Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all 24328 articles
Browse latest View live

Vetëvritet aktori amerikan Robin Williams

$
0
0
Vetëvritet aktori amerikan Robin Williams


SHBA-Vetëvritet aktori amerikan Robin William. Aktori i njohur amerikan është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij. Lajmi është konfirmuar nga Policia në Kaliforni, të cilët pohojnë se Williams vuante në kushtet e një depresion i thellë.

Aktori, i cili u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare është bërë i njohur për rolet e tij komike në filmat 'Mrs. Doubtfire' 'Good Morning Vietnam', 'Dead Poet's Society'.

Robin Williams ka lindur në Çikago më 21 korrik 1951.

(o.d/BalkanWeb)

Minaretë e Xhamisë së Qabesë kërcënojnë burimin Zem Zem Minaret e reja, që

$
0
0
Minaretë e Xhamisë së Qabesë kërcënojnë burimin Zem Zem

Minaret e reja, që do të ndërtohen nga Gropi Binladin i Arabisë Saudite, do të jetnë 420 metra të larta, si pjesë e vazhdueshme zgjerimit Xhamisë së Madhe në Meke, Qabesë.
Kairo -
Ndërtimi i dy minareve më të larta në botë në Xhaminë e Madhe në Mekë ka nxitur debate pasi ekspertët paralajmëruan se ndërtimet e reja ka mundësi të thajnë, shterrin, burimet e ujit Zem Zem.
Minarja e parë do të ndërtohet në anën verilindore, ndërsa tjetra do të jetë e vendosur në anën veriperëndimore.
Themelet për minareve të reja, tani mund të shihet qartë dhe secila mbulon një sipërfaqe prej 900 metra katrore.
Strukturat do të lartësohen deri në rreth gjysmën e Kullës së Sahatit të Mekes, ndërtesa më e lartë në botë, 817 metra e lartë dhe me kullën e dytë më e lartë në botë pas Burxh Khalifa në Dubai, e cila është 828 metra e lartë.
Dyshimet shpërthyen pas studimeve të cilat theksuan se puna në këtë zonë ka mundësi t’i thajë burimet e ujit Zem Zem.
Disa muaj më parë, fotot e projektit të zgjerimit u përhapen tek inxhinierët dhe mediat sociale, duke ndezur shumë diskutime dhe debate për efektet negative të këtyre strukturave.
Duke përmendur zyrat ndërkombëtare të konsulencës, kritikët thonë se mund të ketë një efekt negativ në burimet e ujit Zem Zem.
Studimet zbuluan se ndërtimi i ndërtesave të larta dhe eksplozivi i përdorur për të rrafshuar malet, kodrat rreth Xhamisë së Madhe, Qabesë, mund të ketë një të ndikim të dëmshëm në burimet e ujit Zem Zem.
Burimi i Ujit të Bekuar Zem Zem rrjedhë pa u shterrurr për mijëra vite.
Allahu e krijoi burimin e ujit Zem Zem për të siguruar Haxheren, gruaja e Hazreti Ibrahimit (a.a.) apo (Abrahamit në Bibël), dhe të birin e saj (bebë) Isma`ili, në Luginën e thatë dhe të nxehtë të Mekes.
Në kërkimin e saj të dëshpërues për ujë, Haxherja vrapoi shtatë herë me radhë dhe nëpër vapë mes dy kodrave, Safa dhe Merve për të siguruar ujë për fëmijën e saj të etur.
Akti mbetet një rit i nevojshëm për haxhinjt.
Pejgamberi, Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka rekomanduar të pijmë ujin e bekuar.
Në muajin shtator, 2010, Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz inauguroi Projektin e Ujit Zem Zem, i cili synon për të siguruar një furnizim konstant të ujit të pastër Zem Zem, dhe të paketohet e të shpërndahet uji Zem Zem në një mënyrë moderne.
Çdo vit, haxhinjt kur kthehen në vendet e tyre, pas përfundimit me sukses të haxhxhit, shishet me ujë të Zem Zemit janë dhurata më të preferuara.

Burimi: OnIslam & Newspapers
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ====

Rreth Islamit ne Kosove emision televiziv

Nga cilat krahina janë këto fise ?

Trafikonin emigrantë shqiptarë në Angli, shkatërrohet banda në Spanjë

$
0
0
Policia spanjolle ka arrestuar në një operacion blic 72 persona që merreshin me kontrabandë të paligjshme, duke trafikuar shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Grupi kriminal ishte pikasur prej kohësh nga policia iberike, e cila sot ka shkatërruar këtë rrjet të fuqishëm që merrj me trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas medieve, mes personave që kanë rënë në pranga, ka shqiptarë, italianë dhe grekë dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë hyrë në Angli me dokumente false të blera në Itali apo Greqi.

Shuma që paguanin këta persona për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, shkonte nga 500 deri në 4.000 euro.

Policia ka bastisur dy banesa dhe një shtëpi publike në qytetin e Barcelonës, ku në këtë të fundit u gjetën 14.000 dollarë dhe një pistoletë.

Policia thotë se ky grup ka mbi 180 persona, 14 prej të cilëve ishin fëmijë dhe femra, ku disa prej tyre detyroheshin të punon si prostituta.

Mes personave që janë arrestuar, ndodhen edhe disa anëtarë të rrjetit kriminal, të cilët dyshohen se nga Spanja, mbështesnin anëtarët e rrjetit që jeton në Shqipëtri, Itali dhe Greqi.

Baza ishte në Spanjë, ku priteshin emigrantët dhe pasi siguroheshin dokumentet, dërgoheshin në Angli, ku edhe këtu kishte anëtarët të tjerë të grupit që prisnin emigrantët.

Shqip

Financial Times: Pas Irakut, a e ka radhën Shqipëria?!

$
0
0
Emri:  8891b090-e0d2-48c7-9c46-95f00c500305.jpg

Shikime: 434

Madhësia:  56.4 KB

Të gjithë janë shokuar nga masakrat që po bëjnë militantët islamikë të ISIS në Irak. Mes frikës se ata po fitojnë shumë terren në Irak e janë duke arritur qëllimin e tyre, gazetari David Gardner i “Financial Times” ngre pyetjen: Pas Irakut, kush e ka radhën? Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Abu Bekr el-Bagdadi, udhëheqës i xhihadistëve njoftoi krijimin e kalifatit islamik, e ndërsa ky njoftim ishte i përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe gjuhën shqipe”, shkruan gazetari David Gardner në analizën e tij. Duke rikujtuar se Arabia Saudite ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të islamit, me ndihma në hapjen e xhamive apo ndihma të tjera, gazetari i FT thotë se tani ajo ka humbur ndikimin në botën myslimane. Po përse njoftimi për krijimin e kalifatit islamik u bë dhe në gjuhën shqipe. “Që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë, ndikimi i fesë myslimane është rritur, kjo me hapjen e xhamive apo dhe medreseve”, shkruhet në analizën e FT. Në foton e analizës së FT vërehet se si me rritjen e frymës islame, tani është rritur edhe një shqetësim, ai i përhapjes së radikalëve islamistë të ISIS. Rikujtojmë se dhe disa shqiptarë nga Kosova e Maqedonia tani luftojnë në radhët e ISIS dhe kanë tmerruar njerëzit me veprat e tyre.

Edhe Bin Laden distancohej prej IS

Një dokument i zbuluar tek shtëpia ku u gjet Osama bin Laden, tregon se edhe Al Kaeda ishte e distancuar nga ky grupim. Dokumenti prej 21 faqesh, i gjetur në strehën e kryeterroristit, paralajmëron ngritjen e një grupimi të ri dhe të pamëshirshëm me ekstremistë islamikë, në gjendje për të kryer të tilla brutalitete, aq sa edhe Al Kaeda mendonte se duhej të shkëpuste lidhjet me ta. Në dokument thuhet se Shteti Islamik në Irak dhe Siri nuk ka kurrfarë respekti për civilët dhe mund të dëmtojë edhe reputacionin e Al Kaedës. Në memo theksohet se ata kanë nisur që të bombardojnë edhe xhamitë. Tani IS ka nën kontroll një zonë që është më e madhe në hapësirë edhe se Britania e Madhe. Si për të ilustruar këtë barbari, djali i një xhihadisti nga Australia, por që lufton për këtë grupim islamik, ka pozuar me kokën e një ushtari sirian të vrarë në luftime. Babai i djaloshit, një nga terroristët më të kërkuar në Australi dhe i dyshuar për krime lufte, e ka postuar foton në Twitter me mbishkrimin: “Ky është djali im”. Ndërkaq kanë nisur kritikat ndaj politikave të SHBA-së në këtë drejtim. Ish- Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë përgjegjës presidentin Barack Obama për këtë përparim të frikshëm të xhihadistëve. Ajo tha se ai nuk i ka mbështetur siç duhet rebelët në Siri, duke krijuar këtë vakuum, që është mbushur nga terroristët.

