January 10, 2013 by Xha Xhai
Te Gazeta shqiptare lexova që historiani i njohur Pëllumb Xhufi iu është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të partisë Agimi i Artë, sipas të cilave Skënderbeu paska qenë grek.
Xhufi shkon edhe më tej, dhe vëren se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX; për të shtuar pastaj se fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë.
Këto fjalë të historianit Gazeta Shqiptare i ka interpretuar me mjetet e veta, duke e titulluar shkrimin: Pëllumb Xhufi: Skënderbeu grek? Ata skanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë.
Mos e humbisni bukurinë e kësaj ne-je, të hedhur ashtu si rastësisht; ose si shprehje të një epërsie të shpenguar ndaj fqinjit; por për këtë mufkë fajin nuk e ka vetëm redaktori i faqes. Vetë fjalët e historianit kutërbojnë kafene të keqe të periferisë, ku çështjet e historisë diskutohen si të ishin punë ndeshjesh futbolli të ligës semi-profesioniste, ose të pikësuara nga vetorët ne ju ne ju etj.
Natyrisht Xhufi këtu nuk flet si historian, pavarësisht prezantimit që ia bën gazeta; por si një tifoz çfarëdo, që përpiqet të poshtërojë kundërshtarin në debat, para një birre me temperaturën e dhomës.
E vërteta është se çdo popull ka heronjtë e vet, edhe pse disa heronj u përkasin shumë popujve njëkohësisht; dhe kjo është e vërtetë analitike, sepse pa heronjtë përkatës, as populli nuk do të kish vetëdije për ekzistencën e vet.
Nuk më tingëllon mirë as edhe që arbërorë si Marko Boçari, Miauli, Kollokotroni, Bubulina e plot të tjerë Xhufi i quan si pa të keq shqiptarë; aq më tepër që ata nuk do ta kishin quajtur veten ashtu; dhe doemos as e kishin shkuar nëpër mend se po merrnin pjesë në revolucionin grek si shqiptarë.
Ata ishin arbërorë, që u ngritën për të shporrur sundimin osman nga trojet e tyre sikurse edhe e arritën, duke luftuar përkrah vëllezërve të tyre të një feje, por të një kombi tjetër.
Përkundrazi, prej vilajeteve shqiptare revolucionit grek i shkuan kryesisht mercenarë, të cilët luftuan për ta mbytur, me gjak e me hekur (dhe këtu spo përmend gjë Mehmet Aliun, as të birin e tij Ibrahim).
Lleshit të Zi nga Mirdita nuk është se iu mbajt gjë dora, kur e vrau Marko Boçarin.
Por fjalët çapraz të historianit Xhufi më bënë të mendoj edhe për një aspekt tjetër të historisë së arbëreshëve, arbërorëve dhe shqiptarëve, gjatë periudhës osmane.
Dhe pikërisht që arbërorët në Greqi u ngritën të luftojnë kundër osmanëve dhe për lirinë e Greqisë.
Xhufi, me naivitet jokarakteristik, thotë se disa grekë nga të sotmit nuk e përtypin dot faktin që këta ishin shqiptarë; por në fakt problemi është tjetërkund: pse luftohej, në atë kohë, për lirinë e grekëve dhe të rumunëve dhe të serbëve por jo të shqiptarëve?
Ose më mirë: prej historianit do të dëshironim që të shpjegonte pse ishin shqiptarët, arbërorët e arbëreshët kaq të vonuar në kristalizimin e identitetit të tyre kombëtar në fund të shekullit XVIII, sa dëshirën për sovranitet do ta realizonin duke luftuar për lirinë e një populli tjetër?
Edhe sikur të gjithë udhëheqësit e revolucionit grek të kenë qenë arbërorë, përsëri fakti mbetet i pamohuar dhe i pamohueshëm, që këta kërkuan ta realizojnë të plotë identitetin e tyre duke çliruar prej osmanëve Greqinë.
Dhe këtu historiani me siguri duhet ta dijë se një faktor i rëndësishëm për këtë zgjim të hershëm të identitetit grek si identitet kombëtar në Ballkan ishte vetëdija historike, e përcjellë nëpërmjet shkronjës greke, fesë ortodokse, shkollës dhe kujtesës për Bizantin.
Në kohën kur grekët, si popull, u çuan të luftojnë kundër osmanëve, vetëdija historike-etnike mes shqiptarëve, madje edhe mes shqiptarëve të Xhufit praktikisht nuk ishte përftuar; por ndesheshin vetëm pak orvatje të drojtura e të shkëputura, sa mes pak klerikëve katolikë shqiptarë në Veri, ashtu edhe mes pak klerikëve arbëreshë katolikë të ritit bizantin në kolegjin e Kalabrisë dhe më pas në seminarin e Palermos në Itali, për të ngjizur embrionet e kësaj vetëdijeje, duke ia rindërtuar kombit të ardhshëm një të kaluar historike dinjitoze.
Përkundrazi, lëvizjet politike dhe ushtarake serioze, kundër pushtetit osman në vilajetet shqiptare, si ato të Bushatllinjve në veri dhe të Ali Pashë Tepelenës në Jug, ishin lëvizje të përftuara brenda kontekstit politik, ushtarak dhe gjeografik të Perandorisë Osmane dhe dukuri që, për nga natyra, i përkasin historisë së kësaj perandorie.
Nëse grekët u ngritën kundër osmanëve për të fituar lirinë si popull e si komb, pashallarët në vilajetet shqiptare u ngritën, kundër të njëjtëve osmanë, para së gjithash për të mbrojtur privilegjet dhe pushtetin e tyre, ose për të siguruar autonominë, në mos lirinë e tyre individuale si sundimtarë absolutë. Tundimet e këtyre sundimtarëve, për ta çuar më tej programin e tyre kryengritës dhe për të përfshirë në projektet edhe lirinë e subjekteve të tyre mbetën, në masë të madhe, veç tundime.
Ka një dallim të madh këtu, të cilin mua pikërisht historianë si Xhufi ma kanë mësuar.
Për të njëjtën arsye, atje ku Bushatllinjtë dhe Ali Pashai dështuan, ia doli mbanë Mehmed Aliu, i cili mbahet si themeluesi i Egjiptit modern.
Në të njëjtën kohë që shqiptarët e Xhufit luftonin për lirinë e Greqisë, ishte një shqiptar tjetër pa thonjëza këtë herë që doli në krye të reformave të cilat çuan në krijimin e shtetit egjiptian.
Si duhet ta kuptojmë këtë? Para së gjithash, duhet ta kuptojmë si përgënjeshtrim flagrant jo vetëm të shakave të kripura që ka bërë Xhufi me Gazetën shqiptare, por edhe të krejt mendësisë kombëtariste folklorike, së cilës historiani ynë po i shërben tani si zëdhënës.
Dhe pikërisht që është fatkeqësia jonë, si komb, që kemi mbetur prapa në histori kolektivisht, teksa kemi preferuar të shkëlqejmë si individë, në historitë e të tjerëve. Qyqen nuk e lëvdon kush, as e sjell kush për shembull të virtytit, që i lëshon vezët në foletë e zogjve të tjerë. Për të njëjtën arsye, ne do të vendosim marrëdhënie të shëndoshë me të shkuarën që nga momenti kur do të lodhemi së rëni gjoksit dhe së pikasuri pasardhësit tanë në krye të projekteve të së tjerëve; për të filluar të kuptojmë arsyet e vonesës sonë historike.