Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë
Një zyrë për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në fushën e tregtisë dhe për çështjet ekonomike do të ngrihet në Athinë.
![Emri: 64681.jpg
Shikime: 210
Madhësia: 31.5 KB]()
Kjo u vendos gjatë takimit që patën sot ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramoipulos dhe ai i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ministri grek sqaroi se vendimi në fjalë nuk ndikon në qëndrimin e Greqisë ndaj statusit të Kosovës. Siç dihet Athina Zyrtare nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Është e njohur se, në kuadër të Bashkimit Evropian, ka pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e statusit të Kosovës. Pozicioni i Greqisë është i njohur, deklaroi Avramopulos, i cili shtoi se të gjithë pajtohen me faktin që Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane. Sipas tij, qëllimi strategjik i Greqisë është për të krijuar një rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit në Evropën Juglindore. Kjo kërkon bashkëpunimin ekonomik dhe zgjidhjen paqësore të dallimeve përmes diplomacisë".
Nga ana e tij, ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për popullin dhe qeverinë greke, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në kohë shumë kritike. Ai falënderoi ushtarakët dhe gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën gjatë viteve '90 dhe më tej, duke ndihmuar në ndërtimin e një shteti të fortë e modern.
Hoxhaj pohoi se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Greqisë dhe Kosovës dhe për vendosjen e Zyrës së përbashkët Tregtare, e cila do të forcojë këtë bashkëpunim. Ne jemi të interesuar për të zhvilluar bashkëpunimin në shumë fusha, duke përfshirë edhe në fushën e arsimit, ekonomisë, tregtisë dhe kulturës ", deklaroi ministri i Jashtëm kosovar.
(m.a/BalkanWeb)