Duke analizuar problemin e taksës progresive të përfshirë në programin e partisë socialiste dalin disa probleme të rëndësishme se kush , se me cfarë, me si, dhe përse, kërkohet të realizohet taksa progresive në Shqipëri nga të majtët.
Në rradhë të parë idea e taksës progresive është vërtetë një ide e majtë, dhe unë nuk po merrem me atë që lexoi Berisha në Manifestin e Karl Marksit për taksimin e rëndë të pasanikëve, por argumenti qëndron se përse papritur socialistët fusin në programin e tyre idenë e taksës progresive tani në 2013, kur kishin kohë ta përfshinin në programin e tyre edhe në tetë vjecari, socialist 1997-2005. E habitshme është se as marksisti i vjetër S.Pëllumbi dhe as klasa e xhaketave të vjetra (të kuqe), nuk e përmëndi ndonjëherë këtë tip takse megjithëse e kishin të moralshme ta hidhnin si ide, kurse në programin socialist kjo taksë, mesa duket është boshti ekonomiko-financiar i një qeverie të mundshme socialiste pas 23 qershorit, bosht i cili do të dëmtonte rëndë sistemin e taksimit në Shqipëri dhe do të krijonte pengesa si në zhvillimin ekonomik, si në punësimin, ashtu dhe nga ana juridike, sepse do të shkaktonte një shkelje të lirive dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sipas ekonomistëve (http://en.wikipedia.org/wiki/), Taksimi progresiv pakëson në mënyrë absolute pabarazinë e të ardhurave sepse Taksa progresive tenton të pakësojë incidencën e pagimit të taksës (tax incidence është analiza e efektit të një takse të vecantë në shpërndarjen e mirëqënies ekonomike) nga njerëzit me mundësi të pakët për të paguar, ndërsa ndryshon incidencën në drejtim të rritjes së pagesës së kësaj takse tek ata që kanë mundësi të paguajnë.
Në një studim të vitit 2011, i cili përfshin të dhëna nga 54 vënde, autorët paraqitën se taksimi progresiv ishte pozitivisht i shoqëruar me `mirëqënien subjektive` të kombeve, dhe se ka lidhje midis taksimit progresiv dhe niveleve më të larta të mirëqënies subjektive, sepse kwshtu ndërmjetësonte kënaqësinw e qytetarëve- me të mirat publike (si edukimi dhe transporti publik).
Në përgjithësi në shtetet e zhvilluara kapitaliste egzistojnë një tip taksimi taksimi progresiv nga 10% deri në 35% si p.sh., në SHBA (në SHBA egzistojnë 5 tip taksimi progresiv të tipit `tax brackets` apo taksa mbështetëse), ose në Zelandën e Re, po kështu Franca, Hollanda, priren të kenë taksim progresiv por të thjeshtë duke taksuar vetëm të ardhura të larta p.sh., të ardhura mbi 1 milion dollarë me 35% - 50%, kurse në të ardhura deri në 999.999 dollarë nuk taksohen. Taksimet që ka SHBA me 5 tipe taksimesh janë më efikase bazuar në luhatjen e të ardhurave individuale.
Argumentet kundër taksimit progresiv janë tw shumta dhe tw reale:
-sepse frenon punësimin,
-sepse burimi i të ardhrave kombëtare (revenue), nuk shtohet me anë të taksimit progresiv,
-sepse pakëson ritmet e kursimit, dhe se ata që fitojnë shumë kanë një mesatare të ulut konsumi,
-sepse ndryshon prodhimin ekonomik total të shoqërisë nga investimet kapitale (pajisje, infrastrukturë, trainime, kërkime shkencore) drejt konsumimit të të mirave.
Teoria e Adam Smithit dhe e neoklasikëve thotë se, shpenzimet e tepërta në drejtim të të mirave e konsumit dhe më pak në të mirat kapitale- do të ngadalsojnë rritjen e standarteve të jetesës, madje do t`i pakësojnë ato, sepse të mirat kapitale rrisin mundësitë e prodhimit në të ardhmen.
