Batutën e fundit të Ramës mbi përkthimin në anglisht në faqen zyrtare online të Ministrisë së Kulturës Arrat e Babë Myslymit në Pezë, “Baba Nuts Myslymi in Peza Kingdom” e mora si një prej gjetjeve të tija brilante për të treguar degradimin e madh që e ka kapur këtë Institucion të Kulturës sonë. Duke qeshur hapa faqen online të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë me shpresë se do ta hasja gjëkundi këtë përkthim alla MKRS që e kishte bërë Ramën që ta përdorte në batutën e tij. Por ajo që më panë sytë sapo e hapa faqen online të Ministrisë së Kulturës ishte diçka e pabesueshme. Vetëm pena e Faik Konicës mund të përshkruante këtë ndodhi alla shqiptarçe e denjë për zyrtare të Anadollit në Perëndimin e Perandorisë osmane. Përshkrimin Konician të nënpunësve provincial, injorantë, me mustaqet plot lyrë që vrisnin miza gjithë ditën në zyrat bosh të një shteti të shpartalluar që priste nga çasti në çast që të shembej ishte përfytyrimi i parë. që të krijohej kur shikoje faqen zyrtare version anglisht të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë. E fiksova edhe datën edhe orën e saktë 23.Prill.2012 ora 9.27 e mbrëmjes dhe linkun e postova ne rrjetin social Facebook me frikën se myteberët e kësaj Ministrie pasi të dëgjonin se si po talleshin shqiptarët kudo në botë duke lexuar idiotësirat e kësaj Ministrie do të nxitonin që t’i fshinin.
Për ta ndarë me lexuesin se çfarë prezantonte Ministria jonë e Kulturës në faqen e saj zyrtare online version anglisht po i shënoj një pjesë të asaj që lexon publiku i huaj. Duke ju kërkuar falje pasi këto idiotësira nuk mund të përkthehen në shqip po mundohem të jap shpjegimin për aq sa mund të kuptohen këto marrëzira:
Faqja e parë në anglisht
Një foto e Ministrit dora vetë me dy pëshngritësit fitues që morën Medaljet në kampionatin Europian dhe shënimi i mëposhtëm:
“Minister expects Bumci Weightlifting Team”. Ka shumë mundësi që fraza e përçunduar në anglisht të tregojë se Ministri Bumçi pret ekipin e Peshëngritjes.
Në brendësi ja se çfarë shkruan Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për këtë pritje në anglisht sigurisht: “and Romela Begaj as nënkapione of Europe will benefit 2 million lek at the olympic games “Londër2012”.
Që Romela Begaj do marrë dy milion lekë kjo kuptohet por që të shkruhet në këtë mënyrë në anglisht, vetëm Ministria jonë e Kulturës e di.
Faqja e dyte
“Presented in GKA 5 bocetet for 100 Monument of Independence Anniversary”. Duket qartë që “idioti” që merret me përkthimet në Ministrinë e Kulturës ka përdorur Google Translate dhe ka bërë një lesh arapi në lajmet e kësaj Ministrie.
Faqja e tretë
Bumci Minister visit to Pristina to meet his Kosovo counterpart Mr. Krasniqi Memli.
Faqja e katërt
Annual analysis of the Ministry of Tourism, Bumçi: Keep the subject for 2012, RA, 100-th anniversary of Independence”.
Vetëm Ministri Bumçi mund ta kuptojë anglishten e vartësve të vet pasi është e pamundur që titujt e përdorur më lart të kenë ndonjë lloj sensi në anglishten normale. Megjithatë vazhdojmë më tej në faqet e Ministrisë së Kulturës sonë.
“Jug Bumçi Tepe in Turkey, in placing the bust of Fan. S. Noli.
First exposed belongings Fishta.
Promotion of book In Memoriam for Dritan opened “The answer to love”.
Portal created Albanology Albania-Kosovo.
Albanian writers for the first time at the Fair “Leipzig 2011”. Allocates National Literature Prizes for 2010.
In the scientific session held MTCYS Bilal Xhaferi.
Promote the historical novel “The Myth of Haji Qamili” of Uranus Butkës.
Këto janë titujt e mësipërm që japim informacion se çfarë aktivitetesh ka bërë Ministria jonë e Kulturës në muajt e kaluar. Se çfarë kuptimi kanë këto fraza idiote në anglisht një zot e di por jam i sigurtë që lexuesit që dinë anglishte normale nuk do ta besojnë se ky është fjalori i përdorur nga Ministria jonë e Kulturës. Më poshtë është faqja e Trashëgimnisë Kulturore që fillon me Sofratikën. Përshkrimi nuk ka nevojë për komente, por meqënëse Drejtor i Trashëgimisë sonë Kombëtare është një nënpunës i cili pretendon se e flet anglishten mjaft mirë turpi është edhe më i madh nëse Drejtori ynë e ka miratuar këtë tekst të mëposhtëm “Sofratike Hadrianopolis Theatre Situated in the valley of Drinos Gjirokastra district near the village with njëjtim name. Sofratikës Theatre discovered in 1984 and has a capacity of 4,000 seats with 27 degree”.
