Jepet me koncesion terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit
DURRES - Jepet me koncesion për 35 vjet terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit. Ministri i Transporteve ka firmosur sot marrëveshjen me kompaninë Kurum, e cila do të administrojë terminalin për 35 vitet e ardhshme.
Ministri Olldashi nënvizoi se dhënia me koncesion do të ndikojë në zhvillimin e Portit të Durrësit. Ai bëri të ditur se në bazë të marrëveshjes, kompania Kurum do të investojë 35 milionë dollarë në këtë terminal.
Gjithashtu, sipas ministrit të Transporteve, 21% e të ardhurave i kalojnë Portit të Durrësit dhe 2% i kalojnë qeverisë.
(er.nu/BalkanWeb)