit më kanë dërguar në një dhomë në katin e dytë, me qëllim që të mos largohesha, pasi kishin frikë se do të rrëfehesha në polici. Kam mundur të largohem vetëm në orët e para të ditës, duke u hedhur nga kati i dytë. Pasi ika u fsheha në disa shkurre dhe prita sa të zbardhë dita. Më pas kam gjetur një makinë të rastit, e cila më ka shoqëruar deri në Spitalin e Vlorës”, mësohet se është shprehur Sako në polici.

Pranga autorëve

Duke u bazuar në dëshminë e saj, por edhe në prova të tjera materiale, policia ka vendosur të arrestojë tre persona të dyshuar për vrasjen e kamerierit dhe rrahjen e pastrueses. Në një njoftim zyrtar, të dhënë në orët e mbrëmjes, policia tha se pas kryerjes së veprimeve hetimore ka arrestuar të dyshuarit Ervis Ylli Zylfaj 24 vjeç, Altin Isuf Imeraj, 35 vjeç dhe Miklovan Pjetër Zymeraj, 20 vjeç, të tre banues në Tiranës. Sipas të dhënave policore, Zylfaj dhe Imeraj janë pronarët e hotelit, ndërkohë që Zymeraj është kuzhinier i lokalit. “Të tre bashkë kanë dhunuar me sende të forta gjatë orëve të para të ditës 28-vjeçarin e punësuar nga Ervis Zylfaj dhe Altin Imeraj si kamerier në lokalin e tyre”, deklaroi policia.

Motivi i krimit

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy pronarët e lokalit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës me pretendimin se viktima kishte përvetësuar një shumë parash prej 500 mijë lekësh të reja, që u përkisnin autorëve. Sipas hetimeve, ai mendohet se ka pretenduar se i kishin humbur paratë e xhiros ditore, por dy pronarët nuk e kanë besuar, kështu që e kanë dhunuar për të treguar se ku i kishte dërguar paratë. “Pasi kanë ushtruar dhunë deri në vdekje të viktimës në ambientet e lokalit, Miklovan Zymeraj e ka transportuar trupin e viktimës me një automjet ‘Ford Fokus’ me portobagazh deri në 300 metra larg lokalit dhe e ka hedhur në shkurre”, shpjegoi policia, e cila vuri në dukje se është sekuestruar mjeti i krimit, si dhe sendet që kanë shërbyer për të ushtruar dhunë ndaj viktimës.



Kushërinjtë: Denisi ishte djalë i vetëm

Policia nuk e ka publikuar për disa orë emrin e viktimës, pasi është dashur pak kohë për të gjetur familjen e tij në Elbasan, e cila vetëm në orët e mbrëmjes ka mundur të tërheqë trupin e pajetë nga morgu i Spitalit të Vlorës. Për të kryer këtë procedurë kishin mbërritur në Vlorë disa kushërinj të tij, pasi 28-vjeçari nuk ka vëllezër, ndërkohë që prindërit i ka të moshuar. “Ai ka vetëm një motër dhe ajo nuk mund të vinte. Prandaj erdhëm ne të tërheqim trupin e pajetë që ta çojmë te prindërit e tij në Elbasan. Për lajmin jemi vënë në dijeni nga mediat kombëtare, më pas e kemi konfirmuar nga policia”, janë shprehur kushërinjtë e viktimës. Sipas tyre, ai kishte ardhur në Dhërmi për të filluar punë që prej 10 ditësh, sepse ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike. Trupi i pajetë i tij, pas kryerjes së ekspertizës së nevojshme në morgun e spitalit nga mjekët e Mjekësisë Ligjore, në orët e vona është transportuar drejt Elbasanit

Godet tri herë me sëpatë kokës të birin në gjumë: Nuk doja ta vrisja

$
0
0
Historia e tentativës së vrasjes së 21-vjeçarit nga i ati në mars të këtij viti. Dëshmia e nënës

Ai ishte duke fjetur në kuzhinë dhe në një moment ndien dhimbje në pjesën e kokës. Pasi është përmendur ka vënë re se ndodhej në spital. Nuk e ka ditur se çfarë ka ndodhur me të, derisa i kanë treguar të afërmit se babai kishte tentuar ta vriste me sëpatë. Kjo është historia që i ka ndodhur Albano Sejdarasit, 21-vjeçarit nga Korça me babanë e tij, Thomain. Ky i fundit është arrestuar dhe ka përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tentativë vrasjeje në familje. Prokuroria thotë se ndaj 52-vjeçarit rëndon akuza e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, të mbetur në tentativë dhe është hetuar në masën e sigurimit “arrest me burg”.

