PALI SHTËMBARI
DITA E FUNDIT E MBRETËRIMIT
(tregim)
Mbreti zbriti shkallët i kapluar në vetvete, si rrallëherë nga një gjendje shpirtërore tejet e rënduar. Pas pak ai u gjend në hollin poshtë, ku zakonisht bëhej pritja e njerëzve të veçantë, sidomos e të huajve.
Kushdo që mund ta vërente në këto çaste, me pamjen që kishte marrë fytyra e tij, do të përftonte mendimin se ai ishte mbërthyer keqas nga një ndjesi frike, që mund të prishte?
Gjatë natës së shkuar ai bëri një gjumë të ngarkuar me ëndrra të pështira në ngjarje, kur duhej të përjetonte të kundërtën, pasi Magjarja i solli në jetë një djalë.
Magjarja nuk kishte qumësht në gjoksin e vet të rriste fëmijën, ndaj gjithë oborrtarëve iu desh të bridhnin krejt Tiranën, gjersa gjetën një mëndeshë që gëzonte shëndet të mirë.
Duhija, kështu quhej mëndesha, u nda nga i biri i vet dhe i shoqi, për të rritur trashëgimtarin e nesërm të mbretërisë?
Duke u hallakatur nëpër shkallë, mbreti mendoi se, Duhija merrej me të birin, dhe prej andej vinin dhe zhurmat që dëgjonte. Mirëpo shpejt kuptoi se ishte gabuar në hamendësimet e veta.
Tjetër zhurmë vinte në veshët e tij. Ai u ndje i befasuar, sepse kurrë më parë, pranë pallatit mbretëror nuk kishte dëgjuar zhurma të tilla.
Më shumë ishin klithje, se sa!...
Në këto çaste doli në pushim të shkallëve princesha Adile. Ajo rrinte atje si e ngrirë. Pak më parë ajo hapi derën e dhomës së gjumit me fërtymë. U befasua, tek pa të vëllanë diku para saj. Fytyra i mbante një pamje të përçudur.
"Një pamje e rrallë për të", mendoi mbreti dhe hoqi vështrimin prej saj.
Natën e shkuar ata thuajse të gjithë e tepruan ca në të pirë, me mendimin e trishtë në vete, se pas pak kohe do të linin pas gjithçka nga gjeneza e tyre, aty dhe mbretërinë...
Mbreti nuk e qortoi të motrën, edhe pse hapur e teproi në të pirë, sepse kushdo, sipas mendimit të tij, në çaste të veçanta kërkon të shkëputet nga vetvetja... pa i dhënë shumë rëndësi etikës... Gjithçka në këtë drejtim, për të mbetej personale.
Mbreti vështroi nga e motra.
Megjithatë, ai i dëgjonte qartë hapat e saj nëpër shkallë.
Për të, shqetësuese mbeteshin zhurmat që vinin nga jashtë pallatit.
"Ndoshta më bahet mu se lypin armë?... Austria iu dorëzua Hitlerit, birit të vet!..."
Ai ndodhej pranë dritares.
I qetë në vetvete, lëvizi perden e rëndë që mbyllte atë me mendimin se mund të vërente turmën.
Rojat e shërbimit ishin në vendin e tyre dhe ai u ndje i qetë.
"Megjithatë diç më cek së brendshmi... Ndoshta ashtë efekti i këtyne arkave që kam përgatitë për udhë?..."
Ai thuajse e kishte harruar të motrën.
Ajo vazhdonte të rrinte në pushim të shkallëve.
Atij iu kujtua arratisja?
"Arratisja ime e dytë? Njikshtu po e quj? E para u organizu ndryshe?"
Fytyra e tij e imët, e rruar taze, me sytë e vegjël të picërruar, kurse flokët e shpupurisur, si rrallë tjetër herë... Dhe një gjendje e trazuar shpirtërore...
Kjo ishte pamja e tij.
Ai vazhdonte t’i shkonte më tej arsyetimit të vet.
"Arratisja ime e parë... askush nuk mësoi në kohë për të, as prefekti i Durrësit... edhe kur veturat mbërritën në Durrës, kur prej tyre zbrita unë dhe magjarja, motrat Maxhide... veç Sanijes që ndodhej në Paris me të shoqin... edhe pse nuk shkonte me magjarjen për do fjalë... Edhe kur i hypëm jahtit dhuru nga vet Musolini dhe morëm udhë drejt brigjeve italike... askush nuk mësoi për atë arratisje...
