Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24453 articles
Browse latest View live

Femra Shqiptare: Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!

$
0
0
Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!
Entela resuli
Shekulli
20 September, 2012


Ju ka ndodhur të shkosh në një dasmë dhe nusja që martohet të jetë shtatzënë!? Ndoshta ju ka ndodhur shpesh vitet e fundit. Dikur çifti njihej, fejohej, martohej e më pas... lindte fëmijë. Sot ngel shtatzënë, e më pas martohesh. Dhe nuk është vetëm një përshtypje. Është e konfirmuar edhe nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
Shtatzanë drejt vitit të parë të martesës
Këto të dhëna konfirmojnë se një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos pas viteve 2000, janë ngjizur para se prindërit e tyre të martoheshin, dhe konkretisht në kohën e fejesës, bashkëjetesës apo njohjes. Sipas planifikimit familjar, shumica e të rinjve të sotëm kërkojnë të bëjnë një fëmijë e më pas të angazhohen zyrtarisht apo ligjërisht në lidhje martese. Duke konsideruar këtu shifrat e INSTAT-it, trendi i viteve të fundit është “të bëjmë fëmijë, pastaj të martohemi”. Planifikimi familjar njeh periudhën 6 muaj përgatitje para “nisjes” së një fëmije. Statistikat thonë që 32 përqind e çifteve shqiptare nga viti 2008 e këtej janë ngjizur para martese dhe lindin në vitin e parë të martesës. Duke patur parasysh se që nga viti 2000 e në vazhdim kjo shifër ka qenë vazhdimisht në rritje (në 2006-2007, përqindja e tyre shkon nga 23 në 28%), konstatohet lehtë që në 2012-n që po jetojmë numri do jetë edhe më i madh.
Një nga historitë
Kishit dëgjuar ndonjëherë që dashuria të vinte nga flokët? Ja ku po iu tregojmë një rast të rrallë. Klodiana dhe i dashuri i saj i kanë rënë në sy njëritjetrit pikërisht nga stili i flokëve. E përpos punës, duket se ky stil i ka sjellë fatin edhe në dashuri Klodit. Kanë të dy të njëjtin profesion dhe ia dinë shijet njëri-tjetrit. Surpriza tjetër e dashurisë së tyre është se ata kanë qenë shokë fëmijërie. Kanë lindur të dy në Skrapar. Një dasmë e përbashkët i takoi me njëri-tjetrin pas më shumë se 20 vjetësh. Mund të lexoni sot në këto faqe historinë dhe intervistën me Klodin.


Në dasmën e mamit dhe të babit

Klodin dhe bashkëshortin saj i takojmë në parukeri. Dje ishte një ditë e zakonshme pune për ta. Çiftin e sapomartuar, këto ditë po i shoqëron edhe dikush tjetër... Ende i padukshëm. Vajza që çifti pret të vijë në jetë. Ata janë martuar para dy muajsh, kur Klodi ishte 5-muajsh shtatzënë. U desh kjo shtatzëni që dasma e tyre të përshpejtohej. Klodi, ju sapo jeni martuar dhe ndërkohë po përjetoni pritjen e ëmbël të një fëmije. Shtatzënia ishte jo në kohën e duhur për ju? Erdhi në kohën e duhur dhe me një dëshirë super të madhe. Zoti deshi e ma realizoi atë dëshirë. Unë sot jam 30 vjeç, mosha bën të vetën. Çdo gjë ka kohën e vet dhe njeriu e kërkon një fëmijë.
Ju e kishit planifikuar dasmën?
Dasma na ra pak e papritur në fakt. Nuk e kisha planifikuar. Shtatzënia i përshpejtoi gjerat. Ngaqë u gëzuam të dy, si unë dhe bashkëshorti, vendosëm të martoheshim. Fejesë nuk bëra, vetëm ia kisha prezantuar bashkëshortin familjes. Ndërsa dasmën e bëmë të përbashkët. Ja dërgova unë ftesën tim ati. I thashë: Je i ftuar në dasmën time.
E kishit menduar që në dasmën tuaj do të ishit shtatzënë?
Jo, aspak. Unë as nuk e kisha menduar që do të martohesha ndonjëherë (qesh). Thjesht kisha dëshirë të kisha një fëmijë e të kem një mashkull që të më respektojë. Por tani jam shumë e lumtur.
Sa kohë kishit që njiheshit më babanë e fëmijës suaj?
Kishim dy vjet bashkë.
Si pritën familjarët shtatzëninë para dasme?
Shumë mirë, madje janë gëzuar shumë. Kanë ikur ato kohë kur prindi e kishte problem këtë pjesë. U gëzuan sepse e dinin që unë e dëshiroja shumë një fëmijë.
Domethënë nuk ishte “kurth” nga ana juaj për t’u martuar?
(Qesh). Joo. Ne e mendonim të martoheshin, por thjesht nuk e kishim vendosur. Ardhja e fëmijës na shtyu drejt dasmës.
Sa muajsh shtatzënë ishit kur u martuat?
Isha 5-muajshe. Jam martuar në korrik, përpara dy muajsh, tani kam mbushur shtatë. Vajzës ia kam filmuar të gjitha, momentet ia kam ruajtur.
Po emrin e saj e keni menduar?
Po, Izela. Është emër spanjoll, e ka gjetur im vëlla.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg maternity-wedding-dresses-1.jpg (24.0 KB)

Thirrja ne Teuhid

$
0
0

Thirrja e paster ne Njesimin e Allahut ne adhurim eshte baza, pikenisja qe duhet ta praktikoj cdo musliman. Mesimi vetem per vete nuk mjafton, ate duhet t'ua mesojme edhe tjereve. Nuk i shkohet nje njeriu qe nuk e njeh as fjalen La ilahe il-lAllah t'i themi se kamata qe han eshte e ndaluar apo alkooli eshte haram. Atij ia mesojme te njoh se pari Zotin. Vertete ne kete ceshtje disa gabuan.