Historia

Sipas dosjes së prokurorisë, më 22 mars të 2014-s, Albano Sejdarasi ishte duke fjetur gjumë dhe papritmas është gjendur në spital, me plagë të ndryshme në pjesën e kokës. Përpara hetuesve, ai nuk ka qenë në gjendje që të shpjegojë se cili ka qenë personi që e ka goditur apo me çfarë mjeti. Sipas tij, deklarime më të detajuara mund të japë e ëma, e cila ka qenë në banesë gjatë gjithë kohës. Rozeta Sejdarasi ka shpjeguar se rreth orës 12:30 të 22 marsit është kthyer në banesë bashkëshorti i saj, Thomai, i cili kishte dalë prej orës 08:00 të mëngjesit. Fillimisht, ai ka pyetur se ku ndodhej djali dhe më pas ka shkuar tek ai. E ka goditur lehtë në faqe, duke i thënë “akoma fle”. Djali, i cili ishte duke fjetur nuk i është përgjigjur dhe Rozeta ka vazhduar të kryejë punët e saj të përditshme. Thomai ka shkuar në ballkon, vendin ku familja mban drutë dhe ka marrë një sëpatë të vogël. Ajo ishte duke gatuar kur ka dëgjuar dy herë një zhurmë të fortë. Pas kësaj ka hyrë te dhoma ku flinte Albano dhe ka parë djalin të mbuluar të gjithin me gjak, ndërkohë që bashkëshorti kishte një sëpatë në dorë. Në çastin që ajo i ka thirrur djalit në emër, bashkëshorti e ka goditur edhe një herë me sëpatë. Ajo është munduar të telefonojë urgjencën, si dhe policinë, ndërkohë që pyetjes së bashkëshortes se çfarë kishte bërë, Thomai i është përgjigjur “Mirë ia bëra. Do të vras dhe ty!”. Pas kësaj, ajo ka telefonuar motrën e saj, Tefta Demirazi, e cila më pas ka marrë një taksi për të shkuar te shtëpia e Rozetës. Të dyja kanë marrë Albanon dhe e kanë transportuar në spitalin civil të Korçës. Në dëshminë e dhënë në prokurori, Tefta Demirazi ka konfirmuar thëniet e motrës së saj, Rozeta Sejdarasi, lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Midis të tjerave, ajo ka deklaruar se një prej shkaqeve që mund të ketë çuar në kryerjen e kësaj vepre penale është fakti se Thomai konsumonte vazhdimisht pije alkoolike.

Pretendimi

Ndërkaq Thoma Sejdarasi, në praninë e avokatit mbrojtës, ka shpjeguar se prej disa vitesh, ata si familje kanë pasur probleme me djalin e tyre, Albanon, i cili kur nuk i jepnin lekët që kërkonte, i dhunonte fizikisht të dy prindërit. Sipas tij, ata nuk e kanë denoncuar këtë lloj dhune në organet shtetërore, pasi u vinte keq për 21-vjeçarin. Për sa u përket veprimeve të kryera në datën 22 mars 2014, ai ka shpjeguar se nuk ka pasur për qëllim ta vriste djalin, por vetëm ta frikësonte dhe se ndihet i penduar për veprimin e kryer.

Adoleshenti humb jetën në det, dyshohet atak kardiak

$
0
0
Durrës

Një 16-vjeçar kishte dalë xhiro me varkë, por kur është hedhur në det, nuk ka dalë dot më

Një 16-vjeçar ka humbur jetën, teksa po lahej në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Adoleshenti kishte dalë me një mjet lundrues, tip pedalinë, bashkë me të afërm. Rreth 150 metra larg bregut, 16-vjeçari A. Kastrati është hedhur në det dhe nuk ka mundur të dalë. Dëshmitarë okularë bënë të ditur se të miturit i ka ngecur këmba diku në fundin e detit, ndërkohë që dyshohet se ky incident është pasuar edhe nga një atak kardiak në det. Viktima është nga fshati Shkallnur i Durrësit, ndërsa para pak vitesh pati humbur jetën edhe i vëllai, ndërsa lahej në pishinë. Policia ka shoqëruar pronarin e mjeteve lundruese që jepen me qira në plazh, ndërkohë që trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore. Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje familjen e 16-vjeçarit, të cilët kanë rrëfyer se çfarë kishte ndodhur. Megjithatë, mjekët shprehen se adoleshenti mendohet se ka pësuar atak kardiak në momentin e kontaktit me ujin për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë qenë dje në plazh, por përgjigjja përfundimtare nga mjekët ligjorë pritet gjatë ditëve në vijim.