Magjarja, me barkun e kërcy gjer ke gryka më lutej me shku në Venecia, mirëpo deti ishte i ngarku me dallgë dhe unë urdhënova me u kthy mbrapsht.
Magjares nuk i mbaheshin të vjellnat.
Mbreti ngriti vështrimin.
Për një kohë ndoqi me vështrim secilën arkë.
Vallë ishte karfosur gjithçka brenda tyre, gjithçka e vyer, siç kishte lënë porosi.
Ari verbon këdo?".
Papritmas u dëgjuan zhurma të forta, të përzgjatura sa dhe kobndjellëse.
- Përse miqtë italianë fluturojnë kaq ulët? - tha princesha Adile.
Mbreti u kthye nga ajo.
Iu duk tepër e gjatë në kurmin e vet, ndoshta ngaqë kishte veshur një rrobdëshambër që i zbriste gjer poshtë tek këmbët e veta.
"Një fuqi ushtarake e papërballueshme, si përherë për këtë vend!... Një vend mik(!)?"
Mbreti shtrëngonte mjekrën me njërën dorë.
U kthye nga e motra.
- Ik, ik Adile!...
- Ndigjova armë dhe... Tjetër herë miqtë italianë nuk kanë fluturuar kaq ulët?!... Si me kenë...
- Je trembë?
- Jo besa, jo.
Ajo bëri një rrotullim rreth vetes, si të ishte në një sallë vallëzimi.
- Nuk ndihesh mirë?
Mbreti e ndiqte në heshtje.
- Po, mbramë u argëtuam ca... Kur ndjen... mundohesh me e zhbë... të ndihesh i qetë, apo jo?
Princesha Adile përqendroi hetueshëm vështrimin nga i vëllai.
- Ahmet!... përse miqtë italianë kanë nis me fluturu kaq ulët?! Ma parë nuk e kanë ba kët?
Ahmet!... Ahmet!...
I bëhej se e motra e shprehu emrin e tij me një ton nanuritës, si dikur kur ishin fëmijë.
Për çastin u ndje shpirtërisht tepër i plogët. Gjatë viteve të mbretërimit askush nuk kishte guxuar t?i fliste në emër, edhe brenda pallatit mbretëror.
Ahmet!...
Hodhi vështrimin gjithë përbuzje në drejtim të së motrës, mirëpo shpejt u qetua.
- Unë?!...
- Po, tashmë je zhbë si mbret!
Ai u largua prej saj.
Sërishmi iu gjend pranë dritares. Turma jashtë vazhdonte të këlthiste?
- Unë... isha mbret!... Jo, unë jam ende mbret... Kjo luftë ka mbërthy krejt Evropën...
Mbreti bëri të largohej nga dritarja. Eci dy-tre hapa larg saj dhe u kthye shpejt atje ku ishte pak më parë.
"Një mbret që vegjetova në saj të Musolinit, dhe aq!... Sepse vedi...
Populli jashtë pallatit lyp armë, me poshtë Musolinin(!)? Ikja, ikja nga ky vend ashtë zgjidhja hë për hë!... "
Ndërmend i erdhi Aburahmani, tutori i vet, një njeri i afërm për të, edhe pse gjithandej përflitej se ishte i pashkollë dhe i paskrupullt në vetvete. Dikush i kishte çuçurritur tek veshi se ishte ai që ndikoi i pari në vrasjen e të vëllait. Mirëpo, mbretit, gjithçka dëgjonte i dukej e stisur.
Mbreti, mbreti di se ç’ban, shprehej Abdurahmani gjithandej.
Princesha Adile i kujtoi të vëllait një ide të tij të hershme që, krejt familja mbretërore të kthehej në fenë katolike, të dikurshme sipas tij, por të zhbërë nga turqit gjatë pushtimit që i bënë Shqipërisë dhe vendeve të tjera përreth. Kështu ai mund të merrte për grua një bijë nga familja Savoja. Mirëpo, ideja e tij mbeti ide, si dhe shumë gjëra të tjera që ai fantazonte me vetvete. E ëma i lutej të martohej, kurrsesi me një të krishterë...
