Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Ullinjtë forcojnë dëshirën seksuale të meshkujve

$
0
0
Për ereksion më të gjatë dhe të mirë nevojiten yndyrat e mira që gjenden në vajin e ullirit, kikirikë dhe avokado. Hulumtimi më i ri i publikuar në revistën “Journal of Applied Physiology” ka treguar që yndyrat e mira ndikojnë pozitivisht në dëshirën seksuale të meshkujve.

Hulumtimet e zhvilluara kanë dëshmuar që ullinjtë dhe vaji i ullirit mund të përmirësojnë konsiderueshëm raportin në mes yndyrave të mira dhe të këqija në gjak, dhe në këtë mënyrë i kontribuojnë qarkullimit më të mirë, tranmeton Koha.

Të dhënat janë të rëndësishme, nëse përballen me faktin që gjithnjë e më shumë meshkuj modern kanë probleme me ereksionin, ndërsa 40 për qind e tyre mbi të dyzetat rregullisht kanë probleme me ereksion.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372