I shpëtoi kroçera me turistë, peshkatarët: Kur na gjetën ishim shumë keq. Helikopteri nuk na pa
Lajmi i Fundit e Shtunë, 30 Mars, 2013 | 11:22 am
Gezim Bashllari
Perfundon mire aventura e peshkimit e dy te rinjve, Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj.
Ata jane gjetur sot rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm në gomonen e tyre nga kroçera greke Costa Voyager rreth 12 mijlje larg qytetit bregdetar të Durrësit.
Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj jane derguar me pas te autoritetet shqiptare, te cilet kane konfirmuar gjendjen e mire te te rinjve.
Pas mberritjes ne portin e Durresit, ata i jane nenshtruar kontrollit mjekësor e me pas nje seance pyetjesh nga policia.
Ata kane deklaruar se jane diktuar ne largesi nje milje nga krocera e cila me pas eshte afruar per ti dhene ndihme.
Peshkataret kane deshmuar ne polici se kane qene ne gjendje shume te keqe shendetesore, me etje shume te madhe, sa nuk po duronin dot me.
Ata kane pare helikopterin qe ishte vene ne kerkim te tyre, por sipas deshmise, helikopteri nuk i ka pikasur.
Kapiteni italian: Kur i gjetem ishin krejt të këputur
Ka qene ora 09.42 kur dy peshkataret zbriten nga kroçera Costa Voyager per tiu drejtuar me pas portit te Durres.
Ne momentin e gjetjes, kapiteni i krocieres italiane konfirmoi se jane gjetur ne det te hapur, ne gjendje te keputur, pa fuqi e krejt te pashprese. Ishin aq te lodhur sa nuk mund te ngjiteshin me kembet e tyre ne anije, u detyruam ti terhiqnim peshe- tha ai, duke u shprehur i kenaqur per operacionin e shpetimit. Ai tregoi se me pare kishin kryer te tilla operacione, por kurre me pare ne Shqiperi.
Operacionet e djeshme
Mbreme rreth ores 20:00 kerkimet per ta u nderprene per shkak te erresires.
Ne operacionin e shpetimit te dy peshkatareve jane angazhuar sot Policia Kufitare, Rojet Bregdetare, Kapiteneria e Portit të Vlorës, si dhe dy helikoptere.
Shefqet Bruka, shef i Qendrës Operacionale Detare eshte shprehur gjate dites se angazhimi eshte maksimal nga strukturat e shtetit.
Mund tju konfirmoj se ka një angazhim maksimal nga strukturat e shtetit. Perimetri i kërkimit, është shumë më i madh sesa 3.2 milje, pas futjes së dy helikopterëve në kërkim. E gjithë zona për rreth Sazanit tashmë është vëzhguar nga helikopterët.- tha Bruka gjatë një prononcimi për mediat.
Bruka theksoi se mometalisht deti është me dallgë që shkojnë deri në 5 ballë, dhe kjo krijon një situatë aspak të favorshme për kërkimet. Megjithatë ai shtoi se nuk ka një kohë të limituar, kërkimet do të vazhdojnë deri në kohën kur ekspertët do të japin vlerësimin e tyre.
Ai tha se ende nuk është marrë asnjë sinjal nga dy peshkatarët e humbur që prej mëngjesit të sotëm.
Ne pergjigje te akuzave te familjareve per nisjen vone te kerkimeve, Bruka eshte shprehur se, nuk eshte e vertete qe kërkimet kanë nisur vonë.
Operacioni i kerkimit
Ali Elezi, shefi i koordinimit të operacionit të shpëtimit gjatë një prononcimi për News24″ bën me dije se ka komunikuar në telefon me peshkatarët, por me pas lidhja eshte bere e veshtire per shkak se ata jane ne det te hapur.
Elezi thekson se dy mjete lundruese janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Nderkohe qe konfirmohet edhe venia ne dispozicion e nje helikopteri nga Ministria e Mbrojtjes.
Identifikohen peshkataret, familjaret apel per ndihme
Njëri prej peshkatarëve të zhdukur ne Zvernec eshte Fatmir Ismaili 25-vjeç, nderkohe qe peshkatari tjeter eshte Gezim Bashllari. Ata kishin dale per peshkim ne oret e para te mengjesit te sotem, me nje mjet te vogel lundrues, por moti i keq dhe deti me dallge te medha duket se i ka marre me vete.
Kane qene familjaret e tij qe kane dhene alarmin per ndihme, duke kerkuar nderhyrjen e strukturave te specializuara, pasi sipas tyre kane humbur kontaktin me telefon me ta.
Menjëherë Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë, Roja bregdetare si dhe Shërbimet e Guardia di Finanza kanë nisur menjëherë një operacion të përbashkët kërkim shpëtimi në zonën ku mendohet se ka qënë personat në momentin e njoftimit.
Nena e Bashllarit: Me tha po mbytemi
Nena e 25 vjecarit, Gëzim Bashllari ka treguar mes lotesh se si eshte njoftuar ne telefon nga i biri ne oret e para te mengjesit.
Nga ora 5:00 që kam marrë unë policinë në orët 8 kanë nisur kërkimet. Në orën 5:00 të mëngjesit kam folur, dhe më tha po mbytemi. Ju bëj apel të gjithëve, ministri i Mbrojtjes të ndërhyjë, janë dy fëmijë 25-vjec që po luftojnë me jetën dhe vdekjen,- ka thene ajo.