Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24435

Xhaxhai i Aleks Nikës: Rama s’më takon

$
0
0



TIRANE- Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një-rit prej 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011, në një intervistë të dhënë dje për "Gazeta Shqiptare" ka pretenduar se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka refezuar ta takojë. Ndërkohë sipas tij, deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka kërkuar "ta harrojë 21 Janarin".

Z.Nika, sot kishit planifikuar një takim me kreun e PS, Edi Rama. A zhvilluat këtë takim?

Edi Rama ka refezuar të takohet me mua.

Për çfarë arsyesh?

Ato i di ai. Unë kam insistuar edhe sot dhe më thanë që ka punë, nuk ka kohë të takohet me ty.

Kush ja u tha këto?

Një deputete e PS.

Cila?

Mimi Kodheli. Me atë kam biseduar.

Çfarë ju tha?

Më tha që Rama ka shumë angazhime të tjera dhe se unë duhet ta harroj të kaluarën.

Si ta harroni të kaluarën?

Më kërkoi të harroj 21 Janarin. Këta nuk janë mirë nga mendja e kokës. Mua më është vrarë nipi! Dua drejtësi. Rama s'mund të më shmanget dhe unë nesër (sot) do nisem për Tiranë ta takoj vetë. Do t'i shkoj në zyrë. Nuk më ftuan as në takimin që zhvilloi sot (dje) në Lezhë. Po kjo është e turpshme.

Po ju çfarë i thatë?

Këtyre po iu humbet morali. I thashë që Rama të mos më kërkojë të harroj gjakun e tim nipi. Unë nuk e harroj dhe do kërkoj deri në fund drejtësi. I thashë që Rama më ka premtuar drejtësi. Më tha që drejtësinë nuk ta jep Rama por drejtësia. Po cila drejtësi i thashë? Ajo që ju e quani të korruptuar deri në fyt. Me Ilir Metën në koalicion do bëhet drejtësia? Im nip u nxorr atë ditë në protestë për bllokun e korrupsionit të Ilir Metës. Tani mua kërkohet të pranoj një "martesë horrash" e të harrojë gjakun e nipit tim. Kurrë. Ta harrojë Edi Rama dhe kush mendon si ai. Rama për një ngjalë që ka ngrënë me Metën, mund ta harrojë gjakun e 4 dëshmorëve të 21 Janarit por unë kurrë. Madje falenderoj edhe deputetët Erjon Braçe, Pandeli Majko, Ben Blushi, Arta Dade, Arben Malaj, Besnik Baren, etj. që mesa lexova në media kanë kërkuar të mos harrohet 21 Janari.

Aleanca Rama-Meta tashmë është zyrtarizuar. Çfarë keni ndërmend të bëni pak kësaj?

Unë jam i vendosur ta takoj atë (Edi Ramën). Dua t'i them nja dy gjëra sy më sy. Dhe ai ka detyrimin të më takojë patjetër sepse nipi im u vra për Edi Ramën. Turpi i madh është se as sot (dje) nuk më ftuan në takimin që u zhvillua në Lezhë. Po kjo është e turpshme more zotërinj të PS-së.

A do ta mbështesni këtë koalicion PS-LSI?

Kurrë. Të votoj për një koalicion ku Rama është aleat me peshëngritësin për të cilin u vra im vëlla? Asnjëherë. Rama e hëngri ngjalën. Unë s'mund ta pranoj këtë. Unë kam qenë socialist para Edi Ramës. E kam votuar PS-në në kohë të vështira por kësaj herë unë nuk do votoj.

Do bojkotoni zgjedhjet?

Familja ime nuk do marrë pjesë fare në zgjedhje. Iu bëj thirrje madje edhe të gjithë atyre që protestuan në 21 Janar të mos e votojnë PS-në e Edi Ramës. Më mirë të rrinë në shtëpi atë ditë. Nuk duhet të dalin fare në votime. Për çfarë të dalin? Për kë të votojnë? Jam i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Nipi im u vra dhe tani partia tek e cila kishim shpresat se do bëntë drejtësi e do ta rilindte këtë vend na kthen krahët ne familjeve të 4 dëshmorëve të 21 Janarit? Turp sepse PS mund të fitonte edhe e vetme zgjedhjet. Aleat kishte gjithë popullin e pakënaqur nga qeveria kriminale e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Përse duhej kjo aleancë tani me Metën? Nuk kam më shpresë tani. Nipi im u vra dhe atë nuk ma kthen njeri në jetë. Por jam i vendosur dhe do kërkoj, qoftë edhe i vetëm që drejtësia të vihet në vend.

(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24435

Trending Articles


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Dhoma e qera 60 euro studenta


Sipas: Femina


Djalë apo vajzë?


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Një video e qenit më të shpejtë në botë, ja me çfarë shpejtësie vrapon


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>