Ne nuk themi se nuk kemi kohe te therrasim ne teuhid ngase kemi gjera tjera, ne themi nuk dalim ne ato gjera pa u ndalur t'ua mesojme Teuhidin. Kur behet kjo arrihet dashuria dhe puna per Allahun, sinqeriteti, bindja, qendrushmeria, mbeshtetja, shpresa...

Kjo thirrje eshte primare, sic e gjejm ne Kur'an dhe Sunnet. Kur Pejgamberi alejhi ue selem e dergoi Muadhin ne Jemen i thote se ti po shkon tek nje popull qe eshte nga ithtaret e librit, gjeja e pare qe do therrasesh eshte fjala la ilahe il-lAllah Muhammede resulullah, pastaj nese e pranojne therret ne namaz.

Muslimanet ne fillim te thirrjes kishin shume armiq por kishin teuhidin dhe triumfuan. Sot nuk eshte teuhidi, per kete ka trazira e poshterim ne ummetin Islam, ngase Allahu ndihmon ata qe e ndihmojne fene e Tij, e kjo fe ndihmohet me dije dhe veper, pasim sic thote Zoti dhe i Derguari i Tij, ne teuhid larg shirkut, kufrit e bidateve.

Nuk eshte i pa qellim ajeti i pare i shpallur: Lexo! Thuaj nga zemra: Zot, me shto dije!

Nuk eshte kjo fe fjale e llaf nga cdokush, kjo eshte fe e argumentit, fe e dijes, e dija eshte sic thote iben Kajjim: ka thene Allahu, ka thene i Derguari dhe kane thene sahabet.

E kami hallin e atyre qe jane aq te paditur sa jetojne ne shpresa duke pritur nga te tjeret t'i mesojne, e keta mund te humbin nese qellojne ne mesues te humbur.

Pak mund e sakrifice!

$
0
0

Per te mesuar shkronjat qe te mund te lexosh Kur'an, te duhet mund, te duhet pune dhe bindje.

Disa ia dolen me kurse e mesues, e disa vet pa keto, ngase kerkuan ndihme tek Zoti me sinqeritet.

Po te ishte gje e veshtire nuk do e kishte lene Zoti kete si ngarkese, ne te vertete ketu lypset vetem te hedhesh hapin e pare dhe do te ia del.

Si ceshtja kur te duhet patjeter te besh dicka dhe e sheh se pate sukses, ashtu beje.

Njeriu kur nuk e konsideron nje gje aq te nevojshme dhe te ngutshme, atehere e le, thote 'Ka kohe.'

Do ngelesh pa dit te lexosh librin e ndritur per pak mund e sakrifice?!?

Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për të"

$
0
0
Citim:

I nxehur jashtë mase duhet të jetë bashkëpunëtori i deputetit të Agimit të Artë në Greqi, Kostandinos Barbarusis. E kemi fjalën për Robertin, i cili e ka pranuar tashmë që vjen nga Shqipëria.
Shumë media elektronike greke kanë shpërndarë lajmin ku thuhet se Roberti nuk është as vorioepirot, por shqiptar i thjeshtë dhe kjo gjë nuk ka tronditur vetëm Robertin, por edhe simpatizantët e Agimit të Artë. E ndërsa blogjet janë mbushur me komente nga më të ndryshme, vetë Roberti ka vendosur që nëpërmjet një autobiografie, ta vendosë vetë pikën mbi i.

Kjo, pasi disa websajte kanë filluar të analizojnë prejardhjen e tij dhe të thonë madje se emri Robert “nuk nga kujton Greqinë tonë pasi këto emra i kanë vetëm shqiptarët katolikë dhe kjo homogjenët ortodoksë nga Vorioepiri”.

Ndaj ndoshta u detyrua të reagojë edhe Roberti, nëpërmjet Facebook:

“Quhem Chaidis Robertos, i biri i Thomait dhe i Athinasë, nip i Andonit dhe i Sotirias dhe stërnip i Aristidhis dhe i Penelopit. Linda në Sarandë dhe u rrita në fshatin Lukovë të Himarës, fshat i Epirit me histori 4000 vjeçare. Kur isha në moshën 1 vjeçare, me urdhër të prokurorit u pagëzova me këtë emër dhe kur erdha në Greqi, kërkova të pagëzohesha përsëri dhe ati im shpirtëror, në Agrinio, pater Gerasimos (sot 80 vjeç) i cii më njeh shumë mirë mua dhe familjen time, më tha se nuk lejohet që të pagëzohem për herë të dytë.

U mora në mënyrë profesionale me peshëngritjen dhe kam marrë pjesë në kampionate, studiova dhe kam 2 diploma universiteti për Agronomi dhe Fizkulturë, si dhe kam punuar si mësues në Delvinë.

