Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430

Topalli nderon komunitetet fetare.

$
0
0
Topalli nderon komunitetet fetare.



Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, u dha dje Komunitetit Mysliman Shqiptar, Kishës Autoqefale Shqiptare, Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi përmbledhjen e akteve të shtetformimit, në shenjë respekti të thellë, mirënjohjeje të pakufishme, për veprën hyjnore dhe kontributin e pazëvendësueshëm të klerikëve shqiptarë, në formimin e gjuhës, atdhedashurisë, vetëdijes kombëtare e më tej të shtetit shqiptar. Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje përjetësisht. Kryetarja e Kuvendit lexoi një listë me emra të të gjithë klerikëve shqiptarë që kontribuuan në themelimin e shtetit shqiptar. Topalli nderoi kontributin e: “Vehbi Agolli, Hafëz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafëz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, Papa Kristo Negovani, Fan S. Noli, At Stath Melani, Visarion Xhuvani, Dom Nikollë Kaçorri, Ndre Mjeda, Luigj Bumçi, Anton Harapi, Gjergj Fishta, Gjon Shllaku, Justin Rrota, Lazër Shantoja, Marin Sirdani, Shtjefën Gjeçovi, Ambroz Marlaskaj, Ndoc Nikaj, Prenk Doçi, Bernardin Palaj, At Donat Kurti, Martin Gjoka, Nikollë Gazulli”. Ndërkohë që me herët Topalli mori pjesë në ceremoninë e 55vjetorit të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Gazeta Panorama
27-10-2012

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24430


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>