Nxënësja 13-vjeçare goditi rivalen disa herë me thikë në bark, në rrugën mes dy shkollave të Tepelenës. Debatoi para ngjarjes e më pas e priti 18- vjeçaren në dalje të shkollës .
Sherr femrash me thika në mes të Tepelenës. Një vajzë 13-vjeçare ka qëlluar disa herë në bark maturanten Anxhela Reçka, pas një debati të hershëm mes tyre për një djalë. Nxënësja e klasës së tetë, A.Lola, i ka zënë pritë 18-vjeçares në dalje të gjimnazit Abaz Shehu dhe në mes të ditës, në mes të dëshmitarëve të tjerë i ka ngulur thikën në trup. Shkak dyshohet se është bërë një djalë gjimnazist, i cili u shoqërua për pak orë nga policia për të dhënë shpjegime. Ngjarja e rëndë, e padëgjuar më parë, u regjistrua rreth orës 13:00 në rrugën që ndan dy shkollat ku mësonin vajzat, njëra prej tyre Lola, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi dhe tjetra maturante në gjimnazin Abaz Shehu. Sipas burimeve të Policisë, bazuar te dëshmitë e shokëve dhe shoqeve, dy vajzat kishin debatuar mes tyre para se të ndodhte plagosja për një djalë, nxënës te Abaz Shehu. Nuk dihet lidhja që ai ka pasur me to, ndonëse jo zyrtarisht deklarohet se të dyja vajzat e pëlqenin. Por, debati dhe fyerjet e ndërsjella ditën e djeshme i kanë nxehur gjakrat, aq sa kanë sjellë planin e rrezikshëm nga ana e së miturës.
P.S. Artikulli nuk eshte i plote.
Marre nga Panorama Online