Vazhdojmë më poshtë me xhevahiret e Ministrisë sonë të Kulturës të cilat mbrëmë në rrjetin social Facebook sollën një atmosferë tejet shpërthyese për të gjithë shqiptarët që i lexonin online faqet zyrtare të Ministrisë së Kulturës. Aq kanë qeshur shqiptarët kudo që ishin sa nuk kanë munguar edhe komentet e bëra nga Zelanda e Re, Amerika, dhe Australia e largët. Duke qeshur shqiptarët e shkretë nuk qanin dot pasi për të gjithë ata që kanë 20 vjet që jetojnë jashtë është e pa imagjinueshme që në vitin 2012 nënpunësit e shtetit tonë anadollak të parfumosur dhe të krehur me xhel bëjnë të tilla paudhësi të cilat ia kalojnë edhe paudhësive të personazheve Konicianë të Anadollit të largët.
“Inaugurated in the presence of TKRS Minister, Mr. Home Aldo Albanology Albania-Kosovo WTM Fair – London. WTM Fair - London, which was held on November 9-12. Albania was presented with a new image, with an area of 120 m2 in the composition of which he and representatives of private entities and Local Government: Municipality of Tirana and Durres Municipality.
Bumçi Minister meeting with the Commission on Competitive Selection of Films ‘Berlinale’
Deputy / Ministry Turku at film premiere “amnesty” to Bujar Alimanit.
Teatrin e Operas dhe Baletit: National Theatre of Opera and Ballet Ensemble People. The National Theatre has a history of sixty-five years with a repertoire of 500 premieres from national and international Dramaturgy, starting from antiquity korifejtë to proceed with authors like Shakespeare, Moliere”
2. BKSH collects,... enriches, processes, stores and service points users in the Albanian language publications as well as in foreign languages containing information on Albania, the Albanian nation and make albano- balkanologjik collection.
Edhe “perla” e gjithë kësaj është tek faqja e Sportit që flet për vizitën e presidentit të FIA-së. Anglisht: TKRS Minister, Mr. Aldo said that future projects will support the Federation in Bangladesh, putting such activities in order to promote tourism.
Shqip del kështu: Ministri i TKRS-së, Z. Aldo Bumçi tha se në të ardhmen do të mbështesim projektet e kësaj Federate në Shqipëri duke i vënë aktivitete të tilla në funksion të promovimit të turizmit. Sipas kësaj Shqipëria është Bangladesh http://www.mtkrs.gov.al/web/
Presidenti _i _F IA _ s _ Zhan _ Tod _ viziton _ Tiranen _ 793 _ 1.phpSee more
Supriza më e madhe e faqes online të MKRS ishte fakti se dikush në këtë Ministri ka zbuluar se në fakt Ministria jonë e Kulturës do të promovojë turizmin nga Bangladeshi pasi ka shkruar në njoftimin zyrtar se: “Ministri ALDO do të mbështese Federatën e Bangladeshit me qëllim promovimin e turizmit” dhe e gjitha kjo në kuadrin e vizitës së Presidentit të FIA-s Zhan Tod në Shqipëri. Nëse dikush kupton diçka nga ky rebus i Ministrisë së Kulturës hajde e mere vesh.
Eshtë e kotë të vazhdosh të lexosh faqen anglisht të Ministrisë sonë të Kulturës. Eshtë një turp i madh. Eshtë një turp i madh se si Ministria jonë e Kulturës është Institucioni më i pakulturuar në Republikë. Eshtë e pa mundur të kuptosh se si një Institucion Kulturor përdor Google Translate për të përkthyer materialet e saj në faqen zyrtare duke na bërë qesharak në faqe të botës. E megjithatë mbrëmë për dy orë me rradhë shqiptarët e shumtë që lexonin komentet në rrjetet sociale nuk e mbanin dot të qeshurin me injorantët tanë të Ministrisë.
“Baba Nuts Myslymi in Kingdom of Peza” ishte fraza më brilante e komentuar nga të gjithe. Mbrëmë shqiptarët kudo që ishin nga Zelanda e Re e deri në Boston talleshin me zyrtarët tanë të kulturës të cilët me sa duket do të mbeten në histori si personazhet më qesharake të kësaj Ministrie.
E si për t’i vënë kapakun gjithë kësaj zallamahije të trembur nga reagimet e shumta, Ministria e Kulturës mbrëmë në orën 23.22 e hoqi faqen e saj në anglisht. Sot e mohoi fare që Ministria të ketë pasur faqe zyrtare në anglisht. Mesa duket kujtoi se e kaloi lumin dhe tani “të dhjefsha kalin” i thonë kësaj pune. Apo e thënë më bukur në variantin e Ministrisë, “crossed the river to horse dhjefsha”.
ANALIZE NGA AURON TARE
/shqiptarja