Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Presidentja e Kosovës dhe presidenti i Serbisë takohen sot në Bruksel

$
0
0
Jahjaga dhe Nikoliç takohen sot në Bruksel

BRUKSEL - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, takohen sot në Bruksel në një takim të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimi që pritet të zhvillohet rreth orës 18:00 do të pasojë takimet e veçanta me zonjën Ashton si dhe një varg takimesh të Presidentes Jahjaga me zyrtarë amerikanë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Takimi i sotëm shënon edhe takimin e nivelit më të lartë ndërmjet dy vendeve që kur Kosova shpalli pavarësinë, pesë vjet më parë. Ai shihet si mbështetje për bisedimet që po zhvillojnë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ky është një takim i rëndësishëm për të diskutuar hapat e nevojshëm në kuadër të këtij procesi.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që është njohur nga mbi 90 vende të botës, por është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Në Prishtinë partitë politike thonë se nuk ka asgjë të keqe nga takimi, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshton takimin sikundër edhe bisedimet e pakushtëzuara me Serbinë.

Analistët politik thonë se takimi është më tepër i karakterit simbolik dhe nuk pritet të sjell ndonjë risi në kuadër të bisedimeve që tashmë po zhvillojnë kryeministrat e të dyja vendeve.

Në Beograd ndërkaq pati protesta kundër takimit të sotëm. Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë, e akzuan presidentin serb për, siç thuhet, tradhti të qartë, ndërsa borhoritën kundër Bashkimit Evropian.

Në mars të vitit 2011 të dyja vendet filluan një seri bisedimesh për zgjidhjen e çështjeve teknike të interesit të përbashkët, ndërsa në tetor të vitit 2012 në bisedime u përfshinë kryeministrat e të dyja vendeve duke ngritur nivelin e tyre.

Prishtina zyrtare, e cila synon integrimet evropiane, shpreson që në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për stabilizim asociim me Bashkimin Evropian dhe nëpërmjet bisedimeve, të zgjidhë edhe situatën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e saj.

Çështja e veriut pritet të mbizotërojë bisedimet ndërmjet kryeministrave, që do të vazhdojnë në pjesën e dytë të këtij muaji.

Vëzhguesit thonë se zgjidhja do të mund jetë ndërmjet ofertës së Prishtinës të bazuar në planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe kërkesave të Beogradit për autonomi territoriale të komunave veriore të Kosovës.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>