Kur në Shqipëri sundonte regjimi komunist, kërkova azil politik në Greqi, me kërkesën se “jam armik i rregjimit komunist në Shqipëri”.

Në vitin 1991 u martova në kishën e Shën Kristoforit (të vjetrën) në Agrinio me prift dhe me kumbarë. Mendoni se do lejojë kisha që të martohet aty një i papagëzuar?

Gruaja ime është geke nga Agrinio dhe ka biznes që nga mosha 20-vjeçare. Në Vorio Epir hapëm biznesin familjar Hotel Palace Lukova, që këtë vit u vlerësua me çmim nga tripadvisor.

Në Shqipëri jam akuzuar nga mediat si nacionalist grek, ndërsa sot papritur në Greqi akuzohem si shqiptar.

Ata që më akuzojnë janë ata që i shitën Vorio Epirin shqiptarëve, janë ata që nuk respektuan asnjëherë protokollin e Korfuzit në vitin 1914. Janë vëllezërit e të zinjve, janë ata që nuk shfaqen kurrë me fytyrën e tyre. Jam Epirot dhe do të luftoj për atdheun tim deri në vdekje”, përfundon deklaratën e tij në facebook Roberti, i cili është pjesë e Agimit të Artë. /alb-observer.com/
Qe keta te ashtuquajturit voriopirdhjote jane bere me greke se vete grekerit kete e shikojme cdo dite........por qe dikush ka lindur ne shqiperi ka investuar ne shqiperi dhe lufton kunder shqiperise hapur kjo vetem ne vendin tone ndodh.
Mendoj se ky duhet shpallur person "non grata" per shqiperine

Dënimet makabër të gjyqësorit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

$
0
0
Dënimet makabër të gjyqësorit serb ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës



Lëvizja e Progresit Demokratik, me hidhërim dhe indinjatë të thellë, e ka pritur lajmin e vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, me të cilën u dënuan me 116 vjet burg, 11 shqiptarë të pafajshëm të “Grupit të Gjilanit”, për kinse krime lufte kundër njerëzimit.

LPD-ja, dënimet e tilla makabër i vlerëson të inskenuara dhe të motivuara politikisht nga një pushtet ultranacionalist, i cili nuk kursen mjete e metoda për destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës.

- Njëmbëdhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, janë dënuar nga Gjykata Supreme e Beograd, me 116 vjet burg për kinse krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999. Ky është edhe një akt antiqytetërues i diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e posaçërisht ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Këto provokime ekstreme të Beogradit, vihen në shërbim të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, në këtë rajon, pikërisht në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.
LPD-ja, solidarizohet me pafajësinë e të dënuarve dhe familjarët e tyre, duke kërkuar nga faktorët relevantë politik shqiptarë dhe faktorët ndërkombëtarë, që të reagojnë, fuqishëm ndaj një gjykimi me motive të ulëta politike, si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit.

Po i njëjti gjyqësor serb, jo më larg se pesë muaj, gjatë kohës së fushatës zgjedhore të 6 majit, bastisi dhe burgosi një grup shqiptarësh për terrorizëm nga Komuna e Bujanocit, për t’ia ngritur rejtingun kryetarit të Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit, tani kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, pastaj i liroi në mungesë të provave dhe dëshmive.

Edhe gjykimi i “Grupit të Gjilanit”, nga Gjykata Supreme e Serbisë, po bëhet në shenjë revanshizmi, pikërisht, pas mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
LPD-ja, kërkon nga NATO, BE, instalimin e një force të re mbrojtëse ndërkombëtare në rajonin e Luginës së Preshevës, për parandalimin e incidenteve të mundshme, pas këtyre provokimeve që bënë pushteti aktual serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.
Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te bashkësia ndërkombëtare dhe ODBE-ja, të ushtrojnë trysni te Beogradi, për lirimin e pa kusht të shqiptarëve të pafajshëm, nga se gjyqësori serb nuk disponon me argumente për dënimin e tyre me shumë vjet burgim, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

Itali, qëllohet me vezë makina e Berishës

$
0
0
ROMË - Një grup mbështetësish të Aleancës Kuqezi kanë qëlluar me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës dhe ai fillimisht ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë në kufij të frikshëm dhe është larguar nga vendi. Një banderolë e madhe ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë AK. “Berisha është qëlluar me vezë dhe është pritur me fërshëllima”, thuhet në një komunikatë të Aleancës Kuqezi e cila shton se “Berisha është tradhtar dhe se meriton burg për jetë”.

Policia italiane ka ndërhyrë duke shpërndarë simpatizantët e AK-së por ndryshe nga ngjarja që ndodhi në Tiranë, këtë herë nuk është shoqëruar asnjë persona nga policia.

13 policë të komisariatit numër 1 në Tiranë u pezulluan nga puna, për shkak se ish-të përndjekur politikë arritën të qëllonin me qese mielli makinën e kryeministrit Sali Berisha teksa hynte në ambientet e parlamentit.