Kush janë jaziditë dhe pse po përndiqen?

Në malin Sinjar vjen era vdekje. “Qentë po hanë trupat e të pakallurve”, thotë Haji Khedev Haydev, 65- vjeçar. Ai është një nga jaziditë, një sekt në Irak, që po përndiqen nga Shteti Islamik. Ata kanë mësyrë malet në veriperëndim të Irakut, për të shpëtuar nga vdekja. Shumë prej tyre kanë humbur jetën nga etja apo uria. Mendohet se në total janë mbi 50 mijë jazidi. Por kush janë jaziditë dhe pse po përndiqen? Diana Darke thotë për BBC se shpesh ata etiketohen si besimtarët e djallit. Janë të shpërndarë në Irak, Siri dhe në Turqi. Në total mendohet se janë 500 mijë besimtarë jazidi. Ashtu si alavitët, është e pamundur që të konvertohesh në këtë fe, pasi vetëm mund të lindësh i tillë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas përndjekjes që iu është bërë përgjatë shekullit të shkuar. Edhe pse ka shumë spekulime për prejardhjen e emrit jazid, studiuesit thonë se vjen nga gjuha perse dhe do të thotë engjëll. Ata e njohin veten si adhurues të Zotit. Besimi i tyre lidhet edhe me Zoroastrianizmin. Në tempujt e tyre adhurohet dielli, por feja e tyre ka elementë të Krishterimit dhe të Islamit. Fëmijët pagëzohen me ujin e shenjtë nga piri (prifti). Në martesa, ai thyen bukën dhe i jep njërën gjysmë nuses dhe tjetrën dhëndrit. Nusja, e veshur me të kuqe, viziton kishat e krishtera. Në dhjetor, ata agjërojnë për tre ditë, përpara se të pinë verë me pirin. Më 15 deri më 20 shtator kanë një pelegrinazh të përvitshëm në varrin e sheikut Adi at Lalesh, në veri të Mosulit. Ata praktikojnë synetllëkun dhe sakrifikojnë kafshët. Qenia e tyre supreme është Jasdani. Ai konsiderohet në një nivel aq të lartë, sa nuk mund të adhurohet në mënyrë direkte. Ai konsiderohet një forcë pasive, Krijuesi i botës, por jo ruajtësi i tij. Shtatë shpirtra burojnë prej tij dhe më i madhi është Engjëlli Pallua, që njihet edhe si Malak Taus- ekzekutues në tokë i vullnetit hyjnor. Palloi ka qenë simbol i pavdekësisë në Krishterimin e hershëm, për shkak se mishi i tij dukej sikur nuk kalbet. Malak Taus konsiderohet si alteregoja e Zotit, i pandashëm prej tij. Jaziditë i luten Malak Tausit pesë herë në ditë. Emri tjetër i tij është Shejtani, që në arabisht nënkupton djallin. Për këtë arsye, Shteti Islamik i konsideron ata si besimtarë të djallit. Jaziditë besojnë se shpirti kalon në formë të njëpasnjëshme trupore në formën e një emigrimi dhe se pastrimi gradual është i mundur përmes rilindjes, duke e bërë kështu ferrin të tepërt.


MAPO
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

The Wall Street Journal: Priten arrestime të bujshme në Kosovë të imamëve

$
0
0
Kosova nisi një operacion të madh mëngjesin e së hënës kundër militantëve të dyshuar vendas, të cilët kishin luftuar Siri dhe Irak, duke arrestuar të paktën 40 persona dhe konfiskuar armë e eksploziv në dhjetëra vende, njoftojnë autoritetet, thuhet në tekstin e së përditshmes prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal”.Ky veprim përbën aksionin më të madh kundër militantëve të dyshuar në Kosovë, ku qeveria prej kohësh kishte hedhur poshtë shqetësimet rreth kërcënimit nga ekstremistët. Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar qeveritar tha se arrestimet erdhën disa muaj pas paralajmërimit të autoriteteve vendore nga shërbimet e huaja të inteligjencës për një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë.Megjithatë, në një deklaratë të policisë thuhej vetëm se arrestimet e së hënës patën në shënjestër personat të cilët kishin luftuar në Siri dhe Irak për grupin ekstremistë sunit, Frontit Al-Nusra, një degë e Al-Qaedas që përkrah sundimin global islamik dhe shtetin islamik, grup ky i cili ka pushtuar së fundi sipërfaqe të konsiderueshme të territorit në Irak.“Unë kam autorizuar mbrëmë një operacion të gjerë për të gjetur dhe arrestuar pjesëtarët e dyshuar të grupeve që luftuan në Siri dhe Irak. Mund të konfirmoj se 40 persona janë arrestuar deri më tani, por janë gjetur edhe eksplozivë, armë dhe materiale të tjera në disa nga 60 lokacionet që janë bastisur gjatë këtij operacioni”, tha kryeministri Hashim Thaçi në një deklaratë për “The Wall Street Journal”, transmeton Indeksonline.Kosova, e cila shpalli pavarësinë më 2008, ka një popullsi me shumicë shqiptare myslimane. Qeveria gëzon marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe vendet e tjera perëndimore dhe kushtetuta siguron një ndarje të qartë midis fesë dhe shtetit.Por, prej kohësh ishte raportuar se një numër kosovarësh kishin shkuar për të luftuar në radhët e grupeve militante në Siri dhe Irak. Në muajt e fundit policia ka intensifikuar arrestimet pas qarkullimit të videove dhe imazheve të burrave kosovarë të përfshirë në luftime. Muajin e shkuar u shfaqën pamje në të cilat pretendohej të ishte një luftëtar kosovar duke prerë koka.Për më tepër, policia njoftoi se operacioni kundër ekstremistëve do të vazhdojë, duke vënë në shënjestër ata që u bashkohen grupeve terroriste brenda ose jashtë vendit dhe njerëzit që i mbështesin, financojnë apo rekrutojnë ata. Zyrtari i qeverisë u shpreh se autoritetet po përgatisnin akuza ndaj disa imamëve për nxitjen e krimeve të urrejtjes. Në një intervistë telefonike të zhvilluar të hënën, kryeministri Thaçi tha se autoritetet besojnë se janë me dhjetëra e jo me qindra kosovarë që luftojnë në Irak dhe Siri.Thaçi theksoi se një “numër i vogël i të rinjve” janë nxitur të luftojnë si rezultat i propagandës në mediet sociale dhe për shkak të ndikimit të “një numri të vogël imamësh”. Ai tha se qeveria po punon ngushtë me SHBA-në, Turqinë dhe BE-në për ta menaxhuar problemin.Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me diplomatë të lartë perëndimorë në Prishtinë, të hënën, për t’i informuar ata rreth aksionit, njofton një diplomat perëndimor.Është shënuar një shqetësim në rritje në mesin e qeverive evropiane për rreziqet terroriste që vijnë nga të rinjtë që kthehen nga luftimet në Irak dhe Siri. Autoritetet besojnë se një francez i dyshuar për vrasjen e katër njerëzve në muzeun Hebraik në Bruksel, në maj, ishte kthyer në Evropë pas luftimeve në Siri.Autoritetet evropiane vlerësojnë se afro 2,000 evropianë kanë udhëtuar për në Siri për të luftuar krahas rebelëve në betejën për ta rrëzuar kryetarin Bashar al-Assad.SHBA dhe vendet evropiane luftuan më 1999 për të detyruar ish-diktatorin serb, Slobodan Milosevic që t’i tërheqë forcat e tij jashtë Kosovës, ku një ofensivë brutale kundër shumicës së madhe myslimane la mijëra të vdekur dhe rreth 750,000 njerëz të dëbuar jashtë shtëpive të tyre.

