Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Njerëzit primitive më të zgjuar se të sotmit

$
0
0
Një studim i realizuar nga Universiteti i Stanford, pretendon se me evolucionin njeriu ka “kompromentuar AND-në” deri në atë pikë që të jetë më budalla se në të shkuarën. Studimi thekson se njerëzit, të cilët jetuan rreth 2 mijë vjet më parë, janë më të zgjuar se njerëzit që jetojnë në shekullin e 21.

Gjenetisti Gerald Crabtree nëpërmjet studimit të tij nxjerr në pah faktin se pas krijimit të vendbanimeve të para bujqësore, mijëra vjet më parë, inteligjenca e njeriut ka filluar të zbehet.

Sipas Crabtree, frika që njerëzit kishin nga vdekja dhe misteret e jetës, i bënte të ishin më të zgjuar, me qëllim që të përballonin sfidat e reja. “Nëse nje gjahtar nuk gjente një mënyrë se si të siguronte ushqim, atëherë vdiste. Ndërkohë, që sot një menaxher i Wall Street që bën një gabim fiton më shumë popullaritet dhe në këtë mënyrë përfiton më shumë me mungesën e tij të inteligjencës”, thotë Crabtree.

Studimi ka sjellë debate në rrethin e shkencëtarëve, pasi një pjesë e tyre e kundërshtojnë me argumentin, se njeriu nuk e ka zvogëluar nivelin e tij të inteligjencës, por me kalimin e kohës e ka perfeksionuar atë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372