Kryeministri Berisha gjendet sot në Romë, për të marrë pjesë në Samitin e partive europiane të qendrës së djathtë. Gjatë samitit, ndër takimet e krerëve të partive, sipas mediave greke, do të ketë edhe një takim mes kryetarit të PD-së dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kreut të partisë “Demokracia e Re”, njëkohësisht edhe kryeministër i Greqisë, Antonis Samaras.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpeg timthumb.php.jpeg (42.8 KB)

Burri me dy gra: Më ikën të dyja brenda natës

$
0
0
Një 38 vjeçar ka bërë një denoncim të pazakonshëm në polici. Ai thotë se dy gratë e tij i janë zhdukur.

edhe pse zyrtarisht ai ishte ‘beqar’ në gjendje civile, bashkëjetonte me dy gra, të cilat i janë zhdukur brenda natës.

Burime nga policia thanë se Ajet Spahiu, nga Kukësi, me banim në Bathore, mbante në shtëpi dy gra, Lumturie Bicin, 29 vjeç dhe Anila Kolën, 23 vjeç. Të parën, Lumturien, ai e cilësonte si grua, pasi kishin 12 vite bashkë, edhe pse nuk kishin bërë celebrim. Të dytën e kishte marrë pasi Lumturia nuk bënte fëmijë.

Por në mëngjes është ngritur dhe nuk ka gjetur asnjërën në shtëpi. Ai është habitur, duke thënë se e priste nga Anila që të largohej, pasi edhe femra të tjera që kishte marrë për grua të dytë ia kishin bërë këtë gjë, por nuk e priste nga Lumturia.

Ajeti është njohur me Lumturinë në Kukës, kur ajo ishte 17 vjeç. Ndërkohë Anilën e ka njohur ndërsa ajo punonte si balerinë, kurse Ajeti si truprojë në një lokal

Atentati ndaj ish-oficerit të ShISh-it, kërkohet ish-agjent i Shërbimit Sekret

$
0
0
Atentati ndaj ish-oficerit të ShISh-it, kërkohet ish-agjent i Shërbimit Sekret

TIRANE- Atentati ndaj ish-oficerit të ShISh-it, Eduart Dako, policia identifikon dhe shpall në kërkim ish-vartësin e tij tashmë jashtë shërbimit, Genti Roshi 40 vjeç banues në Tiranë. Ky i fundit dyshohet se është autori i atentatit të dy netëve më parë në kryeqytet, në rrugën “Stavri Themeli”, kur një person i maskuar me një kapuç të zi në kokë dhe me një pistoletë në dorë qëlloi katër herë ndaj Eduart Dakos, 36 vjeç, banues në Tiranë, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në këmbë dhe në pjesën e legenit. Dako fillimisht mësohet se u përlesh me atentatorin, por më vonë humbi ndjenjat për shkak të goditjes së marrë në kokë nga qyta e pistoletës dhe plagët e shkaktuara nga plumbat e pistoletës të marra në këmbë dhe në trup.

Motivet

Shkak për atentatin, sipas burimeve të policisë, referuar deklarimeve të të plagosurit në spitalin ushtarak, ka qenë pikërisht një sasi borxhi prej rreth 30 mijë eurosh që Dako i kishte dhënë të dashurës së Roshit, hebrejes me shtetësi zvicerane Anjezë Fure (Agense Foure).

Kjo e fundit rezulton të jetë pronare dhe aksionerja kryesore e qendrës multimediale të argëtimit “IXY World Prelude Evolution”, në një qendër të madhe tregtare në fshatin Lundër në juglindje të kryeqytetit. Madje jo vetëm kaq, por falë njohjes me ish-vartësin e tij dhe njëkohësisht edhe ish-shok i tij Genti Roshin, i plagosuri Dako mësohet se kishte dalë edhe ndërhyrë te miq apo të njohur të tjerë për të investuar, apo për t’i dhënë para borxh zviceranes. Këta të fundit i kanë dhënë zviceranes shuma të konsiderueshme parash, në formë borxhi dhe me interes, në mënyrë që ajo të përballonte punimet që do të bëheshin për ndërtimin e qendrës multimediale të argëtimit. Ndërkaq nga denoncimet e mëparshme të personave të ndryshëm, që kishin punuar për llogari të Furesë, si bashkëpunëtorë apo si nënkontraktorë, kjo e fundit nuk ka mundur të shlyejë pjesën më të madhe të punimeve të kryera. Pikërisht fakti se Dako është bërë një nga personat kryesorë duke denoncuar në media, bashkë me persona të tjerë të dëmtuar dhe të mashtruar, dyshohet të jetë shkaku që mund të ketë çuar Roshin drejt atentatit të dy netëve më parë në kryeqytet, kur Dako mbeti i plagosur rëndë.