Një javë më parë, dy bashkëshortë nga Qerreti humbën jetën duke shpëtuar djalin e tyre nga deti i dallgëzuar, ndërsa policia nisi hetimet për ekipin e autoambulancës që mbërriti me vonesë në vendngjarje pa mundur të japë në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore. Kurse tri ditë më parë u mbyt një tjetër fëmijë në plazhin e Velipojës, i cili u kishte humbur nga shikimi prindërve vetëm një çast.

Mungesa e ndihmës së shpejtë dhe rojeve bregdetare vijon të jetë një shqetësim për pushuesit e shumtë që frekuentojnë plazhet e Durrësit dhe Kavajës. Pushuesit janë të shqetësuar nga mungesa e ndihmës së shpejtë në plazh, ku temperaturat e larta dhe mbytja e adoleshentit kanë shkaktuar probleme dhe te pushues të tjerë. Për fat të mirë në ndihmë të një pushueseje që kaloi një gjendje të fikëti ka shkuar një tjetër pushues nga Kosova me profesion mjek. Ndërkohë, shërbimet e policisë në vendngjarje kanë ndihmuar në gjetjen e prindërve të një fëmije nga Kosova të humbur në plazh. Vetëm të enjten shërbimet e policisë kanë ndihmuar në 4 raste të ngjashme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ku ashtu si në plazhet e Durrësit, Golemit e më tej në jug mungesa e ndihmës së shpejtë është e ndjeshme.

Pavarësisht se në fillim të sezonit u ngritën kullat e vrojtimit dhe strukturat ndihmëse me të rinj të trajnuar për të ofruar ndihmën e shpejtë ky shërbim nuk ofrohet në mënyrë të vazhdueshme.

[B]Kullat e ngritura janë të boshatisura dhe kthyer në objekt loje dhe fotosh për pushuesit[B]

PD: Eshte rritur pasiguria e jetes ne vend

$
0
0
Partia Demokratike akuzoi sot se Policia e Shtetit është e angazhuar në urdhëra politikë për interesa private, në një kohë që po rritet pasiguria për qytetarët.

Reagimi i partisë më të madhe opozitare vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentuara në vend, si në Velipojë e Dhërmi, të cilat janë dëshmitë e pasigurisë në rritje dhe ankthit të krijuar tek pushuesit e tek qytetarët.

Koordinatori Salianji, denoncoi përfshirjen e policisë në cështje të interesave private, me urdhëra politike të Kryeministrit, dhe dështimin në detyrën e saj prioritare, që është garantimi i sigurisë për qytetarët.

“Në kulmin e sezonit turistik, në dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit, kanë ndodhur dje dy ngjarje të rënda kriminale. Në Velipojë, përplasja me armë mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e një turisteje Çeke duke sjellë panik mes pushuesve. Në Dhërmi, vrasja e një të riu, gjetja e trupit të një të riu, ka sjellë ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonës.

Ndërkohë që ngjarjet kriminale kanë pushtuar Shqipërinë, Policia e Shtetit, me urdhër politik dhe për interesa private, ndalon punët publike në Tiranë për interesa të Kryeministrit. Aty ku ka forca të shumta policie, për të ndaluar këto punë publike, sot, në mes të ditës, në mes të Tiranës, grabitet me dhunë një grua.

Kryeministri të mos ndalë pushimet për ti bërë opozitë Opozitës në Facebook sepse ky nuk është shqetësim për të përfituar kapital politik por është shqetësim i banorëve, i qytetarëve, i gjithë shqiptarëve për të patur më shumë rend dhe siguri publike në vend”, tha Salianji.

.

$
0
0
Pershendetje te gjitheve..
Kam nje problem gjenital..nuk e di nese po e postoj kte ne vendin e duhur por meqe pashe disa te ngjashme dhe nuk di ku ta shperndaj, nejse lafsha e penisit sikur me eshte mbyllur tek koka , nuk di si ta shpjegoj, jam 16 vjec Virgin..

Dekretet e Nishanit/Rama: Keqardhje, Nishani rreshtoi pseudo-argumentat e PD

$
0
0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitter mbi dekretet e Kreut të Shtetit Bujar Nishani për kthimin e 3 ligjeve për rishqyrtim në Kuvend.

“Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudo argumentat e PD për një ligj të punuar me partneret ndërkombetarë # Keqardhje”, shkruan Rama në komentin e tij.

