Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera
01/04/2013
Zyrtarët në komunat e përziera etnike mund të bëjnë përpjekje për të mbajtur në kontroll nacionalizimin.
Nga Aleksandar Pavlevski për Southeast European Times në Shkup -- 01/04/13
photo
Maqedonasit dhe shqiptarët votuan në 24 mars në zgjedhjet lokale. [AFP]
Pas zgjedhjeve të fundit lokale tensionet etnike u rritën në komunat e Strugës dhe Kërçovës dhe qytetarët dhe ekspertët bëjnë thirrje për qetësi dhe rikthim të bashkëjetesës midis maqedonaseve e shqiptarëve.
Në të dy komunat, shqiptarët përbëjnë shumicën që nga viti 2004, kur ligji për organizimin territorial hartoi sërish vijat kufitare. Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Fatmir Dehiri, bëri fushatë për zgjedhjet e 24 marsit duke postuar fotografitë e tij nga viti 2001 i veshur me kamuflazh dhe duke mbajtur në dorë një automatik AK-47.
"Maqedonasit tremben se rezultatet [e zgjedhjeve] kërcënojnë integritetin territorial të Maqedonisë. Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Dehari fitoi duke mbështetur në fushatë pikërisht qëllimin e krijimit të një shteti të Shqipërisë së madhe", tha për SETimes Vladimir Bozhinovski, një analist për Institutin e Demokracisë në Shkup.
"Populli i Kërçovës pret që kryebashkiaku i ri të ketë një qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve ... pavarësisht nga etnia e tyre", tha për SETimes Igor Minoski, një banor i Kërçovës.
Fushata u krye me ndjenja të theksuara nacionaliste midis maqedonasve dhe shqiptarëve, sipas Vera Todevska, 54 vjeç, banore e Kërçovës.
"Shumë nga ne u habitën, por edhe u inkurajuan që partitë qeverisëse e opozitare maqedonase, të cilat janë rivalë të fortë, u bashkuan për herë të parë për të arritur fitore. Por [ato] u mposhtën nga partitë shqiptare që u bënë thirrje turqve etnikë dhe romëve si dhe diasporës shqiptare", tha Todevska për SETimes.
Deputeti i opozitës Bekim Fezliu nga Partia Demokratike e Shqiptarëve ndezi atmosferën duke dhënë një intervistë për televizionin bullgar bTV në të cilën ai mbështeti komunat etnikisht të pastra.
"Ose ne do t'i flakim jashtë ata [maqedonasit] ose ata do të na flakin ne jashtë. Ndoshta ka vend ku jeni ju [në Bullgari]?" tha Fazliu.
Deklarimi shkaktoi një furtunë në media, duke sjellë kërkesa për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe ku shumë shtetas, shoqëri civile dhe komentatorë bënë thirrje për të treguar vullnet të mirë nga të dy palët.
"Deklarimet janë të papranueshme dhe politikanët duhet të dinë të veprojnë më mirë se të fitojnë pikë të lehta politike", tha për SETimes Jove Kekenovski, profesor në Universitetin e Bitolës.
Por disa analistë thanë se paqja mund të arrihet.
"Në qoftë se kushtetuta dhe ligjet respektohen, nuk do të jetë problem në Kërçovë. Gjithsesi, dega legjislative ka mjetet të sanksionojë çdo shkelje të mundshme", tha për SETimes Jove Kekenovski, profesor në Universitetin e Bitolës.
Kekenovski tha se maqedonasit do të lehtësohen që këshillat e qyteteve si në Strugë dhe në Kërçovë janë përbërë nga më shumë përfaqësues maqedonas tani. Së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, ata do të mbikëqyrin më mirë punën e kryebashkiakëve të rinj.
"Ndarja etnike duhet lënë prapa dhe [qytetarët] i janë kthyer tashmë së ardhmes", tha Kekenovski.
Euforia e fituesve në Kërçovë dhe pakënaqësia e atyre që humbën është e kuptueshme, sipas Imer Ismailit, profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Tensioni etnik është rezultat i një politike që ndau qytetarët bazuar në etninë, diçka që zyrtarët duhet ta kapërcejnë", tha ai.
Artikuj që kanë lidhje
Islami radikal paraqet një kërcënim rajonal
"Por politikanët duhet të parandalojnë shkaqet për ndarje në vend që t'i ndreqin ato më vonë", tha Ismaili për SETimes.
Sasho Klekovski, këshilltar i lartë në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, tha se po të kishte pak vullnet të mirë dhe në qoftë se faktorët e duhur politikë ndërmarrin një mënyrë mbizotëruese funksionimi, jeta në komunat e përziera do të jetë si çdo kund tjetër.
"Në Gostivar, kryebashkiaku bëri një lëvizje të zgjuar politike duke u bashkuar me partinë e turqve dhe partinë e opozitës NSDP. Në Gostivar, maqedonasit mbetën si drejtorë të shkollave; në qoftë se rrugëve do t'u vihen emra të tjerë, emrat e rinj nuk qenë të luftëtarëve të UÇK-së, por emra të pranueshëm "Vëllazërim" apo "Gostivar", tha Klekovski për SETimes.
Si do të ndihmojnë përpjekjet nga zyrtarët e sapozgjedhur për të rivendosur bashkëjetesën në komunat e mbizotëruara nga shqiptarët? Kontribuoni në diskutim duke lënë një koment.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.![Emri: 116pbw8.jpg
Shikime: 373
Madhësia: 28.2 KB]()

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.