Koha Jone

Modelja Greta Buzi, shqiptarja në "Miss Beauty World"

$
0
0
TIRANE-Greta Buzi quhet shqiptarja që është përzgjedhur për të qenë pjesë e "Miss Beauty World". Prej vitesh jeton me familjen në Gjermani, e megjithatë nuk e ka harruar mentalitetin e vendit të saj.

Emri:  92083.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  23.8 KB

"Edhe pse jetojmë këtu, ne akoma i ruajmë vlerat, traditat dhe mentalitetet tona", shprehet modelja, teksa e pyesim nëse do të pozonte nudo për 1 milion dollarë. Në këtë rrëfim për "Summer Pages", nuk lë pa përmendur edhe paragjykimet me të cilat është hasur në Gjermani. Për Gretën, meshkujt janë në plan të dytë; e gjithë koha është për studimet dhe për karrierën e suksesshme që e pret.

Një shqiptare në "Miss Beauty World"; si u bëtë pjesë e këtij kompeticioni bukurie?

Ishte shumë e thjeshtë: pashë reklamën që kishte bërë "Miss Gjermania" dhe aplikova menjëherë, pa e menduar, me shpresën që do të më pranonin, dhe ashtu ndodhi.

Kur ka nisur ëndrra juaj për t'u angazhuar në të tilla spektakle?

Ëndrra ime për të qenë një 'miss' ka nisur në një moshë fare të vogël, por përsëri mendoja se do të mbetej një ëndërr, veçse besoja aq shumë në ëndrra sa m'u bë realitet.

Jeni ndër 30 të përzgjedhurat; si u ndjetë kur morët vesh se ishit përzgjedhur?

Eh, nuk ka fjalë ta përshkruaj! Të jesh një 'miss' nuk do të thotë thjesht një fytyrë dhe një trup i bukur, por edhe një shpirt i bukur, human.

Prej vitesh jetoni në Gjermani, si ishin fillimet në një shtet të huaj?

Tashmë historia e shqiptarëve është shumë e njohur për vuajtjet dhe fillimet e vështira, aq shumë sa kanë marrë dhenë. Mund ta përshkruaj si një luftë, por një luftë e fituar ama! Pa dyshim që fillimet për ne kanë qenë shumë të vështira, por me shumë punë dhe përpjekje ia kemi dalë mbanë. Kjo edhe falë mamasë sime, e cila ka një shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet kurrë para asgjëje.

A i keni ndjerë paragjykimet që gjermanët kanë ndaj shqiptarëve, në jetën tuaj të përditshme?

Është shumë normale që ka paragjykime dhe ndihesh keq kur flitet negativisht për vendlindjen tënde. Mendoj se, duke punuar shumë dhe ndershmërisht, mund t'i ulësh fare lehtë mendimet që ata kanë për shqiptarët.

Po në konkurset e bukurisë, a i keni ndjerë paragjykimet për shkak të origjinës suaj shqiptare?

Patjetër që i kam ndjerë! Si në çdo fushë tjetër, edhe në fushën e bukurisë ekzistojnë xhelozitë. Mund të them që xhelozia dhe egoja e njerëzve nuk kanë fund, kështu që duhet të përshtatem edhe në këtë pikë.

Në Shqipëri, konkurset e bukurisë janë 'braktisur' nga publiku; si shikohen në Gjermani këto lloj spektaklesh?

Në fakt, këtu në Gjermani këto konkurse bëhen shpesh dhe u japin mundësinë shumë femrave të ekspozojnë bukurinë e tyre, të realizojnë ëndrrën e tyre, jo vetëm nga Gjermania, por nga shumë vende të botës. Besoj se dhe në Shqipëri nuk do të jetë e largët dita kur këto konkurse të merren parasysh dhe shumë femrave t'u ofrohet mundësi si m'u ofrua mua në Gjermani.

Çfarë nuk duhet t'i mungojë një 'miss'-i?

Mendoj se një 'miss'-i nuk duhet t'i mungojë shpirti human, mirësia, dëshira për të ndryshuar diçka në këtë botë, për mirë sigurisht. Mbi të gjitha, dëshira për të ndihmuar njerëzit. Mendoj se kjo e fundit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për një 'miss', por për çdo vajzë.

Nëse ju pyesin për veten, si e përshkruani?

Një vajzë luftarake, me ego të madhe dhe këmbëngulëse.

Si është jeta e Gretës, për ata që s'e njohin?

Unë jam një person i thjeshtë dhe e thjeshtë do të mbetem gjithmonë. Gjithashtu edhe jeta ime është dhe do mbetet e tillë; pavarësisht arritjeve të mia, asgjë nuk do të ndryshojë tek mua.
Cili është statusi juaj aktual, a keni një mashkull në krah?

Statusi im aktual është 'single'. Një femër si unë, që ua ka kushtuar kohën e saj studimeve dhe karrierës, nuk mund të ketë kohë për një mashkull.

Sa të ndryshëm janë meshkujt shqiptarë nga ata gjermanë?

Nuk di të them shumë për këtë, por mendoj se meshkujt gjermanë janë më liberalë dhe tolerantë, ndërsa meshkujt shqiptarë janë më jotolerantë, - me sa më ka informuar mamaja, pasi unë nuk kam eksperienca personale.

Çfarë dashuroni tek një mashkull?

Karakterin e fortë dhe sinqeritetin. Mashkulli im duhet të ketë sy vetëm për mua; besnikëria mbi të gjitha!

Nëse nuk do të merreshit me modeling, çfarë rruge do të zgjidhnit në jetën tuaj?

Pa dyshim studimet e larta dhe punën time aktuale. Ky ka qenë synimi im gjithmonë, të kem një profesion të denjë dhe serioz dhe, pa dyshim që do i shkoj deri në fund pavarësisht modelingut.
A mendoni se emri juaj duhet të renditet tek shqiptarët që bëjnë krenarë vendin tonë?

Patjetër që po! E them me plot bindje, pasi unë kurrë nuk e kam mohuar origjinën time, vendlindjen time. Jam ndjerë gjithmonë krenare që jam shqiptare dhe do të vazhdoj të ndihem e tillë. Nga publiku shqiptar dua vetëm mbështetje në rrugën time, pasi është shumë me rëndësi për mua të më mbështesë populli im, atëherë unë mund të them me plot bindjen "jam krenare që jam shqiptare!".

A do të pozonit nudo për 1 milion dollarë?

Asnjëherë! Pasi, edhe pse kemi vite që jetojmë në Gjermani, familja ime nuk do ta suportonte dot këtë gjë. Edhe pse prej vitesh jetojmë këtu, ne akoma i ruajmë vlerat, traditat dhe mentalitetet tona. Modelingun po e bëj vetëm për pasion, por kjo nuk do të thotë që unë të dal jashtë vetes.

A e ka problem familja teksa sheh fotot tuaja sensuale?

Nuk do i quaja foto sensuale, pasi gjithçka është brenda kufijve. Nëse do të quheshin të tilla, unë nuk do të merrja pjesë në një konkurs të tillë.

Thuhet se modelet bëjnë një jetë luksi, a bëni dhe ju një jetë të tillë?

Nuk bëj ndonjë jetë luksi, jetoj si gjithë të tjerët; një jetë normale dhe një jetë familjare të qetë.

A e vizitoni shpesh Shqipërinë, çfarë pëlqeni më së shumti nga vendi ynë?

Unë e vizitoj çdo vit Shqipërinë, pasi atje kemi dhe të afërmit dhe na merr malli, por jo vetëm për këtë arsye, por më pëlqen shumë vendi im. Kemi një det të bukur dhe male të bukura. Pavarësisht mungesës së infrastrukturës dhe investimeve, jam e bindur se një ditë Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të vizituara në botë. Është një perlë vendi ynë!

(d.b/BalkanWeb)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

A do të konvertohej Faik Konica?!

$
0
0
A do të konvertohej Faik Konica?!

