Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456

Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri

$
0
0
.
Kuvendi miraton Deklaratën kundër referendumit në veri



64 vota për dhe 9 abstenime të “Vetëvendosjes”, nga 83 deputetët e pranishëm.


Në fokus të zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, mbajtjen e referendumit të strukturave ilegale, për raportet me institucionet e Kosovës të kësaj pjese të banuar me shumicë serbe, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në harmoni me grupet e tjera parlamentare, ka iniciuar nxjerrjen e një deklarate të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës dhe shpalljen e tij si të pavlefshëm. Miratimi i deklaratës ka rezultuar me 64 vota për dhe 9 abstenime të “Vetëvendosjes”, nga 83 deputetët e pranishëm. Fillimisht foli shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ai tha se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar, prandaj është obligim i Kuvendit dhe i spektrit politik që me një deklaratë të përbashkët ta kundërshtojë një veprim të tillë.


DEKLARATË

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton dhe e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës, të financuara e të drejtuara nga Republika e Serbisë kundër Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës e vlerëson këtë referendum cenim të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës;

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës konstaton që i ashtuquajturi Referendum i organizuar nga strukturat ilegale, nuk prodhon asnjë efekt juridik, politik dhe si i tillë është i pavlefshëm;

4. Organizimet e tilla jashtë institucionale dhe ilegale dëmtojnë përpjekjet e vazhdueshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim të komunitetit serb në jetën institucionale;

5. Kuvendi i Republikës së Kosovës inkurajon komunitetin serb të pjesës veriore që sa më shpejtë të angazhohet në implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

6. Institucionet e Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë e tyre për mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe të drejtat e pakicave.



Prishtinë, më 15 shkurt 2012

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Dr. Jakup KRASNIQI

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24456


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>