Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Vdes një 19 vjecarja, Policia: U hodh nga pallati

$
0
0
DURRËS-Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin Durrësit për arsye që ende nuk dihen.

Policia bëri të ditur se viktima është Gentina Sura, 19 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes. Policia bëri të ditur se vajza jetonte me prindërit në një shtëpi private. Mësohet se pak pasi është ngritur nga gjumi Gentina ka kapërcyer rrugën dhe është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj. Sipas hetimeve të policisë, në momentin që vajza ka arritur në sheshin e pushimit në katit të katërt, është hedhur prej aty nga lartësia disa metra. 19-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të shumta ka gjetur vdekjen rrugës për në urgjencë.

Policia ngre pistën e parë, dyshon se vajza është vetëvrarë.

Të kontaktuar nga efektivët, familjarët e Gentinës mohojnë të kenë pasur ndonjë konflikt apo debat me vajzën e tyre.
Ata ndodhen në gjendje të shokuar, ndërsa mbeten ende mister arsyet që mund të kenë çuar vajzën në vendimin e ekstrem të vetëvrasjes.

(d.b/BalkanWeb)

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 51194_10.jpg (35.7 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>