Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Femra Shqiptare: Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!

$
0
0
Të ngel njëherë shtatzënë, pa di unë si martohem!
Entela resuli
Shekulli
20 September, 2012


Ju ka ndodhur të shkosh në një dasmë dhe nusja që martohet të jetë shtatzënë!? Ndoshta ju ka ndodhur shpesh vitet e fundit. Dikur çifti njihej, fejohej, martohej e më pas... lindte fëmijë. Sot ngel shtatzënë, e më pas martohesh. Dhe nuk është vetëm një përshtypje. Është e konfirmuar edhe nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.
Shtatzanë drejt vitit të parë të martesës
Këto të dhëna konfirmojnë se një pjesë e mirë e fëmijëve, sidomos pas viteve 2000, janë ngjizur para se prindërit e tyre të martoheshin, dhe konkretisht në kohën e fejesës, bashkëjetesës apo njohjes. Sipas planifikimit familjar, shumica e të rinjve të sotëm kërkojnë të bëjnë një fëmijë e më pas të angazhohen zyrtarisht apo ligjërisht në lidhje martese. Duke konsideruar këtu shifrat e INSTAT-it, trendi i viteve të fundit është “të bëjmë fëmijë, pastaj të martohemi”. Planifikimi familjar njeh periudhën 6 muaj përgatitje para “nisjes” së një fëmije. Statistikat thonë që 32 përqind e çifteve shqiptare nga viti 2008 e këtej janë ngjizur para martese dhe lindin në vitin e parë të martesës. Duke patur parasysh se që nga viti 2000 e në vazhdim kjo shifër ka qenë vazhdimisht në rritje (në 2006-2007, përqindja e tyre shkon nga 23 në 28%), konstatohet lehtë që në 2012-n që po jetojmë numri do jetë edhe më i madh.
Një nga historitë
Kishit dëgjuar ndonjëherë që dashuria të vinte nga flokët? Ja ku po iu tregojmë një rast të rrallë. Klodiana dhe i dashuri i saj i kanë rënë në sy njëritjetrit pikërisht nga stili i flokëve. E përpos punës, duket se ky stil i ka sjellë fatin edhe në dashuri Klodit. Kanë të dy të njëjtin profesion dhe ia dinë shijet njëri-tjetrit. Surpriza tjetër e dashurisë së tyre është se ata kanë qenë shokë fëmijërie. Kanë lindur të dy në Skrapar. Një dasmë e përbashkët i takoi me njëri-tjetrin pas më shumë se 20 vjetësh. Mund të lexoni sot në këto faqe historinë dhe intervistën me Klodin.


Në dasmën e mamit dhe të babit

Klodin dhe bashkëshortin saj i takojmë në parukeri. Dje ishte një ditë e zakonshme pune për ta. Çiftin e sapomartuar, këto ditë po i shoqëron edhe dikush tjetër... Ende i padukshëm. Vajza që çifti pret të vijë në jetë. Ata janë martuar para dy muajsh, kur Klodi ishte 5-muajsh shtatzënë. U desh kjo shtatzëni që dasma e tyre të përshpejtohej. Klodi, ju sapo jeni martuar dhe ndërkohë po përjetoni pritjen e ëmbël të një fëmije. Shtatzënia ishte jo në kohën e duhur për ju? Erdhi në kohën e duhur dhe me një dëshirë super të madhe. Zoti deshi e ma realizoi atë dëshirë. Unë sot jam 30 vjeç, mosha bën të vetën. Çdo gjë ka kohën e vet dhe njeriu e kërkon një fëmijë.
Ju e kishit planifikuar dasmën?
Dasma na ra pak e papritur në fakt. Nuk e kisha planifikuar. Shtatzënia i përshpejtoi gjerat. Ngaqë u gëzuam të dy, si unë dhe bashkëshorti, vendosëm të martoheshim. Fejesë nuk bëra, vetëm ia kisha prezantuar bashkëshortin familjes. Ndërsa dasmën e bëmë të përbashkët. Ja dërgova unë ftesën tim ati. I thashë: Je i ftuar në dasmën time.
E kishit menduar që në dasmën tuaj do të ishit shtatzënë?
Jo, aspak. Unë as nuk e kisha menduar që do të martohesha ndonjëherë (qesh). Thjesht kisha dëshirë të kisha një fëmijë e të kem një mashkull që të më respektojë. Por tani jam shumë e lumtur.
Sa kohë kishit që njiheshit më babanë e fëmijës suaj?
Kishim dy vjet bashkë.
Si pritën familjarët shtatzëninë para dasme?
Shumë mirë, madje janë gëzuar shumë. Kanë ikur ato kohë kur prindi e kishte problem këtë pjesë. U gëzuan sepse e dinin që unë e dëshiroja shumë një fëmijë.
Domethënë nuk ishte “kurth” nga ana juaj për t’u martuar?
(Qesh). Joo. Ne e mendonim të martoheshin, por thjesht nuk e kishim vendosur. Ardhja e fëmijës na shtyu drejt dasmës.
Sa muajsh shtatzënë ishit kur u martuat?
Isha 5-muajshe. Jam martuar në korrik, përpara dy muajsh, tani kam mbushur shtatë. Vajzës ia kam filmuar të gjitha, momentet ia kam ruajtur.
Po emrin e saj e keni menduar?
Po, Izela. Është emër spanjoll, e ka gjetur im vëlla.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg maternity-wedding-dresses-1.jpg (24.0 KB)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>