Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24457 articles
Browse latest View live

Mashtrimi i madh ( pjesa e parë ) Argumentet e dhëna nga Kurani

$
0
0
Ky serial do të jete i pari në llojin e tij dhe i vetmi ,i cili do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me të gjithë ne ,ne përgjithësi , e me tema të cilat do të trajtohen në vecanti .

Hap pas hapi do të njiheni me informacione për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë më parë...

Jemi mëse të sigurt se në fund të këtij seriali,ju do jeni më të informuar për shumë gjëra që kanë lidhje me jetën tuaj e të njerëzve që përpiqen gjithmonë që ta demtojnë atë padrejtësisht .

Çetnikët therën, vranë e djegën mbi 5 400 shqiptarë në Bihor

$
0
0
[media]http://images.botasot.info/uploads/largea_lufta-me-malazesz1349892890.jpg[/media]

Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihorin e martirizuar një komision shtetëror, në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë, mandej një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin etj, kurse në vend komisionin e shoqëroi një delegacion sanxhakas me Mulla Osmanin e Petnicës në krye, një patriot shqiptar i zjarrtë.
Dhe, nga të dhënat që mblodhi, emër për emër, ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-malazezët, të mbështetur në ushtrinë italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste - komuniste të Titos, pësuan: fëmijë - 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë; Burra - 590 të vrarë, 185 të therur, 119 të grirë; gra - 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; Të plagosur: burra - 359, gra - 275 dhe gra të reja e vajza të depërtuara në kampet çetniko-drazhiste për t'i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks - 251. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak të serbo-malazezit. Ua humbën edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta - fëmijë, gra, burra.

http://www.botasot.info/kosova/19088...tare-ne-bihor/

Shqipëria merr statusin kandidat

$
0
0
TIRANE- Komisioni Europian rekomandoi dje që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, por me kushtin që të shënohet progres në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe në reformën parlamentare, duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Gazeta Shqiptare” boton sot gjetjet kryesore të Raportit të Progresit 2012 për Shqipërinë.

PROGRES-RAPORTI 2012
Raporti i Progres për Shqipërinë është pjesë e Paketës së Zgjerimit 2012 të miratuar nga Komisioni Evropian më 10 tetor. Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim në BE duke kryer një numër reformash të rëndësishme kundrejt prioriteteve kyç të Opinionit të Komisionit të vitit 2010. Duke pasur parasysh këtë, Komisioni Evropian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, pasi të përmbushë masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe rishikimin e rregullores së Kuvendit. Komisioni do të vlerësojë gjithashtu përpjekjet e mëtejshme të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim që të jetë në gjendje të kalojë në fazën tjetër dhe të hapë negociatat e asociimit, Shqipëria duhet të demonstrojë veçanërisht një implementim të qëndrueshëm të angazhimeve të ndërmarra dhe plotësimin e prioriteteve kyçe të mbetura që nuk janë përmbushur plotësisht. Fokusi duhet të jetë shteti ligjor dhe të drejtat themelore. Dialogu i qëndrueshëm politik do të mbetet esencial për një proces të suksesshëm të reformave. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test themelor në lidhje me këtë dhe një parakusht për çdo rekomandim për hapjen e negociatave.

KRITERI POLITIK
Shqipëria ka bërë përparime në përmbushjen e kriterit politik të Kopenhagës për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Koordinimi i punës lidhur me integrimin në BE është përmirësuar më tej, duke çuar në rishikimin e Planit Kombëtar të Veprimit për trajtimin e prioriteteve kyçe të BE-së. Ky proces ka qenë transparent dhe pjesëmarrës, përfshirë diskutime me opozitën në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian. Dialogu politik mes palëve është përmirësuar shumë duke i lejuar Shqipërisë të plotësojë katër nga përparësitë kyçe, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me funksionimin e duhur të kuvendit, miratimin e ligjeve në pritje që kërkojnë shumicë të përforcuar, emërimin e Avokatit të Popullit dhe proceset dëgjimore dhe votuese për institucionet kryesore dhe modifikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet. Shqipëria është në udhën drejt përmbushjes së dy prioriteteve kyçe lidhur me reformën e administratës publike dhe përmirësimin e trajtimit të të dënuarve. Ka patur progres edhe për prioritetet e mbetura, përfshirë hapa me rëndësi si miratimi i ligjit mbi gjykatën administrative, rritja e sekuestrimit të pasurive kriminale, miratimi i një strategjie gjithëpërfshirëse mbi reformën e pronave dhe sanksioneve shtrënguese për dhunën në familje. Miratimi i amendimeve kushtetuese që kufizojnë imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve shënoi një hap me rëndësi në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Megjithatë, nevojiten përpjekje të tjera dhe të qëndrueshme për të përmbushur plotësisht kriterin politik të Kopenhagës. Për sa i takon demokracisë dhe shtetit ligjor, është thelbësore të mbështetemi në progresin e bërë dhe të sigurohet qëndrueshmëria e dialogut politik dhe përpjekjeve të përbashkëta për reforma. Janë të nevojshme masa konkrete për forcimin e përgjegjshmërisë, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor. Duhet forcuar precedenti i hetimeve, përndjekjes dhe dënimeve në rastet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Lufta kundër krimit të organizuar duhet përmirësuar më tej. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zbatimit të vazhdueshëm të strategjisë për të drejtat e pronësisë. Zbatimi i instrumentave legjislative dhe politike në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me romët, duhet përmirësuar më tej.

KRITERI EKONOMIK
Ekonomia shqiptare ka vazhduar të ketë stabilitet makroekonomik. Shqipëria ka bërë përparim drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionale. Ajo duhet të jetë në gjendje të përballet me presione konkurruese dhe forcat e tregut brenda Bashkimit në periudha afatmesme, me kusht që reformat strukturore të përshpejtohen dhe thellohen, përfshirë përforcimin e sistemit ligjor dhe forcimin e kapitalit fizik dhe njerëzor. Kërkesa e brendshme ka kontribuar më së shumti në rritjen e GDP me 3,1% në vitin 2011, e megjithatë veprimtaria ekonomike ka ngecur në çerekun e parë të vitit 2012 nga përçarjet e pushtetit. Inflacioni ka mbetur i pandryshuar falë politikes së shëndoshë monetare të Shqipërisë. Megjithatë, ekonomia shqiptare ka mbetur e cënueshme për shkak të një defiçiti të lartë dhe defiçiti fiskal është rritur në vitin 2011. Të metat që prekin shtetin ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë pengojnë zbatueshmërinë e kontratave dhe kanë ndikime negative mbi investimet dhe klimën e biznesit. Mbetet shqetësimi mbi nivelin e lartë në rritje të huave jopërformuese në sistemin bankar. Sektori informal dhe mbledhja e dobët e taksave mbeten një sfidë.

LEGJISLACIONI I BE
Shqipëria ka bërë një progres të moderuar në përmirësimin e aftësive të saj për të ndërmarrë detyrimet e anëtarësisë përmes përafrimit të legjislacionit dhe standardeve të saj me ato të BE-së, veçanërisht në fushat e konkurrencës, taksave, statistikave, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, arsimit dhe kulturës dhe bashkimit doganor. Megjithatë, nevojiten përpjekje më të mëdha meqë progresi ka qenë i kufizuar në fusha si liria e lëvizjes së punëtorëve, prokurimi publik, ligji për pronësinë intelektuale, zhvillimi i bujqësisë dhe ai rural, siguria e ushqimit, energjia dhe mjedisi dhe ndryshimet klimaterike. Nevojiten përpjekje të qëndrueshme për forcimin e kapacitetit administrativ për implementimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Balkanweb/

Best of Portokalli - Pjeset me te mira

$
0
0
Disa nga pjeset me te mira te Portokallise do te publikohen ketu

[media]http://www.youtube.com/watch?v=nn14fA62ll4[/media]

Murgesha kapet duke vjedhur birra (video)

$
0
0
Se fundi nje video e cila po bene hit ne youtube, si personazh ka nje figure interesante. Ështe nje murgesha e cila kapet duke vjedhur ne nje dyqan ushqimor dhe gjeja qe kapet duke vjedhur eshte pija alkoolike apo birra.




[MEDIA]http://www.youtube.com/watch?v=etTGPKNjOrY[/MEDIA]

Edgar Cayce

$
0
0
Per me shume se 40 vjet ai beri “lexime psikike” per mijera persona, nderkohe qe ishte ne gjendje te pavetedishme, duke diagnostikuar semundje, duke perjetuar ngjarje nga e kaluara dhe duke parashikuar ngjarje te se ardhmes.

Quhej Edgar Caycedhe eshte thirrur Nostradamusi i dyte.

Por kush ishte ne te vertete ?

Cayce lindi (1877-1945) ne nje ferme ne Hopkinsville, Kentacky. Aftesite e tij psikike filluan te shfaqeshin qe ne femijeri.Ai ishte ne gjendje te shikonte dhe te fliste me shpirtin e gjyshit te tij dhe shpesh luante me ‘shoke imagjinare’ per te cilet ai thoshte se ishin shpirtra te botes tjeter.

Ai gjithashtu shfaqte nje aftesi te pabesueshme per te kujtuar faqet e nje libri thjesht duke fjetur mbi te. Keto aftesi benin qe i riu Cayce te dukej i cuditshem, por ajo qe Cayce deshironte me te vertete ishte qe te ndihmonte te tjeret, sidomos femijet.

