Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373

Vajdie Alliu, “Si i rrita kater femije, duke thurur me shtiza”

$
0
0
Vajdie Alliu, “Si i rrita kater femije, duke thurur me shtiza”

Ate e gjejme cdo dite prane zones se quajtur ulliri, ne krye te rruges qe te con tek “Ali Demi”. Ulur ne nje stol te improvizuar prej tullash te kuqe te gjetura aty-ketu, me koken ulur dhe me shtizat ne duar. Vajdija thur me shtiza, ashtu sikurse mund te thurin me qindra nena shqiptare. Ajo ben triko, corape, meste, gjunjeza, shaje e plot rroba te tjera, te punuara bukur, thjeshte me motive, modele, e me ngjyra te ndryshme. Ky eshte profesioni i jetes se Vajdie Alliut. Tashme ajo eshte 65 vjec dhe thote se ka nje jete qe qep. “Kam mesuar te qep me shtiza qe kur isha fare e vogel, ndoshta 10-12 vjec dhe qe atehere, nuk jam ndalur ne asnje moment. Nena me ka mesuar qe qep, te qendis dhe te thur me shtiza”, tregon Vajdia. Ajo e thote me ze te larte dhe me krenari se fale punes se palodhur te duarve te saj, ka arritur te rrise kater femijet e saj. “Me keto shtiza i kam rritur femijet. Kam punuar jo pak, por mbi 30 vjet te Artistikja Migjeni. Punoja me norme. Qepja cdo gje, corape, trikotazh, sixhade. Madje kam thurur edhe kashte per eksport. Me pas fabrika u mbyll dhe une dola ne asistence. Por nuk kam reshtur se qepuri asnje sekonde. Me pas nisa te qepja ne shtepi. Qepja perparese per plakat dhe napa. Napat i beja me qendisma ose me dantella dhe i shisja ne Fushe-Kruje. Shkoja cdo dite nga Tirana dhe i shisja atje, derisa nje dite ma zune vendin dhe nuk shkova me”, -tregon Vajdia. Ajo thote se ka shume rroba te femijeve qe i ka qepur kur ata ishin te vegjel. “Atehere nuk ka pasur rroba dhe ne i qepnim. Une i ruaja me kujdes rrobat, ato qe vishte goca e madhe i ka veshur dhe e vogla. Madje mezi gjenim edhe lesh, pasi nuk kishte. Mbaj mend njehere qe kam shqepur nje here nje litar anijesh, te cilin e kam punuar me duar. Me pas ma ka tjerre ime moter dhe i kam thurur nje triko me yje goces, qe kush ma shihte me pergezonte”, - tregon Vajdia, e cila thote se e ruan ende trikon e vogel. Ajo thote se zanatin e saj ia ka mesuar edhe vajzave, dy prej te cilave kane mbaruar studimet e larta per ekonomik. Vajdia thote se fale punes se saj ajo arrin te fitoje te pakten 500 leke te reja ne dite. “Ja sot kam shitur tre pale corape. Vijne dhe me thone qe me duhen nje pale corape me lesh shqiptar numer 38 dhe une ia bej. Zakonisht marr 400 leke per nje pale corape te gjata, 250 leke per meste, ose corape te shkurtra”, tregon Vajdia ndersa shton se klientet e saj, jane qytetaret. “Qytetaret blejne me se shumti, sepse fshataret dine te qepin vete. Ndersa qytetaret marrin zonjat e moshave te thyera, qe vuajne nga reumatizma. Por blejne shume edhe corape per femije qe t’i mbajne ngrohte gjithe dimrit”, - tregon Vajdia. Ajo thote se puna e dores ka lodhje dhe nuk vleresohet shume. Megjithate ajo ndihet mire qe fale punes se saj, ia ka arritur t’ia dale mbane ne jete. “Puna e dores eshte art, pavaresisht qe s’ta paguan kush. Por mua me ka shpetuar jeten makina qepese dhe shtizat. Tani qe me jane rritur, femijet me vleresojne dhe me respektojne shume”, - tregon Vajdia.

Koha jone

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>