Nga: FOTAQ ANDREA

A do të konvertohej Faik Konica?!Siç kemi bërë tashmë të ditur në Fletore koniciane nr. 2 (Kur puqen dy male në vargmal miqësie), letrat e Faik Konicës drejtuar poetit të madh francez Apollinaire, që ruhen në Bibliotekën Rishëljë të Parisit, përmbajnë, krahas një mori çështjesh me interes të përbashkët për dy mjeshtërit e mëdhenj të gjuhës frënge e shqipe, edhe shumë hapje zemre, si një nevojë shpirtërore për të shfaqur secili prej tyre atë intime që rrallë i besohet kujt, veç në qofsh i lidhur me një miqësi të pastër në shkallë të epërme. Ndodh kështu me Konicën 28 vjeçar dhe Apolinerin 23 vjeçar, duke filluar nga ai vit 1903, kur nisin të letërkëmbejnë së toku me besim të mahnitshëm nuhatur së largu te shoshoqi, jashtë kornizave të modestisë së shtirur. Sidomos kur në këtë mes, fjala është për çështje delikate zemre, për ndjenjë dashurie të fuqishme, atë që, te gjeniu, bëhet shpesh burim frymëzimi përsosur artistikisht në vepra të pavdekshme.
Dhe ndjenja e dashurisë, e vuajtjes dhe përvuajtjes shpirtërore, dihet që çon larg. Nuk e kemi fjalën këtu për asi qarjesh e përlotjesh, aventurizma të shpirtit me përfundime tragjike apo në të kundërt, për dashuri nga ato flakëkashtet a të rëndomtat që mbarojnë në bisht peshku. Jo, ka edhe një ndjenjë të fortë dashurie të qëruar që, në mënyrë të skajshme merr formën e mirëfilltë të mëkatit dhe që bëhet shtysë e fuqishme për vendimmarrje të reja. Sjellim si shembull dashurinë e Tat Tanushit të të mahnitshmit Kutel te kryevepra "E madhe është gjëma e mëkatit"...
Më 28 tetor 1903, në një nga letrat e para të Konicës drejtuar Apolinerit, kur të dy gjenitë e ardhshëm po gatiteshin të takoheshin në Londër, në shtëpinë e shqiptarit, Faiku bën një rrëfim tepër domethënës, që zbulon shumë anë të panjohura të jetës së tij komplekse 18-20 vjeçare.
Duket në plan të parë se kemi të bëjmë me atë vendim të famshëm të Faikut për të ndërruar fe, për t'u shndërruar nga mysliman në katolik, për t'u mbiquajtur Dominik. Por, përpara se të hyjmë në thelbin e kësaj çështjeje, për ta kuptuar e zbërthyer si duhet këtë, lypset të japim disa shpjegime paraprake lidhur me formimin e shëndoshë intelektual të nxënësit dhe gjimnazistit Faik Konica.
Është e njohur se, nga liceu francez i Kostandinopojës (Galata Saraji), ai shkoi në Francë më 1888, në moshën 12-13 vjeçare, dhe filloi drejtpërdrejt kolegjin në Lisieux të Normandisë. Zakonisht, në këtë moshë, fillohej klasa e gjashtë e sistemit arsimor francez, vit shkollor i rëndësishëm për vetë fillimin e adoleshencës që përcaktonte ndarjen nga fëmijëria dhe nga fillorja (si dikur klasa e pestë e sistemit tonë shkollor). Nga klasa e gjashtë në të tretën (me zbritje dhe jo me ngjitje si tek ne), janë katër vite shkollore në kolegj dhe më pas fillon gjimnazi me tre vjet (klasa e dytë, e parë dhe terminali apo matura). ...Konica përfundon kështu më 1893, në moshën 17 vjeçare (diplomë mature) shtatë vjet të sistemit të mesëm shkollor francez, kolegj dhe gjimnaz (apo lycée - lice - në frëngjisht), që do të thotë se dy herë ka kapërcyer një vit shkollor. Por mbi të gjitha, duhet mbajtur këtu parasysh që diploma e maturantit (e bashëlierit), ishte për vetë kohën e një rëndësie madhore, përderisa - mjaft e rrallë - jepej nëpërmjet saj titulli i mësuesisë për shkollat e mesme. Sa për ilustrim, në mesin e dytë të shekullit XIX, nga 1320 profesorë gjimnazi në tërë Francën rurale - që numëronte 83 gjimnaze sipas studiuesit Antoine Prust -, 1000 vetë ishin pa diplomë të lartë universitare.
Më 1893 dhe1894, brenda dy vjetësh, Konica merr dy diploma universitare në Monpëlie dhe Dizhon (edhe sot e kësaj dite mund të marrësh diplomë universitare në Francë për çdo vit studimor që bën) dhe me këto diploma në xhep, si dhe me titullin e mësuesisë dhe çmimet e nderit, ai shkon ballëlartë në verën e vitit 1894 në Shqipëri e vendlindje. Janë vitet më të rëndësishme e më të lumtura për të, jo vetëm për formimin e tij të lartë intelektual e botëkuptimor, por edhe për aromën e këndshme të rinisë që mbart mosha 18-19 vjeçare. Pikërisht në këtë moshë, Konica njeh dashurinë e parë të zjarrtë me ojonaksen Hugon Sophie Josephine Annette. Vasha bukuroshe 15-16 vjeçare i ndihte të atit berber (është e njohur që nga ajo kohë simpatia e Faikut për zanatin e berberit) në lokalin e tij si parukiere, ku me sa duket i riu Faik shkonte për të ujdisur e bindur floknajën e tij të gjatë ("prej filozofi", siç shprehet ai tërthorazi në një shkrim). Ishte për të viti universitar 1894-1895, kur ai, jo vetëm i qepej me ngulm provimeve që kalonte një pas një me sukses, por edhe u bindej, përmes tallazesh shpirtërore, ndjenjave të epshme të dashurisë e cila, ndryshe nga sa mund të pritej (të bëhej pengesë), e bënte çuditërisht me krahë, i jepte atë forcë shpërthyese që tek ndoca njerëz të veçantë e shton edhe më shumë dozën përvetësuese e vepruese të intelektit dhe shndërrohet në frymëzim për ngadhënjime të reja. Por ama do të ndodhte që, para se të merrte vendim për të shkuar në Paris (1895-1896) dhe më pas në Bruksel (ku jo vetëm çel Albanian e tij në mars 1897, por bëhet edhe baba me djalë tre muaj më pas), tallazet shpirtërore, me luftën e të kundërtave në vetvete, ndjenja e mëkatit prej djaloshi në dashuri të parë, një lloj fanatizmi subkonshient i trashëguar, si dhe vetë trysnia patriarkale (kur familja e mbante me të holla për shkollim, e "jo për dashuriçka") - të gjitha këto do bënin që, në një çast të dhënë të rinisë së tij të bukur, ai të merrte një vendim aq të veçantë e të papritur: konvertimin e tij në fenë katolike, siç do ta shohim konkretisht më poshtë në rrëfimin që i bën Apolinerit.
Nuk është e vështirë për të bërë lidhjen midis dashurisë djaloshare të Faikut, ndjenjës së mëkatit dhe vendimit të tij për të ndërruar fe, e mbi të gjitha për t'u bërë murg në moshën 19 vjeçare. Shënojmë në parantezë se është e kotë të spekulohet këtu me tezën e imoralitetit siç bënë kundërshtarët e tij të kohës që ai i stigmatizoi e i lipsi aq bukur, apo siç duan sot të denigrojnë figurën e tij ndoca antikonicianë të tërbuar, që shohin përherë vetëm bardhë e zi dhe me dogma veshoke në kokë. Po ashtu, për mendimin tonë, çdo interpretim i sotëm për "largpamësinë" e Faikut me konvertimin e tij në fenë katolike, si shembull e si paralelizëm historik që u dashka ndjekur, - me emrin e Europës katolike në gojë! - është thjesht spekulim apo moralizim patriotik i rremë, utopik dhe irreal për një çështje tepër delikate e shpirtërore siç është ajo e fesë.
