Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje?

$
0
0
A duhet të rikthehet dënimi me vdekje?


MAPO

Nisur nga një shkrim i Artur Zhejit për Mapo, pas disa ngjarjeve të rënda në Tiranë dhe rrethe, mjaft njerëz mendojnë se Shqipërisë i duhet dënimi me vdekje për krimet e rënda. Në fakt vendi ynë si aspirant për tu anëtarësuar në BE, nuk do mund ta bënte një ndryshim të tillë (Turqia që gjithashtu shpreson të integrohet, e ka këtë dënim, por të pezulluar prej vitesh si kërkesë nga Bashkimi Evropian) ose do ta bënte ndryshimin, por kjo me siguri do të ndikonte keq në marrëdhëniet me BE për të mos thënë do të paralizonte procesin e integrimit. Argumentete e Zhejit se përse duhet kthyer dënimi me vdekje, i gjeni këtu, ndërkohë ka mjaft kundër argumente në lidhje me këtë temë.

Sëpari mjafton si vëzhgim i statistikave të kriminalitetit në vende që nuk e kanë këtë dënim, për të konfirmuar se ai nuk është i rëndësishëm në uljen e numrit të krimeve. Përshembull Gjermania (dhe vende të tjera të BE) një vend që nuk e ka dënimin me vdekje, ka shumë më pak krime të rënda se sa ta zëmë SHBA apo vende të tjera që e aplikojnë këtë dënim.

Sëdyti edhe pretendimi se dënimi me vdekje është vënie në vend e drejtësisë (dhëmb për dhëmb e sy për sy) nuk duket se gjen përkrahje. Shumë ekspertë e shohin disa herë më të rëndë atë që ata e quajnë “vrasje nga shteti në gjakftohtësi”, se sa rastin e një krimi në rrugë. Përshembull familjarët e të dënuarit, fëmijët e tij apo të afërmit do duhet ta pranojnë këtë si “drejtësi” dhe do duhet ta shohin apo ta dëgjojnë ekzekutimin dhe të vuajnë kështu një dënim të pamerituar.

Sëtreti ky dënim kërkon një sistem të sprovuar gjyqësorë dhe hetues. Hallkat kontrolluese në SHBA janë vënë mëse njëherë në provë dhe ka mjaft dyshime që disa herë ato kanë dështuar. Një numër jo i vogël të dënuarish me vdekjen janë gjetur të pafajshëm për krimin në hetimet e mëvonshme që përfshinin ADN dhe sistemi mendohet të ketë dështuar disa herë, ndërsa në disa raste rezulton se pas ekzekutimit, të tjerë persona kanë pranuar krimin. Kundërshtarët e këtij dënimi, pretendojnë se ai është diskriminues, pasi të pasurit dhe të pushtetshmit apo grupe etnike të privilegjuara dënohen për të njëjtat krime më pak, se sa të varfërit apo grupe të diskriminuara.

Sëkatërti edhe në SHBA njerëzit që e kundërshtojnë këtë dënim thonë se ka studime që pas çdo ekzekutimi, krimi rritet dhe të paktën dy javë pas ekzekutimit ka një shpërthim dhune në atë zonë.

Pyetjet që shtrohen në këtë rast janë: A ka Shqipëria një sistem gjyqësorë të atillë që të mund të provojë pa asnjë dyshim se nuk po dënojmë një të pafajshëm? A nuk mendoni se dënimi i përjetshëm, i shërben njëlloj qëllimit të zbutjes së kriminalitetit? A mund të thuhet se (duke pasur shembujt e vendeve të BE) mjafton zbatimi korrekt i ligjit dhe masat e duhura sociale për të zbutur krimin dhe shtuar sigurinë? A mund të thuhet se kriminaliteti shtohet përshkak të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe besimit të krijuar se sistemi i drejtësisë korruptohet dhe pavarësisht krimit një person mund të fitojë shumë shpejt lirinë? A duhet të sakrifikojmë për disa vite integrimin në BE, për të provuar nëse dënimi me vdekje do të na sjellë më pak kriminalitet?



.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>