Me vone Cayce zbuloi se kishte aftesine qe ta vendoste veten e tij ne gjendje gjumi duke u shtrire ne krevat, duke mbyllur syte dhe duke vene duart mbi stomak.

Ne kete gjendje relaksimi dhe meditimi ai ishte ne gjendje qe te vendoste mendjen e tij ne kontakt me kohen dhe hapesiren - ndergjegjia universale e njohur gjithashtu si mbindergjegjia.

Qe nga ai moment ai ishte ne gjendje qe t’u pergjigjej pyetjeve si: “Cilat jane sekretet e universit?”, “Cili eshte qellimi im ne jete?”, “Cfare mund te bej per te sheruar artritin?” dhe “Si jane ndertuar piramidat e Egjiptit?”.

Pergjigjet e tij ndaj ketyre pyetjeve u quajten ‘lexime’ dhe brendesia e tyre ofronte ndihme praktike dhe keshilla te vlefshme per njerezit qe ai takonte cdo dite.

Shume njerez jane habitur kur kane mesuar se Edgar Cayce ishte nje ndjekes i devotshem i kishes dhe nje mesues i shkolles se te djeles. Ne moshe te re Cayce u zotua te lexonte Biblen cdo vit te jetes se tij dhe ne vitin 1945 kur ai vdiq, kishte perfunduar se lexuari ate.

Edhe pse Cayce ka me shume se 60 vjet qe ka vdekur, materialet per lexim ai i ka hedhur ne qindra libra dhe i ka shkruar ne aspekte te ndryshme te punes se tij. Ato perfshijne ceshtje si: zbulimi i misionit tone ne jete, zhvillimi i intuites, eksplorimi i mistereve te lashta, marrja e pergjegjesise per shendetin tone, etj.

Leximet e Edgar Cayce kane te bejne me shendetin dhe trajtimet e semundjeve. Edhe sot, shume njerez te profesioneve te ndryshme dhe me origjine apo besime te ndryshme, keshillohen me informacionin e dhene ne shkrimet e Cayce, edhe pse disa prej tyre jane bere me shume se 100 vjet me pare.

Masakrohet një 18-vjeçare, babai gjen në arë trupin pa kokë

$
0
0
DURRËS-Një masakër ndaj një vajze të re në Fllakë të Durrësit ka alarmuar policinë, e cila ka nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë dhe të pazakontë.

Viktima quhet Aishe Vata, 18 vjeç, banore në Xhafzotaj. Ka qenë babai i saj që ka gjetur trupin në mes të arës me misër në mbikalimin e Fllakës, afro 200 metra larg viles trekateshe ku banon familja Vata. Prindi është shokuar kur ka parë trupin pa kokë dhe ka njoftuar vec familjarëve dhe policinë e Durrësit. Në vendngjarje policia konstatoi se trupi ishte masakruar me thikë, ndërsa mungonte koka e viktimës. Trupi u gjet vetem me robdeshamber dhe pjeserisht e veshur me te brendshme. Megjithe kerkimet në zonën perreth nuk eshte gjetur ende koka e prere nga trupi.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat e para, mësohet se 18-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia rreth orës 2 të nates, për të mos u kthyer më në banesë.

Policia po kryen hetimet dhe bën të ditur se vajza kishte përfunduar shkollën e mesme të Medresesë dhe më pas nuk ka vazhduar studime të larta.

Hetimet janë shtrire në 2 pista. Dyshime ka për ndonjë krim të mundshëm pasionant, ose ndonjë konflikt i mundshëm i familjes me persona të tjerë. Hetimet do të zbardhin të vërtetën rreth ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Posht Meje Vjen !!!!(seria7)

$
0
0
Loja eshte ajo qe ka qene edhe do te jete gjithmone ne F.SH

Posht mje vjen thuaj emrin e antarit qe do :)

Une du te vi Xhenet.M.S

Cikël poetik nga poeti Mark Kuzhnini

$
0
0
Kush je ti?

Je humbur,je zhdukur dhe nuk je lutur,
je lidhur, nuk je zgjidhur kur je dridhur
tè kam puthur por nuk je zbutur,
më ke thënë të dua por me mua je shtirur.

Ke dashur kë ke dashur, kotë ke folur,
ke ikur, nuk më bëre ftesë te isha pjesë
isha rob atë botë, për ty jam lodhur,
je tallur me mua gjerë në mëngjes.

E kam shijuar ëndrrën e pa prekur,
i kam ndarë duke i qarë dhimbjet e forta,
me ty isha gjithnjë e kam cekur,
dhurata më e qmuar doli një nga dhuratat
më të kota
.................................................. ...

ASHTU SI DIKUR

Kur më thua udhë të mbarë,
më përqafo nga larg ku je,
një varg do e qaj me lotë
ndoshta nesër s'do më njeh.

Ateherë kur jam në rrugë,
diku larg në rrugë të gjata,
s'do t'i kem puthjet tua,
do më puth dita,do më puth nata.

Nëse mall do kesh për mua,
nëse zëri im të mungon,
shiqo rrugën që kam kaluar,
ajo gjurmët qe kam lënë do i tregon.

Më mundon një kujtim
që më shtjellohet në kokë cdoherë
s'mund ta gjej një shpirt të lir
që të strukem në të përherë.

S'mund ta prekë me zemrën tënde,
ashtu si dikur që e kam prekur,
dua të të puth në shpirt e buzë të mos lë
të ikë me vrap rrugën për ta ndjekur.

.................................................. .....

ÇFARË KAM PARË

Çjerra... çfarë çjerra...?
Dhembjen tënde ngadalë...
Lotët t’i kam fshirë
si era shiun në mal...

Kam ikur... ku kam ikur...?
Drejt nga burgu i errët
në zemrën tënde kam pikur,
si lot i pastër dhe i kthjellët...

Kam puthur..., kë e kam puthur?
Të pa mundurën, çdo herë...
Kam prekur... kë kam prekur?
Hijen tënde në ëndrra përherë...

Kam parë..., kë kam parë?
Të pa dukshmin, shpirtin tënd
e kam njomur dhe pse ish tharë,
pa pasur në ndihmë askënd!
Kam ecur... ku kam vajtur?
Drejt e drejt, gjer tek caku....
Me vete, çfarë kam mbajtur...?
Një mllef e një zhgënjim....
Një shpresë të vogël s’paku.

.......................................

Zemrën e ndarë

Do vie dhe ajo ditë e ndritur,
që unë vazhdimisht po e pres,
që shpirtin kam për ta falur
e jo për t'ia shitur
Zotit të madh pa interes.

Kam hasur dhe rrugica të ngushta,
gjatë udhëtimit paksa jam ndalur,
do has në udhëkryqe të prera
se me pritje mjaft jam qmallur.

Fatin e njof por lumturin e dua,
t'i bëj se bashku për një qast
por në atë qast etja do shuhet
dhe më besoj që nuk do jem i plast.

Ndjenjës në karrocë të paralizuar
do i bërtas, do e ngris në këmbë,
zemrën e ndarë kam për ta ngjitur
dhe fjalët s'do i lëshoj pa i përtypur
mirë me dhëmbë.

.................................................. ...

MBYLLA SYTË

Trung i ndarë unë kam mbetur,
zemër vrarë dhe shumë i etur...
Se ç’më thanë e më tradhtuan,
më lanë udhëkryq e m’robëruan!

Kur më morën, më lëkundën,
kur më korrën e më shkundën ,
më shoshiten me një shoshë,
më qortuan, pse isha bosh...!

Kur, jam përleshur e jam ngjeshur,
në errësim, ngadalë jam veshur,
gjysmë i zhveshur kur kam kenë
më kanë fyer, më thanë: je një qen!

Kur më ikën, më, s’i kam parë,
shkuan ditën që kam qarë...
Seç më lanë të gjunjëzuar,
e thanë: gjumin na ke zgjuar!

Mbylla sytë e pash me mëndje,
mbajta kokën disi me ëndje,
e pash fytyrën të gjakosur,
ëndrrat e mjera, m’i kanë plagosur!

.................................................. .

KUR,KUR,KUR ?

Nëpër dhëmb përtyp fjalët,
aty ndër vetulla mbaj shikimin,
si zog krahë thyer i vajtoj malet,
më premtojnë kot,ma ofrojnë zhgënjimin.

Ku do mbesin këngët e mia,
si harabel që gjithnjë këndojë,
mos vallë në humner do të treten
mos jam në kthetra, a do të shpëtoj ?!

Ku do mbetet ky trishtim,
që tani une e posedoj?
Mos rastesishtë është një tradhëti,
një frymëzim që më mashtroj.

Kur do humbet errësira ?
Më thuani kur dielli do afrohet?
Kur do vijne ditet më te mira?
Kur një shpirt i akulltë do të ngrohet?

Kur? Kur? Kur?

.................................................. ................

Për çudi

Kur e kam parë kur askush s’e ka parë
hijën qe ma bartte fatin
kur kam qeshur e kur kam qarë
kur kam njollosur me lotë shtratin.

Kur kam ecur kurrë s’kam ngecur
në horizontin e pa fund
retë me këmbë i kam shkelur
rrufeja shpirtin kurrë s’ma lekund

Kush ka folur me fantazma
për çudi shumë fantazi
kush e ka pare të padukshmen? Unë,
por nuk kam fjetur në qetësi.

