Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Tenton të djegë ish-gruan me benzinë, pranga agresorit

$
0
0
DURRËS- Tenton të djegë ish-gruan e tij, me benzinë, ndalohet në momentet e fundit nga policia. Ngjarja e rënde ka ndodhur në qytetin e Durrësit teksa shtetasi Sokol Halili, nga Mirdita ka ushtruar dhunë fizike mbi ish-bashkëshorten e tij 32-vjecare me iniciale A.Z dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas policisë ish-bashkëshortja e tij, e cila punon si parukiere është divorcuar kohë me parë nga burri I saj, por ditën e djeshme ai ka shkuar në parukerinë, ku ajo aktulisht punonte duke e rrahur në mënyrë brutale dhe më pas e ka lyer me benzinë. Por, një prej klentëve në parukeri, e cila ka parë ngjarjen ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar edhe këtë ngjarje të rëndë, e cila mund të ishte fatale për 32-vjecaren, si dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të ish-bashkeshortit të saj.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 54859_7.jpg (25.5 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>