KUSH MA GJEN GJONIN...
1.
Që në klasë të katërt
Në gazetë të murit,
Gjonit ia pashë vjershën
Me bishtpenë të shkruar:
Titulli me tkuq,
Dhe mbaj mend ca vargje:
Kosovë, tokë e bukur
Me thupra rrethuar...
Unë erdha në Prishtinë,
Gjoni në Pejë mbet,
Rrodha jetën time,
Ai jetën e vet.
Zeshkan ish Gjoni ,
I bukur sa ska,
Jetim ishte Gjoni
Dhe shumë fukara...
2.
Gati pesëdhjetë vjet
Gjë për të nuk di,
Kam pyetur për mikun,
Në Pejë e në malësi...
Por askush një fjalë
Për të sma rrëfeu ,
Sdi ia ktheva shpinën,
Apo ai ma ktheu...
Shpirt na ishte Gjoni,
Flokëshprishur, i zgjuar:
Kosovë toka ime
Me thupra rrethuar...
Kush di çfarë poeti
Do të bëhej miku,
Ai- një mendjemprehur
Me vullnet çeliku...
Në gazet të murit
Gjoni u ngjit vetë
Dhe - u ngjit i varfër,
Për tu bërë një mbret...
3.
Njerëz, mos e dini,
Gjoni ku mka mbetur,
Mos përgjithmonë Gjoni
Diku ka fjetur...
Asnjë gjurmë nga ai,
Në këtë botë as grima,
I rash skaj me skaj,
Porsi vetëtima...
Po thuprat e tij
Npoezinë e vet,
Mdëftonin se Gjoni
Do trritet poet.
Shumë herë e vras mendjen
Gjoni in i zgjuar,
Pse shihte Kosovën,
Me thupra trrethuar?
Gjoni, nëse me ndien,
Edhe unë të ndij,
E në klasë të katërt
Do tkthejmë përsëri.
4.
Gazetat e murit
Janë ndërruar shumë herë,
Por se di a gjenden
Nto Gjona të tjerë!...
Do tulemi bashkë
Në sofër të shtruar,
Gjon, në këtë Kosovë
Me thupra trrethuar...
Shumë vite kanë ikur,
Edhe po ta shihja
gjonin tim në rrugë
Ndoshta sdo ta njihja.
Shumë kisha dëshruar,
Së paku ta di,
Se nga e kanë bartur
Valt e jetës stij...
1.
Që në klasë të katërt
Në gazetë të murit,
Gjonit ia pashë vjershën
Me bishtpenë të shkruar:
Titulli me tkuq,
Dhe mbaj mend ca vargje:
Kosovë, tokë e bukur
Me thupra rrethuar...
Unë erdha në Prishtinë,
Gjoni në Pejë mbet,
Rrodha jetën time,
Ai jetën e vet.
Zeshkan ish Gjoni ,
I bukur sa ska,
Jetim ishte Gjoni
Dhe shumë fukara...
2.
Gati pesëdhjetë vjet
Gjë për të nuk di,
Kam pyetur për mikun,
Në Pejë e në malësi...
Por askush një fjalë
Për të sma rrëfeu ,
Sdi ia ktheva shpinën,
Apo ai ma ktheu...
Shpirt na ishte Gjoni,
Flokëshprishur, i zgjuar:
Kosovë toka ime
Me thupra rrethuar...
Kush di çfarë poeti
Do të bëhej miku,
Ai- një mendjemprehur
Me vullnet çeliku...
Në gazet të murit
Gjoni u ngjit vetë
Dhe - u ngjit i varfër,
Për tu bërë një mbret...
3.
Njerëz, mos e dini,
Gjoni ku mka mbetur,
Mos përgjithmonë Gjoni
Diku ka fjetur...
Asnjë gjurmë nga ai,
Në këtë botë as grima,
I rash skaj me skaj,
Porsi vetëtima...
Po thuprat e tij
Npoezinë e vet,
Mdëftonin se Gjoni
Do trritet poet.
Shumë herë e vras mendjen
Gjoni in i zgjuar,
Pse shihte Kosovën,
Me thupra trrethuar?
Gjoni, nëse me ndien,
Edhe unë të ndij,
E në klasë të katërt
Do tkthejmë përsëri.
4.
Gazetat e murit
Janë ndërruar shumë herë,
Por se di a gjenden
Nto Gjona të tjerë!...
Do tulemi bashkë
Në sofër të shtruar,
Gjon, në këtë Kosovë
Me thupra trrethuar...
Shumë vite kanë ikur,
Edhe po ta shihja
gjonin tim në rrugë
Ndoshta sdo ta njihja.
Shumë kisha dëshruar,
Së paku ta di,
Se nga e kanë bartur
Valt e jetës stij...