Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24414

Qabja E Madhnueshme

$
0
0
QABJA E MADHNUESHME

SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
(1165-1240)

O Shtëpia e Zotit,
O Dritë e zemrës,
O freski e syve,
O Qabe e All-llahut,
O jeta ime,
O drejtim’ i lumturisë,
O udhëzim’ i fatmirësisë,
O zemra ime,
Vërtet – nata e jonë
Shpejtë ka kaluar,
Por qëllimi i dashurisë
Ende s’ka përfunduar…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Shënime për autorin:

Emri i tij i plotë është: Abdullah Muhammed ibn’Ali ibn Muhammed ibn’Arabi. Lindi në Taifa, Murcia, Andaluzi, Spanjë, më 17 Ramazan 561 (27 Korrik 1165) në një familje të nderuar, ndrroi jetë në Damask më 10 Nëntor 1240.
U shkollua në Sevilje, Spanjë. Që në moshën njëzet vjeçare ai zotëronte një hapësirë të thellë shpirtërore. Më vonë atij i janë atribuar tituj të nderuar si Shejh Ekber (“Shejhu më i madh”), Muhji el-Din (”Ai që e bën të rijetojë fenë”, kurse në Evropë quhej Doktor Maximus.
Ka qenë dijetar, shkrimtar, poet, filozof, sufi dhe për të gjitha ka dëshmi. Dëshmohet se ai ka shkruar 289 vepra, prej të cilave 150 egzistojnë ende sot.
Kryevera e tij është “El-Futuhat el-Mekkijje (“Zbulesat e Mekkes” të cilën e ka shkruar për 30 vjet dhe ja ka përkushtue djalit të madh Imaduddin Muhammedit.
Kjo kryevepër ka 560 kapituj, 12 vëllime, është jo vetëm një Enciklopedi e Sufizmit, por dhe një ditar tridhjetë vjeçar i përvojave të tij shpirtërore; një përmbledhje e shkencave ezoterike të Islamit.
Në veprat e Ibn Arabiut është paraqitur kryesisht doktrina e sufizmit, e cila përmban teologjinë, metafizikën, kozmologjinë, filozofinë, psikologjinë, praktikën shpirtërore e shumë fusha të tjera....

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24414