Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes të drejtës

$
0
0
E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes të drejtës


Autor: Salih ibn Sad es Suhajmi

[nga ligjërata me temë: menhexhu es-selefi eslemu ue ealemu ue ahkem]

Burimi: www.sahab.net

Vërtet e drejta nuk njihet përmes burrave por burrat janë ata të cilët njihen përmes të drejtës. Vërtet ne jemi sprovuar me ekstremizëm dhe tejkalim të kufijve në “shenjtërimin” (apo madhërimin) e personave, edhe pse shumica e atyre që “shenjtërohen” nuk e meritojnë as një të dhjetën e ketij shenjtërimi.

“Shenjtërimi” i personave është një çështje e njohur tek bidatçinjtë, sepse dituria tek ata nuk njihet përmes burimeve dhe bartësve të saj, por dituria sipas tyre është ajo çfarë thuhet prej kryetarëve të tyre, edhe pse ndoshta kundërshton të drejtën. Kjo është edhe arsyeja pse i gjen ata duke marrur fjalët e Zejdit apo Amrit pa problem, edhe nëse kundërshton udhëzimin e Kur’anit dhe Sunnetit në mënyrë të qartë.

Po! Duhet që dijetarët t’i madhërojmë, t’i respektojmë, t’i japim të drejtën e tyre, t’i njohim vlerën e tyre, të lutemi për ta, të biem rahmet mbi ta dhe të përpiqemi që të mësojmë prej tyre – siç e thamë – por jo të kalojmë në ekstrem për ndonjërin prej tyre. E them këtë sepse që kur jemi sprovuar me devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë në kohën e brezave të parë, që kur janë shfaqur grupacionet dhe sektet e shumta dhe që kur khauarixhët dolën kundër Uthmanit (radijAllahu anhu) e deri më sot, jemi sprovuar në çdo kohë e në çdo vend me njerëz që fèja sipas tyre është vetëm “shenjtërimi” i personave.

Ajo çfarë ata thonë, është ajo çfarë thonë kryetarët e tyre, edhe pse mund të kundërshtojnë fenë tërësisht apo pjesërisht.

Për këtë arsye, shumicës së tyre nëse i bën të qartë një gabim të një përsoni[1] në librin që ka shkruar, gabim i cili mund të jetë bidat, ateizëm apo rrugë dërguese për në mosbesim, pra nëse ia bën të qartë këtë gabim bëhet kërdia. E nëse i thua se filan sahab ka gabuar, filan dijetar prej dijetarëve të ummetit ka gabuar në këtë çështje dhe e drejta është kështu, do të shikosh se nuk e ka për problem, edhe nëse ky sahab fyhet, edhe nëse ky sahab ironizohet me shenja nga kryetari i tij për të cilin është fanatik, përkundrazi çështja tek ai është e lehtë (nuk e rëndon). Ama nëse ti thua se filani ka gabuar në filan libër, bëhet kërdia dhe të gjithë të vërsulen.

E njëjta gjë ndodh nesë ti i thua se filani ka thënë për filan sahab këtë dhe këtë.

Filani thotë për Uthmanin (radijAllahu anhu) kështu...

Filani thotë për Muavinë (radijAllahu anhu) kështu...

Filani thotë për Umer ibnul Khattabin (radijAllahu anhu) kështu...

Filani thotë për filan sahab kështu...

Kur ti e thua këtë fjalë duke shprehur kundërshtim, atëherë ti do të vendosesh në vendin e të kundërshtuarit, ti je ai që kritikohesh dhe ndoshta edhe mund të dëmtohesh për këtë çështje.

E drejta është me rregullin e selefit: E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes së drejtës.

Që do të thotë: i largohemi ekstremizmit për personat, sepse ekstremizmi është gjëja e parë nga e cila fèja “rrënohet”, nga koha e Nuhut (alejhis-selam) deri në ditët e sotme.

Ekstremizmi është diçka shumë i rrezikshëm.





[1]Një personi të tretë. (shp)


Përshtati: Besmir Cacani

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>