Atentati

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:30, Dako, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të banesës së tij në rrugën “Stavri Themeli”, në Rrugën e Kavajës, pranë ish- parkut të autobusëve. Dako parkoi veturën e tij dhe më pas u drejtua për në banesë. Kur po ngjiste shkallët dëgjoi një krismë të thatë dhe më pas tri të tjera me radhë. Sipas rrëfimit të tij për hetuesit, fillimisht nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur, ndërsa u tregoi oficerëve të krimeve se menjëherë ishte kthyer për të kuptuar se ç’po ndodhte. Në këtë moment Dako ka vënë re se kishte përballë një person të armatosur, me një kapuç të zi në kokë, që kishte edhe tri vrima të hapura. “E godita menjëherë dhe nisa të përleshem me të. E godita një herë me të majtën dhe me të djathtën. Ai ra në tokë, ndërsa u ngrit sërish në këmbë. Unë tentova t’i heq kapuçin dhe arrita t’ia heq pak dhe pashë fytyrën e një njeriu që dukej si bjond. Ishte më i gjatë se unë, me një trup të madh. Në kohën që po e godisja në trup dhe në kokë, më goditi disa herë me qytën e pistoletës në kokë”. Sipas Dakos, ai ka arritur t’i kapë edhe armën agresorit, menjëherë pasi ishte qëlluar ndaj tij. Në këtë kohë, sipas tij, arma ishte shkrehur dhe kishte qëlluar disa herë në ajër në shkrepje të pavullnetshme. Dhe në këtë kohë plumbat që kishte pistoleta ishin mbaruar. Në kohën kur personi i maskuar kishte tentuar ta mbushte sërish, ai kishte goditur një herë në mjekër personin që kishte humbur ekuilibrin. Kur dështoi të mbushte armën, agresori, sipas Dakos, goditi disa herë atë me qytë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. “Tentova të ndeshesha me të prapë dhe arrita t’i heq edhe maskën, por kur pashë që më kishte dalë gjak, nuk arrita të rezistoj më, ndërsa ai u largua”,- mësohet të ketë thënë ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, para hetuesve. Më pas ai ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur disa autopatrulla të policisë së komisariatit nr.2. Nga deklarimi i marrë dhe nga hetimet e para të kryera në vendin e ngjarjes, policia ka ngritur dyshime se autori i mundshëm i krimit mund të ishte ish-miku i Dakos, Genti Roshi, si dhe ish-vartësi i tij. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi disa gëzhoja që mendohet se i përkasin një arme 7.62 mm, ndërsa hetuesit nisën mbledhjen e dëshmive. I plagosuri u rrëfeu historinë e tij dhe dyshimet e mundshme për krimin. Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe të dhënave, policia nisi kërkimet për gjetjen e të dyshuarit të krimit. Nga kontrolli i kryer në banesën e këtij të fundit, policia nuk e ka gjetur aty. Po kështu në kontrollet e kryera në banesat e disa të njohurve të tij nuk është gjetur. Pas këtij konstatimi, policia ka bërë shpalljen ish-agjentit të Shërbimit Sekret në kërkim policor në cilësinë e të dyshuarit.

MAPO

Almeda Abazi: Nuk dua famë përmes filmave erotikë

$
0
0
Almeda Abazi: Nuk dua famë përmes filmave erotikë

Almeda Abazi është një nga femrat më seksi shqiptare, e cila është vlerësuar me çmime të rëndësishme bukurie, si “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe”. Ajo sot është shumë e njohur në Turqi dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi dhe të talentuara në botën e kinematografisë dhe shou bizit turk. Filloi të punonte si modele dhe më pas u bë e njohur në telenovela dhe filma në Turqi. Fama e saj arriti kulmin kur ajo mori pjesë si konkurrente në “Dancing with the stars” në këtë vend. Edhe pse e re në moshë, Almeda Abazi falë talentit dhe shkathtësisë së saj ka bërë që në një treg aq të gjerë sa Turqia të bëhet emër shumë i përfolur, duke pushtuar kështu edhe revista të ndryshme turke. Ish-misi shpesh është shprehur se ishte më e lehtë për të pasur oferta në Turqi sesa në Shqipëri. “Shqiptarët atje më kishin. Fitova ‘Miss Shqipëria’ dhe ‘Miss Globe’ dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi”. Në këtë intervistë ajo tregon më shumë për veten, gjërat që i pëlqejnë dhe çfarë jo. Gjithashtu, ajo tregon sesi e sheh veten në botën e kinemasë dhe tregon për kompromiset që nuk do të bënte kurrë.

Almeda, cila është diferenca mes të qenit e bukur dhe seksi?

Kjo gjë ndryshon nga personi në person. Edhe pse nuk jam njeriu adekuat të flas ose të vendos për këtë gjë, mendoj se bukuria, të dukesh bukur, dhe të qenit seksi shkojnë bashkë.

Cila fjali absolutisht është e padobishme në fjalorin tënd?

Asnjë gjë nga ajo që është e kotë.

Çfarë të brendshme preferoni më shumë?

Victoria Secret.

Çfarë bën kur del në shëtitje, përveç shoppingut?

Dal vetëm kur dua të qetësohem nga gjithë lodhja dhe stresi. Me shoqëri vizitoj dyqanet e reja, sjelljet e reja në qytet, ndonjë kafe aty këtu…

Sikur të të vendosin në një pyll apo shkretëtirë, do kishit mbijetuar?

Kjo gjë më shumë u takon kafshëve, por sigurisht që besoj se unë mund të mbijetoj.

Keni marrë ndonjë dënim në shkollë?

Jo, nuk kam marrë asnjëherë.

Mediat kanë shkruar se ju është ofruar një rol në një film me skena erotike?

Të gjitha janë trillime. Ka qenë një ofertë për film, por jo me këto skena, pasi unë nuk do e pranoja asnjëherë një ofertë të tillë. Nuk do të mundesha, pasi më vonë nuk mund t’u dalë përpara miqve të mi. Pastaj, edhe në qoftë se kam ndonjë ofertë të tillë, nuk mund të kuptohet nga askush, sepse këto biseda bëhen shumë interne.

Mendon se pas pjesëmarrjes në një rol të tillë do të të pëlqenin të gjithë edhe më shumë?