Në fakt, kur bën "rrëfimin" për moshën e tij 18-20 vjeçare, vetë Konica 28 vjeçar i vitit 1903 (në atë kohë kryeredaktor i një gazete me emër për kohën siç ishte Albania e tij, dhe me një mision të lartë fisnik e patriotik në shpirt) e shmang kryekëput motivin e dashurisë dhe "të mëkatit" në shpjegimin që jep vetë ai për idenë që "i shkrepi në kokë" të ndërronte fe që në moshë të re. Sigurisht që ai do nxirrte në pah në këtë mes, përpara Apolinerit, idetë mistike që ushqente nga leximi në atë kohë i librave filozofikë, e mbi të gjitha vetë ndjenjën e urrejtjes ndaj pushtuesve osmanë turq të dheut të tij. Sepse ai, fare mirë mund të konvertohej në katolik sikundër veproi, por pa u bërë aspak murg. Përse pikërisht murg? Të jetë kjo ide e tij thjesht një "kokëkrisuri" për t'u mbyllur në katër muret e qelës, kur krejt dyert e së ardhmes dhe të lulëzimit intelektual i kishte tejet të hapura? Nuk besojmë. Në shpirtin e tij djaloshar, me siguri duhej të jetë zhvilluar një luftë e egër ndjenjash të kundërta, me siguri duhet të ketë ndjerë sikletin e parë apo "turpin" për vetë pasojat e dashurisë, gjer në revoltë dhe hakmarrje ndaj vetvetes, e mbase edhe ndaj të tjerëve (presioni i familjes së Sofisë apo ndoshta edhe i familjes së tij). Për këtë, mjaft t'i referohemi këtu një prej shkrimeve të tij nga më të bukurat, "Lulja e Maleve" (1897). Hollë-hollë, ashtu si në mjaft shkrime të tjera të tij, të dy personazhet kryesore të tregimit Toskua dhe Moskua shfaqin, në antitezë, njëfarë dyzimi të vetë Faikut djaloshar arsimuar jashtë: i pari, i dhënë me mish e me shpirt pas traditës, që fatin e tij e lidh pas fatit të vatanit dhe që dashuron vashë vendi (Shegën), me të cilën njeh lumturinë dhe lufton me armë në dorë për çlirimin e atdheut; i dyti, që mendjen e kishte andej nga Parisi, nga studimet e ardhshme, nga modernia, nostalgjitë dhe dashuritë e zemrës. Vërejmë këtu kalimthi se shfaqja e vetvetes në formë të dyzuar, ashtu siç është vetë qenia njerëzore, do kërkojë te Faiku jo vetëm forma letrare të stërholluara, por do shkojë tepër-tepër larg, në forma më të sofistikuara dhe nga më të habitshmet, që do jenë objekt i një numri të ardhshëm të Fletore koniciane, gjithnjë në zbërthim të enigmave të tij të pafundme...
Por theksojmë se do të ishte paksa e pavend dhe e paradokohshme të thuhej në mënyrë të prerë se më 1894, kur shkoi në Shqipëri për pushime e u rikthye në Dizhon, Faiku e kishte gjetur tashmë udhën e shpëtimit shpirtëror dhe të arsyes madhore që do ta drejtonte drejt vendimit për veprimtari patriotike konkrete. Sepse në fakt, gjithçka do ndodhte në mënyrë graduale, të natyrshme. Për më tepër që ideja e veprimit patriotik do kërkonte kohën e vet të pjekurisë dhe do shpalosej hapur vetëm kur ai do shkonte në Paris më 1895. Aty ai, jo vetëm që ra në kontakt të drejtpërdrejtë me idetë e vrullshme të kohës, por u lidh nga afër edhe me miq të mirë që do t'i çelnin sytë e mendjes. U lidh (i rekomanduar që nga Dizhoni) me gjuhëtarin e moshuar franko-hebre Louis Benloew, ish dekan i fakultetit të Dizhonit dhe miku i Dora d'Istrias e i De Radës, që kishte bërë studime madhore për shqipen dhe shqiptarët. Me atë "gjysh" të mirë, ai iu fut edhe mësimit të sanskritishtes dhe të gjuhëve të lashta hindu e veda. U lidh e u miqësua me historianin po franko-hebre Léon Cahun, zv. Konservatori i Bibliotekës Mazarine. Dhe do të ishte "baba" Cahun-i, autori i "Hasan Jeniçerit shqiptar të vitit 1516", i Thrank Spiros, ai që do t'i ndihte të botonte në dhjetor 1895 në gazetën "La Libre Parole" artikullin e tij të parë "Shqipëria dhe Turqit" me pseudonimin Tepeleni (artikull të cilin e kemi përkthyer dhe botuar tashmë). Në fakt, kjo gazetë politike e rëndësishme e Parisit ishte e njohur për frymën e fuqishme polemiste dhe për përkrahjen që i bënte ideve socialiste të kohës, duke demaskuar skandalet e rënda, si çështjen e famshme Dreyfus, masakrat e Armenisë në Turqi dhe skandalin e Panamasë.
Megjithatë, e gjejmë me vend këtu të vërejmë se nuk mendojmë dhe nuk e përkrahim tezën e parashtruar prej kohësh se Konica djaloshar u lidh në Paris me idetë socialiste të epokës. Si trashëgimtar dhe përfaqësues i feudalizmit, nga derë e madhe me emër, ai asnjëherë nuk ka shprehur simpati dhe nuk i ka zënë në gojë idetë socialiste, madje as kur këto ishin tepër në modë. Edhe vetë termin "revolucion", aq shumë të lakuar në atë kohë, ai e përmend tepër rrallë dhe gjithnjë ka qenë kundër kasaphanës klasore dhe formave terroriste. Në fakt, te organi La libre Parole, ai thjesht botoi artikullin e tij Shqiptarët dhe Turqit. Madje, duke pasur parasysh se nuk ishte dhe nuk është e kollajtë të botohet një shkrim në një organ kryesor të Parisit (sidomos në moshën 20 vjeçare!), hamendësojmë se duhet të ketë qenë kunati i Leon Cahunit, George Schwob (në atë kohë kryeredaktor i organit Le Phare de la Loire) ai që duhet të ketë ndërhyrë për botimin e artikullit të Konicës te e përditshmja parisiane La libre Parole. Fakt është se artikulli i parë i Konicës djaloshar Shqiptarët dhe Turqit u botua i gjymtuar, në një kolonë e gjysmë gazete, kur ishte paraqitur në redaksi si studim i plotë me shumë krerë. Jo vetëm kaq, por artikulli i Tepelenit do të shoqërohej edhe nga një shënim kritik përmbyllës i redaktorit H. Vernier, ku nuk përkrahej plotësisht (me sa duket për arsye diplomatike) qëndrimi antiosman e i prerë i autorit të shkrimit. E mbështesim këtë hipotezë tonën edhe me faktin se poshtë artikullit të Tepelenit, në të njëjtën faqe të gazetës është botuar edhe një shkrim i Raphaël Viau Les égouts de Schwob (Gjirizet e Schwob-it). Pra ndihma e Cahun-it dhe ndërhyrja e Schwob-it (babait të simbolistit të ardhshëm të famshëm Marsel Schwob) duhet të kenë qenë vendimtare edhe për fillimin e aktivitetit botimor të të riut Konica. Këtu atij duhet t'i ketë lindur edhe vetë ideja që të botonte sa më parë organin e parë të shqiptarëve, në shqip e në frëngjisht, kryeveprën Albania. Me siguri, ai e ka përpunuar prej muajsh në kokë këtë mendim, e ka rrahur e stër-rrahur me "baba" Cahun-in, i cili, me përvojë të gjatë botimore duhet ta ketë përkrahur e nxitur djaloshin patriot dhe erudit shqiptar.
Nga ana tjetër, po ta shohim nga afër Faikun në Paris në ato vite (kur i ati ia kishte prerë çdo të ardhur financiare, për të arsimuar tashmë me shkollë të lartë djalin e dytë, Mehmetin), do vëmë re se ai jo vetëm ishte i përkushtuar pas mësimit të gjuhëve të rralla, pas hulumtimit në Bibliotekat Mazarine dhe të Institutit të Francës, por edhe pas kurseve që ndiqte në Akademinë franceze. Vëmë re kështu një veprimtari të ethshme shumë-përmasore nga ana e tij, si e si të gatitej mirë për t'i hyrë botimit të periodikut të ardhshëm konician. Sepse, duke hequr dorë nga ideja për t'u bërë murg apo për të vazhduar studimet në Universitetin e famshëm të Irenës në Gjermani, duke i hyrë Albanias në Bruksel dhe duke marrë me vete edhe Sofinë shtatzënë me të cilën bashkëjetonte, Konica djaloshar do të zgjidhte paralelisht tri punë të mëdha: do përcaktonte me pjekuri të plotë të ardhmen e tij patriotike, do zgjidhte fatin e jetës familjare me vashën që donte dhe më në fund, do zgjidhte problemin e të ardhurave financiare për jetesë.
E tillë pra, paraqitej gjendja shpirtërore dhe botëkuptimore e Konicës 18-20 vjeçar në Dizhon e në Paris, para se të çelte Albanian dhe para se të bëhej baba që në moshë tepër të re.
Më në fund do thoshim se, pa i hyrë çështjes së fesë te Konica, që kërkon një studim më vete, ai me kohë do fitonte pozitat e ateizmit, të objektiviteti shkencor, por duke respektuar thellë idenë e fesë gjatë gjithë jetës së tij, sidomos çështjen e fesë tek shqiptarët. Për më tepër që ai vetë mishëronte në origjinë të katër fetë kryesore në Shqipëri. Ishte, të themi, i katërfishtë, sepse: ishte mysliman i lindur (Faik), në mjedisin ortodoks të vendlindjes (Konicë), kishte të trashëguar në gjak bektashizmin e Ali Tepelenit (nuk mungoi të firmosë te Albania me emrin Një bektashi), e më tej, njohu katolicizmin në Shkodër e u konvertua në katolik në Francë më 1895, me emrin Dominik. Pikërisht, me këtë emër të fundit ai krijoi edhe personazhin e tij të mrekullueshëm (vetveten), gjithë virtyte të admirueshme, te romani ende i pabotuar i tij Sotiri e Mitka.
Po japim më poshtë letrën e plotë të Faikut drejtuar Apolinerit, duke i kërkuar falje lexuesit për komentin tonë të gjatë parahyrës, të cilin e gjykuam të domosdoshëm për të kuptuar objektivisht dhe dashamirësisht figurën madhore të gjeniut Konica, mendimtarit modern shqiptar.

