TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë.
Lajmi është publikuar nga disa agjenci lajmesh shqiptare. Ato thonë se Rama është konfliktuar me Eginin, djalin e ambasadorit tonë në Itali, Neritan Cekës, për komentet e zymta që ka bërë në lidhje me realitetin dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Sipas, Civitas.al Rama ka qenë i ftuar për të mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë.
Burimet bëjnë të ditur se në përfundim të takimit Egin Ceka, diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE, i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Më pas raportohet se mes të dyve ka patur ofendime publike, madje edhe konfrontime fizike.
Rama nuk ka preferuar të japë përgjigje, por e ka kapur diplomatin prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo e ka goditur diplomatin në kokë, shkruan Civitas.al.
Dëshimitarë të këtij kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës, madje disa prej tyre kanë ndërhyrë për të ndarë këtë kacafytje të Ramës dhe diplomatit Ceka, thuhet më tej nga mediat.
(m.a/BalkanWeb)