Historia skandaloze e Enver Fejzullahut nga Fieri, i cili është mjekuar gabimisht për stomakun, zemrën, e për ftohje, por jo për sëmundjen nga e cila vuante. Odiseja e dhimbshme e pacientit që e vërtitën mjekët me diagnoza të gabuara.
Enver Fejzullahu: Vendosa ti jap fund jetës, sepse nuk mundesha më, por atëherë kur i humba të gjitha shpresat gjeta një mjek që më tha më në fund nga se vuaja, kisha tumor
![Emri: skandali-ne-qsut.png
Shikime: 432
Madhësia: 121.5 KB]()
Mjekët i rrezikuan seriozisht jetën e Enver Fejzullahut, pasi nuk arritën të përcaktojnë diagnozën e tij. Për dy vite me radhë është sorollatur nga mjekët, në Fier e Tiranë, por përgjigjet kanë qenë të ndryshme. Fillimisht, për dy vite me radhë u mjekua për stomakun, pastaj për zemrën, ftohje në krahun e djathtë... e në të vërtetë kishte një gjendër tumoriale mbi veshkë. E gjithë kjo kohë bëri që tumori të përparonte, duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientit.
Enver Fejzullahu 68 vjeç nga Patosi i Fierit, pas shqetësimeve shëndetësore që pati, ndoqi hierarkinë për tu vizituar. Filloi me mjekun e lagjes dhe përfundoi në Tiranë. Pas shqetësimeve që kishte, u vizitua në ambulancën e lagjes, nga mjeku Ymer Banushi, i cili nuk i përcaktoi asnjë diagnozë dhe nuk i dha recetë, por e dërgoi në spitalin e Fierit, për tu vizituar tek specialisti. Fejzullahu, ndoqi këshillën dhe shkoi në spitalin e Fierit, ku u vizitua tek mjeku Aleks Sulejmani. Pas vizitës, thanë që kishte vrer në stomak dhe për këtë i dha një recetë, me ilaçet përkatëse. Pas tre muajsh duhej të kthehej për një vizitë të dytë, për të parë gjendjen. Nëse ishte përmirësuar, duhet të shkëpuste ilaçet, në të kundërt ai do të merrte ilaçe të tjera. Por Enver Fejzullahu, nuk ishte shëruar. Mori ilaçet dhe shkoi në shtëpi. I piu rregullisht, sipas këshillës së mjekut, por pavarësisht kësaj gjendja e tij shëndetësore, nuk u përmirësua. Përkundrazi, bëhej keq e më keq.
Sorollatjet në Fier
I ndodhur në këtë situatë, pas një muaji që ishte trajtuar me mjekimet që i kishte përcaktuar doktori, ai shkon dhe i shpjegon doktorit se nuk ndihej aspak mirë, përkundrazi nga vizita e parë dhe deri tani gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Doktor, jam keq. Vazhdoj të ndjej sikur kam një helm në trup i cili më bllokon. Nuk i kam ndjerë fare ilaçet. Jam keq..., i thotë pacienti. Mjeku i kërkon që të vazhdojë ilaçet që i kishte dhënë dhe të rikthehet pas tre muajsh, pasi ilaçet ishin duke luftuar sëmundjen e pacientit. Enver Fejzullahu e dëgjon mjekun dhe kthehet në shtëpi. Vazhdon të pijë rregullisht ilaçet sipas këshillës së mjekut. Kaluan vetëm pak ditë pas vizitës së dytë tek mjeku dhe pacienti, ndihej shumë keq. Në mesnatë e dërgojnë familjarët urgjent, në spitalin e Fierit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Familjarët më thanë se të rrahurat e zemrës, më kishin vajtur 140... Në mëngjes u përmenda. U shtrua në spitalin e Fierit, për dhjetë ditë. U mjekua derisa rrahjet e zemrës, u normalizuan, por sërish pacienti ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Shkon për konsultë te mjeku i zemrës Nevruz Çaushi, të cilit i thotë shqetësimet e tij. Mjeku i revoltuar i përgjigjet: Duhet të kurohesh për sindromë në kokë, sepse unë këtu jam për të bërë analizat. Vajta te mjeku i sindromës pastaj... ai më thotë që duhet të shkoj tek mjeku që më kishte vizituar për stomakun. Shkova te ai, ky u revoltua dhe më thotë po çpunë kam unë me sindromën tënde!.
Zhgënjimi, mjeku i thotë që është i fiksuar
Enveri i pafuqishëm nga sëmundja dhe i lodhur nga sorollatjet e shumta që po i bënin pa arritur të kuptojë akoma se nga se vuante, iu drejtua mjekut Aleks Sulejmani: Ju jeni mjek. Njëri më hedh e tjetri më pret. Unë jam i sëmurë dhe ju po më sorollatni. Pas kësaj mjeku i kërkon të bëjë edhe një herë analizat nga e para si dhe një eko. Pasi i bën të gjitha i dërgon mjekut përgjigjet dhe ai i thotë që nuk ke asgjë. Po mirë o doktor Aleksi, nga se më vinë mua këto shqetësime?. E dinë të tjerët më tha.
