Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

“Një njeri me besim të pastër i mund njëmijë dijetarë nga mushrikët”

$
0
0
“Një njeri me besim të pastër i mund njëmijë dijetarë nga mushrikët”



Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë


Falënderimet i takojnë All-llahut të lartësuar ndërsa bekimi dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të Dërguarin e All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Pastaj:

Thotë shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, gjatë komentit të librit ‘Keshfu shubuhat’ tek fjala e imam Muhamed ibën Abdul-uehabit, All-llahu e mëshiroftë:

“Një njeri me besim të pastër i mund njëmijë dijetarë nga mushrikët, tamam ashtu siç thotë All-llahu i lartësuar: “Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit” (Saffat 173)”

Thotë shejh Uthejmini:

Autori ka për qellim që ta stimuloj atë që është kthyer ka All-llahu i lartësuar dhe që e njeh të vërtetën që mos të frikësohet nga argumentet e pasuesve të të kotës, ngase ato janë argumente të bazuara në iluzione dhe janë nga intrigat e shejtanit, kurse All-llahu i lartësuar ka thënë:

“...s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët” (Nisa 76).

Në lidhje me këtë thotë poeti:

“Argumente të shpërndara në ajr sikur shishe të zbrazëta...vërtetë, çdo thyes do të thyhet”

Ka thënë shejh Muhamed ibën Abdul-uehab, All-llahu e mëshiroftë: “Një njeri me besim të pastër i mund njëmijë dijetarë nga mushrikët” dhe ka argumentuar me fjalën e të Lartësuarit: “Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit” (Saffat 173)”

Një njeri besimtarë me besim të pastër, që do të thotë i cili e pohon teuhidin dhe tre llojet e tij (el-Uluhije, err-Rrububije dhe Esme ue Sifat), i mund njëmijë dijetarë nga mushrikët, ngase dijetarët mushrikë e njehsojnë All-llahun e plotfuqishëm me njësim të mangët, ngase nuk e njehsojnë përveç së me teuhid err-rrububije.

Teuhidi err-rrububije (njesimi i All-llahut në krijimtari etj) është i mangët, në realitet nuk është teuhid me argument së Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i luftoi mushrikët edhe pse ata e besonin këtë lloj të teuhidit, nuk iu bëri dobi ky teuhid, dhe as nuk ua ruajti gjakun dhe pasurinë e tyre.

Besimtari i thjeshtë nga ata që i besojnë bindshëm këto tre lloje të teuhidit:

1- teuhid err-Rrububije;

2- teuhid el-Uluhije;

3- teuhid Esma ue sifat, është me i mirë së këta mushrikë.

“Pra, ushtria e All-llahut janë ngadhënjimtarë me argumente dhe gjuhë, ashtu siç janë ngadhënjimtarë me shpatë”


Autori, All-llahu e mëshiroftë aludon që ushtria e All-llahut janë robërit e Tij besimtarë të cilët e ndihmojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij duke i kundërshtuar njerëzit me dy çështje:

1- Me argument dhe sqarim, dhe kjo duke i kundërshtuar hipokritët të cilët nuk e shfaqin armiqësinë e tyre ndaj muslimanëve, pra këta kundërshtohen më argumente dhe sqarim.

2- Me shpatë (armë), këta janë ata të cilët e shfaqin armiqësinë haptas ndaj muslimanëve, këta janë pa besimtarët e pastër që mosbesimin e tyre e bëjnë publik, pra ndaj kësaj dhe asaj para saj All-llahu i plotfuqishëm thotë:

“O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq” (Teube 73).

Andaj, xhihadi me argumente dhe sqarim bëhet së pari kundër pa besimtarëve, të cilët mosbesimin e tyre e kanë publikuar haptas, pastaj luftohen me shpatë (armë), nuk luftohen me shpatë vetëm pasi të ju ngritën argumentet kundër tyre.

Është obligim ndaj umetit islam që të ballafaqohet me gjitha armët që i përshtatën mbrojtjes së islamit, ata të cilët e luftojnë islamin me ideologji dhe fjalë duhet sqaruar kotësinë e tyre më argumente teorike, logjike duke ia shtuar kësaj edhe argumentet sheriatike.

Ata të cilët e luftojnë islamin nga aspekti ekonomik duhet mbrojtur prej tyre, përkundrazi duhet kundërshtuar nëse ka mundësi ashtu siç ata e luftojnë islamin.

Po ashtu, ata të cilët e luftojnë islamin me armë, duhet ballafaquar ashtu si është me e përshtatshme kundër këtyre armëve.

“Më të vërtetë frikësohem ndaj atij besimtari i cili ndjek ndonjë rrugë dhe me veti nuk posedon armë”

Vetëm së na begatoj All-llahu i lartësuar me librin e Tij të cilin e bëri:

“...Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët” (Nahl 89).

Që do të thotë frikësohem nga armiqtë e pejgamberëve, që besimtari i cili ndjek ndonjë rrugë dhe nuk posedon armë, ngase nuk posedon dituri që të pajiset me të, kështu që kemi frikë ndaj tij nëse i polemizon mushrikët pastaj nuk ka argumente dhe humb.

Patjetër duhet që njeriu të këtë dituri të dobishme me të cilën i mënjanon dyshimet dhe e kundërshton rivalin e tij, ngase ai që debaton me të tjerët duhet t’i ketë parasysh dy çështje:

1- paraqitja e argumentit në lidhje më fjalët e tij;

2- demantimi i argumenteve të rivalit.

Kurse nuk ka mundësi për ta arritur këtë përveç së duke e mësuar të vërtetën të cilën e pason, si dhe duke e mësuar të kotën e rivalit të tij, kështu që të ketë mundësi t’i hedh poshtë argumentet e tij.


Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=106444

Përktheu: Besim Gjelaj

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372