(er.nu/MIlosao/BalkanWeb)

Itali - Serie A 2014-2015

$
0
0
Me date 30 Gusht 2014, starton sezoni i ri i njerit prej kampionateve me te dashura per Shqiptaret, Serie A. Kampionati Italian do te hapet me ndeshjen Chievo vs Juventus, qe do te luhet te shtunen ne oren 18:00 e me pas ne mbremjen e se shtunes Roma vs Fiorentina. Java e pare do te kompletohet me ndeshjet qe do te luhen te Dielen me 31 gusht.

Vihet re qe do kemi perballje teper te forta qe ne fillim te kampionatit, ku bie ne sy java e pare me ndeshjet Milan vs Lazio apo Roma vs Fiorentina. Po ashtu, nje nga ndeshjet me te zjarrta te kampionatit Italian, Milan vs Juventus do te luhet qe ne javen e trete. Ndersa per te pare derbin e Milanos, duhet pritur deri ne javen e 12.

Ekipet Pjesmarrese:



Kalendari i Plote i TIM Serie A:



Federata Italiane e Futbollit, ka pranuar te perdore risine e Kampionatit Boteror, spray-n, ne goditjet standarte, ne menyre qe te respektohet ne menyre rigoroze disatanca e murit nga topi.

Gjesti mahnitës i Zlatan realizon ëndrrën e Kupës së Botës për ekipin...

$
0
0
Zlatan’s stunning gesture realises World Cup dream for team
By Eurosport 9 hours ago Early Doors

View gallery
.

Sweden's national team for players with learning difficulties couldn't afford to go to their World Cup. Enter Zlatan.

When Sweden's national team for players with learning difficulties qualified for their World Cup, it should have been cause for celebration. Especially after the full national side had fallen at the final hurdle in their own bid to reach Brazil, losing to Portugal in a European play-off.

Instead, financial constraints meant any celebrations were muted - the team could not afford the cost of going to Brazil for the INAS World Football Championship.

Various players were contacted and asked to donate shirts or boots in a bid to raise the requisite money. The likes of Johan Elmander, Andreas Isaksson, Per Nilsson and Kim Kallstrom all duly obliged, but their fund raising efforts were still falling short.

All the team's hard work during the qualification campaign was in danger of coming to nothing. Until Zlatan Ibrahimovic was also asked to donate a playing jersey.

But as usual, Ibrahimovic decided to do things a little differently. The Paris Saint Germain striker refused to offer a shirt, instead digging into his own pockets to stump up the remaining cash that will enable the team to realise a dream.

Assistant coach Stefan Jonsson said: "I spoke to Zlatan and asked if he could donate a shirt and he said, 'what the hell are you going with a shirt? How much is it to go?' When we said that we need to SEK 350,000, he asked for the account number and he deposited it.

View gallery
.

“It’s unbelievable, incredible, fantastic. I still have to pinch myself to believe it’s true. Thanks to Zlatan a life-long dream will soon become reality for all of us involved.”

That amounts to about £30,000 which admittedly is a drop in the ocean for a player on Ibrahimovic's wages, but nevertheless represents a significant gesture from the striker.

It wasn't a difficult decision for him to make.

"Football should be played by anyone, regardless of gender, disability or not", Ibrahimovic said. "When we missed out on the World Cup, I was deeply disappointed, but when I heard about 'the unknown team' I said to myself that I wanted to do everything in my power to help them to experience the World Cup.

"There was nothing to think about. It was a given."

Much like Ibra's status as a national hero in Sweden.

https://uk.eurosport.yahoo.com/blogs...064209560.html

Sa eshte buxheti familjar mujor i familjes suaj?

$
0
0
Ftoj te gjithe anetaret e forumit, qe te sjellin ne kete teme, buxhetin e tyre familjar.

- Sa pjesetare ka familja?
- Sa prej tyre punojne dhe sa te ardhura mblidhen ne muaj?
- Sa prej tyre shpenzohen ne taksa qe mban shteti?
- Sa perqind e parave shkon per strehim? (shtepi apo qera)
- Sa perqind e parave shkon per ushqimin?
- Sa perqind e harxhoni per transport? (makine, autobuz, furgon)
- Sa perqind e harxhoni per kerkesat e femijeve?
- Sa perqind te te ardhurave i kurseni cdo muaj?
etj.

Gjithashtu, pyetja me e rendesishme:

- E konsideroni veten si familje me te ardhura te vogla, shtrese e mesme, apo e pasur?

Qellimi i temes eshte te mesojme nga goja juaj, qytetareve shqiptare (Shqiperi - Kosove - Maqedoni) se sa eshte kostoja e vertete e jeteses ne vendin ku ju jetoni.

Albo

Kenaqesia e shqiptareve - te kene sukses per inat te dikujt?

$
0
0
Kam raste te kem pasur kontakte edhe me njerez te huaj dhe te ata nuk shoh mendesine e shqiptareve qe te bejne dicka per inat te tjereve!
Pse ndodh kjo tek ne?

Kush jane disa nga librat qe mendoni se cdo njeri duhet ti lexoje ?

$
0
0
Kush jane disa nga librat qe mendoni se cdo njeri duhet ti lexoje ?

John McCain takim special me kreun e ISIS.

$
0
0
John McCain takim special me kreun e ISIS.

Vetem disa muaj para se te te vetequhej Khalife i muslimaneve lideri i ISIS eshte xhiruar ne nje video ne nje takim special me John McCain. Per momentin nuk eshte shume e qarte te cilat kane qene arsyet e nje takimi te tille por sigurisht qe ngre shume pikepyetje.

A jane SHBA-te me aleatet e tyre cifute ata te cilet e krijuan ISIS ? A eshte Ebu Bekr Bagdadi vetem se nje vegel e Amerikes ?

Emri:  kalifja.jpg

Shikime: 495

Madhësia:  41.7 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Një banane në ditë, mban doktorin larg

$
0
0
Një banane në ditë, mban doktorin larg


TIRANE-Kemi thënë shpesh që frutat dhe perimet janë jetikë për një shëndet të mirë. Por sot do të flasim për bananen. Banania përmban tre lloje të sheqerit natyral, sakarozë, fruktozë dhe glukozë të kombinuar me fibër.

Një banane japë energji të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Studiuesit kanë zbuluar se vetëm dy banane, japin energji sa 90 minuta ushtrime fizike. Nuk është çudi që banania është fruti i preferuar i atletëve të njohur. Por energjia nuk është e vetmja gjë që bën banania për të na mbajtur në formë. Banania parandalon dhe shëron një numër të madh të sëmundjeve, gjë që na bënë të mendojmë për të futur në dietën tonë të përditshme.

DEPRESIONI
Sipas një hulumtimi të bërë nga ‘MIND’ shumë nga personat që kanë depresion, ndjehen më mirë pasi hanë një banane. Kjo për shkak se banania përmban proteinën triptofan, që trupi e shndërron në serotinën, e njohur për relaksim, përmirësim të gjendjes shpirtërore dhe që ju bën të ndjeheni më të lumtur.

