20 vjet nga numri i parë i NGJALLJA
Gjithmonë duke përcjellë mesazhin orthodhoks
Çdo numër i ri i gazetës Ngjallja shënon një etapë në plotësimin e mi- sionit që ka marrë përsipër që nga numri i parë. Por, përvjetorët ngja- llin emocione të veçanta dhe të paha- rrueshme. Numri i tetorit 2012, nu- mri i 237-të i gazetës Ngjallja, për- kon me 20-vjetorin e daljes së saj.
Kryepiskopi Anastas nismëtari, projektuesi dhe realizuesi i saj, e quante parësore daljen e Ngjallja dhe në fjalimin e Fronëzimit e kishte quajtur daljen e një gazete të Ki- shës si nevojë urgjente. Kryere- daktori i parë ishte dr. Thoma Qe- ndro dhe këshilltari, korrespondenti, bashkëpunëtori më i vyer dhe gjith- monë i gatshëm për të shkruar ishte z. Dhimitër Beduli. Gjithashtu të gjithë ata që punonin e kontribuonin për Kishën e shihnin si detyrë dhe kënaqësi të shkruanin artikuj.
Mjedise nuk kishte. Me një ko- mpjuter të dhuruar, u fillua puna në një dhomë të vogël private të marrë me qira, për të kaluar më vonë në një mjedis më të madh, por prapë privat. Ishte koha kur edhe Kryepi- skopi e kishte zyrën në apartamen- tin ku banonte. Më pas u kalua në mjediset e reja që iu shtuan kishës së Ungjillëzimit, derisa, më 1995, u futëm bashkë me zyrat e tjera në go- dinën e Kryepiskopatës, të blerë dhe të rikonstruktuar thellësisht me fondet e siguruara nga Fortlumturia e Tij. Dhe në këtë 20-vjetor, si zyrat e tjera, gazeta do kalojë në mjediset e mrekullueshme dhe bashkëko- hore të godinës së Sinodit të Shenj- të, mbrapa Katedrales madhështore Ngjallja e Krishtit, një dhuratë për kryeqytetin e Kryepiskopit Anastas në 20-vjetorin e zgjedhjes së tij.
Në vitin 1994 Kryepiskopi Anastas siguroi një shtypshkronje ku nisi të botohej gazeta, kalendari dhe libra të ndryshëm. Ajo sot është kthyer në tipografi moderne, vendosur në kompleksin e punishteve Nazaret. Në faqet e Ngjallja kanë zënë vend të veçantë vit pas viti betejat për të mbrojtur Kishën tonë nga sulmet që synonin më kot të ndalnin ecjen e saj. Kanë zënë vend data historike të këtyre dy dekadave ringritjeje të mrekullue- shme nga gërmadhat, ku do të veçonim zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas, që shënoi Ringritjen Kanonike të Kishës sonë, krijimin e Sinodit të Shenjtë dhe hirotonitë e episkopëve të rinj e deri te Statuti i ri apo marrëveshja dhe njohja zyrtare nga Shteti sipas Kushtetutës.
Në Ngjallja ka zënë vend mendimi i klerikëve, teologëve, por edhe i besimtarëve. Ka zënë vend vepra e shquar sociale për shtresat më në nevojë dhe kontributi i veçantë në raste krizash dhe çastet e vështira që ka ka- luar vendi. Ka zënë vend roli gjithmonë në rritje i Kishës dhe Fortlumturisë së Tij mes Kishave Orthodhokse dhe atyre të Krishtera në përgji- thësi, por edhe në dialogun ndërfetar, si dhe vizitat dhe veprimtaritë e rëndësishme ndër-
kombëtare. Në Ngjallja ka zënë vend të veçantë Besimi Orthodhoks, shenjtorët dhe shpjegimi i besi- mit tonë. Ka zënë vend historia e Kishës sonë, e klerikëve dhe e figurave të shquara që kontri- buuan në vite. Kanë zënë vend lajmet e ndry- shme nga bota e krishterë...
E gjithë kjo ka ardhur nëpërmjet firmave te personaliteteve të Kishës dhe shoqërisë sonë, ku dallohet kontributi i Kryepiskopit Anastas, por edhe atyre që kanë qenë tepër të rëndësishëm për ecjen e gazetës.
Një falënderim i veçantë u shkon të gjithë bashkëpunëtorëve tanë në vite, të vjetër e të rinj, të cilët kanë qenë të pazëvendësueshëm për suksesin dhe daljen e gazetës.
Gazeta Ngjallja iu drejtohet pjesëtarëve të Kishës sonë, por edhe jeton në saje të shkrimeve dhe ndihmës së tyre të pakursyer, ndaj mirëpresim kontributin në të të sa më shumë prej tyre, me shkrime, por edhe me sugjerime e vërejtje, në mënyrë që Ngjallja jo vetëm të vazhdojë misionin e saj, por edhe të rrisë nivelin dhe kontributin për ecjen përpara të Orthodhoksisë në vendin tonë.
Burimi: Ngjallja