Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Jeronti Ilia, korçari 11 vjeçar që u rrit në Malin e Shenjtë

$
0
0
Njerëz që lanë gjurmë me shenjtërinë e tyre

Jeronti Ilia

Lindi në Korçë në vitin 1907. Shkoi në Malin e Shenjtë së bashku me të atin që punonte si druvar. Shumë vetë nga Korça punonin atje, vend i pasur me pyje edhe sot e kësaj dite. Drutë i prisnin me së- patë, e natyrisht shumë më vështirë se motosharrat e tanishme. I ati i vdiq shpejt dhe të birin 11-vjeçar ua la amanet etërve. Më vonë Ilia u bë murg - vazhdon bashkëmurgu i tij Damaskinoi Kariot (d.m.th. i Karies “kryeqyteti” i Malit): “Ishte njeri i mirë, i thjeshtë, me sedër, punëtor e vëlladashës. Në të gjitha ishte i pari, në kishë, në shërbesa, në kopsht, në kuzhinë. Nuk doli as- njëherë në “botë”, (d.m.th. jashtë Malit), vetëm në një rast që shkoi në Selanik për arsye shëndetësore. E shoqërova unë në spital. Kishte pneumoni të rëndë. Temperatura e lartë nuk i binte. Një ditë madje u përkeqësua. Mjekët më thanë se nuk kishte shpëtim. Ai i dëgjoi. Kur ata u larguan më pyeti çfarë thanë. I thashë se do të shërohej. “Nuk do vdes këtu, më tha. - Do kthehem në “Kopshtin e së Tërëshenjtës” (kështu quhet Mali i Shenjtë)”. Gjendja e tij ishte mjaft serioze. Nuk tha asgjë. Por ditën tjetër çuditë- risht ethet u zhdukën. Mjekët u habitën, thanë se jeronti është i shenj- të. Pas 2-3 ditësh u kthyem në qeline tonë (qeli quhet një manastir shumë i vogël). Jeronti më tha: “Nuk janë shkencëtarët ata që e vendosin se kur do ikim nga kjo jetë, por vetëm Pe- rëndia”. Jetoi edhe dy vjet të tjerë.

Nuk ia kishte njeriu me të keq. Ishte i qetë. Jerontët i mësuan shkrim e këndim dhe kështu ecte. Njeri që nuk i pëlqente të dukej, asketik, i varfër, mikpritës dhe i dashur. Paranjohu ditën e vdekjes së tij. E priste vdekjen, nuk kishte frikë. Një ditë më tha: “Do të vdes”. U përpoqa ta ngushëlloj, edhe pse shikoja se ki- shte rënë. Thirra mjekun. Erdhi, e vizitoi dhe tha se duhej çuar në spi- tal. Sëmundja do të përkeqësohej dhe do të kishte shumë dhimbje. Duhe- shin gjilpëra të forta. Kur iku mjeku ia thamë të gjitha. Ai m’u përgjigj: “Një herë shkova jashtë. Tani nuk shkoj, do vdes këtu shpejt. S’nevoji- ten as gjilpëra, as ilaçe. Nuk do të kem dhimbje. Nëse do kem, o jeront Da- mian, atëherë bë gjilpërën. Brenda javës unë kam ikur nga kjo jetë”. I thashë se do jetonte. Desha ta ngu- shëlloja, por ai nuk kish nevojë për të. E pyeta pse më thirri “jeront” (jeront quhet i pari i vëllazërisë. De- ri atëherë eprori ishte atë Ilia). U përgjigj: “Unë po iki, që nga ky çast ti do të jesh jeronti”. Më dha uratën, madje më puthi dorën. Ia putha edhe unë. Jetonim në të njëjtën qeli.

Mendjekthjellët ngriti lart duart. Ia mbajtëm tok me një gjiton (murg). Na dha uratën nga brendësia e ze- mrës së tij. Thirri të Tërëshenjtën, e donte në mënyrë të veçantë. Jetoi në qelinë e Hyrjes së Perëndilindë- ses në Tempull mbi 76 vjet. Në di- tën e fundit kërkoi rrobat e varrimit dhe skimën e tij monakale. Donte t’ i shikonte. Më pyeti nëse kisha qirinj. I thashë se kisha. I solla një pako me 50 qirinj. Më tha të sillja edhe një tjetër, edhe një. U çudita. Prisja të vinin rreth 50 gjitonë. Qirinj ishin 150. Lartësoi duart. Me njërën tregonte lart, shikonte drejt atje dhe në një moment tha: “E Tërëshenjta, e Tërëshenjta...”. Pas pak anoi ko- kën duke thënë: “O Perëndia im”. Dhe kështu me qetësi e në paqe u largua shpirti i tij nga trupi i tij. Ishte e shtuna e Himnit Akathist të së Të- rëshenjtës. Të nesërmen u psal Shër- besa e Varrimit. Ishin 20 priftërinj (hieromonakë), shumë murgj dhe laikë. Pikërisht 150 vetë, sa kishte thënë. Bëhet fjalë për një fund (vde- kje) oshënari. E parapa, e priste dhe e paratha. Perëndia e ndjeftë. I për- jetshëm kujtimi. Paçim uratën e tij. Kishim etër të zgjedhur komshinj, jeront Konstantin në qelinë e Kryeengjëjve, papa Pandeleimonin në Ipapandi, papa Qirilin, atë shpirtë- ror të zgjedhur në Trininë e Shenjtë. Uratat e tyre le të na shoqërojnë.

Murgu Damian Kariot

Burimi: Ngjallja, tetor 2012

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372