MENSTRUACIONET
Harroni pilulat – hani një banane. Vitamina B6 që përmban banania, rregullon nivelin e gjakut dhe ju bënë të ndjeheni më të disponuar.

ANEMIA
Me përmbajtjen e lartë të hekurit, banania stimulon hemoglobinën, që më pas ndihmon në anemi.

PRESIONI I GJAKUT
Ky frut unik tropikal, ka përqindje të lartë të kaliumit e në të njëjtën kohë, përqindje të ulët të kripës, që ndihmon perfekt në shtypjen e gjakut. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barërave, e ka lejuar industrinë e bananeve, që të bëjë pretendime zyrtare se ky frut ul rrezikun e shtypjes së gjakut dhe sulmit në tru.

FUQIA E TRURIT
Në shkollën Tëickenham në Londër, 200 nxënësve ju kanë dhënë banane në mëngjes, drekë dhe darkë në mënyrë që ti nxisin për të mësuar. Hulumtuesit kanë thënë se kaliumi që përmban ky frutë, bënë ngritjen e vëmendjes për mësim.

KAPSLLËKU
Përmbajtja e lartë e fibrave në banane, ndihmon në vënien e rendit në zorrë dhe ndihmon në tejkalimin e problemit, pa përdorur laksativ.

PIRJA E TEPËRT
Mënyra më e mirë që të merrni veten pas një nate që keni pirë shumë, është të përgatisni një koktej me banane dhe qumësht, të cilës i shtoni dhe mjaltë. Banania e qetëson barkun, kurse mjalti stabilizon nivelin e sheqerit, kurse qumështi ndihmon në ri hidratimin e sistemit.

DJEGJE STOMAKU
Nëse vuani nga ky problem, provoni të hani një banane, pasi antacidi që përmban fryti, ka një efekt natyror që bënë lehtësimin e dhimbjes.

ULÇERA
Për shkak të strukturës së butë dhe të lëmuar, banania përdoret në dietat kryesore për qetësimin e çrregullimeve në bark. Ky frut neutralizon aciditetin dhe rregullon iritimin në stomak.

PROBLEMET NË MËNGJES
Sikur të hani nga një banane në mes vakteve, ju ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit, që parandalon të vjellat dhe kokë dhembjen në mëngjes.

PICKIMI NGA MUSHKONJAT
Para se të merrni kremin për të lyer vendin ku jeni pickuar nga mushkonja, provoni të fërkoni me pjesën e brendshme të bananes. Shumë njerëz që e kanë provuan, kanë thënë se është mahnitshëm e suksesshme në zvogëlimin e ënjtjes dhe acarimit.

NERVAT
Banania ka një nivel të lartë të vitaminës B që ndihmon në qetësimin e sistemit nervor. Keni mbipeshë dhe jeni në punë? Hulumtimet e Institutit të Psikologjisë në Austri, kanë ardhur në përfundim se njerëzit që kanë presion në punë, vrapojnë pas çokollatës dhe çipsave. Mbi 5.000 pacientë në spitale të ndryshme, që kanë problem me mbipeshë, kanë thënë se shkaktarë ka qenë presioni i madh në punë. Raporti përfundon se nëse presioni ju bënë të hani, atëherë duhet të hani këtë frutë me shumë karbohidrate për çdo dy orë, në mënyrë që të rregullohet niveli i sheqerit.

KONTROLLI I TEMPERATURËS
Në shumë kultura, banania është cilësuar si një mjet ‘freskues’ që ul temperaturën fizike dhe emocionale të nënave të ardhshme. Në Tajlandë për shembull, gratë shtatzënë hanë banane, në mënyrë që fëmijët e tyre të lindin me temperaturë normale.

Pra një banane është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasoni me mollën, banania ka 4 herë më shumë proteinë, 2 herë më shumë karbohidrate, 3 here më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur si dhe dy herë më shumë vitamina dhe minerale. Është shumë e pasur me kalium dhe është një nga frutat më të mira që ekzistojnë. Atëherë, ndoshta është koha që të ndryshojmë atë frazën e njohur se “NJË BANANE në ditë e mban doktorin larg”.

(d.b/tg/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/teknologji/...rg-205531.html

Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale

$
0
0
Ja se si të detoksifikoheni në mënyrë natyrale

12 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
11

verduraPër të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë

Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike

Detoksifikimi është i rëndësishëm për të gjithë. Duhet të bëhet një kthim te një jetë më e shëndetshme, te një ushqyerje e lehtë dhe e ekuilibruar. Ndaj preferoni ushqimet bio dhe lëngjet e freskëta të frutave. Ja se cilat janë 10 “ilaçet” për një detoksifikim natyral

Për të pastruar mëlçinë

Për të pastruar mëlçinë, ju duhet të përdorni barishte të hidhura dhe të egra, si luleradhiqe ose ushqime të tilla si karota, selino, panxhar dhe rozmarinë. Për pak kohë shmangni llojet e qumështit, kafet dhe pijet e gazuara dhe përqendrohuni tek uji mineral dhe lëngu i mollës, pa konservues dhe sheqerna të shtuara.

Pastrimi i zorrëve

Është thelbësore të pastroni zorrët tuaja dhe këtë mund ta bëni me uthull molle, lëng aloe vera dhe enzima probiotike. Ndërsa për të luftuar bakteret, konsumoni lëng karafili.

Thojuni “po” dietave gjysmë të lëngshme

Pas shumë tejkalimeve që mund t’i keni bërë rëndësisë së shëndetit tuaj, pastrohuni me një dietë gjysmë të lëngshme, e pasur me lëngje të shtrydhura frutash dhe perimesh të freskëta. Por, edhe me supa të ndryshme, vaj farë liri, fara susami, fara kungulli dhe ujë natyral.

Lirohuni nga ushqimi me përmbajtje metalesh

Nëse më parë keni konsumuar ushqime të cilat në përbërjen e tyre kanë pasur metale të rënda, si alumin, merkur, kadium dhe plumb, ju duhet të privilegjoni një dietë të pasur me fruta, perime, të cilat nuk janë trajtuar me pesticide. Ndërkaq, shmangni sa të mundni ushqimet me prejardhje industriale, sidomos ato të paketuara me mbështjellës metalikë.

Ushqimet e papërpunuara

Ngrënia e ushqimeve të papërpunuara është një mënyrë mjaft e mirë për të pastruar organizmin dhe për të ndihmuar aparatin tretës. Po flasim për fruta dhe perime të freskëta, lakra, farëra dhe arra.

Thojini “po” detoksifikimit të shkurtër

Edhe pse jo të gjithë janë të informuar mbi këtë metodë, për shumë persona detoksifikimi mund të kalojë edhe për një periudhë të shkurtër pastrimi, i cili mund të vijojë për një apo tri ditë. Në këtë fazë, është e këshillueshme që të konsumoni vetëm lëngje dhe tul frutash e perimesh të freskëta. Mes ushqimeve të këshilluara, janë mjalti, karotat, spinaqi, dardhat, lakra, xhenxhefili dhe perimet me gjethe jeshile.

Shumë erëza kanë efekt pastrues në organizëm

Ekzistojnë disa erëza aromatike, të cilat favorizojnë proceset e pastrimit të organizmit. Ato mund të konsumohen duke lexuar indikacionet. Por cilat janë ato do të thoshit ju? Rigon, kanellë, qimnon, xhenxhefil, kopër, piper i zi, majdanoz, rozmarinë dhe shafran i Indisë.

Ushtrohuni çdo ditë

Në mënyrë që ta detoksifikoni trupin si duhet, ushtrimet janë thelbësore. Nuk bëhet fjalë për një program të fuqishëm gjimnastike dhe të shkoni çdo ditë në palestër. Fjalën e kam për lëvizje të thjeshta, të qeta, të atij lloji që e mban trupin të zhdërvjellët dhe të ri. Pak zgjatje, ecje, ngjitje nëpër shkallë, minihedhje nga trampolina, vallëzim, salsa, disko, not, biçikletë në natyrë, aerobi, pilates, madje edhe karate. Çfarëdo që ju shtyn të djersitni, ju bën shumë mirë.



