Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Patriarku Irinej nuk denon krimet qe i ka bere Serbia ne Kosove

$
0
0
Beograd, 17 mars – Kreu i Kishës Serbe, patriarku Irinej deklaroi sot se kthimi i serbëve në Kosovë duhet të jetë një nga pikat kryesore të “bisedimeve që po zhvillohen sot dhe nesër”, dhe ftoi të gjithë që të jenë unikë për të ndihmuar serbët e Kosovës. “Duhet të bëjmë gjithçka që t’iu ndihmojmë për të ekzistuar dhe të jenë themel mbi të cilin do të përtëritet Kosova serbe, tha ai në akademinë e organizuar me rastin e, siç thuhet “dëbimit të serbëve nga Kosova”.

Sipas tij, “nuk vlejnë asgjë rindërtimi i kishave dhe manastireve, nëse atje nuk do jemi edhe ne”. Ai më pas theksoi: “Kurrë nuk do të mund ta humbim krahinën derisa ajo është në zemrat dhe mendimet tona”, duke e quajtur Kosovën “zemra dhe shpirti ynë”, transmeton agjencia Fonet.

Ky patriark përndjekjen e serbëve para nëntë vjetëve nga Kosova e quajti “majë e ditëve të zeza dhe tragjedi që është zhvilluar para syve të Evropës dhe Amerikës”.

Patriarku serb asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e ka përmendur krimin e forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-99 dhe kurrë nuk i ka dënuar ato krime.

----------------------------------------------

Pergjigjet nje katolik:

Ti si kryesues i fesë serbeortodokse, e banë kryqin e parë, i cili ka qenë para Kryqezimit te Krishtit e ky ka qene kryqi i tmerrëshem, tortur dhe dhunë per njerëzimin e atehershem.
Keshtu qe ti nuk ki lidhje me kryqin e bartur nga Jezukrishti i cili u denue i pafjshem,e rrahen edhe e munduen,po në atë Kryq edhe e gozhduen,vdiq në Kryq dhe mandej e vorruen.Por te treten Ditë u ringjall e ngadhënjeu vdekjen, e me ringjalljen e Jezu Krishtit ,Kryqin në të cilin e gozhduan edhe vdiq e bëri simbol të ngadhnjimitfitores e Paqes per Rruzullin tokesorenjerëzore.
Keshtu që ti ptriark me kete Kryq qe e ban në plis të zi,ju keni edhe punet e zeza dhunen,mendimiet jo njerëzore si dhe kurrsesi Fetare Krishtere.
Prandaj,ju nuk keni Kisha me themele as kundë në trojet Ilire.Ju jeni refugjate nga rusia dhe jeni migruar ne Ballkan 1200 Vjet mbas Lindjes Krishtit.Keshtu qe nuk keni të drejte te flitni për kthimin e serbëve në Republken e Kosovës.Kishat Historikishtë janë Shqipetare,nuk ka nevoj me u kujdes serbi per asgjë dhe as te shkelë ma në Trojet e Shqipetrëve.O,patriark,
merri Librat e Historis së Ballkanit , lexoi mirë me vëmendje dhe atehere e dini se kush janë ILIRETSHQIPETARET e për Trojet edhe Kishat se të kujna janë kanë edhe janë.
Ju patriark , merri popullin serbë dhe kthehuni në rusi.
Unë jame Shqipëtar Katolik e mbaj Kryqin e ngadhënjimitfitimit dhe Dashuris e Paqes,me ketë i pershendes te gjithë Kombin Shqipëtar Jemi te pa fajshem ashtu siq ka qenë edhe vetë Krishti , edhe kemi korr Fitore nga qdo armiku edhe nga qdo okupatori.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372