Ksera dëgjon përfaqësuesit e personave më aftësi të kufizuar
![]()
TIRANE - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka thirrur në një takim të gjerë konsultativ përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara për të diskutuar rreth reformës së ndërmarrë nga Qeveria dhe Ministria e Punës në këtë fushë, në kuadër të përmbylljes së procesit të Ratifikimit të Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe të përmbushjes së detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ministri Ksera theksoi se ky është vetëm takimi i parë dhe se Ministria është e hapur të diskutojë me grupet e interesit ndryshimet ligjore, të cilat kanë për qëllim të rrisin mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara dhe për ti vënë të gjitha kategoritë përpara trajtimit të drejtë dhe të barabarta, pa diskriminime brenda grupit apo mes grupeve të aftësisë së kufizuar.
Legjislacioni i sotëm shqiptar për aftësinë e kufizuar ende është i coptuar dhe ka diferencime në të drejta dhe trajtime për grupe të veçanta të aftësisë së kufizuar - theksoi Ministri - Kështu, hartimi dhe miratimi sa më parë i një Ligji integral, në të cilin do të përfshihen të drejtat dhe përfitimet për të gjitha grupet, është jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptar në procesin e Ratifikimit të Konventës së OKB, nënshkruar tre vjet më parë nga Shqipëria, si dhe përmbushjes së detyrime për integrimin evropian, por edhe një detyrim përpara vetë grupeve dhe personave të aftësisë së kufizuar.
Ministri i ftoi të gjithë përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë propozime konkrete si përsa i përket parashikimeve të Ligjit integral, ashtu edhe VKM-ve, të cilat do të përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit për kompesimin e energjise elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban, pas ndryshimeve të fundit ligjore në statusin e të verbërit dhe invalidëve para dhe tetraplegjik.
(im/shqiptarja.com)