SHENJAT KRYESORE PËRSE KENI NEVOJË PËR DETOKSIFIKIM

Ndiheni të lodhur, të këputur, letargjikë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe fokusimin

Dhembje koke

Dhembje kyçesh

Ftoheni lehtësisht

Probleme me gjumin

Aromë e pakëndshme e gojës

Aromë e pakëndshme e trupit apo djersës

Gazra të shpeshta, fryrje dhe mostretje të ushqimit

Alergji dhe ndjeshmëri të lartë ndaj ushqimeve

Probleme të lëkurës si akne, psoriazis, ekzemë

Kapsllëk dhe çrregullime të tjera gastrointestinale

Depresion

Nervozizëm

Probleme të përsëritura të frymëmarrjes

Dhembje shpine

Ndryshime të humorit

Hemorroide

Bllokim të sinuseve

Shtim të peshës

N.A.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...nyre-natyrale/

Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

$
0
0
Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

9 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
15


grate dhe burrat (1)

grate dhe burrat (2)

grate dhe burrat (3)

grate dhe burrat (4)


Le të themi se ka ardhur momenti që të zbulojmë disa gjëra të reja për meshkujt dhe femrat. Nuk e kemi fjalën për karakterin e tyre apo për mënyrën se si ata/ato janë apo sillen në jetë. Më poshtë do të gjeni të renditura disa kuriozitete të përgjithshme të cilat lidhen me këto dy gjini. Fillojmë me meshkujt:

1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, kjo sipas një botimi të një studimi shkencor.

2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.

3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.

4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.

5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50%.

6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.

7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.

8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.

9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.

10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.

11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.

12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.

13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.

14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.



Çuditë e botës femërore

1. Çdo 90 sekonda, një grua vdes gjatë shtatzënisë ose gjatë momentit të lindjes së fëmijës.

2. Gratë përdorin 20.000 fjalë në ditë kur flasin.

3. 20 gratë më të pasura në botë, thesarin e tyre e kanë trashëguar nga bashkëshorti ose babai.

4. Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.

5. Sipas shkencëtarëve, aroma e të sapolindurve i ekzalton femrat sa edhe droga e vartësit e saj.

6. Femrat e Romës së lashtë përdornin pa kursim djersën e Gladiatorëve për të përmirësuar bukurinë dhe çehren e tyre.

7. Një femër në Mbretërinë e Bashkuar posedon mesatarisht nëntëmbëdhjetë palë këpucë, por vesh vetëm shtatë prej tyre.

8. Në Rusi ka 9 milionë femra më shumë se sa meshkuj.

9. 40% e lindjeve në SHBA regjistrohen nga femra të cilat nuk janë të martuara.

10. Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.

11. Femrat qajnë mesatarisht nga 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6 deri në 17 herë.

12. Mesatarisht femrat gënjejnë katër herë në ditë, ndërsa meshkujt gjashtë herë.

13. Femra (vajza) më e re e divorcuar është 10 vjeçe.

14. Femrat mësuan të vishnin këpucë me taka nga meshkujt rreth viteve 1600.

15. Izraeli është vendi i vetëm në botë i cili u kërkon me ligj femrave që të kryejnë ushtrinë.

16. Në vend të dhimbjeve të zakonshme në gjoks, sulmet në zemër te gratë manifestohen me vjellje, dispepsi dhe dhimbje në shpatull.



N.A

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...jt-dhe-femrat/

Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

$
0
0
Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

2 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
35

A e dini se kur konsumoni shalqi duhet të hani edhe farat e tij? Ato janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, të cilat i sjellin mjaft të mira organizmit tonë

Shalqiri (1)

Shalqiri (2)

Shalqiri (3)

Shalqiri (4)


Shalqiri është një nga frutat më të preferuara gjatë verës. Ai është i lehtë dhe i freskët, ideal si një copëz vakti në mesditë dhe i pasur me ujë. Perfektë për t’u ngrënë në ditët më të nxehta për t’i dhënë hidratimin e duhur trupit tonë. Por shpesh, kur hahet shalqi, të gjithë kanë tendencën t’i heqin farat e tij, duke menduar se nuk bëjnë mirë, kur në fakt është e kundërta. Farat e shalqirit janë plotësisht të ngrënshme, ndërsa trupit tonë i sjellin përfitime të ndryshme. Konkretisht, farat e shalqirit janë të pasura me substanca ushqyese, me kripëra minerale si hekur dhe magnez, që mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut, proteina, duke kaluar te vitaminat e grupit B dhe acidet yndyrore të pangopura, të cilat janë shumë të dobishme për uljen e kolesterolit të keq. Ndërkaq, vitamina E, e cila gjendet në brendësi të farave të shalqirit, është më se e domosdoshme në luftën kundër radikaleve të lira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr lodhjen.



Por si mund të hahen farat e shalqirit?

Ka disa persona që i hanë në të njëjtën kohë me fetat e shalqirit, ndërsa disa të tjerë i preferojnë të thara sipas traditës lindore: në rastin e parë kanë një efekt laksativ, gjithsesi mos e ekzagjeroni.



Përfitimet e tjera të frutës së kuqe

Shalqiri ka formë sferike dhe mund të peshojë nga 5 deri 20 kg, i mbështjellë nga një lëvozhgë e gjelbër e çelur me shirita të gjelbër të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqe të ndezur. Por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat, ndërsa ai ka shije të ëmbël. Më së shumti kultivohet në vendet europiane si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.



- Shalqiri është i pasur me elektrolite dhe ujë, pra është dhuratë e natyrës për të luftuar vapën tropikale, etjen dhe dehidratimin.

- Ndonëse ka pak kalori (30 kalori në 100 g), shtatzënat që kanë prirje për të ngrënë tepër shalqi, duhet të kenë kujdes, sepse rritet niveli i sheqerit.

- Shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që ruajnë shëndetin.

- Burim i shkëlqyer i vitaminës A, antioksidant natyror, (100 g shalqi i freskët ofron 569 mg apo 19% të nevojave ditore për këtë vitaminë). Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, ndërsa mbron edhe shumë funksione të tjera të trupit, përfshirë aty edhe shëndetin e mushkërive dhe të zgavrës së gojës.

- Shalqiri është i pasur me antioksidantë të tillë si likopeni, betakaroteni, luteina, zeaksantina dhe kriptoksantina. Këta antioksidantë janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, prostatë, në gjinj dhe mushkëri.

- Është burim i shkëlqyer i kaliumit, që është i domosdoshëm për baraspeshën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. Është i rëndësishëm për parandalimin e goditjeve kardiake dhe atyre në tru.

- Përmban sasi të mëdha vitamine B6, B1, C, si dhe magnez. Ushqimi i pasur me vitaminën C ndihmon sistemin imunologjik, kurse mangani si element është me rëndësi për lëkurën dhe kockat.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...t-e-shalqirit/

11.000 të burgosur po mësojnë Kur'anin përmendësh

$
0
0
11.000 të burgosur po mësojnë Kur'anin përmendësh

Rreth 11.000 të burgosur në Iran janë të mësuar Kur'anin përmendësh, tha një zyrtar.
Huxhat-ul-Islam Muhammad Muhsei Rabbani, kreu i Departamentit të Çështjeve Kur'anore, Kulturore-Artistike tha se të burgosurit kanë filluar të mësojnë përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin, duke filluar me një gjyz (gjyz – një e tridhjeta pjesë e Kur’anit) deri në përfundim të Kur’anit.
Ai tha se kjo përpjekje bëhet për të inkurajuar të burgosurit për të mësuar Kur’anin e Shenjtë në burg, duke të mësuar përmendësh Kur'anin do të ketë efekt mëshira ndaj të burgosurve, njoftoi agjencia IRNA.
Huxhat-ul-Islam Muhammad Muhsen Rabbani vuri në dukje se 250 Qendra të Kur’anit (Dar-ul-Kur'an) janë aktive në burgjet e Iranit, duke mbajtur vazhdimisht programe edukative Kur'anore, në texhvid, këndim, komentim, lexim, interpretim, etj.
Ai vazhdoi duke thënë se këtë vit Garat Kur’anore dhe mësimi përmendësh i Kur’anit për të burgosurit do të mbahen në nivel rajonal, duke përfshirë krahinat Semnan, Markazi, Hamedan dhe Kohkyluyeh Boyerahmad e cila do të jetë mikpritëse e garave për katër rajonet e caktuara.

Burimi: IQNA
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi
================================================== ====
Viewing all 24328 articles
Browse latest View live