.................................................. ..
SHQIP DHE VETEM SHQIP

Shqip more flas, a më dëgjon?
Mos përdor këtu gjuhë sllave
se shqiponja do të verbon,
do lëshohet shepjt drejt maleve.

Shqip more shqip këtu fol,
me thua mua arrnaut?
Gjuhën e turkut e pranon,
une jam shqipe nuk jam hut.

Tungjatjeta e kam përshëndetjen,
me plis në kokë kam mbrojtur vatan,
rrotullo gjuhën se ta përgjakë jetën
më thuaj jam Shqiptar ore kapedan.

Të mallkuar qofshi siq tha Fishta,
që përdor gjuhë tjera boshe,
ja pra po ju jeni njerëz me bishta
fol shqip dhe më shumë do rrosh.

Si lindi emri “Shtëpia e Bardhë”, dhe si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

$
0
0
Shtëpia e Bardhe, historia e shtëpisë më të rëndësishme në botë

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilie. Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilie të vetme brenda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.” Gjatë luftës të vitit 1812 me Anglinë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vendit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur. Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty. Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikturë të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe disa objekte të tjera të rëndësishme. Ushtarët anglezë i vunë zjarrin Shtëpisë së Presidentit. Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit. Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit “Shtëpia e Bardhë.” Në vitin 1902 Kongresi amerikan e bëri këtë emër zyrtar. Pas 100 vjet jete e më shumë nga ndërtimi i saj, skeleti i Shtëpisë së Bardhë filloi të vjetrohej e dobësohej. Në vitin 1948 lindi pyetja nëse Shtëpia e Bardhë duhej të riparohej duke ruajtur po atë projekt, apo duhej shembur e në vend të saj të ndërtohej një rezidencë krejt e re. Populli amerikan e dha përgjigjen e vet nëpërmjet letrave të panumërta. “Shtëpia e Bardhë” ishte Shtëpia e Bardhë dhe kështu duhej të mbetej duke trashëguar aparencën e saj. Vullneti i popullit fitoi dhe shtëpia e presidentit u forcua por mbeti po ajo, siç kishte thënë Xhorxh Uashingtoni “një vend me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe simbol i harmonisë së vendit.”

Si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

Inaugurimi i Presidentit Xhorxh Uashington, si presidenti i parë i SHBA, u bë në Nju Jork,( 14 prill 1789) por ai qe kryeqytet i përkohshëm. Më pas, në 1790, kryeqytet u bë Filadelfia. Por as Filadelfia nuk u gjet e përshtatshme. Çdo shtet kishte kryeqytetin e tij, i cili s’mund të ishte njëkohësisht edhe kryeqytet i federatës. Duhej ngritur një kryeqytet i ri që të mos i takonte asnjë shteti, të ishte në një vend të veçantë që të kishte gjithashtu territorin e vet. Atëhere Merilendi dhe Virxhinia dhuruan tokë për këtë qëllim pranë lumit Potamik. Ky territor që u quajt “Distrikti Kolumbia,” atë kohë dukej si zgjedhje e përshtatshme pasi binte në mes të Amerikës së atëhershme, dhe me sa duket qe një zgjidhje e drejtë se prej asaj kohe kryeqyteti nuk ndërroi më vend. Para se të fillonte puna për ndërtimin e kryeqytetit, Tomas Xhefersoni që kishte parë shumë kryeqytete të Evropës me kopshte të mrekullueshme dha idetë e tij mbi kryeqytetin. Por kjo punë u takonte në fund të fundit arkitektëve profesionistë ndaj edhe u ftuan arkitektë të ndryshëm për të konkuruar me projektet e tyre. Arkitekti të cilit i takon merita e planit të qytetit ishte Charles L’Enfant që kishte studiuar inxhinierinë dhe artet në Paris dhe pat ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në luftën revolucionare amerikane. Puna e tij e parë arkitekturale kishte qenë Bashkia e qytetit të Nju Jorkut. Por famë të pavdekshme atij i dha projekti i kryeqytetit federal, Uashingtonit. Në qendër të kryeqytetit të ardhshëm ai dha vizionin e një lëndine bari të gjelbër. Godinën e Kongresit amerikan (Capitol Hill) e vendosi mbi kodër prej nga mund të shihej qëndra e qytetit dhe lumi Potomak. Në planin e tij ai parashikonte dymbëdhjetë rrugë kryesore të cilat hapeshin nga kapitoli në qytet. Pastaj për arkitekturën e Shtëpisë së Bardhë u shpall një konkurs, të cilin e fitoi një arkitekt irlandez, Xhejms Hoban. Tomas Xhefersoni hyri në konkurs me pseudonim, por nuk fitoi. Konkurs u organizua edhe për ndërtesën e Kongresit Amerikan. Për këtë u pranua projekti i arkitektit Uilliam Thornton që kishte studiuar arkitekturë në Skotland. Xhorxh Uashingtoni për projektin e tij tu shpreh që “ai përmban madhështi, thjeshtësi dhe konviniencë”. Godina e Kongresit mori vite të tëra për t’u ndërtuar, madje ishte ende në ndërtim e sipër kur Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-të i SHBA. Pjesëmarrja e arkitektëve të ndryshëm nga bota për ndërtimin e kryeqytetit të vendit ishte shprehje e demokracisë së qeverisë amerikane. Për të kishin rëndësi idetë, mendimet që jepeshin për ta bërë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa më të bukur, nuk kishte rëndësi kombësia e arkitektëve. Ky tipar i ra në sy edhe Alexis De Tocqueville kur erdhi për të studiuar demokracinë e re amerikane, në vitet ‘30-të të shekullit të 19-të. Kjo ishte veçoria e këtij vendi që e dalloi dhe e dallon atë nga të tjerët: u ndërtua e zhvillohet nga njerëz të kombësive nga e gjithë bota pa asnjë paragjykim.
Për rreth 200 vjet, Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si simbol i presidencës, qeverisë së SHBA-së dhe amerikanëve. Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nënshkroi Aktin e Kongresit, në dhjetor të vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do të qëndronte në një zonë “që nuk i kalon 25 kilometra katrorë, mbi lumin Potomak”. Presidenti Washington, bashkë me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhën vendin për rezidencën e re, e cila tani është “1600 Pennsylvania Avenue”. Teksa kryheshin përgatitjet për qytetin e ri federal, u zhvillua një konkurs për gjetjen e një ndërtuesi të “Shtëpisë së Presidentit”. U pranuan nëntë propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndërtimi filloi, kur u hodh guri i parë i themelit, në tetor të vitit 1792. Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndërtimin e shtëpisë, ai nuk jetoi kurrë aty. Vetëm në vitin 1800, kur Shtëpia e Bardhë thuajse kishte përfunduar, ajo u banua nga banorët e parë, presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij. Që prej asaj kohe, çdo president ka bërë ndryshimet dhe shtesat e tij. Shtëpia e Bardhë është, pavarësisht të gjithave, shtëpia private presidentit. Shtëpia e Bardhë ka një histori unike dhe tërheqëse. I ka mbijetuar zjarrit në vitin 1814 dhe një zjarri tjetër në Krahun Perëndimor në vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president. Gjatë presidencës së Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtëpisë, me përjashtim të katit të tretë u rrëzua dhe rinovua krejtësisht.

(Nga libri “Një udhëtim në Historinë Amerikane)
TE DHENA PER SHTEPINA E BARDHE


Ndërtimi

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

Emri

Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

Evolimi i Shtëpisë së Bardhë

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

Shtëpia e Bardhë sot

Që prej restaurimit “Kennedy” çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy). Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.

Krahu Perëndimor

Në Krahun Perëndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit të tij të ngushtë, prej rreth 50 vetash. Krahu Perëndimor gjithashtu përfshin Dhomën e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punës dhe ku takohet kabineti i SHBA-së. Kjo pjesë e ndërtesës është përdorur për filmimin e serialit “The West Wing”.

Krahu Lindor

Krahu Lindor, i cili ka hapësirë shtesë për zyra, i është shtuar Shtëpisë së Bardhë në vitin 1942. Aty ndodhen zyrat për stafin e Zonjës së Parë dhe Zyra Sociale e Shtëpisë së Bardhë. Rosaly Carter në vitin 1977 ishte e para që vendosi zyrën e saj personale në Krahun Lindor duke e quajtur atë formalisht “Zyra e Zonjës së Parë”. Krahu Lindor u ndërtua gjatë Luftës II Botërore.

Dhoma e Verdhe Ovale

Dhoma e Verdhë Ovale është një dhomë në formë ovale e pozicionuar në pjesën jugore të katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë dhe është zyra e presidentit të SHBA. E përdorur fillimisht si dhomë vizatimi, gjatë presidencës së John Adams ajo u përdor si librari, zyrë dhe dhomë pritjeje familjare. Sot ajo përdoret për pritje të vogla dhe për të përshëndetur krerët e shteteve para Darkës Shtetërore.

Kapaciteti

Në Shtëpinë e Bardhë janë 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palë shkallë. Në shtëpinë zyrtare të presidentit të SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorë.

Emri

Në kohë të ndryshme të historisë, Shtëpia e Bardhë është njohur si “Pallati i Presidentit”, “Shtëpia e Presidentit” dhe “Rezidenca Ezekutive”. Presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington”.