Dikush nëpër Evropë e kishte njëzuar atë nëpër shtyp se i përngjasonte shumë me Ivanin e Tmerrshëm rus. Fillimisht ai ndjeu në vetvete një ndjesi të mirë, mirëpo më vonë kuptoi se gjithçka përflitej gjithandej ishte thjeshtë një përdhosje e personalitetit se sa në të mirë...
"Ç`do mbret gëzon prestigjin e vet të pakundërshtueshëm, ndryshe... pse i thonë monark?!...
Mbreti zbriti shkallët.
Sytë i mbetën tek e motra.
- Më thirre Adile dhe jo princesha...
- ?
Mirë e thatë: Tash e tutje nuk kemi me kenë princesha?, por thjesht motrat e tuja. Senije? Nafije? Zogu!... Ish motrat e mbretit Zog të Parë të Shqipnisë, që?
Mbreti bëri një hap në drejtim të saj, me mendimin që t’i thoshte të mos çaprashiste më. Por më kot. E motra nuk po e ndiqte. Ai thuajse ishte ngjitur në faqen e murit, përballë tij. Atje ekspozoheshin flamuri kombëtar, portreti i Viktor Emanuelit të Tretë ?
- Flamuri i Skënderbegut!... Skënderbegu kërrkund nuk lejoi me i mbërthy për anash shqiponjës "sopatat e Liktorit", siç bane ti!...
Të kanë mbërthy vëlla dhe nuk ke nga lun!
Një skuadrilje avionësh vazhdonte të zhurmonte rëndshëm mbi qytet.
- I dëgjon?... Aeroplanë të markës SAVOJA? CAPRON? të markës? që vijnë papritmas në këtë ditë të mallkume prilli me të rrëmby mbretërinë(!)?
Sytë e saj, të hapur jashtë mase mbanin një bardhëzi të çuditshme.
- Mjaft!...
Princesha Adile u ndje e trembur nga toni me të cilin foli i vëllai ndaj, duke zgjatur njërën dorë në parmak të shkallëve, të mbahej, thuajse u rrëzua përtokë, pasi veprimi që bëri i shkoi huq.
Mbreti u bind në vetvete se, alkooli që ajo kishte konsumuar e kishte bërë punën e vet, ndaj edhe duhej të tregohej më i përmbajtur kur hynte në bisedë me të.
Papritmas, princesha Adile ia dha një të qeshure që jehoi gjatë në sallën bosh. Si të ishte pjellë e një afeksioni astenie?
- Oh, mbretëria!. . .
Mbreti e kishte hequr vështrimin prej saj.
Ai ndiqte zhurmat që vinin nga jashtë pallatit.
- Ata këlthasin apo më bajnë veshët?
Ai më shumë foli me vete, sepse e motra vështronte diku në fund të sallës, atje ku dhe ishin radhitë arkat që do të merrnin me vete, gjatë largimit nga Shqipëria.
- Jo, jo, ata nuk kanë ardhë me të uru për trashëgimtarin e?edhe pse kryetari i bashkisë u dha sihariqin mbramë?
"Alkoli nuk ia ka marrë krejt mendtë?"
Princesha Adile e ndiqte me ngulm.
- Mbreti i vetëm!... Ku i ke ministrat?... Ikën, ikën dhe u fshehën në strofkullën e Jakomonit... Me komunistët nuk jamë përzje... Nesër... Një tjetër qeveri i përmbledhë. . .
- Ikni, ikni Adile!...
- Me ik?
- Nxitoni me ndihmu magjaren, me u përgatitë për rrugën që kemi me marrë...
- Pse, ç?kujton se jam: shërbëtorja e saj?!
- A...
- Që kur se ajo shkeli në këtë pallat erdhën edhe prapësitë... Fajtor je ti, që nuk pranove me marrë një gru nga familja Savoja... Njëtash strukena si urithi nën zhurmat e...
Ajo kishte shkuar më tej hollit. Thuajse ishte puthitë me arkën e parë.
- Lufta nuk ka mbaru?
Mbreti eci më tej, me një hap të rëndë, në drejtim të arkave që kishte përgatitë një ditë më parë për udhë. Nga pas, në heshtje e ndiqte e motra.
Ajo thuajse u puthitë me njërën arkë.
- Njëkëtu duhet të jetë karfosë rroga mujore e mbretit: 1000 napolona flori? Ish mbretëresha: 500 napolona flori? Princeshat: 250? Byzylykë? gurë të çmuar? Shih: paska dhe gjak!...