Enveri i shqetësuar rikthehet tek mjeku i zemrës, pasi në këtë kohë po merrte ilaçet që i kishte dhënë ai. Vizitohet dhe është mirë, rrahjet e zemrës janë normale. Pavarësisht të gjithë këtyre, Enveri vazhdonte të ndihej keq, madje gjendja e tij po përkeqësohej. Në këto kushte shkon sërish te doktor Aleks Sulejmani dhe i lutet: Doktor çfarë do bësh me mua? Unë jam njeri dhe po vuaj çdo ditë e më shumë. Nuk kam dhimbje në krahun e djathë, por gjithë trupin ma përshkon një helm, i cili përfundon në kokë.... Me këto fjalë Nevruzi e përshkruan atë që ndjente. Mirëpo doktori nuk e beson, i thotë: Nuk ka mundësi, vazhdoji i laçet që të kam dhënë. Mëlçinë e ke në rregull, tëmthin gjithashtu. Pak gastrit në stomak. Vazhdo ilaçet që të kam dhënë. Enveri këmbëngul dhe i kërkon ta drejtojë, ti tregojë se çfarë duhet të bëjë, ta orientojë. Doktor unë jam pensionist, nuk vi te ju që të më jepni raport mjekësor që të bëj pushim ca ditë. Më jepni një rekomandim që të shkoj në Tiranë të vizitohem sepse nuk jam mirë. Pasi i thotë që nuk ka përse të vejë në Tiranë, pasi i ka të gjitha në rregull, eko-ja nuk tregonte asgjë. Mjeku atëherë, hedh hipotezën se pacienti mund të jetë i fiksuar se është sëmurë, por në të vërtetë nuk ka asgjë.
Mjeku në Tiranë: Nuk ju funksionojnë mirë zorrët
Pajiset me dokumentet e nevojshme dhe shkon në Tiranë. Në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Enver Fejzullahu vizitohet nga mjeku Bashkim Resuli. Shkoj të 6-katëshi dhe kërkoj doktorin. Pasi e marrim në telefon, vjen. Ishte i shqetësuar se nga ia kishim gjetur numrin e telefonit, pasi ishte privat! Por nga halli, njeriu çfarë nuk bën. Unë erdha tek ju se më kanë thënë se jeni mjek shumë i mirë. Meqë ju gjeta le të vdes në duart e tua, por më vizitoni, më caktoni diagnozën, më thoni çfarë kam. Pas vizitës mjeku i thotë se nuk ka asgjë. Mëlçia është pak e dhjamosur, por nuk krijon asnjë shqetësim. Mundet të kesh pak gastrit. Zorrët nuk të funksionojnë në rregull, megjithatë unë ia kam dhënë mendimin tim mjekut tënd, Aleks Sulejmanit. Se çfarë mendimi, e di doktori vetë. Rikthehet sërish te doktor Aleksi, i cili i thotë që duhet të bëj një aparat, nga poshtë zorrëve. Enveri shkon sërish në Tiranë dhe cakton ditën, për të bërë vizitën. Enveri shpresonte që pas kësaj të mësonte më në fund, se çfarë kishte, nga se vuante dhe të marrte mjekimin e nevojshëm, pasi deri atëherë, asnjë nga mjekimet e marra nuk i kishte dhënë asnjë efekt. Mirëpo çndodh kur vjen në Tiranë për të bërë vizitën, në datën që i kishin caktuar? Më thonë që aparatura është prishur. Shko dhe fli rehat o xhaxha se aparati është prishur, nuk e dimë se kur rregullohet. Po deshe bëje në privat. Gjendja e vështirë ekonomike nuk më lejonte që të vizitohesha në privat. Në familjen time jemi shtatë anëtarë, vetëm djali punon dhe unë
në pension. Me ato lekë çfarë të bëj më përpara? Të gjitha këto sorollatje më kishin kushtuar shumë.
Sëmundjet profesionale
Enveri thotë se ishte shumë i shqetësuar dhe vazhdimisht mendonte të gjente një arsye se përse ndodhej në atë gjendje. Kështu duke qenë se më parë kishte punuar saldator, mendoi të vizitohej nga një mjek për sëmundjet profesionale. Pajiset me rekomandim, librezë etj. dhe shkon në Tiranë. Vizitohem te doktori për sëmundjet profesionale, Niko Peçani. Në fund më thotë që kam pak ftohje në krahun e djathtë. Do të jap ca ilaçe që kushtojnë, (90 mijë lekë të vjetra) por që të bëjnë efekt dhe do bëhesh mirë. Enveri i merr menjëherë ilaçet, pavarësisht se sa kushtojnë dhe fillon ti përdorë.
