Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24454

100 vjet më të varfrit në Europë

$
0
0
Në vitin 1910, sipas revistës prestigjioze “The Economist”, të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 përqind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 përqind.

100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Europian të Statistikës tregojnë se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.

Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqenie.

Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar./TCH

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24454


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>