Kuzhina

Në Shtëpinë e Bardhë ndodhen pesë kuzhinierë me kohë të plotë, të cilët duhet të jenë në gatishmëri në çdo moment. Në këtë mënyrë, kuzhina e Shtëpisë së Bardhë është në gjendje t’u shërbejë darkë rreth 140 të ftuarve njëkohësisht.

Kostoja

Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800.

Zbavitja

Në Shtëpinë e Bardhë ka një sërë ndërtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive për presidentët. Aty ndodhet një fushë tenisi, pishinë, një kinema, pistë vrapimi, si dhe shpeshherë organizohen koncerte të ndryshme.

Rindërtimi Truman

Keqpërdorimi i shtëpisë për dekada me radhë, ndërtimi i një papafingo në kat të katërt dhe shtesa e një ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar dëme mbi strukturën me tulla dhe gurë ranorë. Në vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshëm i shembjes së shtëpisë, duke bërë që presidenti Truman të urdhëronte një rindërtim të plotë dhe të vendosej në shtëpinë “Blair House” nga viti 1949 deri më 1951. Rindërtimi u krye nga një firmë e Filadelfias dhe përfshiu shembjen e plotë të pjesës së brendshme dhe ndërtimin e një strukture të re prej çeliku, si dhe rindërtimin e dhomave origjinale me strukturën e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjesë shtesë tuneli, si dhe vend për t’u strehuar në rast bombardimi. Familja Truman u vendos sërish në Shtëpinë e Bardhë më 27 mars 1952. Ndërkohë që struktura e shtëpisë nuk ndryshoi, shumë prej punimeve të brendshme e humbën vlerën historike.

Restaurimi Kennedy

Jacqueline Kennedy, bashkëshortja e presidentit John F. Kennedy kreu një restaurim të zgjeruar dhe historik të shtëpisë. Ajo kërkoi ndihmën e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” për ta ndihmuar me veprat e artit, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë aty. Vepra të tjera arti të periudhës Kennedy i janë dhuruar donatorëve të pasur të Shtëpisë së Bardhë, familjes Crowninshield, Jane Engelhard, Jayne Wrightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmës pariziene të dekorimit “House of Jansen” ishte personi që u punësua nga zonja Kennedy për ta ndihmuar në dekorim. Periudhat e ndryshme të republikës së hershme dhe historia botërore u zgjodhën si tema për çdo dhomë, stiuli federal për Dhomën e Gjelbër, perandoria franceze për Dhomën Blu, perandoria amerikane për Dhomën e Kuqe, Luixhi XVI për Dhomën e Verdhë Ovale dhe stili viktorian për studion e presidentit, e riemëruar Dhoma e Traktatit. U përzgjodhën mobilje antike, si dhe copëra dhe prerje të bazuara në periudhën historike, në të cilën ishin prodhuar dokumentet.

Dhoma e Pritjeve Diplomatike

Dhoma e Pritjeve Diplomatike është një prej tre dhomave ovale në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është në katin përdhes dhe përdoret si dhomë pritjeje për ambasadorët e shteteve që prezantojnë kredencialet e tyre, ceremoni kjo që më parë është kryer në Dhomën Blu. Kjo dhomë është pjesa hyrëse në Shtëpinë e Bardhë dhe ka katër dyer që e lidhin me dhomat e tjera.

Dhoma Blu

Dhoma Blu është një prej tre salloneve shtetërore në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë. Ajo shquhet, gjithashtu, për formën ovale. Dhoma përdoret për pritje dhe ndonjëherë edhe për darka të vogla. Ajo dekorohet gjithnjë me ngjyrë blu. Ajo ka gjashtë dyer dhe tre dritare. Dhoma Blu është e mobiluar sipas stilit të perandorisë franceze.

Fotografitë e Bashkëngjitura
Lloji i Skedarit: jpg shtepia e bardh.jpg (37.2 KB)

Kur vetmia është një mikeshë e sinqertë!

$
0
0
Ekziston një nevojë primare psikike, që e ka shoqëruar gjithmonë njeriun përgjatë historisë së tij: të jetë vetëm. Nuk po flasim për një vetmi të dëshiruar sociale, pasi njerëzit janë “krijuar” për të qenë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, por si të keni një mundësi për të gjetur pak kohë dhe hapësirë që të qëndroni me veten, të shkëputeni përkohësisht nga të tjerët dhe të përqendroheni më shumë te qenia juaj: të rizbuloni kuptimin e vetes, të ndieni, të ribashkoni. Nuk bëhet fjalë për të medituar apo për t’u lutur, por thjesht për të mos u lidhur me rrjetin e zakonshëm të marrëdhënieve, si reale ashtu edhe virtuale. Momente kur mendja ka nevojë absolute të mos ndërpritet nga kërkesat e jashtme, në mënyrë që t’i kryejë të gjitha operacionet themelore: nga stresi i përditshëm, te qetësimi, përqendrimi, marrja e energjive dhe perceptimi i ndjenjave, që mund të arrihen vetëm në këtë mënyrë. Stili i jetesës që na imponohet nga shoqëria, nuk e parashikon atë, përkundrazi duket sikur ai bën gjithçka për të mos na lënë kurrë vetëm. Kërkesat profesionale, shoqërore, familjare dhe miqësore janë shumëfishuar, për shkak të teknologjisë që na bën të arritshëm në çdo kohë, duke rritur kështu nivelin e stresit.
Fitoni varësinë ndaj të tjerëve
Shembulli tipik për të shpjeguar këtë nevojë është ulja e një personi në stacionin e autobusit: ky mund të jetë një moment i mirëfilltë vetmie dhe “çlirimi” nga stresi. Jo më kot, kur njerëzit qëndrojnë në stacion duke pritur autobusin, shkëmbejnë mesazhe të panevojshme me dikë, thjesht për të mbushur kohën. Për fat të mirë rikuperimi i këtyre momenteve “të shenjta” për sistemin nervor dhe ekuilibrin psikologjik nuk është i pamundur. Nuk është e nevojshme që të hiqni dorë nga mjetet e progresit, por të rregulloni përdorimin, për të fituar pavarësinë ndaj lidhjeve të vazhdueshme. Nëse ju nuk i rezervoni vetes pak vetmi, do të ndiheni të vetmuar në marrëdhëniet shoqërore.
Ligjëroni nevojën e vetmisë
Sot shkëputja nga marrëdhëniet, edhe për periudha të shkurtra kohore, duket pothuajse si një krim. Duke u bërë i pakapshëm për një orë, mund t’ju bëjë të ndiheni fajtorë. Prandaj është e nevojshme që të “ligjëroni” nevojën për të qëndruar pak kohë vetëm: nëse prisni që të jetë mjedisi i jashtëm ai që do t’ua krijojë këtë hapësirë, të jeni të sigurt se nuk do ta keni kurrë.
Ndaloni ndërhyrjet
Shpeshherë e nënvlerësoni rëndësinë e kësaj vetmie të nevojshme. Është e rëndësishme që t’i mbroni këto momente vetmie njësoj sikur jeni, për shembull, në një takim biznesi, të cilin nuk mund ta ndërprisni.
Mos e përdorni vetminë … për të punuar!
Duke qëndruar vetëm, nuk do të thotë se mund të gjeni kohën për “të ecur përpara” me punën, “të përfitoni nga koha e lirë” për të arritur planin, e kështu me radhë. Vetmia “e mirë” është ajo ku ju mund të bëni çfarë të doni, e cila nuk shndërrohet në diçka që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, na lidh përsëri me botën e jashtme dhe detyrat.
Duke qëndruar vetëm, nganjëherë ju bën mirë për këto arsye:
- Viheni në kontakt me veten
- Identiteti forcohet dhe stresi zvogëlohet
- Dëgjoni mendimet tuaja të mira dhe ndieni emocionet
- Ju vijnë mendime të mira
- Duke ndenjur në vetmi gjendet ekuilibri i mendjes dhe shpirtit
- Jeni më të predispozuar ndaj aktiviteteve sociale

E bukura e fjalëve të pista!

$
0
0
Sipas ekspertëve, janë fjalët e fundit "magjike". Falë tyre arrijmë të shprehim ato që nuk mund të shprehim, nga seksi deri te surprizat. Përmes tyre arrijmë të evitojmë edhe kontaktet fizike


Për Zigmund Frojdin, babanë e psikanalizës, "ai që për herë të parë i tha kundërshtarit një fjalë fyese në vend të një fjale të ëmbël, ishte themeluesi i qytetërimit".

Ndërsa shkencëtarë të tjerë mendojnë kështu: ndoshta fjala e parë e thënë nga njeriu ka qenë një fjalë e pistë. Në fakt, hipoteza është e etologut Edibl Eibsfeld: për të ofendimet kanë qenë motori më i rëndësishëm i zhvillimit të një gjuhe, sepse kanë ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve, në mënyrë jo të përgjakshme. "Nëse i merr partnerit një objekt duke e kërcënuar, kjo provokon një veprim të drejtpërdrejtë. Kështu, duke përdorur fjalë me shprehje kërcënuese, hap një diskutim që mund të të çojë në zgjidhjen e konfliktit pa dhunë", thotë ai. Megjithatë, ndonjëherë fyerjet provokojnë reagime të dhunshme (Zidane në rastin e Materazzit). Nga ana tjetër, fjalët e pista kanë një histori thuajse mijëravjeçare: në fakt shfaqen në "Epin e Gilgameshit", madje edhe në Bibël, ku profeti e dënon tradhtinë bashkëshortore nga ana e gruas, duke e quajtur të përdalë. Mund të themi, gjithashtu, se tashmë përdorimi i fjalëve të pista nuk dënohet as ligjërisht. Për shembull, në Itali, në ligjin 205 të vitit 1999, shkruhet se fjalët vulgare kanë hyrë në fjalorin e të gjithëve dhe nuk përbëjnë më një ofendim që duhet ndëshkuar. Nga ana tjetër, sipas sondazheve më të fundit, është zbuluar se në botë thuhet një fjalë e pistë çdo 21 minuta.

