Bazat e Menhexhit Selefi dhe ata që i kundërshtojnë ata
Shejkh Ahmed ibn Umar Bazmul hafidhehUllah.
Një ligjëratë vendimtare dhe shumë e rëndësishme për të kuptuar e sidomos në kohën tonë kur njerëzit e bidatit janë vërsulur kundër Ehlus Sunnetit nga të gjitha anët për ti përçarë ata. (A) Kush janë Parimet e Metodologjisë Selefije (Usul) - (B) Si mund të kundërshtohet ai i që i kundërshton dhe u kundërvihet atyre dhe çfarë janë lojërat e tyre.
Shejkhu hafidhehUllah thotë se:
" Kush thotë se Metodologjia e Selefëve nuk është kusht .... kush e thotë këtë, ai do që ti devijojë njerëzit nga e vërteta dhe ti largojë ata nga Dijetarët .... padyshim se ai hedh themele për devijim. "
"Kështu që kini kujdes o robër të Allahut, Allahu ju bekoftë, kini kujdes prej këtyre individëve që i thërrasin njerëzit me forma të tilla devijimi, dhe më fatkeqësisht ka të tillë prej tyre që u bëjnë thirrje njerëzve me këtë devijim, dhe ata u përshkruhet atyre si 'Selefi', dhe nga pamja e jashtme u shfaqen si Sunetli apo si njerëz që e dojnë Sunnetin, sa i çuditshëm dhe sa i madh është ky ekstrem, sa i madh është ky komplot nga njerëzit e bidatit dhe dëshirave, ata kurrë nuk janë të kënaqur me bidatin dhe devijimin e tyre, deri atëherë sa të hyjnë (depërtojnë) në radhët (mesin) e Selefëve (Ehlus Sunnetit) dhe ti përçajnë dhe devijojnë ata larg nga e vërteta dhe larg prej asaj që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, erdhi me të si dhe prej saj që Sahabët radija_Allahu anhu, ishin mbi të. "
.............................................
Vazhdon...