Ish-shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha ikën në SHBA pak ditë para vendimit
MAPO
Tiranë Një vizitë e gjatë e Luan Hoxhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën mes mbrojtjes në gjykatë dhe dhënies së vendimit, nuk ka kaluar pa vëmendje nga palët në procesin Gërdeci. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili rrezikon një dënim me 8 vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 është larguar mesin e janarit, bashkë me të shoqen në drejtim të Amerikës, për arsye ende të paqarta. Lajmi bëhet me dije nga burime të Prokurorisë, të cilët nuk kanë asnjë konfirmim për një rikthim të Hoxhës në Tiranë, pas largimit në SHBA. Sipas tyre, ish-kreu i Ushtrisë mund të lëvizë lirisht jashtë kufijve, edhe në këtë fazë të procesit gjyqësor, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë shtrënguese të caktuar nga gjykata.
MAPO tentoi dje të kontaktojë me Hoxhën për këtë udhëtim, por komunikimi telefonik ishte i pamundur. Nga ana tjetër, avokati i ish-shefit të Ushtrisë, Brahim Lahi pranon se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri, por thotë se vendndodhja aktuale është Kosova. Kam komunikuar në telefon me klientin tim tre ditë më parë. Më ka marrë nga Kosova dhe më tha se ndodhet atje për një cikël leksionesh,-i tha mbrëmë MAPO-s avokati Lahi, duke mohuar kështu informacionet për udhëtimin e ish-kreut të Shtabit drejt SHBA-ve.
Luan Hoxha është paraqitur për herë të fundit në Gjykatën e Tiranës më 26 nëntor të vitit të shkuar, ku kërkoi pafajësi, përballë kërkesës së Prokurorisë për një dënim me 8 vjet burg për tragjedinë e Gërdecit. Përmes avokatit të tij, ai i cilësoi provat e prokurorisë që kërkojnë dënimin e tij si kontradiktore, ndërsa e përjashtoi veten nga vendimarrja për Gërdecin. Udhëtimi drejt Amerikës i Luan Hoxhës ka tërhequr vëmendjen e palëve në proces për dy arsye. E para ka të bëjë me kohën e zgjedhur prej tij për tu larguar, vetëm pak para vendimit; e dyta, me shtetin ku ai qëndron prej javësh, Amerikën. Verën që shkoi, emri i Luan Hoxhës u rikthye në vëmendjen e opinionit publik përmes dosjes së Wikileaks për Shqipërinë.
Në kabllogramin që mbante datën 20 qershor 2008, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte takuar me ambasadorin Withers në Ambasadën Amerikane dhe sipas ish-ambasadorit, Hoxha i kishte pohuar atij se e kishte marrë në telefon një djalë i ri, për të cilin tha se u konfirmua si djali i kryeministrit. Pak ditë pas publikimit në media të këtij kabllogrami, ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha reagoi përmes një letre publike, duke rrëzuar versionin e ish-ambasadorit Withers. Hoxha tha se gjatë takimit në Ambasadën Amerikane nuk është përmendur në asnjë rrethanë emri i Shkëlzen Berishës. Largimi i Hoxhës drejt Shba-ve është pasuar me komente edhe për shkak të korrektësisë së treguar prej tij gjatë procesit gjyqësor, ku së bashku me 28 të pandehur të tjerë po gjykohet për tragjedinë e Gërdecit. Procesi i zvarritur prej më shumë se tre vjetësh ndodhet tashmë në fazën e fundit të tij, ku mbeten për tu dëgjuar fjala mbrojtëse e Mihal Delijorgjit e më pas verdikti i Gjykatës së Tiranës.
http://www.mapo.al/2012/02/10/ish-sh...para-vendimit/