Besoj se po, si për të gjitha shqiptaret, por nuk e kam problem të bëj famë përmes këtyre gjërave.

Sipas teje, cili është atributi mashkullor?

Gjithmonë të bëj sport.

Keni rënë ndonjëherë në dashuri me mësuesin tuaj?

Nuk besoj se dikush bën një gjë të tillë, as unë jo.

Këndoni kur bëni dush?

Edhe këndoj, është një gjë shumë relaksuese…

Cila është kënaqësia juaj e fshehtë?

Të lëshohem me parashutë.

Gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

Pastroj dhëmbët.

Cila është gjëja më e neveritshme që ke shijuar ndonjëherë?

Bamjet.

Parfumi juaj i preferuar?

Clive Christian’dan Imperial Majesty.

Një superhero femër e juaja e preferuar?

Cat waoman!

Këngëtari juaj e preferuar e viteve të 80-ta?

Edhe pse ai nuk ka lindur në vitet e 80-ta, por ishte një nga më të preferuarit e mi, Michael Jackson.

Talenti juaj i fshehur?

Kickboxi.


MAPO

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg alemada.jpg (53.0 KB)
Lloji i Skedarit: jpg alemda-a.jpg (64.9 KB)

Zgjidhni Politikanin qe do qellonit per RESPEKT

$
0
0
Marr shkas te hap kete teme per te pare se sa shume i duam pilitikanet tane dhe sa i respektojme.
Do te doja te zgjidhnit objektin me te cilin do e qellonit dhe emrin e atij qe respektoni me goditjen.

Hajt goditje te mbara.

Bardhosh Gaçe (Letërsi për fëmijë)

$
0
0
Bardhosh Gaçe




Profesor Doktor Bardhosh Gaçe ("Mjeshtër i Madh i Punës", akorduar nga ish-presidenti Topi), lindi në Ujë të Ftohtë, në një nga lagjet më të bukura të qytetit të Vlorës atje ku është dhe “ Bel vedere “, më 5 mars 1953, nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë.
Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më1977.
Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Emërimi i padëshiruar u ndodhte diplomantëve pa miq në dikastere. Kishte shumë syresh nga Jugu që plotësonin vendet vakante të lloj – lloj specialiteteve në malësi. Duhej të kalonin vite që “ dikush “ të kujtohej për kthimin e tyre në vendlindje. Ndodhte që disa të “ mbetnin “ andej përgjithmonë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me “ Etnokultura e labërisë. “ Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall “ Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare ). Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Jo pak për një studiues dhe krijues si Bardhosh Gaçe!
Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “ Ismail Qemali “ Vlorë.

Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet

Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare


poezi fëminore

eseistikë

publicistikë


Vepra studimore

studime etnokulturore ( albanologji )

monografi

antologji

lektura


- Himara në shekuj
- Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912
- Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi
- Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi
- Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare
- Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi
- Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore
- Xha Selimi i Bratajt
- Kënga popullore e Selim Hasanit
- Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1
- Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha
- Osman Haxhiu : monografi
- Pse gezohet keti i vogel : Vjersha
- Lumi im S'fle gjume : Vjersha
- Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës
- Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare
- Nga epistolari i Ibrahim Shytit nëVlorë
- Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.


Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare.
Kjo përmbledhje poetike nën titullin “ Shtëpia e diellit dhe e detit ” u botua me rastin e 70 - vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “ Shefqet Musaraj ”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.
--------------------------------------------------------------------------------
Last edited by kap s'kap prapë; 21-09-2012 at 18:50.





Poezi për fëmijë nga Gardhosh Gaçe
(nga libri me vjersha: "Në kopshtin e ëndrrave")





Hëna


Mbi det e brigje seç ra mbrëmja,
në qiell nuse u shfaq hëna,
dhe zogjtë thonë me habi:
- Ç’është ky drapër mbi çati?!
U gjegjën ketrat në zabele:
- Ah si drapër është dele!
Seç qeshën zogjtë e një zë folë:
- Ketrushi ka një mëndje të hollë!




Poezi për fëmijë nga Gardhosh Gaçe
(nga libri me vjersha: "Pranvera i shkruan letër baba dimrit")




NJE DITE MAJI


Maji tërë buzëqeshje
diellin derdhi mbi ullinj,
nëpër kopshte puthi lulet
dhe fëmijët e qytetit tim.

Në Evropë jetojnë rreth 45 milionë Muslimanë.

$
0
0
Në Evropë jetojnë rreth 45 milionë Muslimanë.

Muslimanët janë gjithnjë e më të shumtë në Evropë, ndërsa hulumtimet e fundit na konfirmojnë se janë të pranishëm në përmasa të konsiderueshme në popullsinë e vendeve evropiane.

Edhe pse në Evropë ende ka një numër i konsiderueshëm i atyre që e kundërshtojnë integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, është një fakt i padiskutueshëm se myslimanët janë bërë realitet evropian. Për këtë me ilustrime tregojnë të dhënat e fundit statistikore.

Sipas Qendrës Kërkimore Pewi(1) në temën mbi të ardhmen e myslimanëve në botë, vetëm në vendet e Evropës Juglindore jetojnë 7.483.000 myslimanë. Çka do të thotë se përbënë gati 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të kësaj pjese të botës.

