PESHKOPI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hatesh të komunës Luzni, të rrethit të Peshkopisë.
Mësohet se nusja e shtëpisë, fillimisht e ka goditur me mjete të forta vjehrrën, më pas e ka lidhur me litar duke vazhduar ta godasë derisa i ka shkaktuar vdekjen. Ndërsa me ndihmën e kunatës e ka groposur në kasollen e lopëve.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, thuhet se motiv i vrasjes është bërë një sherr i momentit, mes viktimës dhe nuses.
Mësohet se viktima Naime Skuka 67-vjec, jetonte vetëm me dy nuset, pasi të dy djemtë ishin emigrantë.
Pas ngjarjes së rëndë, shtetësja Xhemile Skuka 30-vjec është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar dhe autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer mënyrën e vrasjes.
Pas dëshmisë së saj, policia më pas ka shoqëruar edhe kunatën e saj Hike Skuka, e cila mësohet se e ka ndihmuar kunatën të varrosë vjehrrën në kasollen e lopëve./BalkanWeb