Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Mandarina, super e dobishme për trupin

$
0
0
TIRANË- Sezoni i mandarinave është në kulmin e vet, mund të blihen me çmime të shkëlqyeshme edhe në tregje dhe dyqane, dhe pikërisht këtë ua propozojmë, shfrytëzoni dobitë e këtij lloji agrumeje përderisa tani gjendet me shumicë.

Kanë arritur ditët e para të ftohta, organizmi ka nevojë për sa më shumë vitaminë C, ndërsa mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me këtë përbërës të cmuar. Përveç kësaj, në 100 gramë mandarina ka vetëm 34 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar.

Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë, dhe pasi që njëkohësisht janë edhe diuretik. E plus që me mandarina mund të luftojmë edhe kundër celulitit.

Lëvorja e mandarinës përmban materie jashtëzakonisht të rëndësishme, nobiletinë, pigmenti i cili është dhjetë herë më i fortë në mandarinë se në rrush. Nobiletina mbron nga trashja, sulmi në zemër e tru dhe si dhe diabeti.

Përveç kësaj, testimet në kafshë kanë treguar që nobiletina mbron edhe nga arteroskleroza, ndërsa fuqi të njëjtë ka edhe flavonoidi naringeninë, i cili mbron nga trashja dhe sindroma metabolike.

Nëse blini mandarina të shtëpisë që nuk janë të spërkatura, lëvoren e qëruar gjithsesi priteni në copëza dhe thajeni, dhe përdoreni gjatë dimrit në ëmbëlsira, komposto, çaje dhe dushe për aromë.

Vajrat eterikë nga lëvorja e mandarinës kanë efekt të shkëlqyeshëm në dushet për relaksim, largojnë pagjumësinë, ushqejnë lëkurën e dëmtuar, ndërsa kanë edhe veçori tonifikuese dhe antiseptike.

Pra, gjithsesi bëni mirë të konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>