-sepse taksimi progresiv i të ardhurave të korporatave mund të rrisi përdorimin e teknikave të copëtimit të të ardhurave, pra kjo do të krijonte që biznesi i madh të copëtonte biznesin e tij në bisqeve më të vegjël , e për pasojë biznesi do të behej më pak eficient dhe për pasojë taksimi do të dështonte.
-sepse do të shkaktonte probleme juridike të mëdha, në një kohë kur 5% e popullsisë të cilët janë të pasur -paguajnë rreth 50% e sasisë së taksave të mbledhura- por kanë gjithashtu vetëm 5% të peshës së votave,
-sepse politikanët (politikë bërësit) janë nën presion nga klasat e varfra dhe të mesme për të mbajtur taksimin progresiv me qëllim që të limitojnë të ardhurat e personave të pasur,
-sepse disa ekonomistë debatojnë kundër `mospëlqimit ndaj pabarazisë`. Sipas Gregory Mankiw i cili thotë `n.q.se qëllimi primar i politikës është...prosperiteti ekonomik për të gjithë, ata (d.m.th., politika) duhet të shmangin fokusimin mbi politikën e zilisë`.
Sipas Dr. Burton W. Folsom , `taksimi progresiv mbi të ardhurat lejon politikanët që të mbrojnë miqtë, të ndëshkojnë armiqtë, dhe të taksojnë disa grupe për t`u dhënë beneficie grupeve të tjera (http://www.educationreport.org/article.aspx?ID=1706).
Volumi dhe kompleksiteti i taksës progresive mbi të ardhurat, përhapja e saj, ndjeshmëria ndaj saj ndaj manipulimeve politike, e bën këtë taksë një nga ndryshimet më dramatike politike dhe ekonomike që kanë ndodhur në shekullin e XX por dhe të shekullit XXI.
Vetë politikanët e SHBA, qoftë republikanët, qoftë demokratët janë shprehur për barazinë e taksave- sepse edhe të drejtat dhe liritë e njeriut janë të barabarta për të gjithë,- qoftë të pasur, qoftë të varfër.
Kjo ka shkaktuar që edhe në vendet e zhvilluara kapitaliste nuk ka një taksim të mirëfilltë progresiv mbi të ardhurat, por grupime taksimesh.
Duke i dhënë të drejtë Maxhorancës (sipas realitetit shqiptar) për vendosjen e taksës së sheshtë të realizuar me sukses mendoj se taksimi progresiv mbi të ardhurat do të ketë efekte negative mbi ekonominë dhe individin në Shqipëri.
Në një intervistë të Gerard Depardieu, artistit të famshëm kinematografik francez të publikuar më 17 mars 2013 në një televizion belg lokal Notele, ka folur midis të tjerash për taksën progresive dhe përse ai mori qytetari ruse pikërisht për të shmangur këtë taksë ndaj njerëzve të pasur, taksë që aplikon qeveria socialiste franceze , si dhe qeverisja e majtë holandeze ku ai ka qëndruar disa kohë. `Franca është një vend i trishtuar dhe njerëzit e saj janë njerëz të ngopur`- ka thënë ai (http://rt.com/news/depardieu-left-france-reason-373/).
Megjithse Gerard Departieu përmendi se Taksa nuk ishte shkaku i Largimit nga Franca e `trishtë`, ai përmëndi se edhe qeveria socialisteë holandeze është përgatitur të vendosë taksa 75% për të ardhurat mbi 1 milion Euro; kurse në Belgjikë tha ai-unë jam taksuar me 50%.
Prandaj marrja e shtetësisë ruse ishte një nga mënyrat për evazionin e taksës progresive të qeverisë socialiste franceze e cila sipas tij .. qeveria franceze nuk di ta bëjë punën e saj...
Në përfundim mendoj se partia socialiste nuk duhet të insistojë mbi taksën progresive dhe nuk duhet të propozojë alternativa demode që do të kenë efekte të rënda mbi ekonominë dhe individin duke na kujtuar paranojat e dikurshme t ë Diktatorit i cili propozonte dhe zbatonte të kundërtën e atyre që deklaronin `armiqtë `.
Sigurisht Programi socialist do të ketë edhe lajthitje të tjera, për të cilat njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pranimin pa kushte të servirjes së tij, sepse programi elektoral do të kthehet në një program anti-social dhe anti-ekonomik në të ardhmen.