Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit !!!

$
0
0
Britania e Madhe mbështet planin e ri katërpikësh të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, nëse Serbia paraprakisht, heq barrikadat ne veri të Kosovës, zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe i shuan strukturat e veta paralele në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë për “Kohën Ditore” se të katër pikat e propozuara nga presidenti i Serbisë jenë të njëjta me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, andaj Londra zyrtare nuk do të kundërshtonte diskutimin e tyre.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, javën e kaluar tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen nëse nëpërmjet një dialogu trajtohen katër çështje: një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.

Londra zyrtare po e mbështet propozimin nëpërmjet ambasadorëve në Kosovë e Serbi. Fillimisht ka qenë ambasadori britanik në Beograd ai që ka dalë në mbështetje të planit, ndërkaq tek ka folur për “Kohën Ditore” të hënën, idenë e ka mbështetur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff. /koha/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...kat-e-tadiqit/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24462

Latest Images

Trending Articles