NJERIU DHE ISLAMI
Desha te shpjegoj keto pyetje.
1-A e njeh feja Islame njeriun si një krijesë të pandihmë, qëllimi i fundit i së cilës është të qëndrojë i pafuqishëm para Zotit?
2-A thotë feja Islame së njerëzia është bujari?
3-A është pandihmësia e njeriut një parakusht për besimin Islam apo, përkundrazi, a është besimi në fenë lsiame akt i mjaftueshëm për fitimin e origjinalitetit në njeriun dhe të një respekti për virtytet e tij
Koncepti i njeriut është tejet i rëndësishëm. Civilizimi i sotëm i vendos bazat e religjionit në humanizëm, që d.m.th. origjinaliteti dhe aderimi i njeriut. Supozohet se religjionet e ndryshme të së kaluarës e kanë çregulluar personalitetin e njeriut dhe e kanë detyruar të bëhet viktimë e zotave të tij; ta pranojë pafuqishrnërinë e tij, dhe se e ka detyruar atë të kërkojë shërbime prej tyre nëpërmjet të faljes, mëshirës dhe lutjes. Humanizmi është një religjion i postrenesansës që zbatohej nëpërmjet rendit të paraparë. Ato religjone që bazoheshin në atë që është mbinatyrore dhe e paparë kishin për qëllim ta ngulisin bujarinë te njeriu. Duke i pasur rrënjët humanizmi në Athinë, - si një religjion universal, sot është zhvilluar në një religjion që shërben për krijimin dhe formimin e kulturës perëndimore. Në realitet, humanizmi është një religjion kundër besimit skolastik dhe Krishterizmit Mesjetar.
Në mënyrë që të kuptojmë se si qe interpretuar njeriu sipas religjioneve të ndryshme në të kaluarën, ose me qëllim që të kuptohet roli që luajti humanizmi në ca religjione të ndryshme, duhet të studiohet filozofia e krijimit. Pasi nuk kam kohë që t'i përmbledh të gjitha religjionet Lindore dhe Perëndimore, që janë relevante për filozofinë e krijimit të njeriut, do të ndalem vetëm në filozofinë e krijimit të njeriut në fenë Islame (dhe në fetë e lbrahimit, Musait dhe Isait, vazhdim dhe kulminim i të cilave është Islami).
Si e interpreton dhe si e trajton feja Islame krijimin e njeriut? A është e mundur të kuptohet pozita e njeriut prej cilësisë së krijimit të tij të shpjeguar në Kur'an apo në thëniet e Pejgamberit Muhammed (SAV) ? Duke analizuar kualitetin e krijimit të Ademit, që faktikisht është simboli i krijimit të njeriut në Kur'an; mund të kuptojmë se çfarë statusi i jepet atij në kundrimin e Zotit në fenë Islame, si edhe në religjionet e tjera.
Sa për hyrje duhet të them se gjuha e religjioneve, posaçërisht të atyre semitike, profetët e të cilëve i besojmë - është gjithmonë simbolike. Kjo është gjuha më e pranueshme për njeriun dhe është më e mirë se çdo gjuhë ekspozuese, e cila është lucide dhe e drejtpërdrejtë. Një gjuhë ekspozuese mund të konvenojë më tepër në formulimin e instruksioneve (këshillave), por nuk mund të zgjasë aq sa duhet. Përse? Filozofi bashkëkohor egjiptian Abd EI- Rahman Bedewi thotë se: Një shkollë apo religjion, i cili i shpreh të gjitha faktet dhe konotimet e tij në mënyrë direkte, të qartë dhe me fjalë njëdimensionale, nuk do të zgjasë shumë; pasi u referohet iridividëve të ndryshëm nga të gjitha sferat e jetës. Më tutje këta njerëz bëjnë pjesë në shtresa dhe klasë të ndryshme, të cilat ndryshojnë në mendime, në pikëpamje dhe në vetëdije. Kështu, një gjuhë që zgjidhet për një religjion duhet të jetë multishtresore dhe multidimensionaie, në mënyrë që çdo gjeneratë të mund ta dallojë shtresën, dhe një grup i caktuar të mund të dallojë një dimension të duhur". Ja përse të gjitha simbolet letrare janë të pavdekshme. Poemat e Hafizit janë të amshueshme për arsye se sa më shumë që i lexojmë, varësisht nga shijet tona, aqë më shumë zbulojmë fusha të reja. Por kjo nuk do të ishte e vërtetë për Historinë e Bejhekit apo për Gjulistanin e Sadiut; kuptimet e tyre janë relativisht të qarta.
Ne kënaqemi me dialektet e tyre, por nga pikëpamja shpirtërore shumica e pikëpamjeve të tyre janë të cekëta. Përkundrazi, fjalët e Hafizit që janë multidimensionale dhe simbolike, i lejojnë çdonjërit prej nesh, varësisht nga shijet dhe mentaliteti ynë, të nxjerrim një kuptim dhe një pikëpamje të re nga to. Pasi religjionet u krijuan për lloje të ndryshme njerëzish dhe gjeneratash, ishte e nevojshme që ato të përmbajnë gjuhë simbolike. Shumica e kuptimeve të religjioneve që ekzistojnë, nuk ishin të qarta në kohën kur ato u paraqitën. Megjithatë, pasi kuptimet e tilla duhej t'u sqaroheshin njerëzve, ato duhej të ishin në një gjuhë të pastër në mënyrë që edhe masat e gjera të mund t'i kuptonin ato. Në anën tjetër, nëse konceptet do të ishin mjaft të qarta, atëherë religjionet e tilla nuk do të përmbanin kuptime të reja. Ky është shkaku dhe arsyeja që gjuhët ishin simbolike; në këtë mënyrë, gjeneratat e ardhme, varësisht nga pjekuria e tyre mentale dhe shkencore, mund të zbulojnë kuptime dhe koncepte të reja. Ja edhe përse në letërsinë evropiane simbolizmi është stili më i mirë. Kështu, tregimi i krijimit të Ademit është shpjeguar në gjuhë simbolike, e tani, pas katërmbëdhjetë shekujsh të progresit shkencor në të gjitha fushat, ende është e vlefshme për t'u studiuar.