ENËT E SHENJTA
Enë të shenjta quhen ato që shërbejnë për kryerjen e Falënderimit Hyjnor. Ato janë: Potiri i shenjtë, Disku, Shtiza, Luga, Ylli, Sfungjeri; Ena e ujit të nxehtë dhe Artofori. Gjithashtu edhe ato që janë të nevojshme për kryerjen e mistereve të tjera dhe që janë të domosdoshme për kryerjen e çdo shërbese tjetër të hirshme.
* * *
Nuk ekziston diçka më e shenjtë për të krishterët nga Potiri dhe Disku i shenjtë, sepse i punojnë drejtpërdrejtë misterit shumë të hirshëm të Falënderimit Hyjnor. Ajo që i bën Enët e shenjta të çmueshme dhe të frikshme, nuk është materiali i shtrenjtë prej të cilit janë punuar, por Shpirti i Shenjtë që i shenjtëroi. Me përdorimin vetëm e vetëm në misterin e Falënderimit Hyjnor, bëhen të shenjta dhe të hirshme. Për këtë arsye, kanuni i 73të apostolik, ndalon madje edhe prekjen nga personat që nuk i përkasin gradës së klerikut, aq më tepër paraqitja njerëzve të feve apo besimeve të tjera. Sinodi i Laodikisë (365) i ndalon shërbyesit të kishës të prekin Enët e shenjta, për sa kohë nuk kanë uratën përkatëse.
A. Potiri i Shenjtë është enë prej ari apo prej argjendi, me fron të lartë, në të cilin hidhet vera dhe uji, në momentin kur kryhet proskomidhia e shenjtë. Në Meshën Hyjnore, duke u shenjtëruar vera dhe uji, shndërrohen në Gjakun e Krishtit. Brenda Potirit të shenjtë vendoset edhe Trupi i Krishtit, pas uratës së shenjtërimit, dhe me të kungohen besimtarët. Simbolika e Potirit të shenjtë u shfaq nga vetë Krishti, i Cili e quajti sakrificën e Tij mbi kryq, potir, që ia dha Ati për ta pir. Pas kryqëzimit të Krishtit, potiri i vdekjes u bë potir bekimi dhe shpëtimi për njeriun. Simbolizon atë potir që Zoti meshoi dhe u dorëzoi Apostujve misterin e Fëlënderimit Hyjnor (Luka 22:20).
B. Disku i Shenjtë. Me pësimet e pacënuara të Krishtit ka lidhje edhe Disku i shenjtë. Është i vogël, i cekët, i rrumbullakët, i artë ose i argjendtë, në të cilin vendoset Qengji -Trupi i Krishtit- në momentin kur kryhet proskomidhia dhe shenjtërohet në kohën e shenjtërimit të dhuratave të çmueshme. Gjithashtu mbi të vendoset pjesa e së Tërëshenjtës, e shenjtorëve -9 rangjeve të shenjta- të të gjallëve dhe të të parafjeturve.
Për sa i përket lëndës, Disku i shenjtë është i njëjtë me Potirin e shenjtë. Simbolizon grazhdin e Betlehemit, shtratin e vdekjes dhe tokën. Shën Joan Damaskinoi (shek. VIII), na përshkruan Diskun e shenjtë, dhuratë të perandorit Theodhosi i Madh, në të cilin paraqitej në basoreliev Darka Mistike e Zotit me 12 Apostujt.
Enët e shenjta, Potiri dhe Disku i shenjtë, para se të përdoren, shenjtërohen me një shërbesë të veçantë inaugurimi. Disku dhe Potiri duhet të jenë të reja dhe të papërdorura. Në këtë shërbesë prifti, për sa i përket Diskut të shenjtë, i lutet Zotit Perëndisë, të dërgojë bekimin e Tij, që në të, të therë Qengjin dhe të ofrojë Trupin e Krishtit tek besimtarët, duke i çuar ata nga vdekja në jetë. Kurse për Potirin e shenjtë lutet që, nëpërmjet tij të jepet Gjaku i çmueshëm, me anën e të cilit përdëllimi u derdh mbi grigjën, dhe pason lyerja me miron e shenjtë.
Në vitet apostolike, enët e shenjta ishin prej qelqi apo prej metali të thjeshtë, madje edhe prej druri. Me kalimin e kohës dhe sidomos kur pushuan përndjekjet, të krishterët filluan të ofrojnë në tempuj Enë të shenjta prej ari apo prej argjendi.
Sigurisht kjo është një shprehje shpresëtarie ndaj Krishtit. Por Krishti bashkë me këto shprehje na kërkon të duam vëllezërit e Tij. Na kërkon ti bëjmë të zjarrta zemrat tona me dashuri. Ti bëjmë të ndritshme dhe të arta dhe tia ofrojmë Atij: prandaj dhe Perëndia nuk ka nevojë për enë të arta, por për zemra të arta, thotë Gojarti i hirshëm.