Numri më i madh i myslimanëve në Evropën Juglindore është në Shqipëri. Në Shqipëri jetojnë 2.601 milion myslimanë, që përbënë 82.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendi. Kosova e ndjek me 2.104 milionë, ose 91.7 të popullsisë së përgjithshme(vlerësim).
Numri i myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë siç vlerësohet është rreth 1,564 milion, e që përfshinë 41.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në Maqedoni jetojnë 713 000 ose 34.9 për qind, në Serbi, 280 000, ose 3.7 për qind, në Mal të Zi, 116,000, ose 18.5 për qind, në Kroaci, rreth 56.000 ose 1.3 për qind, dhe në Slloveni 49 000 ose 2.4 për qind myslimanë.

Në vendet evropiane numri më i madh i myslimanëve jetojnë në Rusi. Në këtë rajon, pak është e njohur si atdheu i madje 16.379.000 myslimanëve. Gjithashtu, ata jetojnë në Francë 4.704 milion, 4.119.000 në Gjermani, në Britaninë e Madhe 2.869 milion, 1.583 milion në Itali, në Spanja 1.021 milion, 1.002 milion në Bullgaria dhe në Holandë 914 000 myslimanë.

Në raport me popullsinë e përgjithshme të vendeve evropiane, përqindje më e madhe e myslimanëve jetojnë në Bullgari 13.4 % , mandej 11.7 % në Rusi, në Francë 7.5, Belgjikë 6.0, Austri dhe Zvicër 5.7, Holandë 5,5 dhe Gjermani 5.0 %.(2

Në disa qytete evropiane myslimanët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës së përgjithshme.
Për shembull, sipas të dhënave të fundit, në Malmö dhe Marsejë, muslimanët përbëjnë 25 për qind të popullatës së përgjithshme.

Mandej Amsterdami me 24%, Stokholm 20 %, 17% Bruksel, Moskë dhe Bradford 16 %, 15 Luton, Birmingham dhe Hagës 14%, Kopenhagë dhe Këln, dhe 12 për qind mysliman nga popullata e përgjithshme.

Pra, në Evropë jetojnë afër 45 milion myslimanë, e cila popullatë përbën gjashtë për qind të popullsisë së përgjithshme.

Duke analizuar rajonet në botë, shumica e myslimanëve jetojnë në Jug dhe Juglindje të Azisë, më shumë se një miliard, e që është 24.8 për qind e popullatës së përgjithshme të regjionit.(3)

Mandej radhitet Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 322,000,000, ose 91.2 të popullsisë së përgjithshme të këtij regjioni. Në Afrikën sub-Sahariane jetojnë afër 245 milion muslimanë, ose 29.6 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni.

Në Amerikë jetojnë më shumë se pesë milion, ose 0.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Përndryshe, e gjithë popullsia Myslimane në botë përbënë një miliard e 620 milion, ose 23,4 për qind.

Shteti me numër më të madh të muslimanëve është Indonezia me rreth 205 milionë.
Pastaj Pakistani me më shumë se 178 milion, India me mbi 177.000.000, Bangladesh, rreth 149.000.000, Egjipt me më shumë se 80 milionë, Nigeria me rreth 76 milionë, Irani dhe Turqia në të cilat jetojnë nga 74 milionë myslimanë.

Islami është feja e dytë më e madhe në botë, menjëherë pas krishterimit. Islami është edhe grupi i dytë më i madh fetar në Evropë.
Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2011,në botë ishin 49 shtete t në të cilat muslimanët ishin shumicë. Sipas të njëjtit burim, për shembull, në Britaninë e Madhe jetojnë më shumë muslimanë sesa në Libi, ndërsa në Kinë ka më shumë myslimanë se në Siri.


Besimtare Musimane duke u falur ne France.



Xhamia me e madhe ne Evrope , Rome- Itali




Nga: Ismet Hazizi/dritaislame/kohaislame

Arkeologët zbuluan piramidën nëntokësore në Itali

$
0
0
Në Italin Qendrore -ne vargun malor në jug-perëndim të rajonit të Umbrias, në komunën e Orvijeto- u zbulua piramidë nëntokësore e bër në shekullin V.pes.
Arkeologët kanë gërmuar vetëm një bodrum vere nga mesi i shekullit XX-, e cila është e vendosur poshtë ner atë. Një gërmimin me tej, ata kanë zbuluar objekte nga koha antika: Pjesë e pajisjeve drur te lashtë që është mijëra vjet të vjetra, dhe qeramikë e etruskve rreth 5000 vjet i vjetër.
Në veçanti ata u tërhequr nga tunele të nëndheshme që lidhin piramidat prej guri.
Supozimi i parë.
"Ne jemi të bindur se kjo nuk është një minierë të lashtë ose një rezervuar. Piramide eshte, pra, sipas të gjitha gjasave, ose një lloj i objekteve fetare apo i varreve.
Në vendin ku ata zbuluan piramidën, arkeologët janë të vendosur për të gërmoj në muajt e ardhshëm deri në 12 metra thellësi.
Mendoime qe hasnin te shenjtëroren etruske në formën e një piramide.
Gjatë shekullit të VI-IV gjeri te era e jone ,.
Pas rënies së Perandorisë Perëndimore Romake, Orvijeto gradualisht kaloi nen Gothet, bizantinet,dhe atëherë Duka Spoleto. Papa Adrian VI 1157 dhe qyteti mer Statusi si komunë dhe prej atëherë e deri në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, qyteti ishte i kontrolluar nga Selia së Shenjtë.
Historia Etrure përmban paqartësi të shumta. Nuk ka mendim unik rrethe origjinës e këtyre njerëzve, edhe pse ajo është e njohur se ka fise Etrurians në veri-perëndim të gadishullit Apennine në shekullin e parë deri në epokën tonë. Gjithashtu, ka pak informacion mbi fatin e tyre: ajo është konsideruar zgjerimin e ndikimit Perandorise romak i ka gëlltitur dhe asimiluar etruskët.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg piramida etruske.jpg (38.9 KB)