Rreziku i burgut

Megjithatë, shumë ligje të tjera i dënojnë fjalët e pista. Kështu, nëse ofendon Presidentin e Republikës apo një gjykatës të lartë, mund të dënohesh deri në pesë vjet burg. Po përse fjalë të tilla kanë kaq shumë "pushtet"? Sepse mund të thuash feçe, jashtëqitje, e të tjera si këto, por nëse thua m... atëherë është e vërtetë se do të akuzohesh si një njeri i paedukatë. Megjithatë, për një përgjigje më të saktë, duhet të përcaktohet se çfarë është një fjalë e pistë dhe çfarë ka ndryshe nga fjalët e tjera, ndonëse duhet pranuar se është një sipërmarrje e vështirë, madje edhe për vetë studiuesit e gjuhës. Timothy Jay, psikoanalist i "Kolegjit të arteve të lira" në Massachusetts, një nga ekspertët më të mëdhenj të kësaj teme në botë, ka thënë se fjalët e pista janë "fjalë magjike", të ngelura te njerëzimi prej shekujsh dhe arrijnë të kenë 8 efekte, të cilat fjalët e tjera të zakonshme nuk mund t\‘i kenë. Ja se cilat janë.

1. Të thuash atë që mendon


Kur përdorim fjalë të tilla si dreq apo m... arrijmë që të përkthejmë në fjalë emocione të tilla si: zemërim, frustrim, surprizën dhe frikën... Vetëm kështu mund të arrijmë të shprehim agresivitetin tonë kundrejt një objekti ose një situate, duke evituar kështu që ngjarje të tilla t\‘i vuajmë brenda vetvetes. Kështu, sipas studimeve në fushën e mjekësisë, edhe shumë shqetësime psikosomatike, si hipertensioni ose koliti, ndikohen shumë nga zemërimi i pashprehur.

2. Eksituese

Një fjalë e pistë në dy të tilla është e turpshme: flet për seksin në mënyrë eksplicite. Në ndryshim nga emrat shkencore (prapanica) fjalët e turpshme (b..) arrijnë të bëjnë "të imagjinosh pjesën e trupit për të cilën po flet", thotë Frojdi. Seksi është ana jonë më intime dhe misterioze: kjo shpjegon edhe arsyen se përse ka frymëzuar qindra fjalë në çdo gjuhë të botës dhe përse gjuha e seksit është tabu: "E vetmja mënyrë për t\‘i bërë të \‘sjellshme\‘ fjalët e seksit do të ishte që seksi të bëhet i sjellshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë kurrë", thotë Jay.

3. Nevojën

Për psikanalizën, edhe termat që u referohen nevojave njerëzore (urinimi ose jashtëqitja) hyjnë në sferën seksuale. Dhe, në fakt, rrënjët e fjalëve të tilla janë vërtet antike. Janë "produkti" ynë i parë, një burim i kënaqësisë së çlirimit dhe në shumë kultura antike ishin konsideruar si treguese për sëmundjet e ndryshme në trup, madje dikur janë përdorur edhe si ilaçe. Ishte vetëm jeta sociale që i bashkëngjiti feçeve fjalën "të pështira", për shkak të frikës se pakontrollimi i tyre rrezikonte seriozisht higjienën", thotë Paul Rozi i Universitetit të Pensilvanisë.

4. Argëtim

Fjalët vulgare, në fakt, janë përbërësit kryesorë të humoreve dhe barsoletave. Shumë prej tyre, nëse ato nuk do të ishin, nuk do të na argëtonin. Duke thyer një tabu, në fakt fjalët e pista na ofrojnë një sens lirie dhe trasgresioni për shprehjen e impulseve seksuale dhe agresive.


5. Afrimitet

Përse i themi ndonjë miku të vjetër "Përshëndetje, idiot" dhe ai nuk ofendohet? Sepse nga toni i zërit kuptohet menjëherë që ai "ofendim" është thënë pa të keq, për shkak të afrimitetit të krijuar. Megjithatë, fjalët e pista nuk janë vetëm fjalë rrugësh, ato janë edhe drejtues komunikimi.

6. Të tërheqësh vëmendjen

Ka një diferencë të madhe midis shprehjeve "çfarë do" dhe "çfarë m.. do". Në rastin e dytë fjala "m..." tregon qartë irritimin dhe zemërimin e personit që po ju drejtohet në një mënyrë të tillë. Shpesh përdoren fjalë ofenduese edhe për të tërhequr vëmendjen, provokuar, e kërcënuar. Jo rastësisht disa vepra arti ose fushata publicitare përdorin fjalët e pista për të tërhequr vëmendjen e publikut. Me pak fjalë, si adoleshentët: fjalët e tyre fyese dhe të ndyra duket sikur janë një kod i veçantë për të shprehur pakënaqësitë ndaj më të rriturve, rebelimin ndaj autoriteteve për t\‘u arratisur nga klishetë, me pak fjalë për të pasur lirinë e të thënit të çdo gjëje që u kalon nëpër mend pa e menduar.

7. Ofendojnë ose mallkojnë


Le të themi një nga shprehjet më të përhapura: "Fytyrë m..." Në fakt, ofendimet funksionojnë kështu: nëse dikujt do ia thoshin diçka të tillë, duket qartë që duam ta ofendojmë, duke i krahasuar pjesën më delikate të trupit (fytyrën) me b... Sipas studiuesve, ofendimi është një veprim që përdor fjalët në vend të armëve. Me pak fjalë të vrasin, por jo në mënyrë të dhunshme. Akoma më magjike janë edhe mallkimet. Ato, që janë tërësisht e kundërta e mirësive dhe urimeve, bazohen në besimin se personit të cilit po ia thua, t\‘i ndodhë diçka e keqe. Domethënë, të flasësh është njëlloj sikur ke bërë magji për t\‘i ndodhur ajo që ti dëshiron për të.

8. Mënjanimi

Fjalët e pista nuk përdoren vetëm për të ulur vetëvlerësimin e kundërshtarit. Mund të kenë një efekt akoma më shkatërrues. Nëpërmjet tyre dikë mund ta transferosh brenda një grupi "ndryshe", anormal, jashtë ligjeve. Fjalët e pista mund të kenë në qendër pozicionet e ndryshme sociale (bastard, me pak fjalë fëmijë i paligjshëm), defektet fizike (trashaluq), defektet psikike (budalla), moralin (kurvë, pederast). Ofendimet, në fakt, reflektojnë vlerat e një kulture. Kështu, nëse në Mesjetë zezak ishte një ofendim, sot nuk ka thuajse asnjë efekt.

Fuqia

Atëherë ç\‘mund të nxjerrim nga kjo analizë? Fjalët e pista kanë "pushtet", sepse janë të ndaluara: janë tamam si krahë, që fluturojnë falë rezistencës së ajrit. Njëkohësisht janë edhe "magjike", sepse janë një gjuhë e specializuar për të shprehur ose fshehur emocionet. Në fakt, fjalët e pista përfshijnë aspektet themelore të mbijetesës: seks ose dashuri, agresivitet kundrejt personave që pengojnë jetën dhe vlerësimin tonë për veten. Gjithashtu, largojnë frikën e vdekjes, sepse përfaqësojnë në mënyrë direkte aspektet më delikate dhe më vitale të ekzistencës. Ato janë produkt i bashkëjetesës sociale, ndaj përdoren me kujdes të madh, mbi të gjitha në marrëdhëniet me të tjerët. Nga ana tjetër, ç\‘botë do të ishte nëse ato nuk do të ekzistonin?

E pa besushme

$
0
0
ky useri me nick KlaJd ka vop te shqiperia ??


[18:01] <+kLaJd> shi si bo
[18:01] * Quits: +Bad_trip (Albasoul@Hacker.Inside) (Ping timeout: 61 seconds)
[18:01] <+kLaJd> si p bukur tu u more
[18:10] <+kLaJd> Banditos mylle halen per ty e boj i sakrific ta shtroj kabllin nrryl
[18:10] <Voyager> t@ifsha linjen
[18:10] <+kLaJd> zzzzzzzzzzzzzzz
[18:11] * +kLaJd ik se u mush era tum
[18:11] <+Marseli> ca mereni ju me moter qirat si pune ketij , ky eshte betuar me familje seshte franci ca prisni me
[18:11] <+kLaJd> don_kishoti
[18:11] <+kLaJd> o kyu Banditari
[18:12] <+Marseli> une te qi r oppt e jo te kerkoj falje
[18:12] <Banditos> pabuks
[18:13] <+Voyagee> 18:16] -MemoServ- [13:12:26] <Banditos> un e destro kemi kalu ylberin
[18:14] <guest938238> Banditos: o kucka priftit
[18:14] <+kLaJd> Banditos
[18:14] <+kLaJd> thuj tgjith pervec njonit
[18:14] <+kLaJd> zemres tate
[18:14] <+kLaJd> hahahhaah
[18:14] * Shqiperia sets mode: +b *!*@81n.b9s.455412.IP
[BAN për Nickun]: Banditos
[18:14] * You were kicked by Shqiperia ((Vini (ismail_qemali)) Jooooooooooooo Me Celinnnnnnnnn)

Mund te me thoni ku shajta un ???

