Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Vrasje ne diten e Shen Valentinit

$
0
0
ERSEKE –Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshem qytetin e Ersekës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatos Kapllani ka ekzekutuar me armë zjarri, tip automatik, të dashurën e tij Antoneta Petriti dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 32-vjeçares Petriti, në praninë e nënës 80-vjecare së gruas, e cila mësohet se ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë të mitur.
Sipas dëshmisë së nënës së 32-vjeçares, Fatos Kapllani kishte shkuar në banesën e tyre për të festuar Shën Valentinin me Antonetën, e cila i shmangej prej kohësh. Sipas saj, Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares, kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Antoneta Petriti
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, ish-punonjës i zjarrfikëses në Ersekë, kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren prej kohësh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Policia bën të ditur se viktima Antoneta Petriti e kishte denoncuar autorin për dhunë para pak ditësh, por më pas e kishte tërhequr padinë.
Sipas policisë, dyshohet se Kapllani ka kryer krimin e pasi nuk mund të pranonte faktin që 32-vjeçarja i shmangej dhe mendonte se ajo mund të kishte një tjetër lidhje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
Zbulohet letra
Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë në trupin e autorit zbulohet një letër drejtuar të dashurës së tij, por që viktima nuk e mori kurrë në dorë.
Gjatë autopsisë, në rrobat e veshura në trupin e Kapllanit u gjet një letër, në rreshtat e së cilës zbulohet se krimi ishte i paramenduar mirë nga autori.
“Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysëm bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”. /ballkanweb

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370