Zemra kurrë nuk mundë të jetojë dhe të jetë e drejtë përveç nëse e njeh të vërtetën, e do atë dhe e aplikon në çdogjë tjetër. Kurrë nuk mund të ekzistojë lumturia,gëzimi,apo drejtësia,përveç atëher kur i vetmi synim i saj të jetë adhurimi i Allahut.
Janë tri lloje zemrash:
1. Lloji I parë i zemrës është zemra korrekte e cila është e rujtur nga të gjitha epshet të cilat i kundërshtojnë urdhrat dhe ndalesat e Allahut dhe është e rujtur nga të gjitha dyshimet të cilat biejnë në kundërshtim me atë që Ai na ka informuar.Ajo zemër është e rujtur nga adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut dhe që e kërkon ndonjë mendim apo vendim nga dikush tjetër pos nga i Dërguari i Tij.
2. Lloji I dytë zemrë e vdekur,kjo është e kundërta e zemrës korrekte.Në të nuk ka jetë, e as qe e njeh zotin e saj dhe nuk e adhuron Atë.
3. Ndërsa lloji i tretë është një zemër që ka jetë në të mirëpo ajo e ka një defect. Ajo përmban dashuri për Allahun ,ka besim në Atë, ka sinqeritet dhe përgjithësisht gjëra esenciale që e mbajnë gjallë. Mirëpo ajo përmban edhe dëshira të kota dhe i pëlqejn ato.Janë gjëra të neveritshme dhe të pamoralshme,të cilat janë prej atyre që i shkaktojnë vdekjen e kësaj zemre dhe në mënyrë të vazhdushme ajo lëkundet midis këtyre dy gjendjeve.
Lloji i parë i zemrës është plotë jetë, e sinqertë, e butë e afërt;
Lloji i dytë është e thatë,e vrazhdë dhe një zemër e vdekur;
Lloji i tret është zemra e sëmurë, e cila ose mund të ruhet ose të shkatërrohet.
Nisma e të gjithë smundëjeve të zemrës është tek epshi dhe dyshimet.Shkak për jetën e zemrës dhe ndriçimin e saj janë gjërat e mira,ndërsa shkak për vdekjen dhe errësimin e saj janë të gjitha të këqijat dhe gjërat degjeneruese.

Kjo nuk mund të arrihet ndryshe përveç përmes dëlirësisë apo pastrimit të zemrës, pendimit si dhe heqjes dorë nga të gjitha llojet e dashurisë së rrejshme dhe gjërave të përçmuara.Kjo nuk mund të arrihet përveç orvatjes së madhe të atij, shpirti i të cilit e nxitë të keqen, duke luftuar kundër tij dhe duke i kërkuar llogari,duke i kundërshtuar shejtanët që janë në mesin e xhinëve,duke kërkuar mbështetje tek Allahu ;duke i ditur intrigat dhe qëllimet e tyre duhet mbrojtur veten nga ata, duke e përkujtuar Allahun e Madhërishëm, duke kërkuar mbrojtjen nga Ai.
Të shëndërruarit e zemrës në të magët dhe të dobët i dëmton dy çështje themelore: shkatërrimin e dituris dhe shkatërrimin e qëllimeve,synimin për çka jetojmë.Këto dy gjëra si boomerang shkaktojnë dy sëmundje- zemërimin dhe lajthitjen apo devijimin nga rruga e drejtë.
Lajthitja apo devijimi si rrezultat përfundimtar e ka shkatrrimin e synimeve. Kështu këto dy sëmundje janë mbretërit e të gjitha sëmundjeve që e vrerosin zemrën.Shërimi i tyre gjendet në udhëzimin përmes diturisë.Udhëzimi I barazuar në dituri është të njohësh të vërtetën dhe ta ndijekësh atë. Kurani është shërim për këto dy sëmundje dhe të gjitha të tjerat,i cili përmban udhëzimin e porositur.
Ajete Kuranore që kanë të bëjnë me shërimin
Allahu i Lartësuar ka thënë:
Allahu i shëron zemrat e njerëzve besimtarë. (Teube:14)
Dhe kur të sëmurem Ai më shëron. ( Shura: 80)
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. (Junus:57)
të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. (Isra:82)
Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. ( Fusilet: 44)
Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. (Nahël:69)