[18:20] <Banditos> kLaJd mu mos me fol mo se tma her goja
[18:20] <Etna> !op
[18:20] * Shqiperia sets mode: +o Etna
[18:21] * Etna sets mode: +b *!*@81n.b9s.455412.IP
[BAN për Nickun]: Banditos
[18:21] <+kLaJd> mos e permen emrin tim mer
[18:21] * Quits: e_dashuruara (Albasoul@h21.he2.4bjfln.IP) (Dalje: Mirupafshim Albasoul....!)
[18:21] * Etna sets mode: -v kLaJd
[18:21] <kLaJd> se me prish qetsin
[18:21] * Etna sets mode: +b *!*@O.Zot.Me.Jep.Durim.Se.Po.Me.Dhe.Forcen.Kam.Me. Bo.Hatane
[BAN për Nickun]: kLaJd
[18:21] * Shqiperia sets mode: +v kLaJd
[18:21] <+kLaJd> po ve redn ti e ?
[18:22] * Etna sets mode: -v kLaJd
[18:22] * Quits: leonnn (Albasoul@7fs.tqk.b9dndl.IP) (Dalje: Mirupafshim Albasoul....!)
[18:22] * Joins: aulona (aulona@ffg.r87.03k3o9.IP)
[18:22] * Shqiperia sets mode: +v kLaJd
[18:26] <+kLaJd> fole [18:06] -MemoServ- [13:12:26] <Banditos> un e destro kemi kalu ylberin
[18:26] * Etna sets mode: +b *!*@81n.b9s.455412.IP
[BAN për Nickun]: Banditos
[18:26] <guest938238> hahahahahhahhah
[18:26] * Joins: Hapu_Shoqe_Se_Skom_Frenaaa (Mos_dil@eue.bb3.4p3t9a.IP)
[18:26] <guest938238> ahhahhahahhaha
[18:27] * Etna sets mode: -v kLaJd
[18:27] * Joins: MaTeuS (Chelsea@Kujdes.Sepse.Teo.Eshte.Online)
[18:27] * Shqiperia sets mode: +o MaTeuS
[18:27] * kLaJd was kicked by Etna (Etna)
[18:28] -Arberia.Albasoul:#shqiperia- *** ChanServ invited kLaJd into the channel
[18:28] * Joins: kLaJd (eXtreme@O.Zot.Me.Jep.Durim.Se.Po.Me.Dhe.Forcen.Ka m.Me.Bo.Hatane)
[18:28] * Shqiperia sets mode: +v kLaJd

ka dhe shum logse te tjera
me pak fjal Klajd shan e tjeret ne hajm banned kot
ju lutem kerkoj drejtesi , ti hiqet vopi Klajd

Kryeministri Berisha do të vizitojë të premten, Gjakovën dhe Deçanin, në Kosovë

$
0
0
Kryeministri Berisha do të vizitojë të premten, Gjakovën dhe Deçanin, në Kosovë


Kryeministri Berisha do të zhvillojë të premten, një vizitë në Gjakovë dhe në Deçan, në Kosovë. Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare. Kryeministri Berisha sëbashku me autoritetet më të larta të Kosovës do të jetë i pranishëm në ceremonitë e vendosjes së shtatoreve të patriotëve shqiptarë në Gjakovë dhe Deçan.

Fillimisht, Kryeministri Berisha do të ndalet në komunën e Gjakovës, ku në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të Kryeministrit Berisha dhe autoritete vendore do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qendër të këtij qyteti.

Më pas, Kryeministri do të vizitojë Deçanin. Kryeministri Berisha do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.

Në këto vizita, Kryeministri Berisha do t’i drejtohet me një fjalë qytetarëve të Gjakovës dhe Deçanit, ku do të shprehë ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar she sakrificave të të gjithë patriotëve shqiptarë, kudo, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.

11/10/2012

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17169

Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes

$
0
0
  • Gjuhëtari austriak Joachim Matzinger në një ligjëratë në Fakultetin e Historisë e Filologjisë pohon tezën e cila njeh si paraardhëse të shqipes jo ilirishten, por para-shqipen e lashtë, gjuhë 3000 vjeçare.
  • Një analizë nga këndvështrimi i gjuhësisë historike

“Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”, thotë në përfundim të ligjëratës që gjuhëtari austriak Joachim Matzinger mbajti në një nga sallat kryesore të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, më 9 tetor. Këtu ku është pohuar në më shumë se gjysmë shekulli “teza ilire”.

Ndërsa Matzinger analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë (mungonin gjuhëtarët) që shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”. Sepse raportet me këto dy gjuhë janë në bazë të dy hipotezave mbizotëruese për origjinën e shqipes së sotme.

Përfaqësuesit e gjuhësisë shqiptare, dhe Matzinger sjell ndër mend vetëm veprat e Çabejt dhe kontributin e tij “Ilirishtja dhe shqipja”, i botuar në vëllimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, por edhe kolegë të huaj, kanë pranuar hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes, e lidhur ngushte me autoktoninë e shqiptarëve. Ndërsa në fillim të shek.XX, u zhvillua hipoteza e imigrimit të shqiptarëve në vendin e tyre, hipotezë e lidhur me idenë e romanistit gjerman Gustav Weigand sipas së cilës, shqiptarët janë pasardhësit e trakëve. Matzinger përmend edhe të tjerë si Norbet Jokl që propozuan se “gjuha shqipe përfaqësonte një përzierje ilire dhe trake”.

Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje, por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura. Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve. Gjuhëtari mendon se në zonën e territorit antik ilir që kufizohet sot nga Shqipërinë Qendrore, Shqipëria Veriore dhe Mali i Zi, gjendet një sistem tipik onomastik dhe i pavarur nga onomastika e vendeve fqinje. “Zhvillimi fonetik i emrave antikë në Shqipëri ndodhi sipas ligjeve fonetike shqipe”, argumenton Matzinger. Ai merr për shembuj analize emra qytetesh dhe lumenjsh si Durrës, Shkumbin. Me shembullin e emrit të Shkodrës provon se ky toponim “nuk ka qenë i njohur në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë kohës ndër shqiptarët dhe as është trashëguar prej kohësh të vjetra. Gjithashtu ky emër vendi nuk të lejon asnjë lloj lidhjeje me ndonjë emër të përgjithshëm të gjuhës shqipe”.

Përfundimi i gjuhëtarit është: mund të supozohet që Evropa Juglindore në parahistori dhe në antikitet ishte një territor ku fliteshin shumë gjuhë të rëndësishme, jo vetëm greqishtja, ilirishtja dhe trakishtja por edhe një gjuhë paraprake nga e cila zhvillohet hap pas hapi gjuha shqipe e që si gjuhë paraprake, mund ta përkufizojmë si protoshqipja. “Si një gjuhë indo-evropiane natyrisht protoshqipja ishte e afërt me gjuhët e tjera të Ballkanit me ilirishten dhe me trakishten, por shqipja nuk është bija as e ilirishtes as e trakishtes.”

Kështu Matzinger kundërshton tezën e Çabejt: “Natyrisht që Çabej kishte tjetër mendim, por sipas hulumtimeve të mia, argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin. Kemi një ndryshim, një diferencë, janë periudha gjuhësore, të cilat duhen interpretuar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo është baza ime themelore.”

Sa është e lashtë është kjo parashqipe?

“Mendoj se historia e gjuhës shqipe, e protoshqipes është e vështirë ta themi saktësisht, është mëse 3 mijë vjeçare. Mund të konstatojmë se ka ekzistuar si një gjuhë vetjake e vendit pranë greqishtes. Nga kontakti me romakët kjo gjuhë nuk u romanizua dhe nga kontakti me sllavët nuk u sllavizua. Pavarësisht nga ndikimi i tyre i fortë, gjuha shqipe ka ruajtur pavarësinë e saj gjuhësore dhe tiparet e saj karakteristike. Nga ana e gjuhësisë s’kemi nevojë për ilirët. Gjuha shqipe ka historinë e vet mijëvjeçare dhe shumë interesante dhe vetëm kjo ka rëndësi.”

Idenë e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, Matzinger e përmendi që në krye të ligjëratës si një çështje të politizuar në kohë. Fillimisht në shek. shek.19 ndër arbëreshë. “Vendi i sotëm i shqiptarëve ishte një territor ilir një vend i banuar prej shumë fiseve ilire, por historia ilire, të paktën historia politike ilire përfundoi në vitin 167 p.e.s kur romakët mundën mbretin e fundit ilir Gentius. Ideja e një prejardhjeje ilire, së fundi e një autoktonie të pandërprerë të popullit shqiptar nga antikiteti deri në ditët tona, u pranua shpejt nga shqiptarët sepse dukej si një shpjegim i natyrshëm. Ishte një argument i rëndësishëm në kohë të stuhishme në shek.19 dhe të 20 kur u formua kombi shqiptar me të drejta të barabarta.”