Nëse do ti tregosh dashurinë Krishtit dhe të nderosh sakrificën e Tij, ofro shpirtin për të cilin u sakrifikua, atë bëje të artë. Përndryshe, nëse ena është e artë kurse shpirti bëhet më keq se një enë plumbi apo balte, cili është fitimi?... Kisha nuk është punishte argjendi apo institucion ku priten monedhat, por panair engjëjsh. Që të marrin pjesë në këtë panair engjëllor duhet që shpirtrat tanë të jenë më të pastër dhe më të shkëlqyer nga enët e shenjta. Sepse, ato nuk pjesëtojnë nga hiri i Krishtit që është brenda tyre, nuk ndjejnë. Por ne pjesëtojmë. Tani pra, kur nuk pranon të përdorësh enë të papastër, ti afrohesh me shpirt të ndotur?
Tryeza e Darkës Mistike nuk ishte prej argjendi dhe as potiri ishte prej ari, por të gjitha ishin të shenjta dhe të frikshme, sepse ishin të mbushura me Shpirtin e Shenjtë.
Ajo që i bën enët liturgjikale të shenjta dhe të hirshme, nuk është materiali i çmueshëm prej të cilit u bënë, por Hiri i Shpirtit të Shenjtë që i shenjtëron. Prandaj Kisha, para se të përdoren enët e reja, inauguron me një shërbesë të veçantë gjatë së cilës, siç e parathamë më sipër, Kryeprifti lyen Potirin dhe Diskun e shenjtë me miro, simbol të dhuratave të Shpirtit të Shenjtë. Më pas kryeprifti lutet: O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, dërgo Shpirtin tënd të Shenjtë mbi këtë Potir të ri dhe bekoje dhe shenjtëroje dhe bëje të përsosur.
Enët e shenjta, me përdorimin e tyre në misterin e Falënderimit Hyjnor, bekohen dhe shenjtërohen. Shën Simeoni i Selanikut, duke iu referuar zakonit të epokës së tij, të dalin priftërinjtë në hyrjen e madhe duke mbajtur secili nga një Potir të shenjtë, shkruan: Besimtarët duhet të gjunjëzohen para priftërinjve edhe për enët e shenjta, edhe pse disa prej tyre mund të jenë të zbrazëta. Sepse gjithë enët e shenjta janë të shenjta, përderisa brenda tyre shenjtërohen dhuratat e çmueshme. Të gjithë ne, meshtarët e Krishtit dhe besimtarët tregojmë shprestari ndaj enëve të shenjta duke ditur se edhe vetëm pamja e tyre na shenjtëron.
C. Luga. Mënyra e hershme e kungimit të besimtarëve ishte ajo që kryhet sot nga meshtarët; së pari jepej Trupi, nga Disku, dhe më pas Gjaku, nga Potiri. Vendosnin pëllëmbën e djathtë mbi të majtën dhe u jepej nga episkopi apo prifti Trupi i shenjtë i Krishtit. Dhe më pas, me shpresëtari, duke mbajtur pecetën e kuqe, i afroheshin Potirit të shenjtë dhe kungoheshin me Gjakun e çmuar të Krishtit. Dhe përsëri, Gojarti i Hirshëm, bën secilin të kujdeset, duke thënë: Kupto mirë çfarë pranon në dorën tënde... dhe ruaje atë nga çdo lakmi dhe rrëmbim. Njësoj dhe shën Qirilli i hirshëm, kryepiskopi i Jerusalemit, bashkë me shën Joan Damaskinoin, na thonë: Në formë kryqi të bashkojmë pëllëmbët tona, që të pranojmë Trupin e të Kryqëzuarit. Edhe Sinodi i pesë-gjashtë Ekumenik (692), në kanunin e 101të, urdhëron: Gjatë kohës së Liturgjisë Hyjnore, kush dëshiron të bëhet pjesëtarë i Trupit të pacenuar, pasi bashkon pëllëmbët në formë kryqi, le të afrohet që të bëhet pjesëtarë i Kungatës Hyjnore, që na ofron hiri dhe dhurata e Perëndisë.
Punën e lavidhës, domethënë lugëzës së kungatës, e bënin atëherë, në mënyrë metaforike, gishtat e duarve priftërore, me të cilat Trupi i shenjtë futej në gojët e besimtarëve; më pas lugëza u përdor lokalisht, si fillim, dhe u shtri gjerësisht, më vonë.
* * *
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin! Kjo kohë është momenti i takimit tonë personal me Zotin. Meshtari, si një bari tjetër i mirë, i fton delet e tij në emrin e tyre. Thonë pra, etërit, kur shikon meshtarin të të japë misteret e shenjta, mos mendo se është prifti që e bën këtë, por dora e shenjtë e Krishtit që shtrihet drejt teje. Le të afrohemi, pra, me besë e me dashuri, që të bëhemi pjesëtarë të jetës së përjetshme. U bëftë.
Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:
Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
IGNATI
Berat me 17.03.2013
![]()