Greqia është vendi i parë në botë sa i përket ushtrimit të dhunës raciste. Ky është përfundimi shokues në raportin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, referuar vitit 2012. Sipas këtij raporti, thuajse të gjitha viktimat e racizmit janë emigrantë.
Vetëm gjatë vitit 2012, janë regjistruar 154 incidente të dhunës raciste. Ndër viktimat, 151 janë emigrantë apo refugjatë dhe vetëm 3 evropianë, një rumun, një bullgar dhe një grek.
107 rastet e dhunës kanë ndodhur në Athinë dhe kryesisht në zonat qendrore të saj si Shën Pantelejmoni, sheshi Atiki, Sheshi Amerika dhe lagjet vendosura rreth sheshit Omonia, ndërsa 23 raste janë regjistruar në rajonet e tjera të Atikës. Incidente janë regjistruar edhe në Korinth, Igumenica, Evros, Rodos, Kios, Konicë etj.
Shumica e sulmeve sipas raportit janë bërë në vende publike (6 raste janë regjistruar në transportin publik), ndërsa 16 prej tyre kanë ndodhur brenda hapësirave private, në shtëpitë apo dyqanet e emigrantëve.
Llojet e krimeve janë kryesisht lëndime të rënda (66 raste) dhe dëmtime të thjeshta (76 raste) të kombinuara me kërcënime, abuzim verbal dhe dëmtim të pronës.
Nuk është hera e parë që Greqia bëhet objekt i kritikave për dhunë raciste, veçanërisht pas daljes në skenë të partisë neonaziste "Agimi i Artë".
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...te-129851.html
Po e tregojne veten PLERAT. Fatkeqsisht PLERA te tille kane hyre edhe ne forum!