Reagimi i Kreut të Qeverisë erdhi pak minuta pasi në faqen zyrtare të Presidencës u publikuan dekretet për kthimin e ligjeve në Kuvend për Policinë e Shtetit, KLD dhe Gjykatën Administrative.

Leshohet flete-arrestimi nderkombtar per xhihadistin Lavderim Muhaxherri

$
0
0
Interpoli merr në dorë Muhaxherin, xhihadisti në kërkim ndërkombëtar

Emri:  lavdrimi.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  36.6 KB

Kosovë- Interpol-i ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdrim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare.
Vendosjen e kosovarit që aktualisht po lufton në Irak, nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit, në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Ferizaj.
Lavdërim Muhaxheri është kosovari i radhës që do të jetë i postuar në rrjetin kërkues të Interpol-it, si person me rrezikshmëri të lartë.
Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.
Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar.
Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e Interpolit.
“E kam lëshuar vendimin për fletëarrest ndërkombëtar pasi janë kryer dy procedurat tjera fletëarrest lokal dhe fletëarrest qendror. Kam marrë konfirmimin se kërkesa është pranuar dhe presoni (Lavdërim Muhaxheri) tani e tutje do të jetë i postuar në faqen e Interpol-it”, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.
Përderisa për Muhaxherin është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, sipas Gjykatës ekziston edhe një grup tjetër personash ndaj të cilit janë aplikuar masat e fshehta (përgjimet), pikërisht nën dyshimet për terrorizëm.
Fletëarresti për Muhaxherin sipas zëdhënëses Liridona Kozmaqi e është kërkuar nga Prokuroria Speciale.
“Me 2 maj 2014, Prokuroria Speciale i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me kërkesë që të lëshoi letër-rreshtim ndërkombëtar, kundër Lavdrim Muhaxherit”, i ka thënë Kozmaqi Radio Kosovës.
Tre muaj e gjysmë pas kërkesës për flëtëarrest ndërkombëtar për Muhaxherin, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, shpjegon se raste të tilla kërkojnë procedura urgjente dhe ato është dashur të kryhen më shpejt.
Sahit Krasniqi, gjykatësi i Themelores në Ferizaj që ka vendosur në këtë rast ka thënë se Interpol-i ka kërkuar një varg procedurash derisa është dhënë pëlqimi për ta kualifikuar Muhaxherin si të kërkuar me nivel të lartë të rrezikshmërisë.
Zyrtarisht, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur në janar të këtij viti hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit dhe disa personave të tjerë të dyshuar të jenë përfshirë në aktivitete terroriste.
Muhaxheri, në muajin korrik tronditi botën duke postuar një fotografi tek po i priste kokën një të mituri. Fotografi kjo që u pohua të jetë e vërtetë nga familjarët e tij.
Përderisa sipas autoriteteve kosovare Muhaxheri është regjistruar në sistemin kërkues të Interpolit, të dhënat e tij akoma nuk janë vendosur në faqen e dukshme të kosovarëve të kërkuar për krime të ndryshme.
Pas fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxherin, miratimi i ligjit që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra jashtë vendit, duket se do të ngrit volumin e kërkesave për fletërraste të reja.

Telegrafi
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Pershendetje, jam Frenku

$
0
0
Pershendetje jam Frenku...
Jam shqiptar po jam rritur kryesisht jashte.
Me pelqejne futbolli evropian dhe regbi.

Jam ketu qe te permiresoj shqipen time... :)

A duhet informuar pacienti mbi ecurine e semundjes?

$
0
0
A duhet informuar pacienti mbi ecurine e semundjes?


Ka disa semundje qe nje here qe kryen diagnozen, pak a shume dihet ecuria natyrale e saj, pra dihet se eshte nje semundje qe do te sjell vdekjen ne nje kohe relativisht te mirepercaktuar, sepse nuk ka kura per te...

Mendoni qe personi duhet te vihet ne dijeni se cila do te jete ecuria e semundjes dhe fakti qe pamvaresisht te gjitha terapive ne fund do te vdese? Apo nuk duhet ti thuhet, meqe nuk ndryshon gje?

Pyes sepse eshte ndryshe kur e di se do te vdesesh, bie llafi, brenda tre muajsh, dhe ndryshe kur nuk e di. Kur e di se do te vdesesh se shpejti e jeton kohen qe te ka mbetur ne ankth, ndersa kur nuk e di je me i qete... (te pakten kete mund te them une qe nuk kam shume lidhje..)
Viewing all 24325 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>