Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviq dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë “Hipo alpe Adria lizing”, shkruan “Koha”.
Prokurori serb Milko Radisavleviq ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare.
Sipas prokurorit, përveç Veselinoviqëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojnqiç dhe Dragan Çurqiç.
“Sipas prokurorit Radisavleviq, këta kamionë janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë”. /koha/
Koha