Çështja e politizimit të shkencave historike e studimeve në gjuhësi, etnografi, letërsi ishte një kryefjalë e takimit të së martës. Subjektivizmi dhe folklorizmi si tipare që e shmangin nga fokusi i kërkimit shkencor objektin e studimit, kanë krijuar një traditë e farkuar nën sistemin e kaluar. Këtë pohuan autorët e pranishëm, Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt dhe moderatori i takimit publicisti Fatos Lubonja. Shkas u bë prezantimi në Fakultetin e Historisë e Filologjisë i librit “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, 2012). Në këtë botim janë përfshirë ligjërata e Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” dhe një tjetër nga kolegu i tij i Universitetit të Vjenës, Stefan Schumacher, me titull “Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo rumanishtes ballkanike”.

Të gjithë autorët në këtë libër janë të huaj, albanologë, historianë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë dhe kjo është bërë qëllimisht për të prezantuar një qëndrim kritik në debatin shkencor. Siç tha në takim Oliver Jens Schmitt, përgatitës i librit, ideja e këtij botimi ishte për të zhvilluar “një dialog të strukturuar midis albanologëve, pa i ndarë në shqiptarë dhe të huaj”.

Ndërsa Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se ky zë i rëndësishëm i albanologëve të huaj që përfaqësohet në botimin “Historia e Shqiptarëve” ka për të qenë “pjesë e kurrikulës zyrtare”, së paku për Departamentin e Historisë.

Joachim Matzinger

Joachim Matzinger ndoqi studimet indo-evropiane pranë Universitetit të Vjenës. Prej vitit 1997 kryen kërkime gjuhësore pranë Institutit të Studimeve Indo-evropiane në Universitetin “Friedrich Schiller” të Jenës. Bashkë me kolegun, Dr. Stefan Schumacher (Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Vjenës), Matzinger është marrë me studimin e teksteve të vjetra shqipe, shek.16-18, nga Buzuku, Bogdani dhe po përgatisin një leksikon të sistemit foljor të shqipes së vjetër. Matzinger ka kryer një studim filologjik të “Mbsuame e krështerë (Dottrina cristiana)” e Lekë Matrëngës 1592.

Publikuar më 11.10.2012
SHEKULLI/KULTURE> Elsa Demo

BUSH - NATO - VIZAT - BASHKIMI EUROPIAN dhe OPOZITA socialiste!

$
0
0
BUSH - NATO - VIZAT - BASHKIMI EUROPIAN dhe OPOZITA socialiste!

Financues të dyshimt të xhamive

$
0
0
Radikalizimi i islamit: Rrezik apo fobi?

Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve.

Organizata “Al Waqf Al Islami” ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kabllogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe në Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste, ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaeden. Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut. “Al Waqf Al Islami” është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare, të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

Në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Shkup, me numër reference “09Skopje95”, e dërguar në Washington nga ambasadori Philip Reeker, te pjesa “Terrorizmi Ndërkombëtar” shkruan kështu: “Në Maqedoni dhe rajon ka OJQ që ofrojnë përkrahje për individë që janë pjesë apo i simpatizojnë disa grupe terroriste. Këto OJQ përfshijnë “Al Waqf Al Islami, Al Haramein, Bamirësia dhe të tjera”.

Udhëheqësi i kësaj organizate në Kosovë është mjeku arab Abdur Rozzaq, ndërsa në një kërkim të thjeshtë në internet del se një nga udhëheqësit kryesor të saj, Ahmad Al Hussaini në Eindhoven të Holandës, ku ishte krijuar kjo organizatë, ka qenë një nga 20 biznesmenët më të mëdhenj arabë që e kanë financuar organizatën më të madhe terroriste në botë, Al Qaeda. Kjo është thënë edhe në raportin e kompanisë amerikane, “JCB Concuslting”, e cila nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ishte kontraktuar që të gjej ata që financojnë organizatën e cila deri vonë është udhëhequr nga Osama bin Laden.

Kështu thuhet në blogun “freerepublic”, duke e cituar raportin e kompanisë amerikane, “JCB Consulting” ku shkruan se emrat e financuesve të AL Qaedes janë hartuar nga vet organizata e Osama bin Laden. Kjo listë është gjetur pas bastisjeve të zyrave të një fondi humanitar “Benevolence International Foundation”, në Sarajevë. Këto bastisje janë bërë nga policia boshnjake në vitin 2002, në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Ndërkaq, para dy vjetëve, në Bullgari, udhëheqësi i “Al Waqf Al Islami” në këtë shtet ishte arrestuar në fshatin Sarnitsa, në qytetin jugor Pazardzhik, me dyshimin se aktivitetet e kësaj organizate janë “kërcënim serioz për sigurinë e Bullgarisë”, shkruan “Preportr”.

Kjo organizatë arabe nëpër botë ka përkrahur xhami salafiste, që nuk përkojnë me Islamin i cili praktikohet në Kosovë. Sipas kabllogramit të Ambasadës amerikane në Hagë të Holandës, me numër reference “05THEHAGUE2705”, dokument ky që është nisur për State Department nga Ambasadori Blakeman, flet për gjashtë xhami salafiste të cilat monitorohen nga shërbimet e sigurisë së Holandës. Sipas këtij kabllogrami, këto xhami monitorohen për rolin e tyre në radikalizim dhe rekrutim të myslimanëve, ndërsa tre prej këtyre xhamive, al Fourqan, al Mouhadine dhe Fondacioni për Rininë Islame janë të lidhura me misionin saudit, “Al Waqf Al Islami”.

Dega e kësaj organizate në Kosovë rregullisht i pranon kërkesat e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërtojë xhami të reja, apo të rindërtojë ato të dëmtuara. Një prej tyre është dhe xhamia në fshatin Bajqinë të Podujevës, për të cilën nga llogaria e Al Waqf Al Islami kanë kaluar 20 mijë euro në llogarinë e BIK në Prishtinë.

Transferi i këtyre mjeteve është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ata nuk e besojnë që kjo organizatë të jetë e tillë çfarë dyshohet edhe nga organe të shtetit të Kosovës.

Ky tregim nuk përfundon me kaq, pasi Hoxha që do ta udhëheqë xhaminë në Bajqinë të Podujevës, për disa hoxhallarë të tjerë të vet Bashkësisë Islame është person që nuk promovon Islamin sipas shkollës hanefite, apo islamit tradicional në Kosovë. Fjala është për Fadil Sogojevën, momentalisht Imam i xhamisë në Bregun e Diellit.

Xhamia në Bajqinë të Podujevës ishte ndaluar së ndërtuari nga kreu i Bashkësisë Islame të rajonit të Podujevës, Idriz Bilalli, pikë së pari për dyshimin se xhamia do të përdorej për shtyrjen para të agjendave radikale fetare.

“Për mendimin dhe vlerësimin tim ai (Fadil Sogojeva) praktikon dhe predikon çështje të cilat kanë të bëjnë me islamin, por që nuk përputhen me praktikimin e tyre konform drejtimit juridik hanefit. Tek ne kjo shkakton huti dhe përçarje. I njëjti person mban takime të vazhdueshme me grupe në xhematin tonë në Podujevë, e të cilat njihen me qëndrimet e tyre ndryshe nga xhemati i rëndomtë. Këta njerëz nganjëherë kanë edhe qëndrime destruktive edhe në xhami”, vlerëson Imam Idriz Bilalli.

Mirëpo, këtë pengesë për pranimin e parave nga “Al Waqf Al Islami” kreu i BIK e ka mënjanuar pasi personin që nuk lejoi ndërtimin e xhamisë në Bajqinë të Podujvës e suspendon nga pozita që i mundësonte marrjen e vendimeve të tilla. Arsyeja e suspendimit ishte sepse Imam Idriz Bilalli ishte një nga iniciatorët e krijimit të Sindikatës së Parë brenda BIK-ut.

Përpjekjet për të intervistuar këdo nga “Al Waqf Al Islami” nuk kanë pasur sukses. Pas vizitës së parë në zyrat e saj, një nga punonjësit i ka marrë numrat e telefonit të ekipit të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese dhe ju ka premtuar se do t’i telefonojë për të caktuar një termin. Përpjekjet e bëra përmes telefonit për të aranzhuar intervistë nuk kanë pasur sukses. Jo rrallë herë përgjigja në numrin e telefonit që vet është dhënë për aranzhim të intervistës ka qenë: “Jo ky numër nuk i përket ‘Al Waqf Al Islamit’”.

Lidhjet e dyshimta të “Al Waqf Al Islami” nëpër botë mund të jenë arsye pse ajo në Kosovë nuk është e regjistruar si organizatë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike listën e të gjitha OJQ-ve që funksionojnë ligjërisht në Kosovë dhe aty kjo organizatë arabe nuk është e regjistruar. Në fakt, emri “Al Waqf Al Islami” është fshehur si “person fizik”, në kuadër të Poliklinikës “Meka” në Prishtinë, e cila çuditërisht nga Ministria e Administratës Publike është regjistruar me aktivitet mjekësor, por edhe ndërtimtari.

Pas faljes së drekës në xhaminë e tij, në lagjen Bregu i Diellit, Hoxhë Fadil Sogojeva zakonisht i vazhdon bisedat për një kohë me besimtarët, i ulur në gjunjë, ashtu siç falet. “Muhabeti” ndërpritet, ndërsa bisedën me ekipin e QKGH që në xhami kishin shkuar pa paralajmëruar, nuk preferon ta bëj i ulur në gjunjë. I ulur në kolltukun e vetëm në sallën e lutjeve, qysh në fillim të bisedës, Hoxhë Fadil Sogojeva të kujton atë që e thonë për disa imamë në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, “oratorë të shkëlqyer”.