- Mjaft!
- Të vrihet filani? Paska kundështu një misionar italian? në SIMSA? VENAXETI? AIPA? KIAA? SVEA? AMMI? e të tjera. Dikush vjen dhe më zhëzhitë ke veshët: mbreti ka harxhu paret e shtetit, duke bredhë nëpër Evropë me vjenezen?
- Jo, jo Adile, nuk duhej me pi kaq shumë, sa me!. . .
Ajo bëri të ulej në kolltukun pranë, mirëpo gati u rrëzua përtokë.
Mbreti qortoi veten që nuk iu gjend pranë, në kohë.
- Eh!...
Çuditërisht, krejt kurmin e vet e ndjeu të pushtuar nga një farë ngrirjeje, si kurrë tjetër herë, ndaj dhe ndiqte të motrën i shpërbërë shpirtërisht.
"Përse ime motër, në këto çaste ikjeje më bie pranë vjenezen, tashmë të harruar, të cilën?!...
Përse brenda dhe jashtë oborrit u muarnë shumë më të, kur kushdo në moshën teme bëhet pre e "djallit", njikshtu po e quj!...
Gjithçka që përjetova me të, mbetet e pranueshme, sepse erdhi në "pranverë", dhe. . . Ç`farë nuk u bëza atëherë, kur unë isha robëru krejt prej saj, gati dhe mbretëria mund të ikte ka durtë(!). . .
Gjindja rreth pallatit mbretëror nuk bëzante, sikur të mos shifshin asgjë në drejtimin tem dhe të vjenezes. . .
Ajo kohë për mu mbeti diçka fluturore, e falshme për dikë dhe e dënueshme për atë që fshihej pas hijes teme edhe nuk bëzante dot, se... Gjithçka me vjenezen mbeti një ëndërr, një ëndërr që kushdo mund të bëhet për, kur ia be...
Ne dimë ç?ka kemi ba, por nuk dimë ç?ka do të vijë ma vonë..."
Të shumtë ishin ata oborrtarë që, fare hapur i ishin shprehur se vjenezja e kishte rrjepur atë, si të kishte qenë një hipnotizante e mirëfilltë, duke u shkuar përfund zdërhalljeve të veta.
Mbreti bëri të shkundej nga gjithçka e shkuar, e mbyllur tashmë, për të ecur më tej.
Princesha Adile kishte zënë vend mirë në kolltuk dhe ai u ndje i qetë shpirtërisht.
Dikur, pranë kishte pasur Senijen, motrën tjetër, e cila për të kishte qenë më shumë se një konsulente, gjë që kurrsesi nuk e kishin bërë motrat e tjera të tij.
Vite më parë, ai desh bëri një gabim të rëndë kur kërkonte të dëbonte nga Voskopoja vllehët... Motra Senije atëherë bënte pushimet atje, dhe një grup pleqsh iu drejtuan asaj se ata, kurrsesi nuk njihnin vend tjetër për atdhe, që nga stërgjyshërit e vet...
Princesha Sanije i tha të vëllait, nëse do të dëbonte vllehët nga Voskopoja, po kështu duhej të bënte me malazezët dhe serbët në Shkodër të ardhur hershëm... apo të dëbonte argatët dropullitë, me origjinë greke...
Mbreti atëherë nuk ia zgjati të motrës.
Ajo dinte disa gjuhë të huaja dhe kohëve të fundit, ishte martuar me një princ turk, Abidin, për të cilin ai ushqente një farë konsiderate. Gjithnjë për të princesha Sanije kishte mbetur një udhërrëfyese. Ai e ndjente përherë mungesën e saj.
- Ma tej, ma tej ç?mundet me ba, motër?
Princesha heshtte.
- Ikja, ikja sa më parë nga ky vend është zgjidhja, hë për hë!...
E motra u çua në këmbë.
Zhurma e avionëve dëgjohej fare pranë, si dhe klithmat e njerëzve, që lypnin armë.
- Dikush duhet me u marrë me ta!...
Mbretit i pëlqeu thënia e së motrës. Iu duk më shumë se një maksimë.
Ai i buzëqeshi ngrohtë.
- Po, motër, njashtu duhet ba?
Në çast, nëpër holl u dëgjua e qara e një fëmije.
Ishte trashëgimtari i ardhshëm i fronit mbretëror...