21 shtator 2012

$
0
0
sot me 21 shtator 2012 ne sistemin tone diellor po shikohet dhe po ndodh nje dukuri e rralle

po rrjeshtohen ne vije te drejte tre grupe planetesh

1-jupiteri,venusi,marsi,dielli,

2-saturni,merkuri,dielli

3-merkuri,toka,urani,dielli

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: gif Solar.gif (15.1 KB)

Emigrim

$
0
0
Pershendetje Bashkatdhetar!dua Te Shkoj Te Emigroj Ne Norvegji,doja Te Informohesha Se Si Eshte Jeta Ne Norvegji,a Kam Mundesi Te Gjej Nje Pune Pasi Profesjoni Im Eshte Guzhinjer,un Jetoj Ne Greqi Kam Nenshtetsi Greke A Mund Te Punoj Dhe Te Kem Dokumentacion Te Rregullt Atje.do Ju Isha Shume Mirenjohes Nese Me Informoni.

Kerko shkronjen, gjej fjalen, formo fjaline 18

$
0
0
Qenka mbyllur kjo teme, une po e hap perseri me nje titull filmi kete here :)

Film i huaj ( titulli eshte ne gjuhen e huaj )

- - - - / - - / - - - - - - -

Ndarja e Kosoves?!

$
0
0
Dacic kerkon ndarjen e Kosoves

Kryeministri serb Ivica Dacic ne nje interviste thene TV Pink ka thene se zgjidhja e konfliktit mes Kosoves dhe serbise mund te arrihet vetem me ndarjen e Kosoves, dhe se ai eshte i sigurt se kjo eshte zgjidhje reale dhe e pranueshme edhe per Prishtinen edhe pse do te pritej me protesta. Dacic gjithashtu ka cekur se BE-ja nuk do te mund ta detyroje serbin per ta njohur Kosoven. ORF



Nen cilat kushte do te mund te pajtoheshin shqiptaret qe te heqin dore nga nje pjese e Kosoves veriore?

A do te ishte e pranushme per shqiptaret kthimi i kufijve te Kosoves qe kane ekzistuar deri ne vitin 1956? (Ne ate kohe, pjese e Kosoves kane qene Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo Leposavici me disa fshatra ne veri te Mitrovices.

Kush duhet te udheheq keto bisedime nga pala shqiptare?

Iphone 5 per shitje ne dyqan

Çdo shqiptar ka borxh 2070 euro

$
0
0
TIRANË- Çdo shqiptar duhet të paguajë 2 mijë e 70 euro që vendi të mos ketë më borxh. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të qershorit stoku i borxhit publik të vendit arriti në 800, 9 miliardë miliardë lekë, ekuivalent me 5,8 miliardë euro. Duke e pjesëtuar këtë shifër me numrin e popullsisë prej 2.8 milionë banorë në bazë të censusit të INSTAT, rezulton një borxh prej 2070 eurosh për secilin prej nesh.

Kjo shifër është shumë e lartë po të krahasohet me të ardhurat për frymë, që sipas kuadrit të ri makroekonomik të miratuar në gusht nga qeveria, rezultojnë mesatarisht 3200 euro në vit. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të borxhit krahasuar me fundin e vitit 2011, pra vetëm në 6 muaj borxhi është thelluar me 28.2 miliardë lekë. Ajo që vihet re është një rritje më e madhe e borxhit të brendshëm, pra qeveria gjatë këtij viti ju ka marrë më shumë borxh qytetarëve të saj sesa partnerëve të huaj.

Kështu, borxhi i brendshëm arriti në fund të qershorit nivelin e 453,1 miliardë lekëve duke shënuar një rritje prej 14.6 miliardë kundrejt fundit të 2011-ës. Ndërsa borxhi i jashtëm llogaritet 347.7 miliardë lekë me një rritje prej 13.8 miliardë për pjesën e parë të këtij viti.

Mbajtja nën kontroll e borxhit brenda kufijve të 60% të PBB është shndërruar në një sfidë për qeverinë. Në kushtet kur të ardhurat nuk po realizohen sipas planit, për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, qeveria është detyruar të shkurtojë shpenzimet, ndërkohë që shpresa e vetme për të mbushur buxhetin mbetet privatizimi i kompanisë Albpetrol. Niveli i lartë i borxhit është edhe në qendër të diskutimeve që misioni i FMN, prej disa ditësh po zhvillon me qeverinë shqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Shume Urime per ty Stern (^_^)

$
0
0



Shume urime per ty
Shume urime per ty
Joyeux Anniversaire Sternusheeeeeeeeeee
Happy Birthday to youuuuuuuuu!!!!!!!

Gjithe te Mirat e dashur ,Kalofsh sa me bukur ket
Dite dhe plot surpriza te bukura :^lulja3


Viewing all 24453 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>