Farmacistja e këshillon që ti provojë dhe nëse nuk ndihet më mirë, ti lërë pasi në recetë nuk ishte përcaktuar diagnoza. Shkoj sërish te mjeku. Doktor ilaçet po më helmojnë, jam keq. Vazhdoji se po luftojnë sëmundjen- më tha. Nga ana tjetër mjeku në Patos Ymer Banushi, i thoshte të mos i pinte sepse ai e shikonte që po përkeqësohej. Enveri nga dita në ditë dobësohej, u zverdh në fytyrë. Shikoja veten në pasqyrë dhe thosha me vete, jam unë apo sjam unë?!.
Pas një viti e gjysmë, vendosë ti japë fund jetës
Kaloi një vit e gjysmë dhe Enveri ishte përkeqësuar shumë. Marr një vendim në vetvete. O do të gjej nga se vuaj, o do ti jap fund jetës time sepse në këtë gjendje nuk mundem të jetë më. Afër spitalit të Fierit, ndodhet një ambulancë private. Enveri shkon dhe kërkon atje, një mjek të mirë. Vizitohet edhe aty, sërish sipas mjekëve nuk kishte asgjë. Por pas këmbënguljes, e drejtojnë te doktor Agim Karaji, i cili shkonte çdo të shtunë në Fier. E takoj. Doktor i them, kam një sëmundje që asnjë nuk ma gjen. Më mori brenda dhe më vizitoi. I tha që dyshonte për një gjëndër sipër veshkës së djathtë që në gjuhën mjekësore, quhet tumor. Për këtë duhet të shkonte tek Onkologjiku në Tiranë dhe të bënte një skaner. Fillimisht u tremba sepse emri i spitalit është i vështirë, u tremba shumë, megjithatë isha i vendosur të dija se çfarë kisha. Le të vdisja, por të dija nga se vuaja, vazhdon rrëfimin për Shekullin Enver Fejzullahu. I sëmuri vajti në Tiranë. U vizitua. Ishte me tumor. U shtrua në spital dhe u kurua për një muaj. Në datën 17 shtator, u operua. Ishte një operacion shumë i vështirë sepse sëmundja kishte përparuar shumë, ishte favorizuar edhe nga fakti që pacienti nuk ishte mjekuar asnjëherë për këtë sëmundje. Operacioni shkoi me sukses dhe Enverit i hoqën gjëndrën e tumorit që e kishte sa një grusht. Në fund të operacionit mjekët ia treguan djalit të Nevruzit, Isufit, gjëndrën që i hoqën nga trupi i të atit.
Enveri ndenji në sallën e operacionit, pesë orë. Tani ndodhet i shtruar te Onkologjiku dhe është jashtë rrezikut për jetën. Përveç stafit mjekësor për të, po kujdeset bashkëshortja e tij Shpresa. Pas operacionit jam ndjerë shumë mirë, nuk kam pasur asnjë shqetësim,- shprehet Enver Fejzullahu.
Familjarët: U dhamë të drejtë mjekëve, menduam se nuk kishte asgjë
Familja e Nevruzit përbëhet nga shtatë pjesëtarë. Ai ka një djalë, i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë. Familjarët ishin të shqetësuar dhe kur u bënë gjithë këto vizita dhe nuk i dilte asgjë ata filluan të mendojnë se i ishte fiksuar që ishte keq, por në fakt nuk kishte asgjë. Nuk na shkonte mendja këtu fare. Ai ishte mirë me oreksin, pasi mjekët i thanë që është mirë pas një sërë vizitash ne i dhamë të drejtë mjekëve. Menduam se nuk kishte asgjë, shprehet bashkëshortja e Enverit. Shpresa nga ana e saj përpiqej dhe kujdesej për bashkëshortin, i shërbente mjekime të ndryshme popullore. I zieja kumbulla, i jepja gjizë pa kripë....
Agim Karaji: Mjekët e pa specializuar rrezikojnë jetën e pacientëve
Mjeku që drejtoi operacionin e Enver Fejzullahut, Agim Karaj, shprehet se gjendja e pacientit ka qenë e rëndë. Fakti që diagnoza nuk u përcaktua në kohë dhe pacienti shkoi sa te një mjek, te një tjetër ka bërë që kanceri të përparojë, gjëndra është rritur dhe gjatë operacionit na u desh që të hiqnim edhe tëmthin. Operacioni doli me sukses, megjithëse ishte një operacion shumë i vështirë, shprehet mjeku. Mjeku thotë që mjekët e rretheve duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të specializuar, në të kundërt rrezikojnë jetën e pacientëve.