Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24389

Një email client ju lehtëson punën me email-et, provojeni..

$
0
0
Shkurtë email client është një program që lejon të lexojmë/shkruajmë (të punojmë në përgjithësi) email-et tona.

Përdorimi i një email client sigurisht kërkon në fillim 2-3 hapa konfigurim, të japësh email, password, adresën e serverit... por gjithsesi kjo është e lehtë, google, është plotë me instruksione.

Përdor dhe më pëlqen shumë Mozilla Thunderbird, https://www.mozilla.org/EN/thunderbird/, por sigurisht nuk është i vetmi program! Ka shumë shumë programe akoma.

Disa gjëra të mira lidhur me një program email client
-Po nuk ke internet mundesh të shikosh email-et e tua (të vjetrat)
-Po u zbrazi hotmail dosjen "deleted messages" nuk të prish punë sepse ato ekzistojnë dhe tek kompjuteri jot
-Thunderbird bën vetëm një punë, merret me email, kjo do të thotë se ekrani jot është i dedikuar tek kjo, pra nuk zihet vënd për reklamat, për web adresën, për bookmarks toolbar (ose ça do tjetër toolbar që mund të kesh), një ekran i gjithi është në dispozicion vetëm për të punuar ti me email-et e tua. Shikoni një pamje të thunderbird këtu, http://cdn.arstechnica.net/images/th...erbird-ss1.gif sa bukur janë organizuar gjërat.
-Në qoftë se hotmail, apo google ndryshon interface (dizajn), për ty nuk ndryshon diçka, ti i shikon gjërat nga brënda prograim tënd (email client)
-Dhe më e mira, po ke shumë email-e p.sh në hotmail, google, yahoo etj ejt mundesh dhe i shikon të gjitha prej një vendi të vetëm, nga brenda Thunderbird, pa u dash të bësh login në ç'do server të ndryshëm

Pra mendoj se ja vlen të provoni një email client.

Harrova.. ke dhe një lajmërim të vogël (po do), në task bar (poshtë djathtas tek ora), në qoftë se ka ardhur ndonjë email i ri.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24389

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>