“A keni frikë edhe ju nga mjekra ime”, thotë me ironi Imami me origjinë nga Bajqina e Podujevës, duke lënë të kuptohet se e dinte pse ishte zgjedhur për të biseduar lidhur me këtë temë…

“Derisa studioja në Riad, arabët me thoshin ‘shiko këtë hanefinë’ (shkolla Islame që praktikohet në Kosovë), ndërsa këtu me thonë ‘ruju prej këtij selefisë’ (Islami që praktikohet në Arabi Saudite). Por, unë nuk jam as radikal as i moderuar, por ai që e ka studiuar ‘sheriatin’ apo jurisprudencën islame”, thotë Sogojeva që pretendon se e njeh Islamin në mënyrën më të saktë. Ai thotë se në Kosovë e praktikon shkollën hanefite.

Duke kujtuar kohën, siç thotë vet, kur gratë shqiptare nuk kanë hyrë në dhomë të flasin me burra të huaj, pa marrë leje nga bashkëshortët, Imami i xhamisë së Bregut të Diellit shprehet: “Unë vet nuk ja jap dorën një femre, kurrë, por s’jam as ai që i detyron tjerët të mos ua jap dorën grave”.

“Kjo është faqja zyrtare e hoxhës së nderuar Fadil Sogojeva dhe këtu mund t’i parashtroni pyetje të ndryshme që ju preokupojnë dhe t’i merrni përgjigje prej tij”, thuhet në grupin zyrtar të këtij Imami në rrjetin social “facebook”. Përgjigjet transmetohen në kanalin zyrtar të hoxhës në “youtube”, ndërsa një prej shumë pyetjeve ishte edhe nëse “motra myslimane mund të mbath sandale me apo pa çorape”? Përgjigje e hoxhës ishte që as këmba, si një prej pjesëve të trupit prekja e së cilës shkakton emocion, nuk duhet të dal e zbuluar, pra veshja e sandaleve prej femrave duhet bërë vetëm me çorape.

Imami që nga kolegë të tij në Bashkësinë Islame akuzohet për qëndrime radikale fetare, e hedhë poshtë idenë të detyrohen shqiptarët për të zbatuar fenë ashtu siç e njeh e ka studiuar ai.

“Unë e kam parasysh traditën e popullit tim dhe as që dua ta ndryshojë atë me zor”, thotë ai, megjithëse pak më vonë thotë se për të ndryshuar diçka te një popull duhet kohë.

“Unë s’jam për ndryshime tash, por pas një kohe, pasi të kem punuar me xhematin, për t’ia sqaruar si duhet fenë. Myslimanët shqiptarë në Kosovë momentalisht janë në klasin e parë… dhe çfarëdo përpjekje për ndryshime me urdhër mund të kishte kundërefekt”, thotë Sogojeva dhe shton: “Feja islame është e mishëruar me jetën e njeriut.. ndryshe nuk jetohet”.

“Unë as që kam shkuar te ‘Al Waqf Al Islami’ për të kërkuar para për ndërtimin e Xhamisë në Bajqinë… Këtë e ka bërë kryesia e BIK-së”.

Fadil Sogojeva nuk e thotë këtë pse mendon që është gabim pranimi i parave nga kjo organizatë, pasi QKGH i thotë se dyshohet për lidhje me Al Qaedan.

“Për të ndërtuar xhami unë do pranoja donacione edhe prej jahudive e të krishterëve, s'ka asnjë problem prej kësaj”, thotë ai.

“Mos na thoni neve këto gjëra, por shtetit”, është reagimi i zyrtarëve të BIK-ut kur pyetën për këtë transfer bankar dhe organizatën “Al Waqf Al Islami”. Ahmet Sadriu, udhëheqësi i Departamentit për media dhe botime në BIK e pranon se kanë bashkëpunim me këtë organizatë dhe se transferi vërtetë është kryer, por habitet me të dhënat tjera.

“Me ‘Al Waqf Al Islami’ kemi bashkëpunim… Drejtori Abdurezak i ka derdhur ato mjete dhe më pas ato janë dërguar në Këshillin e BIK në Podujevë. Nuk e di për lidhjet me terrorizimin. Këto çështje i përkasin shtetit. Ju jeni të vetëdijshëm se ne kemi qindra shoqata këtu, si nga lindja, por edhe perëndimi”, deklaron Sadriu dhe pak më vonë shton: “Shumë projekte të ndërtimit e rindërtimit të xhamive i kemi bërë me këtë organizatë”.

Akuzat ndaj Bashkësisë Islame e në veçanti ndaj kreut të saj, Naim Tërnava, për lidhje me organizata ekstremiste fetare janë bërë edhe më parë. I fundit që e ka akuzuar direkt dhe ashpër Tërnavën për tolerimin e rrymave radikale është gazetari amerikan, Stephen Schwartz, i cili në një vlerësim dërguar tek QKGH kujton se sado që kreu i BIK-ut të thotë se nuk ka fare të bëjë me rrymat radikale, janë një mori sjelljesh të tij që nuk lejojnë shpjegim tjetër, pos atij që Tërnava është nën ndikimin e radikalëve.

Gazetari Schwartz vlerëson se janë tri pika që verifikojnë teorinë e tij për lidhjet e Tërnavës me rrymat radikale, në mesin e të cilave përmend edhe tolerimin e provokimeve nga radikalët.

Në Kosovë ka pasur raste të sulmeve fizike që u janë bërë imamëve që njihen si hoxhallarë liberalë. Në mesin e tyre është edhe Hoxha i xhamisë së Zabelit, Osman Musliu, i cili plot herë ka folur hapur për rrezikun e vehabizmit në Kosovë, për çka ai beson se edhe është rrahur keq. Imam Musliu thotë se ata që e kanë rrahur para disa vjetësh janë radikalizues të fesë Islame, ndaj të cilëve kryesia e BIK nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash.

“Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t'i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë probleme kombëtare”, i kishte thënë Hoxha i Zabelit gazetës “Kosova Sot” në vitin 2009.

Nga ajo kohë, hoxha i Drenicës, i cili thotë se ka marrë pjesë edhe në varrimin e Jasharajve të vrarë nga sulmi i forcave serbe, nuk ka ndryshuar fare qëndrim.

Bashkësia Islame kritikat të - siç e quajnë vet - studiuesit e mikut të tyre, Stefan Schwartz i cilëson të pabaza dhe shpifje, ndërsa imamët akuzues udhëheqësia e Bashkësisë Islame i quan “individë që nuk e përfaqësojnë askënd, përveç ambicieve të zgjeruara të tyre dhe qëllimeve të ulëta karrieriste”.

Në fakt, Imamët e BIK-ut që tani po i kundërshtojnë hapur rrymat fetare që i quajnë në kundërshtim me Islamin tradicional kosovar. Gjithashtu e kujtojnë me mall ish myftiun Rexhep Boja. Disa prej tyre e kujtojnë se si gjatë kohës kur Boja ishte në krye të BIK-ut, Imami Mazllam Mazllami, një prej atyre që përmendet për ide radikale, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame për mos bindje, për tu kthyer në organizatë pas marrjes së menaxhimit të BIK-ut nga myftiu aktual, Naim Tërnava.

Ahmet Sadriu, nga zyra për media e BIK, thotë se në kohën kur Imam Mazllam Mazllami ishte përjashtuar prej Bashkësisë Islame, pjesë e vendimmarrjes për përjashtimin e tij ka qenë edhe Naim Tërnava. /Telegrafi/

Ja ngjit femijes duart ne mur me "Super glue"

$
0
0
Nje grua nga Dallas Texas(duket si meksikane,low life,kurve)
ja ngjit duart femijes se saj dy vjece ne mur me super glue(leng ngjites shume i forte)
[MEDIA]http://www.fnal.gov/pub/today/images05/glue.jpg[/MEDIA]
dhe e rreh fort,i thyen nje brinje,i shkakton hemoragji gjaku ne tru,
e kafshn ne trup,i len shenja nxirjeje(mavijosje) ne trup femijes se saj 2 vjece
qe perfundoi per disa dite ne koma(pa ndjenja gati per te vdekur ) ne spital.
Prokuroret kerkojne qe te denohet 45 vjet.
[MEDIA]http://1-ps.googleusercontent.com/x/www.thehollywoodgossip.com/assets.thehollywoodgossip.com/photos/xlarge_l/xelizabeth-escalona-mug-shot.jpg.pagespeed.ic.T8vGrwlChv.jpg[/MEDIA]
Kjo fytyre e keqe,fytyre kolere,kafshe ,plere,kurve duhet varur ne litar.
Pse policat i kane shkopinjte e gomes dhe pse i bejne pyetje nuk e marr vesh.
Nooooo questions.Futi nje dru njehere 1 sahat me shkopa gome dhe plumbin ballit BUM dhe be done with it.
http://latino.foxnews.com/latino/new...orgive-myself/

Happy Birthday Izadora

$
0
0
Alles Gute zum Geburtstag schatzilein




Kenga...pasioni; pershendetje!

$
0
0
[media]http://www.youtube.com/watch?v=6GH-WQmslkQ[/media]
Viewing all 24457 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>