Fenomeni i cili po mbyt dhe po fundos këtë vend sot është krimi, ky fenomen i cili po përul çdo ditë e më tepër njerëzit e këtij kombi. Abuzime, therje, torturime e shumë gjëra të tjera të pa dëgjuara dhe parë ndonjëherë janë ato çfarë ne ndeshim sot në kronikat e zeza të gazetave dhe televizioneve. Gjithçka e cila gjunjëzon dinjitetin kombëtar dhe ulë vlerat tona si shtet janë këto që shfaqen në çdo moment, dhe papritmas bëhen pjesë shumë persona të pafajshëm. Nuk arrihet të kuptohet në rast se këtu ka një dorë drejtuese e cila të mposhtë këtë fenomen, i cili po merr dita-ditës jetë fëmijësh e të rriturish.
E teksa vështron këto që ndodhin çdo kush mendohet dhe kërkon të dijë në rast se në këtë vend ekziston shteti. Çdo kush përpiqet të kuptojë a ekziston ai shtet demokratik, i cili në bazë të tij ka të drejtat dhe liritë themelore të individit. Por mesa duke çdo kush nga ne nuk arrin të marrë një përgjigje, një përgjigje e cila të paktën të ketë diçka konkrete mbi atë që të gjithë ne kërkojmë të dimë.
A ekziston shteti i së drejtës këtu? Teksa kriminaliteti po pushton derën e gjithsekujt prej nesh çdo ditë, kjo pyetje përgjigjen e merr vetvetiu pasi askush nuk është i zoti të përballet me të, dhe të përgjigjet. Ne jetojmë në një vend ku kriminalitet gjunjëzon shtetin, gjunjëzon ata të cilët drejtojnë këtë vend, gjunjëzon çdo kënd që i del përballë. E duke bërë të tilla veprime është rruga më e mirë që gjithsekush të lajë ato hesape që ka pasi askush këtu nuk dënon. Këtu nuk dënohen ata persona të cilët kanosin, vrasin e rrëmbejnë. Këtu nuk dënohen ata të cilët vjedhin e poshtërojnë, këtu e vetmja gjë që dihet është se krimi lanë hesapet dhe të ndërthurur në këto ngjarje janë dhe personat e pushtetshëm. Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajvanëve. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se i është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë anëtarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të jenë të arrestuar për një krimi të bërë, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, e nëse edhe gjykohen nuk do ta vuajnë dënimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, e po nëse edhe nuk do të kenë falje dënimi do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e kryen zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjesëtari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngrihet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë! Por kur ne jemi në demokraci, pse nuk merren masa nga shteti por duhet patjetër vetëgjyqësia? Kjo është ajo çka duhet të zbulohet, dhe pjesërisht është e shfaqur hapturazi këtu. Miqësia dhe paraja është më e fortë se e drejta dhe dinjiteti, prandaj mbizotërojnë më tepër në rastet e tilla, që dhe kriminelet më monstruoz dalin nga burgjet apo dhe nuk shkojnë fare në to, ndërkohë që organet kompetente të cilat kanë si detyrë të arrestojnë këta keqbërës, gjithnjë shprehen se punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe pse ajo mund të jetë shumë e dukshme se kush mund ta ketë bërë. Demokracia e vërtetë kurrë s’ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë.
Policia duhet të kryej detyrën pa patur ndërvarësi nga politika pasi kjo politikë që është sot s’mund të jetë nesër, dhe ajo politikë që ishte dje nuk është sot, ndaj këto organe të cilat funksionin e tyre e kanë për të mbrojtur e ruajtur çdo individ duhet të zbatojnë këtë gjë, nuk duhet të ndërvaren nga politika pasi frika e tyre se mund të humbin detyrën është tepër e madhe. Mbi të gjitha në këtë komb ka një popull i cili quhet populli shqiptar, por i cili mesa duket është në gjumë dhe janë të pakët ata persona që shfaqin një mënyrë indinjate rreth kësaj që ndodhë. Shumë persona sytë i kanë të mbuluar nga fryma politike, dhe nuk reagojnë, po nuk u ngrit ai subjekt politik tek i cili besojnë votën, vallë nga se vjen kjo? Duke mos u organizuar dhe duke mos vepruar kjo shpreh hapturazi që ne nuk bëjmë dot asgjë pa politikanët dhe pa u varur prej tyre. Pse o popull nuk dini të vetorganizoheni? Pse nuk dini se si veprohet në shtetet demokratike? Sa prej nesh janë ngritur sikurse dhe një herë të vetme për të protestuar për të kërkuar ato çka i janë mohuar, dhe i janë shkelur përgjatë 22 vitesh demokraci? Ja pra, populli ynë nuk është i aftë të vetorganizohet, dhe jo më pas të kërkojë ato çka i mohohen çdo moment kudo që shkon dhe në çdo hap që hedh. Këtu sundon krimi, paraja, miqësia dhe politika. Këtu sundojnë ato të cilat nuk duhet të shfaqen askund, por është e pamundur se për popullin tonë ky është një virus i cili përhapet nëpërmjet hapave që janë, paraja e miqësia politike.
Shteti është i krijuar për njeriun, e jo njeriu për shtetin.
tiranaobserver